♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi per femije

4 posters

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtė

Poezi per femije - Faqe 3 Empty Re: Poezi per femije

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 4:15 pm

Moj bubrrec, moj bubrrec
Ti gjith diten rri tu ec
Ec e ec e grumbullo
A thu vall per mu punon...
***
Moj bubrrec po vi me t'pa
Nji barr dru ma jep hua
Se ta laj porsa t'vi vera
Per nji bar t'jap dy bar tjera.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per femije - Faqe 3 Empty Re: Poezi per femije

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 4:16 pm

LUMI

RRjedha jote eshte e paster,
le te jete rrjedhe perjetesie,
rrjedh ajo padjallezuar
si nje lot ne sy femije.

Virgjeri e natyres e paprekshme
qofsh perhere,
zemres sone ne loje e pune
mjaft freski t'i keshe sjelle.

Lumin kurre te mos e prekni,
industri a kimikate,
lumi do qe rrjedha e tij
te jete rrjedhe unikate.

Lumi shkon rrjedhes se tij,
por mbi te kurre dore mos coni.
nese ndodhe qe t'a prekni
grusht te forte ju meritoni.

nga permbledhja ime ne doreshkrim:

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per femije - Faqe 3 Empty Re: Poezi per femije

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 4:16 pm

MAMI E BABI JANĖ SI NJĖ



Miku ka pesė fėmijė si drita
Tri janė yllka e dy petrita.

Ata kanė lodra shumė
Tren, gjirafė, arushė, majmun.

Fjalė pas fjale e orė pas ore
U fol pėr dashurinė prindore.

Rina bėri bė nė hėnėn
Se ajo mė shumė e do nėnėn.

Edlina e dyta iu revanshua
-Unė babin mė shumė e dua.

Edvini nė dorė kish njė majmun
Tha-asnjėrin s`i dua unė.Edoni i vogėl picėrroi sytė
-Unė i dua-tha-qė tė dytė.

Venita e vogėl bėnte sehir
-Ju asnjė s`e keni mirė.

Unė e di nuk ka kandar
Qė peshon dashuri tė ndarė.

Mami e babi janė si njė
Mė e madhja dashuri.

Por kėtu nuk mbaroi mahia
Plot me gaz u mbush shtėpia.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per femije - Faqe 3 Empty Re: Poezi per femije

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 4:16 pm

ENDERR E KEQE

Detyrat zhlyer,
canta krejt grise,
kepucet me balte,
fanella bere pis.

I teri mllef
e inatosur,
syte e perlotur,
krejt i xhindosur.

S'mund te besoni
se sa u gezua,
kur nga gjumi ,
vrik u zgjua.

have lipa-osmanaj

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per femije - Faqe 3 Empty Re: Poezi per femije

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 4:17 pm

Abetares...

Abetare, Abetare,
Je e dashur, ledhatare,
Je e mir si manare,
E mbl, e mbl fare.
Ti pr dijet je buronja
Qumsht nne ke n shkronja,
Qumsht nne, fjal eti,
Er lulesh, dallg deti,
Fllad, puhiz plot freski.
Dhe shkreptima, dhe stuhi,
Er mjalti luleshqerr,
Por dhe spec edhe piper,
N u dashte ndonjher...

Abetare, libri i par,
Ti msove shkenctar,
Ti msove sa shkrimtar
Dijetar dhe bujq n ar...Abetare, Abetare,
Ledha-ledha ledhatare
do t marrim pas pr fare,
Pas pr fare si manare.

N ēdo klas, prgjithmon
S't harron kjo zemra jon...

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per femije - Faqe 3 Empty Re: Poezi per femije

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 4:17 pm

Ankimi i grenzs

Nj dit grenza po ankohej,
Pse si bleta nuk trajtohej?
Pse i bjne blets shtpi?
Sh at s'e do njeri?
Thoshte grenza duke qar:
-Un si bleta thith nektar,
un si bleta t pickoj,
pse s'jam blet s'e kuptoj.
Kam dhe vija, kam dhe flet,
trupin e kam krejt si blet.
Prse bletn e plqejn,
kurse mua me urrejn?
Ti si bleta je vrtet,
po n pun blets s'i ngjet.
Ti i mbush hojet me balt,
kurse bleta plot me mjalt

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per femije - Faqe 3 Empty Re: Poezi per femije

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 4:17 pm

Ylli i vogėl

Ylli i vogėl lart nė qiell
duket porsi zjarr nė pyll,
sipėr dheut lart qėndron
xixa-xixa xixėllon.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per femije - Faqe 3 Empty Re: Poezi per femije

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 4:17 pm

MOHORE

Pa shkronja nuk shkruhet asnjė emėr,
pa numra-asnjė date,
pa dashuri s’pushtohet asnjė zemėr,
pa punė gjithmonė je duarthatė.

E pika e kombit nuk bėhėt pa heronj,
pa trima s’ka vlerė lavdia,
pa ruajtur si sytė atdheun,
mund t’I ndėrrohet gjeografia.

Pa ndjenja tė dala nga shpirti,
art tė vertetė nuk ka,
pa qenė fėmi i prapė,
s’tė thotė ndokush qerrata.

Pa e provuar flatėrimin,
s’do dishė ē’ėshtė lartėsia;
tė rritur s’e sheh kurrė veten,
pa ditur ē’ėshtė fėmijėria.

Pa qenė vetė i uritur,
s’di se sa dhėmb varfėria,pa lexuar vargje poetėsh,
s’di kurrė ē’ėshtė poezia.

Vargjet ēė lexove mė lartė,
s’janė vargje pa mbarim,
u tha,ē’u tha-e qartė,
nga shpirti pikoi ky frymėzim.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per femije - Faqe 3 Empty Re: Poezi per femije

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 4:18 pm

GJUHA E PRANVERES

Hiqni femij xhaketat,
merrni fryme lirisht
se une jam pranvera
qe ju puth ngrohtesisht.

Une flas permes lulesh
dhe permes behari,
flas me gjelbrim fushe
dhe me gjelbrim mali.

Permes puhise sime
ledhatoj ngadal
c 'do buzeqeshje femije,
c'do ngrysje ne balle.

Ju dehe me aroma
e ju gjelberoj,
me uje te burimit
zemren u freskoj.

Qilim te mendafshte,
nen kemb une u shtroj

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per femije - Faqe 3 Empty Re: Poezi per femije

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 4:18 pm

Vizatimi

TI ke nis te vizatosh
nje pikture te bukur shume,
vetmine do qe ta sfidosh,
e di une,e di une.

nje fytyre me faqe molle
dhe ca sy si shume te ndritur
edhe buzaet si qershi,
kaqurrelat zhdavaritur.

Nese vetmia te mund prape,
lere vizatimin fare,
shiqo ne qiell dallendyshet
me fluturime shigjetare.

Po qe se as kjo s'ben pune,
aspak ti mos u shqeteso,
hedh shikim tutje xhamave,
eshte shoqeria qe ti do.

have lipa-osmanaj

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per femije - Faqe 3 Empty Re: Poezi per femije

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 4:18 pm

BOTA IME PėR HASRET

E kam botėn time t'vetme,
botėn time pėr hasret,
mos e prekni, e trazoni,
mos ju lutėm, m'lini t'qetė.

Dua t'rritėm krejt i lirė,
si pėllumb nė kaltėrsi,
e di vetė ē'ėshtė maturia,
s'e kaloj asnjė kufi.

Pėr t'u ngjitur lart nė qiell
do t'pushtoj majat mė t'mira,
s'kam nevojė pėr shumė fjalė,
korrigjime tė vėshtira.

E di mirė ē'duhet synuar,
cilat maja tė pushtoj,
cila rrugė ėshtė mė e mira,
e di n'jetė vetė ēka kėrkoj.

HAVE LIPA-OSMANAJ

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per femije - Faqe 3 Empty Re: Poezi per femije

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 4:19 pm

KUSH MA VODHI FėMIJėRINė

SHpesh mė mundon e njėjta pyetje,
vėrtetė, kush ma vodhi fėmijėrinė.

Mos ishte ndonje dorė tinzare,
ndonjė lejlek a kanarinė.

Iku hajnisht nėpėr luadhe,
nėpėr fusha, n'vreshta me rrush.

O ju fėmijė, tė rritur, o pleq,
fėmijėrinė a ma pa kush.

Mos m'a mori ndonjė skyfter,
ndonjė drenushė a lepurush.

Ah kjo pikėpyetje nė mendjen time,
s'mė lė tė qetė vogėlush.

Tash jam e ritur dhe e di
se ju fėmijė mė keni zili.Por, mė besoni, u them pa mahi,
edhe njėmijėherė po tė mė pyesni,
unė pėrsėri do t'bėhėsha fėmi.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per femije - Faqe 3 Empty Re: Poezi per femije

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 4:19 pm

MELOSI KOMBėTAR

NJė melodi mė fle nė shpirtė,
njė fėshfėrimė hapash tė lehtė,
t'i biesh globit anėpėrtej
s'do t'gjesh mė t'bukur nė kėtė jetė.

Melos i kombit mė gjallėron,
prandaj e ruaj me besnikėri,
eja dhe ti kapu nė valle
tė shijosh kėtė begati.

GJeografinė e Atdheut
t'a pėrshkoj vallja shqipėtare,
trashėgiminė tonė kulturore
e kemi pasuri tė shtrėnjtė kombėtare,

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per femije - Faqe 3 Empty Re: Poezi per femije

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 4:19 pm

GOMARI E UJUKU

Pėr gomarin tė gjithė e dinė
se ka forcėn dhe fuqinė,
por ka mangu menēurinė.

Kėsaj radhe, pėr habi,
pėrralla bėri mrekulli,
gomarin shpalli gjeni.

Pasi ferra iu fut nė kėpucė,
ujku filloi qė ta ngucė,
t'i afrohet mė ngadalė,
ta pėrkėdhelė edhe me fjalė.

Por gomari bėri, ē'bėri,
u angazhua i tėri,
njė kėrkesė tė fundit pati,
siē kanė t'harruarit nga fati.T'lutem, ujk, tė keshė mėshirė,
ferrėn nga kėmba mė nxirr,
pastaj do t'vdes si m'ka hije,
si hero i kėsaj malėsie!

Ujku s'bėri as dy fjalė,
me nxitim punėn filloi,
por shumė shpejt e pėsoi,
se gomari nuk pėrtoi
dhe me shqelm e fėrgėlloi,
tė gjithė dhėmbėt ia thėrmoi.

Ah , tha ujku se ē'mė gjet,
ē'mu desh tė bėhesha mjek,
puna ime tash e pat,
mė mirė isha si kasap.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per femije - Faqe 3 Empty Re: Poezi per femije

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 4:20 pm

Nė adresė tė nėnės

Vetėm ti mund tė dishė
si gatuhet dashuria,
si shėrohet ēdo plagė shpirti
nga e cila lėngon fėmija.

Tė gjitha dhėmbjet adresohen
nė emrin tėnd, veē te ti,
aty gjejnē ilaē shpėtimi,
sikur gjejnė ndonjė magji.

Ka poet me famė kjo botė,
por kush mundi tė arrijė
tė shpjegojė gjithė kuptimin,
qė ngėrthen nė vete ti.

E as unė qė jam e vogėl,
njė pikė ujė nė oqean,
s'do t'arrijj tė pėrshkruaj
dashurinė qė pėr ty kam.

Ja dhe sot, pėr festėn tėnde,unė e vogla , bija jote,
tė uroj me fjalė zemre,
-rrOFSH E QOFSH PėR JETė E MOTE.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per femije - Faqe 3 Empty Re: Poezi per femije

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 4:20 pm

Pa shikoni
duart tona,
sa tė vogla,
sa tė njoma!

Duart tona
punėtore,
vizatojnė
nė fletore.

Presin bukur
me gėrshėrė,
qepin kopsa
me gjilpėrė.

Mbanė tulla
mbajnė gurė,
duart tona
s'lodhen kurrė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per femije - Faqe 3 Empty Re: Poezi per femije

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi