♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Timo Flloko..

2 posters

Shko poshtė

Timo Flloko.. Empty Timo Flloko..

Mesazh nga Eri dr Thu Nov 18, 2010 9:27 pm

Timo Flloko.. U1_TimoFlloko

Edhe Timo Flloko i pėrket vargut tė kolosėve mė tė shquar tė kinematografisė sonė i cili
arriti tė krijonte vepra tė llojllojshme filmore , disa nga tė cilat ka pasur fatin t’i shikonte edhe spektatori ynė nė Kosovė.Timo Flloko bėn pjesė nė elitėn e aktorėve kulminantė shqiptarė i cili realizoi role tė ndėrlikuara filmore dhe teatrore nga tė cilat mund t’i dallojmė edhe ato nga filmat:”Lulkuqet mbi mure”dhe “Njeriu me top” me tė cilat arrriti kulmin e tij artistik.

Qysh nė vitet e rinisė sė hershme, kur filloi tė aktronte, shihej se ai do tė bėhej njėri ndėr emrat mė tė ndritur nė artin tonė filmor, duke premtuar role tė fuqishme antologjike tė cilat i sendėrtoi gjatė karierės sė tij tė lavdishme.Ai jepte gjithēka nga vetėvetja dhe nga arti i tij poliedrik , prandaj edhe u bė aq i famshėm nė atdhe dhe nė botėn e jashtme..Shpeshherė kur i kujtojmė krijimet e tij aq tė suksesshme na shkon mendja se ai i pėrkiste njė grupi tė veēantė tė aktorėve shqiptarė ku bėnin pjesė edhe kolosėt:Naim Frashėri, Sandėr Prosi, Kadri Roshi, Tinka Kurti dhe disa tė tjerė.Nė ēdo film tė tij tė ri Timo Flloko shkėlqente sėrish dhe pandėrprerė, sikur artin ta kishte pjesė tė pėrditshme jetėsore.

Shikuesit tanė , sidomos ata qė janė mė tė vjetėr, kurrė nuk e harrojnė rolin e tij nė filmin’’Njeriu me top’’me tė cilin realizoi njė rol vėrtet tė vacantė ēfarė mund ta bėnte vetėm ai me talentin e tij specific..

Ishim tejet tė gėzuar edhe atė ditė kur e kuptuam se Timo Flloko gjendej nė SHBA me vite tė tėra pėr tė marrė pjesė nė xhirimin e filmave tė industrisė filmore, ku janė edhe disa emra tė shquar nga bota shqiptare si:Xhejms Bellushi, Stan Dragoti, Eliza Dushku e tė tjerė tė cilėt krijuan emra tė mėdhenj nė botėn filmore amerikane e sidomos vėllezėrit Bellushi:Xhimi dhe Xhoni i ndjerė i cili mbeti i pavdekshėm me filmin’’Vėllezėrit Blluz’’ ku aktroi me Ben Akrojdin e madh.

Timo Flloku pra shkoi atje ku ėndėrrojnė tė shkojnė edhe aktorė tė shumtė nga mbarė bota.Edhe ai dėshiroi ta provonte fatin e tij artistik nė njė vend tė tillė ėndėrrimtar ku krijohen mijra e mijra filma tė zhanreve tė ndryshme.

Jeta dhe vepra e Timo Fllokos janė kararakterizuar me ngritje tė shumta nė njė vend tė mbyllur siē ishte Shqipria e dekadave tė kaluara, ku aktorėt ishin tė detyruar tė aktronin vetėm nė suazat socrealizmit filmor, por qė krijuan edhe filma tė mirėnjohur siē ngjante shpeshherė.Ne me mallėngjim i kujtojmė edhe rolet e shumta tė aktorit nė fjalė i cili na la trashėgim personazhe tė llojllojshme dhe figura tė ndritura letrare dhe artistike.Ai ishte njė aktor origjinal dhe dinte t’i plotėsonte kėrkesat regjisoriale por edhe shijet e shumta tė spektatorėve tė tij tė dashur tė cilėt ishin mėsuar me emrin e tij tė ndritur.Timo Flloko ishte njė dhe i vetmi i llojit tė tij qė krijonte vepra tė tilla kulminante.

E kujtojmė edhe Qerqiz Topillin e tij madhėshtor dhe heroik, por edhe rolin e mėsuesit nė’’Lulėkuqet mbi mure’’, kur pėrherė mbetet i paharruar me ato dy vepra monumentale filmore me tė cilat na bėnte kureshtarė pėr ta shikuar ēdo film tė tij tė ri.

Kėta filma i mbajmė nė mend edhe nga shkaku se i shikuam nė vitet tona rinore kur ishin hapur deridiku kufijtė kulturorė tė dy shteteve dhe kur filloi tė bėhej njė kėmbim i vlerave kulturore midis dy vendeve tona-Kosovės dhe Shqipėrisė.Ato ishin ditėt mė tė lumtura tė jetės sonė kur ēdo njeri i Kosovės shkonte nė kiinema pėr ta dėgjuar fjalėn shqipe nė ekran dhe pėr t’i parė idhujt tanė tė adhuruar dhe emrat e shquar filmorė si:Sandėr Prosi, Timo Flloko, Reshat Arbana, Naim Frashėri, Margareita Xhepa,Kadri Roshi e shumė e shumė tė tjerė qė na bėnin edhe mė tepėr krenarė qė ishim shqiptarė.Shkonim nė kinema dhe e pėrpinim ēdo fjalė shqipe, ēdo emėr tė heronjve tanė nėpėr shekuj dhe mburreshim me tė arriturat e vėllezėrve tanė andej kufirit qė kishin krijuar njė numėr tė madh vlerash tė pashtershme kinematografike dhe qindra tituj filmash artistikė dhe dokumentarė, nė mesin e tė cilėve ishin edhe realizimet e fuqishme tė aktorit Timo Flloko.

Pėr tė folur dhe shkruar pėr tė, duhet vend mė i gjerė dhe analiza mė tė thukta tė filmave tė tij por kėsaj radhe po e lėmė vetėm mė kaq, pėr ta pėrfunduar kėtė shkrim modest si kujtim tė paharruar pėr njė aktor qė premton akoma mė tepėr.

Filmografia Watch! (2008) Pamje nga ura (2007) teater Stay Awake (2006 In Between (2006/Syri magjik (2005)Evil Never Dies (1999) (episodi i V/Angel's Dance (1999).... K-911 (1999) (V)Pėrdhunuesit (1995) Loin des barbares (1994 Vdekja e kalit - (1992)Balada e Kurbinit (1990) Binarėt (1987) Vrasje nė gjueti (1987) Fillim i vėshtirė (1986) Rrethimi i vogėl (1986) Tė paftuarit (1985) Militanti (1984) Nata e parė e lirisė (1984) Ballė pėr ballė (1979) Liri a vdekje (1979) Njeriu me top (1977) Lulekuqet mbi mure (1976) Shtigje tė luftės (1974) Kur zbardhi njė ditė (1971) Malet me blerim mbuluar (1971) Pėrse bie kjo daulle - (1969) Gadhnjim mbi vdekjen - (1967
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Timo Flloko.. Empty Re: Timo Flloko..

Mesazh nga Eri dr Thu Nov 18, 2010 9:28 pm

Gjumi eshte vdekje

Oret e gjata vone percjell
Gjumin mposht ne rrekje,
Mbahu, them, do flesh pafund,
Gjumi eshte vdekje...!

Sa here ndodh te me mashtroje
Tinezisht si t'ish dehje,
I tromaksur ngrihem ēart,
gjumi eshte vdekje...!

Kur me merr, me ve poshte,
Me perhumb ne prehje
Neper endrra druaj, mos
Zgjimi eshte vdekje...!
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Timo Flloko.. Empty Re: Timo Flloko..

Mesazh nga Eri dr Thu Nov 18, 2010 9:31 pm

Shen Valentini i fundshekullit

Ta kushtoj Ty
kete Nate te Shen Valentinit
Te gjallet,
prej ankthit te vetmise
ngerthehen fort,
tek njeri-tjetri shpresat varin...
Kete nate te fundit te dashurise,
ne fundin e mijevjeēarit!

***

Ne gjoks,
shkelin vrazhde hije pa emer
dhe s'nginjen dot
tek shohin dhimbjen,
si ēan zemren...!
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Timo Flloko.. Empty Re: Timo Flloko..

Mesazh nga Eri dr Thu Nov 18, 2010 9:32 pm

Pija qė deh

I thashė zemrės, je nė risk
Kur kaq fort ti rreh!
Pse tė trembem, thotė zemra
Ndjenjat pse t'i fsheh...?!

Sa pandehma, iluzione
Gracka fati ngreh?!
Zemra ime, dashuria
Ėshtė "pije" qė deh...!

Me shigjeta helmatuese
Tė godet e ti s'sheh
Le tė gjuajnė, gufon zemra
S'mė vdes ai helm...!

Dhimbjen kur unė thellė ndjej
Botės pse t'ia fsheh
Ēfarė mė shumė se dashuria
Na merr mendtė, na deh!
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Timo Flloko.. Empty Re: Timo Flloko..

Mesazh nga Eri dr Thu Nov 18, 2010 9:32 pm

Requiem per nje mik - Teodor Kekos

Jo, nuk do ta pijme me dot
Nje gote ne bar Evropa, Teodor
Kjo fundvere ngrice ma beri zemren
Dhe nje bosh me la ne kraharor…!

Si do te gdhije kjo nate pa ty
Hene e plote ndrin dhe yjet bien
Nga lartesite e pertejme ku te pret
Me porta te hapura qielli?!

Ti u nise, ike…pas na le…
Ke mberritur sakaq, do te desha ta di
Shpirti yt endet neper parajsa
A ne ferrin e asgjese pambarim?!

“Jo, mik, thua ti, koha s’ka kuptim
S’do m’i numeroje vitet me kursim
Jeta si Gobsek nje per nje…
Nje mije vjet, nje ēast jane tani”

Paqe paē ngahere, atje ne qiell
Lus Zotin kete nate gushti
Ai vete qysh sonte per ty
Si nje mik goten do ta mbushe…

Vetmi ti s’ke me…une ndjej vetmi
Ne s’te harrojme, nje dite do te vijme
Ne baret qiellore, si dikur mbi dhe
Netet e pafundesise t’i gdhijme…!

Bohem, hokatar i trishtuar
Mendjemprehte, poet shpirtfisnik
Dashnor i detit, thellesise…
Faustian e prape donkishotik!

Jo ēdo kush si ti i deshi zogjte, femijet
Ndaj shkelqimi kurre ne sy s’tu fik
Te gjithe mik te kishim ne kete jete
Vetem vdekjen kishe ti armik…!

Neteve te vona, ne vetmine time
Tok me heshtjen do te te kujtoj ty
Ne ēdo skaj te kesaj jete, ku le veten
Teodor, i shtrenjti, miku im…!
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Timo Flloko.. Empty Re: Timo Flloko..

Mesazh nga Eri dr Thu Nov 18, 2010 9:33 pm

E panė hėnėn me njė yll, nė qiell pa rėnė mbrėmja…

Kur u bė terr
dolėn yjtė tė tėrė
dhe i panė tė dy…

Zunė tė vezullojnė
e tė ndizen zjarr
thellė tė ndjejnė zili!

Hėna u trazua
tek i pa nė ethe
t’egėr e tėrbuar

U zbeh nė fytyrė
ra pėrtej, u fsheh
pas yllit harruar!

Muzgu me pėrtesė
vonoi tė zbresė
ajo ndjeu frikė

Keq do ta pesojė
ky i dashurm
dritėn do t’ia fikin!

Kur pa hėnėn lart,
ylli u ndez zjarr
asaj iu afrua…

“Mos mė eja pas
u ndjell maraz…
se unė ty tė dua…!”

Ylli i dashurm
nė shpirt i lėnduar
mbet’ me kryet pas

E ndoqėn ata
tutje nė thellėsi
nata mend u zbraz

“Atė” kush lakmon
qiellit mėkaton
ėshtė njė i pabesė…

Turren aq tė marrė
si njė kyqezatė
natės pis tė zezė!

Pėrtej kėsaj bote
u ndje njė lėngatė
dhe mbeti mister

Vringėllima thikash
vrasės tė pashpirt
nginjen si nė ferr!

Zbehur nė fytyrė
nga ajo mėnxyrė
hėna q’e plotė ish

Nga tmerri qė pa
atė natė prilli…
U ēa, u bė dysh!

Si e panė ata
tė dashuruar
klithėn si tė marrė:

“Rrėmbyes, kusar
ti, yll, imoral…
Kokėn nė hanxhar!

Shpejt kapėn yllin
e linēuan qiellit
Ndriēimin ia shuan

Ai zu tė bjerė
gjaku i tij ndezi
verbėrine me dritė…

Por, u shua shpejt
gremisjes, nė rėnie
si meteorit…

Hėna e vrerosur
errur e brengosur
klithi nė lėngatė:

“Tė desha, o yll
i ndritshėm agimi
katila, pse ma vratė?!”

*

Pareshtur nė netė
bien meteorė…
zgrofit t’qiellit fiken

Ndrisin veē njė ēast
kėsaj botės sonė
nė ikje tragjike!

Qielli sovran
shpėrfillshėm atje
mbretėron mbi re…

Ndizen yje, shuhen
bien e mė s’kthehen
porsi efemerė…

Hėn’ e re rishtaz
e ndjekur prej yjsh
endet skaj mė skaj

Tjetrin yll gremis
gjithėsisė pa fund
pėr trillet e saj
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Timo Flloko.. Empty Re: Timo Flloko..

Mesazh nga Eri dr Thu Nov 18, 2010 9:33 pm

Fjalet e fundit te Lokres

Me plumba t’i vrane gazelat!
Te mbuluan petalet e rena
Mbi buze e mbi shtat kryefund
Ate nate kur qante hena…!

Ti u kendove qiejve te Spanjes
Vrasesit e shurdhet kush s’i nem
Te pashpirtet s’ta perfillen lutjen:
“Mos me vrisni kete nate me hene!”


***

Ndron qielli, rete, hena, yjet ne gjithesi
stinet ndrojne, e dashur, me nxitim…
Ti je me e befta
ne kete ndryshim!
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Timo Flloko.. Empty Re: Timo Flloko..

Mesazh nga Eri dr Thu Nov 18, 2010 9:34 pm

Rob i manive

I perzura komplekset nga vetja:
Inferioritetin
e nisa te parin…
Ik prej meje, dil
kjo bote eshte e ashper per ty
maniak depresiv
ne kopshtet ēehoviane shko
shkarko fobite
s’ke strehim ne trurin tim
S’te lodhi perulja
ndjesite diabolike?
Sa here i marr ere nje luleje
druaj se pas shpine
thika me ngulet…!

Supersticionet
gra te pabesa
i degdisa
ne manastirin e harreses!
Ritualet i vara ne kremastare
dal nga preferenca prej kohesh
I hoqa qafe lajkat, pa kortezi
Madame Pandehma – modus
jashte modes!
Grimcat e te perditshmes therrasin:
Nje dite do te te vrasim

Lojera parandjenjash sajojne numrat fatal
mezi c’presin te varem…?
Zbraza raftet e trurit nga kotesite
perzura dhe endrrat!
Kur u shfaq ai, deliri i madheshtise
kaloresi i gamiles, me krye ne hava!
“Jeto madheshtine, me derdellit
kthehu ne vetedije
bota eshte e ngushte
s’ka vend as per hijet…!
Gezo marrine, gjigand!”
me shkund deliranti
E ndoqa pas
askund s’gjeta
per te nje kafaz!

Por, ne mund e stermund
tinezisht nje dite
e shpura delirin ne kopshtin zoologjik
kureshtareve t’ua fal
si gjest filantropik!
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Timo Flloko.. Empty Re: Timo Flloko..

Mesazh nga Eri dr Thu Nov 18, 2010 9:34 pm

Zogjte

Atje tani eshte ne prag pranvera,
po kthehen zogjte shtegtare...

Te munduar nga fati,
qe kurre s'na ndriti
me pengun e ikjes lemsh ne fyt
te lame Shqiperi
morem arratine
mes eres qe kujiste, detit me stuhi.
(Sa here na i perpine endrrat,
poshte, vorbullat ne thellesi...!)

Si erdhi' kjo ndarje kaq e larget, Shqiperi?!
Ketu perendon dielli, kur lind atje te Ti...

Me vret syte shkelqimi larg vendit tim,
Paris, Londer, New York, Rome, Zyrih, Berlin...
Zgjohem, endem, kurrkund s'gjej qetesi,
qyetit pa nate, udheve pa mbarim,
te rrejne me iluzione, te vrasin me vetmi
keto qytete te ftohta, me qiej te zymte!
Atje te ti, mbi Adriatik e Jon
te magjishme netet, praruar me yj!

Ne largesi pertej shquaj
karvane zogjsh shtegtare, mbi re,
lus Zotin te vije pranvera
porsa te mberijne atje!

Pse parndjej zhgenjim ne shpirt
mos te eshte ftohur dashuria ne gji
rrenuar ura mes nesh
perjete jemi ndre, Shqiperi?!
Zoti mos e dhente, se ky mall
ma shkallmon kraharorin pa pushim
dashuria me e pamate u beka
kur kapercen largesi pa kufij!

Druhem, qiejve mos mbes,
para se aty te mberrij...!

Si nizam i kthyer, rrok syri horizontet
nena kerrusur, ati ne varr prehet
me kryet perkundruall qiejve atje
ku zogjte ngahere kthehen!

Nje grusht dhe...heshtje...
Rane ne paqe shpirtrat e te pareve
u krye amaneti, mbetur pezull
si peng ne jeten e te gjalleve!
Shtati u tret,
ne dhe te vet!

*

Ka zogj fatlume qe shkojne e vijne
ka zogj qe nisen, por kurre, s'mberrijne
nga udhe e gjate, padurimi
ne fluturim ngrijne.
Dhe tek i sheh atje lart
ne kthimin prej se largu
s'di jane te gjalle, a malli i ka ngrire
ne vdekje krahehapur!
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Timo Flloko.. Empty Re: Timo Flloko..

Mesazh nga Eri dr Thu Nov 18, 2010 9:35 pm

Falja njerit dashurine

Unė pėr ty i brodha rrugėt,
pa fund nė Tiranė...
Kujt ia fal, ti, pėrkėdheljet,
dhe puthjet kėtė natė?!
Dalngadalė po shuhen dritat,
nė bulevard...
Shirat nisėn prapė... zogjtė po ikin...
dhe unė mbeta,
si njė endacak!

Sa ēudi kur ti mė thua:
Nė zemėr tė kam...
Unė e ndjej, ti e bėn enkas,
me shpresė kot mė mban.
Dhe pastaj sėrisht largohesh,
nga syte mė humb,
mallin tė ma shtosh.
Pa ty, mbyllem thellė nė vete,
Qytetit s'dal dot.

Mos na bėj aq shumė tė vuajmė,
hape zemrėn dhe na thuaj:
Cilin do mė shumė nga ne?
Me pang nė shpirt, ti, mos na lėr!
Falja njėrit dashurinė,
kurse tjetrit dėshpėrimin...
Dhimbjen kush nuk e provon, zemra ime,
nė kėtė botė!

U bėnė netė qė s'po tė shohim,
dhe blirėt janė tharė.
Piano-baret, bulevardet,
pa ty heshtin, qajnė...
I mungon ti kėtij qyteti,
nė ēdo skaj, nė ēdo sekondė...
Hyri dimri pėrsėri,
dhe zemra tu ftoh?!
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Timo Flloko.. Empty Re: Timo Flloko..

Mesazh nga Eri dr Thu Nov 18, 2010 9:35 pm

Kenge e Pirro Cakos me tekst te Timo Fllokos

Taka Krak


S'mė merr gjumi...
Prej sė largu
vjen e shuhet ritmi i kėngės "Bailamos".
Me sytė mbyllur si somnambul,
hapat pak nga pak atje mė ēojnė

Hyra brenda, syve s'ju besova,
tė kish sjellė ty Zoti sonte veē pėr mua?
Mikja ime, sa shumė tė kam kėrkuar,
e vogėl ėshtė kjo botė pėr tu takuar.

Kur ajo mė pa taka "krak", iu thye edhe ra,
dhe ashtu e zbathur mu afrua.
Sysh mė more! - tha...
Unė nė gjumė rashė. Mė jep frymė i thashė,
se jeta ėshtė vetėm njė ēast....
Sikur tė ma falėsh trupin tėnd kėtė natė,
ti s'bėn mėkat!

Dot nuk pritėm,
dritėn fikėm,
ishim dy tė dashuruar, jo fajtorė...
Rastėsi... je mbret i botės,
vjen njė herė dhe ikėn pėrgjithmonė.

Gjithė pasion m'u dha kur e pushtova,
afshi i saj nė Qiell tė Shtatė mė ngjiti mua...
Mikja ime, ti frymė mė dhe nga vetja,
nė kėtė botė mė mbyt pa fund vetmia
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Timo Flloko.. Empty Re: Timo Flloko..

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Thu Nov 18, 2010 9:37 pm

Markos shkruajti:Shen Valentini i fundshekullit

Ta kushtoj Ty
kete Nate te Shen Valentinit
Te gjallet,
prej ankthit te vetmise
ngerthehen fort,
tek njeri-tjetri shpresat varin...
Kete nate te fundit te dashurise,
ne fundin e mijevjeēarit!

***

Ne gjoks,
shkelin vrazhde hije pa emer
dhe s'nginjen dot
tek shohin dhimbjen,
si ēan zemren...!
:##:
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Timo Flloko.. Empty Re: Timo Flloko..

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi