♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Macet

Shko poshtė

 Macet Empty Macet

Mesazh nga isilda Fri Nov 12, 2010 9:17 pm

Kafshėt e shenjta tė egjiptianėve janė bėrė miqtė mė tė mirė tė mbretėreshave, krerėve tė shteteve dhe shkrimtarėve. Njė libėr tregon sekretet dhe historitė e maceve mė tė dashura nga njerėzit e famshėm.

Me sy tė verdhė dhe lėkurėn me qime tė buta, macja e parė e shfaqur nė historinė e njerėzimit nuk kishte emėr. Sipas legjendės ishte njė prej kafshėve tė Lilith, gruas rebele dhe djallėzore, qė sipas traditės hebreje, ishte shoqja e Adamit para Evės, me pak fjalė edhe femra e parė e krijuar mbi Tokė. Pėr kėto lloj macesh, qė sigurisht nuk gėrhinin por qė ishin lajkatare dhe shumė tė bukura, shkruhet edhe nė Bibėl, kur tregohet pėr kaosin fillestar nė tė cilin ishte kthyer Toka pas mbretėrisė sė Edomit. Nė njė citim aty shkruhej se Lilith kishte gjetur njė banesė nė atė zonė, sė bashku me hienat dhe macet e egra.

Qė atėherė, macja, kafshė elegante dhe misterioze, ka qenė gjithmonė e pranishme nė historinė e njerėzve: e cilėsuar si hyjnore, ndonjėherė si krijesė e djallit, e ēmuar nga dashamirėset e tyre (gratė nė krye) dhe e urryer pafund nga ata qė i kanė fobi. Macet pėlqeheshin shumė nga egjiptianėt dhe grekėt pėr natyrėn e tyre enigmatike, nga etruskėt dhe romakėt sepse mbanin larg minjtė. Pikėrisht sipas shkencėtarėve kjo ishte arsyeja se pse macet e egra u afruan me njerėzit: ato luftonin minjtė qė hanin drithėrat. Deri tani besohet se egjiptianėt e lashtė ishin tė parėt qė zbutėn si kafshė shtėpiake macet, rreth 4 mijė vjet mė parė.

Skeleti i njė maceje tė egėr ishte gjetur i varrosur pranė eshtrave tė njė njeriu tė epokės sė neolitit. Kjo sipas tyre sugjeronte se macja ishte njė kafshė shtėpiake, ndoshta e vrarė pas vdekjes sė tė zotit tė saj. Pas Mesjetės, macet u shfaqėn paqėsisht nė skenė, nė fshat e nė qytet, nė kampe dhe shtėpi tė varfėrish, por edhe nė vila fisnike dhe kėshtjella mbretėrore. Protagoniste mitesh dhe legjendash, kėto kafshė tė cilėsuara si me cilėsi mbinatyrore, duke u bėrė miqtė mė tė dashur tė njerėzve tė famshėm dhe jo vetėm. Edgar Allan Po mbante vazhdimisht nė shpatull macen e tij Katerina, qė i dha mė shumė famė me librin “Macja e zezė” (1842), ndėrsa Rudyard Kipling u dedikoi atyre librin “Macja qė ecte vetė”. Por nėse George Sand ishte shumė e afeksionuar pas maces sė saj Minou, saqė ndante me tė pjatėn e mėngjesit, Juck ishte shoku i pandashėm i Winston Churchill-it nė Londėr nė “Dowing street N.10”.

Pėrkundrazi Socks, macja laramane e racės sė pėrzier, ishte “First cat” nė kohėn e Klinton-it, edhe pse mė shumė se e vetė Presidentit, ishte e preferuara e vajzės sė tij, Chelesea. Sock u bė i famshėm pasi me Buddy–n (qenin presidencial), nuk shkonin mirė me njėri-tjetrin, ndaj mbaheshin nė lagje tė ndara nė Shtėpinė e Bardhė. Kur u shpėrngulėn nga Shtėpia e Bardhė, pėrfundoi nė shtėpinė e sekretares sė Clinton, Betty Currie. Por Socks nuk ėshtė i vetmi rast, meqenėse nė Shtėpinė e Bardhė kishte jetuar edhe Slippers, i preferuari i Presidentit Rusvelt. Edhe macja siameze e Carterit nuk mbetet pas pėr nga fama. Fotoja ku shfaqet vajza e Presidentit, Amy, me macen siameze Misty Malarky Ying Yang, bėri xhiron e botės nė atė kohė. Nėse kthehemi pas nė kohė, na del nė skenė Heatheri i bardhė, maēoku persian i Mbretėreshės Viktoria, qė gjithmonė kishte pasur shumė mace nė rezidencėn mbretėrore, por qė tė preferuarin e saj ia la trashėgimi tė birit, Eduardit VII.

Kėsaj kafshe magjike i ėshtė kushtuar edhe libri “1001 historitė qė nuk tė kanė treguar pėr macet”, i mbushur me anekdota dhe rrėfime pėr mace tė famshme, por edhe nga aventura tė jetuara. Aty shkruhet pėr Dinėn, macen e shfaqur nė “Liza nė botėn e ēudirave”, por edhe pėr macet qė kanė pėrbėrė lajm pėr televizionet apo gazetat nėpėr botė. E kush e harron rastin e Vaino-s, ekzemplarit finlandez 12 vjeē, qė njė vit mė parė, pasi humbi dhe u largua padashur nga shtėpia, pėrshkroi 800 kilometra nė 130 ditė pėr t’u kthyer nė Helsinki, te padronėt e tij. Histori argėtuese dhe plot ngjyra, por qė arrijnė t’i bėjnė pėr vete tė gjithė, jo vetėm fėmijėt. Nga ana tjetėr, nėse ėshtė e vėrtetė se pėr macet kanė folur shpesh Bodler, Eliot, Hoffman dhe Colette, atributin mė tė madh pėr praninė e tyre nė jetėn e qenieve njerėzore ia dha Doris Lessingu, fituese e ēmimit “Nobel” nė vitin 2007, qė me librin “Particularly Cats”, pėrmes shumė historive tė kafshėve tė saj tė preferuara, i lejoi tė gjithė tė ndanin vizionin e saj tė jashtėzakonshėm pėr botėn dhe jetėn.

Tė jetosh me macet

Kjo ėshtė historia e njė zonje, Wanda Jassen, qė prej dhjetė vjetėsh merr nė shtėpinė e saj mace nė vėshtirėsi, pėr tė cilat kujdeset. Tė prekura nga sėmundje tė rėnda, tė shtypura nga makinat, tė pėrzėna nga padronėt e tyre ose thjesht tė braktisura nė kėrkim tė dashurisė. Tė gjitha gjejnė dashuri nė shtėpinė e kėsaj zonje kineze, qė miqtė e njohin me emrin “Wanda, zonja e maceve”. Me dėshirėn e madhe pėr t’i ndihmuar, Wanda ka plot 23 mace nė shtėpinė e saj, secila me historinė dhe emrin e vet. “Kisha 26, por tre i kanė marrė mikeshat e mia. Falė tyre nuk rashė nė depresion pas vdekjes sė shokut tim. Tashmė janė misioni im, janė gjithė jeta ime”./Shqiperia
isilda
isilda
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 394
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 11/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

 Macet Empty Re: Macet

Mesazh nga Vizitor Fri Nov 12, 2010 9:52 pm

per mua e ke bere kete isilda? sa goce e mire

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

 Macet Empty Re: Macet

Mesazh nga isilda Fri Nov 12, 2010 9:53 pm

gaga gaga se disha qe kishte dhe mace ketu

e si shperblim care na jep moj
isilda
isilda
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 394
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 11/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

 Macet Empty Re: Macet

Mesazh nga Vizitor Fri Nov 12, 2010 9:56 pm

nje cjerrje te lehte ...si padashje gaga

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

 Macet Empty Re: Macet

Mesazh nga isilda Fri Nov 12, 2010 9:58 pm

qyqa pse mi do me rjep lesht kshu (oo)
isilda
isilda
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 394
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 11/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

 Macet Empty Re: Macet

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi