♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ēmenduria kineze, fotografi dasmash 15.000 dollarėshe

Shko poshtė

Ēmenduria kineze, fotografi dasmash 15.000 dollarėshe  Empty Ēmenduria kineze, fotografi dasmash 15.000 dollarėshe

Mesazh nga Love Thu Nov 11, 2010 10:33 pm

Nė ditėt e sotme fotografitė e dasmave kineze janė njė paradė e vėrtetė ambicioze ekzagjerimi masiv dhe njė rit i vėrtetė, tejmase i kushtueshėm, qė nė shumicėn e rasteve tejkalon edhe vetė shpezimet e dasmės

Ēmenduria kineze, fotografi dasmash 15.000 dollarėshe

Nė ditėt e sotme, fotografitė e dasmave kineze janė njė paradė e vėrtetė ambicioze ekzagjerimi masiv dhe njė rit i vėrtetė, tejmase i kushtueshėm, qė nė shumicėn e rasteve tejkalon edhe vetė shpezimet e dasmės. Pavarėsisht tė ardhurave mujore fotografitė duhet tė jenė perfekte, tė kushtueshme dhe mundėsisht tė konkurrojnė kopertinat e revistave mė prestigjoze tė modės botėrore. Tashmė ėshtė ēėshtje egoje dhe konkurrence spontane, mes nusesh dhe dhėndrash, se kush shpenzon mė shumė dhe kush i pėrngjan mė shumė supermodelėve botėrorė.

Nėse futesh nė dhomėn e gjumit tė ēdo ēifti tė ri, tė sapomartuar nė Kinė, gjėja e parė qė nuk ka sesi t'i shpėtojė syrit ėshtė njė foto gjigande, me pėrmasa reale tė dhėndrit dhe tė nusesh qė mbulon njėrėn faqe tė murit. Nusja shkėlqen me njė fustan dhe makiazh perfekt, ndėrsa dhėndri i pozicionuar me kujdes pėrkrah saj me njė vėshtrim admirues dhe pasionant.

Procesi i bėrjes sė kėtij seti fotografik me shumė mundėsi ka zgjatur njė ditė tė tėrė pėr ēiftin, duke buzėqeshur dhe pozuar nė njė peisazh kodrinor tė gjelbėruar, nė breg tė detit apo brenda njė studioje fotografike, i asistuar me kujdesin mė tė madh nga njė staf i specializuar artistėsh makiazhi, fotografėsh dhe parukierėsh. I gjithė seti mund tė kushtojė nga 1.000 deri nė mė shumė se 15.000 dollarė, njė shpenzim kolosal nėse llogarit qė tė ardhurat mesatare pėr frymė nuk i kalojnė 3.000 dollarėt nė vit ose maksimumi 10.000 dollarė nė vit pėr qytetarėt e Pekinit. Megjithatė, kjo ėshtė njė domosdoshmėri e vėrtetė pėr shtresėn e mesme tė popullsisė sė Kinės, qė tashmė ka tejkaluar edhe shifrėn 430 milionė.

Njė gjeneratė mė parė, fotografitė e dasmave kanė qenė shumė mė tė thjeshta, tė ngurta dhe tė zymta. Zakonisht bėhej fjalė pėr fotografi bardhezi tė ēiftit, qė qėndronte pėrkrahu, duke parė drejt dhe nė shumicėn e rasteve pa buzėqeshur. Por tashmė, duke dashur t'i shėmbėllejnė gjithnjė e mė shumė bashkėmoshatarėve tė tyre nėpėr botė, kjo traditė ka ndryshuar duke u kthyer nė histeri tė vėrtetė kolektive. Fotografitė e dasmės tashmė janė njė biznes, i cili gjatė 20 viteve tė fundit ka evoluar me hapa gjigandė dhe po bėhet gjithnjė e mė shumė fitimprurės, duke u frymėzuar nga revistat ndėrkombėtare tė modės mondane. Procesi ėshtė njė promovim i vėrtetė i njė imazhi mirėqenieje, bukurie, dashurie, pasioni dhe novacioni shpeshherė edhe fiktiv, qė ėshtė bėrė shumė mė i rėndėsishėm sesa vetė dasma. Gjatė kursit tė shėrbimit fotografik, nusja ndėrron disa lloje fustanesh tė modės sė fundit dhe shumė tė kushtueshėm, tė cilėt jo tė gjithė janė tė bardhė. Ashtu siē e shpjegon edhe njė student nga Pekini, "Nusja, nė ditėn e saj mė tė rėndėsishme, nuk dėshiron tė duket vetvetja, ajo dėshiron qė tė paktėn pėr njė ditė tė vetme tė duket si njė supermodele qė pozon pėr kopertinėn e njė revisteje mode".

Nė Kinė ndryshe nga Perėndimi, fotografitė e dasmės janė shpeshherė mė tė rėndėsishme se vetė ceremonia apo edhe vetė simboli i martesės. Pėr mė tepėr, fotografitė e dasmave kineze nuk paraqesin nusen me dhėndrin duke bėrė betimet e tyre, qė mund tė jenė nė njė sallė restoranti apo nė kishė. Ēifti, nė kėtė rast, pozon me veshje tė shkėlqyera dhe me sfonde luksoze apo peisazhe pėrrallore. Si nusja ashtu edhe dhėndri janė tė patinuar me makiazh dhe pėr ēdo njollė apo skuqje tė momentit, gjithnjė vjen nė ndihmė photoshop-i. Qėllimi i vetėm nuk ėshtė tė dokumentohet eventi real, por tė pasqyrohet pėrsosshmėria.

Ekziston, gjithashtu, njė aspekt tjetėr i fotografisė kineze tė dasmave qė frymėzohet mesa duket nga pėrrallat klasike tė vjetra, sidomos europiane. Sigurisht, ka edhe nuse tė stilit amerikan nė botėn "blue jeans" apo fustane si ato tė Hirushes, por mbi tė gjitha ajo qė tė bie nė sy ėshtė pėrdorimi i objekteve tė caktuara si violina, shkallė ceremonie apo piano antike, pėr tė dhėnė idenė e njė dasme tė stilit antik (objekte kėto qė shpesh vendosen nė breg tė detit, nėse ky ėshtė vendi i pėrzgjedhur pėr shėrbimin fotografik).

Pyetja ėshtė pėrse zgjidhet domosdoshmėrisht fryma e aristokracisė europiane, kur Kina ka njė mozaik shumėngjyrėsh dhe tejmase tė pasur figurash, ikonash dhe imazhesh tradicionalė? Ekziston njė tendecė, gjithnjė e mė shumė nė rritje, e shtresės sė mesme kineze pėr t'i pėrngjarė me doemos dinamizmit amerikan dhe sofistikimit europian, gjithashtu. Kjo tendecė shihet nė shtėpitė e reja luksoze dhe komplekseve tė apartamenteve nė periferitė e pasura tė Pekinit, tė cilave u janė vėnė emra tė tillė si: "Romė" apo "Modern Mansion" dhe gjithashtu nė maninė e kinezėve tė sofistikuar pėr tė shijuar dhe njohur mė sė mirė traditėn franceze tė verės. Disa nga studiot fotografike mė nė zė tė Kinės pėrfshijnė "Gold Lady" (Jinfuren), "Venus", "Love Forever" dhe "Shanghai Paris".

Ndėrkohė, qė ēiftet e reja tė Perėndimit i dedikojnė vetes pushime tė gjata pėr muajin e mjaltit nėpėr vende ekzotike tropikale, njė periudhė e gjatė pushimi e tillė mund tė mos jetė e mundur apo e pėrballueshme pėr ēiftet e sapomartuara kineze. Megjithatė, kur ėshtė e mundur tė bėhet njė muaj mjalti, vendi i preferuar nuk ėshtė kurrsesi njė plazh pėrrallor tropikal ku mund tė shijojė mė tej dashurinė dhe pasionin njė ēifti i ri, por njė qytet europian apo diku nė Shtetet e Bashkuara. I vetmi rast ku gjen pėrdorim peisazhi i plazheve tropikale ėshtė nėpėr dhjetra e qindra fotografitė e dasmės, kjo pėr tė krijuar idenė e njė qetėsie tė paqtė romantike dhe intime, edhe pse eksperienca nė fjalė nuk ėshtė aspak intime. Nėpėr zonat mė tė famshme, ku bėhen zakonisht fotografi artistike dasmash, si pėr shembull ishulli Hainan, ēiftet radhiten ēdo disa metra tė caktuara nė mėnyrė qė tė pozojnė pėr kujtimet e tyre fotografike dhe romantike.

Ndėrkohė, qė ēiftet e reja dhe familjet e tyre shpenzojnė njė sasi tė konsiderueshme parash pėr fotografi profesionale dhe artististike nė Kinė, industria e fotografisė po pasurohet dhe po ecėn pėrpara me hapa gjigande. Studiot e reja tė fotografisė, zakonisht tė themeluara nga 20 ose maksimumi 30 sipėrmarrės, fitojnė famė dhe popullaritet duke vendosur reklama dhe postera gjigande nėpėr qendra tregtare apo sheshe publike, duke shpėrndarė pamfleta pafund dhe duke u thėnė vajzave tė reja nė rrugė, "A dėshiron tė dukesh si njė modele nė kopertinėn e "Vogue"?

Njė mashtrim i zakonshėm, pėr tė joshur tė rinjtė qė do tė martohen ėshtė qė t'i premtosh atyre njė ēmim modest pėr njė set tė vogėl fotografik deri nė 10 foto pėr shembull. Por, ēdo foto shtesė qė dėshiron tė bėhet mė pas ka njė ēmim tejmase tė kripur, ndoshta disa qindra dollarė njė foto e vetme. Shumica e ēifteve, nė momentin qė e kanė hequr qafe stresin pėr tė gjetur vendin ideal pėr tė bėrė fotografitė, veshjet e ndryshme dhe artistėt e makiazhit, pėrfundojnė duke nxjerrė nga xhepi njė sasi shumė e shumė mė tė madhe se ajo qė kishin planifikuar. Nė fund tė fundit, pėr ta ėshtė njė ritual qė bėhet vetėm njė herė nė jetė dhe qė do tė zgjasė pėrgjithmonė.

Ashtu si edhe nė Amerikė, nė qendėr tė vėmendjes ėshtė nusja e bukur dhe ėshtė pikėrisht kjo e fundit, ajo qė insiston dhe me doemos dėshiron qė tė ketė njė shėrbim fotografik tė denjė pėr kopertinėn e ndonjė reviste prestigjoze botėrore. Dhėndrat e devotshėm detyrohen tė rrinė pėr orė tė tėra ulur duke ndjekur procesin e makiazhit, pėr tė kontrolluar nėse ēdo gjė po shkon siē duhet. Nė fund tė gjithė kėtij procesi tė gjatė dhe artistik, fotot e dasmave pėrfundojnė duke u kthyer nė postera pėr t'u varur nė mur, tė ngjitura nėpėr filxhane ēaji dhe nėpėr bluza apo si screen-saver nė kompjuter. Pėr ata qė kanė mundėsi financiare pėr njė shėrbim fotografik profesional, kėto shkrepje do tė jenė gjithmonė njė kujtesė konstante qė ia kanė dalė mbanė pėr tė realizuar ėndrrėn e tyre, tė njė Kine moderne dhe njė afirmim i modelit qė synojnė tė ndjekin.

Pėrgatiti

KLARITA BAJRAKTARI
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi