♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova do tė marrė pjesė nė kualifikimet pėr Botėrorin 2014

Shko poshtė

Kosova do tė marrė pjesė nė kualifikimet pėr Botėrorin 2014 Empty Kosova do tė marrė pjesė nė kualifikimet pėr Botėrorin 2014

Mesazh nga Ylli Wed Nov 10, 2010 11:07 pm

Pėrfaqėsuesja e Kosovės nė futboll do tė marrė pjesė nė kualifikimet pėr Kampionatin Botėror 2014, i cili do tė zhvillohet nė Brazil. Njė gjė tė tillė e bėnė tė ditur gazeta serbe nė Beograd “Kurir” e mbėshtetur nė burimet e saj tė afėrta me UEFA-n, e tė cili informacion e ka konfirmuar edhe kryetari i Federatės sė Futbollit tė Kosovės, Fadil Vokrri.

Kosova do tė marrė pjesė nė kualifikimet pėr Botėrorin 2014 Kombetarja-kosovare

Sipas informacioneve qė ka siguruar kjo e pėrditshme serbe, nė mbledhjen e mbajtur kohė mė parė nė Nion, kanė marrė pjesė njė numėr i madh i biznesmenėve shqiptar. Sipas “Kurir”-it ata me tė gjitha mjetet kanė lobuar pėr pranimin e FFK-sė nė shtėpinė evropiane tė futbollit, por presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ėshtė kundėrshtar i madh i kėsaj ideje, prandaj shqiptarėt dėshirojnė mossuksesin e tij nė zgjedhjet presidenciale tė UEFA-s nė vitin 2011. “Ndonėse mbledhja nė Nion nuk kishte lidhje me Kosovėn, nė ndėrtesėn e UEFA-s kishte numėr tė madh biznesmenėsh shqiptarė. Shumė shpejt mora vesh se pjesėmarrja e Kosovės nė kualifikimet pėr Kampionatin Botėror ėshtė punė e kryer. FIFA jozyrtarisht ka dhėnė dritėn e gjelbėr, ndėrkaq pritet qė ata t’i njoh edhe UEFA. Mirėpo, kundėrshtari i madh i njohjes sė FFK-sė ėshtė kryetari Mishel Platini, prandaj shqiptarėt presin zgjedhjet nė vitin e ardhshėm dhe ardhjen nė krye tė UEFA-s tė njeriut tė ri pėr tė vėnė nė jetė qėllimin e tyre”, ka thėnė burimi i gazetės ‘Kurir” i afėrt me UEFA-n. Njė gjė e tillė sipas kėsaj gazete u konfirmuar edhe nga ish-lojtari i Partizanit tė Beogradit e tash kryetar i Federatės sė Futbollit tė Kosovės, Fadil Vokrri. “Kjo ėshtė njė gjė e pashmangshme. Njė realitet. Po punojmė maksimalisht nė kėtė drejtim qė tė marrim pjesė nė kualifikimet pėr Botėrorin 2012 nė Brazil dhe nuk shoh asnjė arsye qė kėtė mos ta zbatojmė nė vepėr. Kosovėn e kanė njohur si shtet 71 vende, prej tė cilave shumica janė fuqi botėrore tė ekonomisė dhe futbollit, e tė cilat kanė dėshirė qė pėrfaqėsuesja jonė tė jetė anėtare e UEFA-s dhe FIFA-s”, ka thėnė Vokrri pėr “Kurir”, duke shtuar: “Do tė dėshiroja qė nė paraqitjen tonė tė parė nė kualifikimet pėr Kampionatin botėror tė jemi nė njė grup me Serbinė. Kjo do t’i zvogėlonte tensionet. Qėllimi i futbollit ėshtė tė bashkon njerėzit dhe shtetet. Po ashtu, dėshirė e madhe e njerėzve nga FFK-ja ėshtė qė sa mė parė tė luajmė njė ndeshje miqėsore me ‘shqiponjat’ tuaja, kurse dėshira ime personale ėshtė qė ky duel tė luhet nė stadiumin e Partizanit, me tė cilin mė lidhin kujtimet mė tė mira nga karriera ime si lojtar”. Ndėrkohė nė Federatėn e Futbollit tė Serbisė nuk kanė informata se pjesėmarrjen e pėrfaqėsueses sė Kosovės nė kualifikimet e ardhshme pėr Kampionatin botėror “Brazili 2014” dhe i vlerėsojnė zėrat e tillė si domen tė fantazisė shkencore. “Statuti i UEFA-s ėshtė i qartė kur bėhet fjalė pėr pranimin e anėtarėve tė rinj dhe Federata e Serbisė disa herė ka marrė garancione se skuadra kombėtare e shtetit tė rremė tė Kosovės nuk mund tė pranohet nė familjen evropiane tė futbollit dhe pėr kėtė arsye as nė FIFA. Kualifikimet pėr Kampionatin Botėror tė Brazilit fillojnė qė nė shtator tė vitit 2012, kurse imagjinata shkencore ėshtė se topi me emrin e Kosovės do tė ndodhet nė njėrėn nga vazot”, ka thėnė sekretari i pėrgjithshėm i Federatės sė Futbollit tė Serbisė, Zoran Lakoviq./Shqipmedia/
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi