♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njeriu i letrave braktisi familjen pak ditė para vdekjes

Shko poshtė

Njeriu i letrave braktisi familjen pak ditė para vdekjes Empty Njeriu i letrave braktisi familjen pak ditė para vdekjes

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Mon Nov 08, 2010 8:36 pm

“Jam nisur… Nisja ime do tė tė lėndojė. Me keqardhje, por pėrpiqu tė besosh e tė mė kuptosh, nuk mund tė veproja ndryshe. Situata ime mė ėshtė bėrė e padurueshme, me vetėdijen se sa peshon jeta (midis tė pasurve… tė mjerėve) e pėrsėri vazhdoj tė jetoj nė kushtet kriminale tė njė luksi tė shfrenuar nė mes tė mizerjes sė gjithė atyre qė i rrinė pėrqark. Bėj vetėm atė qė bėjnė pleqtė, mijėra pleq, njerėz pranė vdekjes… (shkojnė mė larg se kushtet e gjendjes sė tyre shpirtėrore ua lejojnė) e po iki”.

“Tolstoi braktis shtėpinė e tij. Vendndodhja e panjohur!”, - shkruanin nė mėngjesin e 100 viteve mė parė faqet e para tė gazetave kryesore ruse. Qe aktualisht shkrimtari mė i njohur i botės, heretiku i kishės ortodokse e ky largim u bė shumė i zhurmshėm.
Ishte 29 tetori i viti 1910 e njė ditė mė parė, midis natės sė 27 e 28 tetorit, shkrimtari rus, Lev Tolstoi, pas 48 vitesh martese e me 13 fėmijė, nė moshėn 82-vjeēare vendos t’i japė fund njė lidhjeje martesore tė dėshtuar. Dhjetė ditė mė vonė ai do tė vdesė.
Mbi njė letėr tė nxituar nė stil, me shumė shkarravina e fshirje do t’i shkruante gruas sė tij, Sofia Andrevna: “Jam nisur… Nisja ime do tė tė lėndojė. Me keqardhje, por pėrpiqu tė besosh e tė mė kuptosh, nuk mund tė veproja ndryshe. Situata ime mė ėshtė bėrė e padurueshme, me vetėdijen se sa peshon jeta (midis tė pasurve… tė mjerėve) e pėrsėri vazhdoj tė jetoj nė kushtet kriminale tė njė luksi tė shfrenuar nė mes tė mizerjes sė gjithė atyre qė i rrinė pėrqark. Bėj vetėm atė qė bėjnė pleqtė, mijėra pleq, njerėz pranė vdekjes… (shkojnė mė larg se kushtet e gjendjes sė tyre shpirtėrore ua lejojnė) e po iki. Pothuajse gjithmonė ata shkojnė nėpėr manastire, edhe unė do ta bėja, po tė besoja nė atė ēka manastiret besojnė. Duke mos i besuar, po iki thjesht nė vetmi… Mė ėshtė e domosdoshme tė jem vetėm. Tė lutem tė mė kuptosh e tė besosh se nuk mund tė sillem ndryshe. Gjendja ime nė kėtė shtėpi ėshtė e patolerueshme. Tė lutem, mos mė kėrko e mos hajde tek unė, as po e more vesh se ku ndodhem. Lamtumirė (shoqėruesja e 48 viteve tė jetės sime…) e unė tė falėnderoj pėr 48 vitet e njė jete tė ndershme tė kaluar me mua, pėr kujdesin ndaj meje e fėmijėve (tė lutem pranoje kėtė situatė ku tė shtyn nisja ime e mos mė kujto pėr keq…). Tė lutem, falmi tėrė gabimet qė kam bėrė ndaj teje e unė do tė fal tė tuat, tė lutem pranoje kėtė situatė tė re, rrjedhė e largimit tim nga shtėpia e mos ki ndjenja tė kėqija ndaj meje, ashtu siē unė nuk kam pėr ty. Se do tė mė nisėsh ndonjė lajm, bėje me anė tė Sasės (e bija), ajo e di se ku ndodhem e mė ka premtuar se nuk do t’i tregojė askujt”.

Momenti i largimit nga njė jetė martesore e trishtuar e nga njė grua absolutisht posesive kishte ardhur. Qe episodi dhe qetėsia e kėsaj nate qė ia ofroi: Lev Tolstoi kishte fjetur deri nė ora tre tė mėngjesit, e zgjoi zhurma e disa hapave tė lehtė qė i dėgjonte pothuajse ēdo natė e njė portė qė hapej. Asnjė natė mė parė nuk ishte bėrė kureshtar shumė nga kjo lėvizje, por kėtė herė u bė. Shikon se drita e studios sė tij qe hapur, nė mes tė saj bashkėshortja Sofia po kontrollonte e lexonte letrat e dokumentacionin e tij. Ky imazh i gruas sė tij i dha forcėn pėr tė kryer njė vendim qė kish kohė qė e kish marrė me mėndje. Konflikti martesor prej vitesh qe restauruar mes tyre, e vetmja zgjidhje qe largimi.
Nė shoqėrinė e vajzės sė tij, Aleksandra, e tė mjekut privat, Lev Tolstoi braktis mes qetėsisė sė natės sė 28 tetorit shtėpinė e tij nė Jasnaja Poljana. Mė 31 tetor merr trenin drejt jugut, vendmbėrritja Rostov mbi Don. Gjendja e tij shėndetėsore e keqėsuar gjatė rrugės pėr shkak tė poliomelitit e detyroi tė zbriste nė stacionin e Astapovos, 350 km nė juglindje tė Moskės. Banorėt e kėsaj qyteze e njohėn menjėherė dhe e nderuan me shumė respekt. Por ky vend i thjeshtė e i panjohur mė parė nuk kish njė hotel pėr ta mirėpritur shkrimtarin. Roja e stacionit tė trenit i ofron shtėpinė e tij e ku do tė kalojė 7 ditėt e fundit tė jetės. Gjendja shėndetėsore e Tolstoit keqėsohej, temperatura qe e lartė, zemra e dobėt e ai po shuhej dita-ditės. E bija, Aleksandra, kish njoftuar familjarėt e lajmi pėr vendndodhjen e shkrimtarit kish arritur mes gazetarėve e tė njohurve qė shpejt rrethuan shtėpinė. Gazetarėt asistuan nė njė vdekje direkte e tė parė nė historinė e saj, ndėrsa gruaja Sofia Andrevna, duke respektuar dėshirėn e tij e vėzhgoi fshehurazi nga dritarja e shtėpisė sė rojės sė stacionit tė trenit. Vetėm nė orėn 5 tė mėngjesit tė datės 7 nėntor ajo mundi t’i hynte nė dhomė e t’i qėndronte mbi kokė bashkėshortit qė po jepte shpirt. Nė orėn 6 e pak minuta shkrimtari mė i madh rus i ‘900-s, Lev Tolstoi, vdes.

Nė mėngjesin e njė dite tė ngrirė me borė, Lev Tolstoi kthehet pėr herė tė fundit nė shtėpinė e tij, mbi njė arkivol tė thjeshtė, tė mbajtur nga fėmijėt. Shkrimtari kish kėrkuar tė varrosej pranė pyllit Zaseka e kjo ceremoni u krye me pjesėmarrjen e shumė njerėzve, nėn qetėsinė e njė bore qė binte e tė kronistėve qė filmonin. Vdekjen e tij dukej sikur e kish paralajmėruar nė librin “Vdekja e Ivan Iliēit” 1886: “Ku ishte? Cila vdekje? Nuk kish aspak frikė, nuk kish asnjė vdekje. Nė vend tė saj qe drita”. Gazetat e epokės thonė se nė varrimin e tij njė i panjohur thėrriti: “I madhi Lev vdiq. Rroftė shpirti i tij madhėshtor! U realizofshin tė gjitha parimet e tij pėr Krishterimin e dashurinė”.

“Tė gjitha familjet e lumtura ngjajnė, ēdo familje e palumtur ėshtė e palumtur nė mėnyrėn e saj”

“Tė gjitha familjet e lumtura ngjajnė, ēdo familje e palumtur ėshtė e palumtur nė mėnyrėn e saj”, - shkruante Tolstoi nė rreshtat hapės tė romanit “Ana Karenina” e duket sikur kish imagjinuar me to fatin e jetės sė tij bashkėshortore. “Njeri i vėshtirė, egoist, jo e lehtė pėr t’i ndenjur pranė”, - shkruan nė ditarėt e saj Sofia Andrevna, gruaja e devotshme, kuruesja e tė gjitha teksteve tė tij, nėnė qė kish rritur e vetme tė trembėdhjetė fėmijėt e kėsaj martese. “Sot, teksa po redaktoja tekstet e Levockas (Lev Tolstoi), - shkruante nė ditar ajo mė 1890, - lexova frazėn: “Dashuria nuk ekziston. Ekziston vetėm kėnaqėsia e mishit e ajo racionale pėr tė pasur njė shoqėruese jete”. Po ta kisha lexuar 20 vjet mė parė, nuk do tė isha martuar me tė”.
Tolstoi ishte i obsesionuar nga ideja pėr tė braktisur familjen, siē shprehet nė shėnimet e tij mė 1963: “Ėshtė diēka e frikshme, e tmerrshme, pa sens tė afirmosh se lumturia jote varet nga element material, njė grua, fėmijėt, shėndeti e mirėqenia. Zoti i ēmendur e i varfėr ka tė drejtė, mund tė kemi njė grua, fėmijė, shėndet e gjithēka tjetėr, por lumturia nuk ėshtė kjo”. Ndėrsa ajo, mė 1867, nė ditarin e saj do tė shėnojė: “Nuk bėj gjė tjetėr, veēse gatuaj, jap sisė, pastroj, mjekoj e nuk ka mbaruar, duhet tė kujdesem pėr fėmijėt, pėr ushqimet, konservat, ėmbėlsirat. Rrallė ndodh tė flasim pak. Unė jetoj vetėm pėr fėmijėt e ripėrkulur nė pakuptueshmėrinė e personit tim”.
Marrėdhėnia bashkėshortore e Lev Tolstoit me Sofia Andrevnėn ėshtė njė konflikt i vazhdueshėm i vėrtetuar nga faqet e palumtura tė ditarėve tė tė dyve. “Sot mė proklamoi, - shkruan ajo, - se projekti pėr tė cilin kujdeset me shumė kėnaqėsi, ėshtė ai i braktisjes sė familjes. As nė shtratin e vdekjes nuk do ta harroj kėtė deklaratė tė hapur tė tij qė ma ka copėtuar zemrėn”. Sofia Andrevna ka frikė tė rrijė vetėm, tė braktiset, ka frikė se ai vdes larg saj. Kurse Levi nė ditarin e tij do tė shėnojė: “Ajo do jetė deri nė momentin e vdekjes time si njė lak mbi fytin tim e tė fėmijėve. Evidente dhe e paevitueshme tė jetė kėshtu. Duhet mėsuar tė mos mbytesh me njė lak nė fyt. Po fėmijėt? Ndoshta e gjitha kjo ėshtė e nevojshme. Unė vuaj vetėm sepse jam miop. M’u desh ta qetėsoja si njė e ēmendur mendore”.

Tė njėjtėn gjė mendon dhe Sofia Andrevna pėr bashkėshortin nė letrėn qė i shkruan njė mikeshe sė saj: “Po bindem gjithnjė e mė shumė se kam tė bėj me njė tė ēmendur”. Ajo shpeshherė mendon tė vetėvritet e psikiatri e diagnostikon njė formė deliri paranoje. Nė faqet e ditarit, Sofia Andrevna duket se imagjinon fundin e hidhur tė martesės sė tyre: “Kur tė ketė jetuar deri nė fund jetėn e tij dashurore me mua, do tė limitohet cinik e i pamėshirshėm tė mė largojė nga ekzistenca e tij. Pėr tė universi reduktohet nė atė ēka lėviz rreth gjenisė sė tij, veprės sė tij. Nga ajo ēka e rrethon merr vetėm atė qė i shėrben talentit e punės sė tij. Fati im ėshtė vetėm qenia sekretare e njė burri-shkrimtar”.

“Pėr vetėvrasjen”
Nė moshėn 50-vjeēare, i pasur, i famshėm e i njohur kudo nė botė, Lev Tolstoi pėrfshihet nga njė krizė e brendshme, qė e shtyn tė mendojė se jeta nuk ka sens. E ardhmja qė e pret ėshtė sėmundja, pleqėria e vdekja. Ky arsyetim e ēon nė dėshpėrim e mendon shpesh vetėvrasjen. E kėsaj periudhe ėshtė dhe kjo ese e shkurtėr e shkruar vite mė vonė, mė 1890, e vetėm pas njė kėrkimi tė vazhdueshėm personal shpirtėror e fetar.
“Ēėshtja se tė qenit human pėrmban nė pėrgjithėsi edhe tė drejtėn e vrasjes, ėshtė njė ēėshtje e impostuar keq. Realisht problemi nuk duhet t’i pėrkasė “tė drejtės” - nė momentin kur qenia njerėzore ka tė drejtėn e vrasjes, ka edhe tė drejtė ta bėjė kėtė. Unė mendoj se dhėnia e njė mundėsie tė tillė vetėshkatėrrimi pėrfaqėson njė valvul pasigurie. Derisa qenia njerėzore mund tė vritet, nuk ka tė drejtė - e kėtu ky term ėshtė nė vendin e duhur - tė thotė se jeta ėshtė e padurueshme. Nė qoftė se jeta na bėhet e papėrballueshme, mund t’i drejtohemi vetėvrasjes, derisa askush nga ne mund tė ankohet pėr intolerancėn e ashpėr tė jetės sė tij. I ėshtė dhėnė qenies njerėzore mundėsia pėr t’u vrarė e, pra, mund ta bėjė e ka tė drejtė ta bėjė. E vazhdimisht ai e pėrdor kėtė tė drejtė duke u vrarė nė duel, nė luftė, nė supervese, o nė alkool, duhan o opium.
Mundet vetėm tė ngrihet pyetja se ėshtė e arsyeshme e morale - e kėto dy terma janė tė pandarė - vrasje.
Jo! Vrasja ėshtė e parsueshme, si prerja e filizave tė njė bime qė do tė zhduket. Ajo nuk do tė vdesė, do tė rritet e parregullt, kjo ėshtė e gjitha. Jeta ėshtė e pathyeshme, pavarėsisht kohės e hapėsirės. Vdekja mund vetėm tė ndryshojė formė, duke i dhėnė fund manifestimit tė saj nė kėtė botė.
Nga ana tjetėr vetėvrasja ėshtė iracionale, pasi duke hequr dorė nga jeta pėr shkak tė neverisė qė ajo mė provokon, unė shfaq njė koncept tė gabuar mbi atė ēka ėshtė qėllimi i jetės, duke supozuar se duke i shėrbyer kėnaqėsisė sime ėshtė ana tjetėr e saj.
Kjo ėshtė arsyeja pse vetėvrasja ėshtė e pamoralshme. Njeriut qė vritet, jeta i ishte dhėnė me mundėsinė pėr ta jetuar deri nė vdekjen e tij natyrore, me kusht qė tė jetė i vlefshėm nė veprėn e pėrgjithshme tė jetės e ai e ka gėzuar atė e derisa i ėshtė dukur e kėnaqshme, por heq dorė nga vėnia nė shėrbim tė pėrdorimit tė pėrgjithshėm sapo ajo t’i shfaqet e papėlqyeshme; ndėrsa e vėrteta qėndron se ajo bėhet e vlefshme sapo jeta fillon tė duket e errėt, pasi ēdo punė nis me pėrpjekje.
Nė vetminė e Optynias (manastir rus i vizituar nga Tolstoi) pėr 30 vjet jetoi njė monark i paralizuar qė kishte ruajtur vetėm pėrdorimin e dorės sė majtė. Mjekėt thoshin se ai duhej tė vuante tmerrėsisht. Ai jo vetėm qė nuk u ankua kurrė, por fiksonte ikonat e kryqet me sy e njė buzėqeshje insistuese nuk pushonte sė shprehuri Zotit mirėnjohje e gėzimin e tij pėr atė pak dritėz jete qė konservonte pėr tė. Mijėra pelegrinė e vizitonin dhe qe e pabesueshme tė kuptohej se kush qe rrezatimi i dobishėm qė kish projektuar mbi botėn ky njeri i paftė ndaj ēdo aktivitetit fizik. Ky paralitik bėnte tė mira me siguri shumė mė tepėr se sa mijėra e mijėra tė tjerė nė kushte shėndetėsore perfekte e qė besojnė se kryejnė nė fusha tė ndryshme punė impenjative e tė dobishme pėr humanizmin.
Derisa qenia njerėzore konservon njė frymė jete, mund tė perfeksionohet e tė jetė e vlefshme pėr njerėz tė tjerė. Kėta nga ana e tyre mund tė bėhen tė dobishėm pėr tė tjerė njerėz akoma, vetėm duke u perfeksionuar, e munden tė perfeksionohen vetėm duke u bėrė tė dobishėm ndaj tyre.
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi