♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teodor Keko

2 posters

Shko poshtė

Teodor Keko Empty Teodor Keko

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Mon Nov 08, 2010 8:01 pm

Teodor Keko u lind nė 2 shtator 1958 nė njė familje kineastėsh. Qysh nė fėmijėri ai shquhej pėr humorin e hollė dhe shpirtin rebel, cilėsi kėto qė do tė ridimensionoheshin me kalimin e viteve. Nė vitin 1979, nė moshėn 19-vjeēare, boton poezitė e para nė gazetėn letrare tė kohės "Drita". Pas mbarimit tė studimeve pėr Gjuhė e Letėrsi, punon nė organet e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, fillimisht nė gazetėn "Drita" e mė pas nė revistėn "Nėntori". Gjatė kėtyre viteve ai mbetet njė nga bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė shtypit tė kohės, veēanėrisht revistės "Hosteni" dhe gazetės "Zėri i Rinisė", ku pėrmes penės sė tij tė hollė trajtoi probleme tė mprehta tė politikės kulturore dhe tema "tabu" pėr kohėn.
Nė korrik tė vitit 1990 thirret nė takimin e ish-Presidentit Ramiz Alia me intelektualėt e vendit. Po atij viti, nė tetor, thirret nė Konferencėn e talenteve tė reja nė Korēė, ku shquhet edhe antikonformizmi i tij nė diskutimin qė mė pas tėrhoqi vėmendjen e qarqeve zyrtare. Nė dhjetor bashkohet me Lėvizjen Demokratike.
Nė vitin 1991 zgjidhet anėtar i kėshillit botues tė sė parės gazetė opozitare nė Shqipėri, gazetės "Rilindja Demokratike" dhe nė tė njėjtėn kohė deputet i Partisė Demokratike. Shkrimet e tij tė shumta gjatė kėtyre viteve nė gazetat "Rilindja Demokratike", "Koha Jonė", "Aleanca Demokratike", "Poli i Qendrės", "AKS", "Albania" e "Korrieri" apo revistat "Spektėr" e "XXL" si dhe fjalimet e mbajtura nė parlamentin shqiptar gjatė dy legjislaturave qė ai ishte deputet, shkrime e fjalime qė kishin postulat kredon e tij "Ka ardhur demokracia dhe ne nuk jemi demokratė, apo nuk ka ardhur ende demokracia pėr ne demokratėt"..., mbeten edhe sot modele tė publicistikės dhe oratorisė si pėr guximin qytetar, thellėsinė e mendimit ashtu dhe pėr forcėn e fjalės.
Nė vitin 1996, i zhgėnjyer largohet pėrfundimisht nga politika e drejtpėrdrejtė dhe vendos tė kontribuojė si intelektual, pėrmes fjalės nė shtypin e shkruar. Nė 1999 thirret nga kryeministri i asaj kohe, Ilir Meta, pėr tė punuar si kėshilltar pranė tij, detyrė qė vazhdon ta ushtrojė dhe mė pas nė kohėn e kryeministrave Pandeli Majko e Fatos Nano.
Angazhimet si qytetar, intelektual e publicist, nuk do ta shkėpusin nga letėrsia, pasioni i vjetėr. Pas botimit tė vėllimit tė parė me poezi nė vitin 1983, "Pas provimeve", nė harkun kohor tė 19 viteve, Teodor Keko do tė botojė 13 libra. Nė vitin 1987 boton vėllimin poetik "Fjala fishkėllen", nė 1990 poezitė "Zemra nuk ėshtė kėmishė" dhe romanin "Loja". Njė vit mė pas vėllimin me tregime e novela "Lajmėtarja e vdekjeve", nė 1994 romanin "Pretenca", nė 1995 romanin "Shėnimet e njė gruaje", nė 1996 vėlimin poetik "Unė tė kam dashur, por...", nė 1997 poemėn satirike "E tė tjera, e tė tjera..." dhe vėllimet me tregime e novela "Prostituta" e "12 shenjtore, njė profet dhe disa njerėz", nė 1998 tregimet dhe novelat "Made in Albania" dhe nė 2002, po njė vėllim tė tillė tė quajtur "Hollėsira fatale".
Nė 20 gusht 2002, ndahet nga jeta pas njė sėmundje tė rėndė nė moshėn 44-vjeēare. Deri nė fund tė jetės ai mbeti njė antikonformist, njė intelektual me kontribut tė veēantė nė proceset demokratike tė vendit dhe njė bohem i papėrsėritshėm.

Bibliography
Loja (The Game), 1990
Lajmėtarja e vdekjeve (The Harbinger of Deaths), 1991
Pretenca (The Pretence), 1994
Shėnimet e njė gruaje (The Notes of a Woman), 1995
Dymbėdhjetė shenjtorė, njė profet dhe disa njerėz (Twelve Saints, a Prophet and Some People), 1997
Prostituta (The Prostitute), 1997;
Made in Albania (Made in Albania), 1998
Vdekja e nėpunėsit X (The Death of Civil Servant X), 2000
Hollėsira fatale (Fatal Details), 2001.
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Teodor Keko Empty Re: Teodor Keko

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Mon Nov 08, 2010 8:02 pm

HOLLESIRA FATALE - Tregim nga Teodor keko

Vana B. u shfaq nė skajin e djathtė tė rrugės tė mbushur me shitėsa ambulantė tė tė gjitha racave, pikėrisht atė ēast kur Erioni po mendonte se ēfarė mrekullie do tė ishte, sikur ndonjėri prej ambulantėve tė vegjėl rom, tė ulėrinte duke ekspozuar Vana B.

Shikojeni kėtė alamet cope, kush kėrkon ta blejė?

Sa tė kushtonte do ta blija, mėrmėriti ai, pa ia ndarė sytė tjetrės, teksa i afrohej me ecjen e saj mospėrfillėse e nerva-shkatėrruese. Kishte rėnė keq me Vanėn pas asaj darke nėn vrushkujt e tėrbuar tė shiut, qė sa nuk i thyen dritaret e restorantit, e me vetėtimat e njė pas njėshme, si copėra limoni mbi peshkun nė pjatancė. Ishte goditur drejt e nė tru nga vėshtrimi i saj pak pjerrtas, as i ftohtė e as i ngrohtė, i padeshifrueshėm, dhe gjithė asaj darke, pati patur dėshirėn e marrė tė zgjaste pėllėmbėn e ti pėrfshinte gjinjtė e saj as tė mėdhenj dhe as tė vegjėl, ato gjinj si domate eksporti, me peshė e formė ideale, pėr ti shtrydhur ngadalė, duke kundruar thithkat e tyre tė ngritura lart. Mirėpo, kuptohet, asgjė e kėsaj natyre nuk pati ndodhur dhe ai, si njė frikkacak dhe tinzar tipik, e kishte bėrė realitet dėshirėn nja njė javė mė pas nė ėndėrr.

* Mirėmėngjes! - e pėrshėndeti Vana B. duke e puthur lehtė nė faqe e duke mbledhur me kujdes fudnin e nguhstė rreth kofshėve, teksa ulej bri tij.

* Si nuk i bėrė njėherė punėt tamam njė e nga njė!- psherėtiu Erioni duke nuhatur parfumin e saj, ndėrkohė qė Vanės i qeshėn sytė djallėzisht.

* Nuk ėsnhtė as vendi dhe as personi adapt pėr tė bėrė atė punė shtruar!-, ia ktheu qetėsisht, pastaj, si porosity njė lėng limoni hodhi kėmbėn njė mbi njė, gjithė me kujdes, qė tė mos i zbuloheshin kofshėt e bukura mė shumė nga ēduhej dhe ndezi njė cigare. Njė cigare tė bardhė dhe tė hollė si gishtėrijntė e saj.

Erioni u bė shpėrfillės nė fytyrė. I bėri shenjė njė ambulanti tė vogėl se nukdėshironte tė blinte cigare, pasatj iu kthye tjetrės.

Ti, mund tė mė refuzosh ditėn, por natėn je totalisht e imja, me gjithė seks, lecka e komēa bashkė! Vetėm ta shohėsh veten se si e bėn atė punė.!

Vana u shkri. Ra mbi tryezėn e vogėl, duke e mbuluar atė tėrėsisht me kaēurrelat e saj tė zeza e tė dendura dhe pyeti gjithė kuriozitet:

Pa hė! Si jam?

Erioni u mendua njė hop pa ia ndarė sytė. Dukej sikur nuk donte tė fliste pėr atė film tejet personal, tė parė e stėrparė vetėm prej tij, mirėpo diēka ia zbuti vėshtrimin dhe ai ia nisi rrėfimit me sytė tashmė tė hedhur nga rruga, ku njerėzit ven e vinin nga tė gjitha drejtimet nė njė kaos tė plotė.

-Mbrėmė po hanim darkė tė dy. Ishim nė njė restorant tė ēuditshėm, me muzikė dhe klientė e kamarierė...

-E mora vesh fundin!-ia preu ajo-Mos e vazhdo kot!...

E shqiptoi kėtė fjali mospėrfilėse, pa ia ndarė sytė Erionit, mirėpo krejt papritur ai zgjat drejt saj e i kėputi njė tė puthur tė mirė mu nė cep tė buzėve tė saj tė plota me dhėmbėt e bardhė tė dalė paksa pėrpara, njė tė puthur qė e bėri gri Vana B-nė dhe e hutoi keqas kamarierin dhe e sėmuri pėr parkison, derisa i dridhej nė atė farė feje gota me lėng portokalli nė dorė.

Vana priti sa ia mbathi kamarieri i tmerruar, pastaj i tha nėn zė Erionit, duke fshirė buzėt me shpinėn e pėllėmbės sė saj hollake.

-Ti, qėnke fare idiot!

Tani ishte purpur. Tamam si flamur kombėtar, kuq e zi! E skuqur, me flokėt pis tė zeza dhe me gjinjtė e plotė, qė i hidheshin nga rrahjet e zemrės lart, ishte njė Vanė tjetėr, ajo e zemrave.

Erioni i kundroi tė gjitha kėto, por ndjehej se pak pėrshtypje i bėnin. Siē i rrinte mendja Jezuit tė gozhduar te gozhdėt, edhe atij i ishte fiksuar mendja te mėnyra se si mund tė bėhej realitet ajo ėndrra aq seksi e magjike.

-Gjoksin e kishe pa rrudha,-ia nisi si me vete ai,-numur tre, me njė thithė tė plotė...

Vana qeshi lehtė. Tjetri i kishte rėnė pikės. Ajo ishte e asaj mase!

-Mos ke pirė? - nuhati ajo, duke u zgjatur drejt tij. Pasatj u tėrhoq e shtoi qetėsisht: Le qė tani ty nuk tė bėn mė dėm alkooli, i bėn, ti, dėm atij!...

Tjetri nuk ia vuri veshin. Tashmė i qenė ndezur motorėt.!

-...Kurse kofshėt i kishe tė lėmuara. Pa asnjė qime e pa pikė yndyre. Po gjėja mė e mirė ishte beli yt. Unė nuk kam provuar bel mė joshės! Tė hynte e tė dilte nga pėllėmba, si me magji! Lėvizte gjithė kohėn si kushinetė!...

Vana B. u trishtua befas. Filloi tė vizatojė me gisht nė suprinėn e tryezės, pastaj pyeti befas:

-E bėmė, si pėrfundim atė punė?

Mori si pėrgjigje njė PO tė thatė, pa pik emocioni.

-Si isha?

-E shlėlqyer! E ngushtė, rėnkoje lehtė, i mbaje sytė mbyllur dhe kėrkoje mamin gjatė kryeres sė aktit...

Vanės iu varėn disa fije rricash anash faqeve tė kėrcyera paksa. Tani lexohej qartazi trishtimi.

-Po flokėt deri ku mė arrinin? -e pyeti ajo, duke menduar vetėtimthi se ai nuk e kishte parė kurrė me flokėt tė lėshuar.

-Deri te kėrthiza, -ia ktheu Erioni.-Mė kujtohet mirė, sespe u detyrova tė t'i hap flokėt, kur desha tė tė thithja gjinjtė!...

Vana B. heshti njė hop pa ia ndarė sytė e saj pa shprehje. Pastaj hapi gojėn aq joshėse e artikuloi:

-Atėherė, ēkėrkon tani prej meje?! Tek unė ty tė shtyu kurioziteti. Nė ėndėrr, ti, i ke parė tė gjitha. Tė betohem! Unė jam krejtėsisht ajo, qė, ti ke parė e prekur nė ėndėrr!..

Dhe sakaq ishte nė kėmbė me ēantėn e hedhur nė sup.

-Po tė mos kishe hyrė nė kėto hollėsira, mbase do tė bėnim diēka. Me atė mendje erdha. Tani nuk ka mė kuptim!-tha dhe iku gati duke dėnesur. Fill pas kėtyre fjalėve

ndodhej nė rrugė. Ecte ngadalė, me vithet e kėrcyera, qė i vallėzonin lehtas, tamam si nė ėndėrr...
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Teodor Keko Empty Re: Teodor Keko

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Mon Nov 08, 2010 8:02 pm

Teodor KEKO
PROSE

IN THE DARK

It kept on raining outside, a fine drizzle, cold and never-ending, so typical of Tirana in December. The electricity had been off in the apartment for some time. We continued to huddle in bed, silent and naked under the warm covers, listening to the patter of the rain against the windowpane. It was so frigid out of bed that you had to think twice before setting out on the long, five-metre journey to the bathroom. You'd piss a stalactite instead of urine.
Anna was not in good shape. Although she was the one who had called me and asked me to wait for her, and she was the one who had come here, who had disrobed and crawled into my bed as usual, she was not well. I pondered on this for quite a while, worrying whether I was perhaps the cause of her depression. She was still very young and far too beautiful to be depressed. But I never really found out why. From our first encounter at the jubilee concert, where very few people attended and where the singer was better at reciting the text of her song, written on the board, than she was at singing it, I had gotten along with Anna better than with anyone else. She had been a windfall for me from the start, a gift of God, a girl who, with so many admirers to choose from, had focussed her erotic attentions on me, a rusting thirty-five-year-old loser, abandoned by everyone else, who had set up house in the drinking parlour and spent his nights with a glass to fight off the biting solitude.
The moment her slender being entered my life, I seemed to revive. She also awakened my desire to get back to sculpting. Now I would concentrate on her curves and not on the usual portraits and busts of fallen heroes who had poisoned my lust for art the moment I came to realize that the results of my work, my personal collection, were all standing around in the cemetery. Yes, it was there that my masterpieces were languishing, paid for with a few leftover coins. Most of the busts were of thugs and savages struck down in some ambush, a settling of accounts, under circumstances and with weapons which were more or less identical, such that you would think they had all been killed by the same person.
Out of the corner of my eye, I observed her graceful back with its slight inward curve towards her bottom, and considered doing a couple of sketches. The light was fading, however, and work was now impossible. In the twilight, the result would probably have been the back of a fifty-year-old cleaning lady. I would just have to wait until the electricity came on again.
"It's still raining," she said at last. "I wonder why there's no light."
I studied her now, as if I were preparing to do a portrait, and could distinguish the sorrow in her being, a sorrow mixed with boredom.
"It's probably not raining up in the mountains."
"Damn rain," she growled, "it never rains in the North where the dams are, but here in Tirana where it does no one any good and just causes flooding!"
"You know, there was a time when people got along without electricity, day and night," I replied, endeavouring to console her.
"I know," she complained, "but life back then was designed that way and no one relied on electricity to start with. They may not have had light, but they had wood furnaces, coal stoves, chandeliers and candles."
"You're just in a bad mood," I ventured gently.
"I'm always terrified when the power is off," she responded. "The darkness reminds me of my life and, for an Albanian, that only means bad. We never have anything to remember..."
I tried to comfort her, noting that even the devil is not as black as he's painted, but my words were to no avail. Calmly, as if she were talking about a dress she had just bought, she informed me that life was not worth living. She defined our existence as a realm of mediocrity and futility, and I could find no argument to convince her of the contrary.
In fact, I could not remember anything from my past except the beatings I had received from my father every time he found out I was playing hooky, the death of my mother, and a few stupid moves I had made when I was out bingeing. I did not think much about the past anyway because I never had the courage to come to terms with reality. I was not one of those decisive, revolutionary types. Her depression was beginning to gnaw at me, too. She was a goddess, all that tender skin and those curves clinging to my body, and yet I could not touch her. It would have been perverse, a crime, to try to make love to something deprived of a soul...
"You know how I think of myself?" she then asked. "I'm like something... like some dead object!"
I had the impression she was wiping a tear from one of her wide eyes.
"You should not have come," I declared. "Now you've got me depressed, too!"
"You need the light more than I do! That's my only consolation. I think I would otherwise kill myself."
You are right, I thought to myself. If you were anywhere else, who knows where you would have ended up by now, in some well-lit bar, with a flickering crystal glass of champagne in your hand, surrounded by waiters dressed to the hilt.
Suddenly there was a click and the lights came on. The whole apartment building was abuzz. She sighed:
"I guess God's been listening in."
She rose at once and began to put on her clothes.
"Come on, get dressed," she demanded, as I looked on in surprise. "Let's go and get something to eat in a good restaurant before the lights go out again! I think I'd like to have a drink tonight." I was stunned and got up without delay. But I knew that the next morning she would be moaning again, day after day until she got old and would then look back, remembering only the death of her parents and the day they had ripped up her miniskirt. God had made her a beauty, but her beauty would never help her.

(November 2000)

[Nė terr, from the volume Hollėsira fatale, s.l. 2001, p. 46-48. Translated from the Albanian by Robert Elsie]
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Teodor Keko Empty Re: Teodor Keko

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Mon Nov 08, 2010 8:03 pm

PA EMER

- Mua nuk mė besohet qė jam nė shtrat me ty!
- As mua! - tha Martini.
Ai kishte ndezur cigaren dhe po kundronte format e lakuara tė trupit tė tjetrės. I bėnin pėrshtypje gjinjtė. Qenė tė plotė e tė fryer mbi njė kraharor elegant si prej balerine. Ishte njohur me Megin dy ditė mė pare nė rrugė . Ajo e kishte thirrur gjithė emocion nga pas, ai qe kthyer duke e kundruar plot kėrshėri bukurinė e panjohur, paten pirė njė kafe bashkė dhe tani gjendeshin gollomesh nė shtrat.
- Ėndėrr e kam pasur tė tė takoja, pale mė tė bėja dashuri me ty! Martini artikuloi pa asnjė redaktim atė qė po mendonte:
- I paske ėndrrat idiote!
Tjetra qeshi mbytur dhe i ra lehtė me grushtin e saj tė brishtė nė sup:
- Duhet tė kesh mė shumė respekt pėr veten tėnde! Ti, hyn nė racėn e tė talentuarve! - e kėshilloi, duke iu rrasur si mace nė trup.
Martini nuk denjoi t'i pėrgjigjej. Ky muhabet i dukej koti, jo ke talent, jo s'ke talent! ē'rėndėsi ka, kur po mbushet viti pa shkruar as edhe njė rresht, mendoi ai. Ke njė diamant, por tė mungon floriri. E bėn dot unazė? Jo! Hidhe nė plehra!
E ktheu Megin pėrmbys dhe filloi t'i kundrojė shpinėn e lėmuar e tė plotė prej vajze, qė pėrmblidhej nga njė pėllėmbė e vetme nė mes e qė rihapej me njė kėrcim rrethor te vithet. Ai i fėrkoi lehtė lėkurėn, si tė deshte t'i fshinte pluhurin, pastaj u zgjat drejt xhaketės tė flakur te kėmbėt e shtratit dhe, si mori stilolapsin, ashtu pėrhumbur papritur nisi tė shkruajė me njė kaligrafi tė rregullt nė shpinėn e vajzės:
Njė sy,/Njė klithėm,/ Njė ikje,/ Njė dimėr./Dita/
Kot./Kujtesa/ Plot
Tre pikat e vendosura me kujdes, a thua aty qėndronte thelbi i krijimit, e rrėnqethėn Megin. Kur ai hodhi mbi tryezė stilolapsin, ajo u ngrit ngadalė, a thua druhej mos i binte ndonjė gjė nga trupi. Qėndroi para pasqyrės dhe u pėrpoq tė lexonte ē'shkruajti martini.
Mirėpo nuk mundi. Atėherė ia lexoi ai ngadalė. Pastaj u ngrit tė korigjonte njė varg dhe, meqė nuk gjeti vend nė shpinė, doli me njė shigjetė nė mollaqe. Megi e la tė mbaronte, duke qėndruar si statujė nė kėmbė. Kur ai mbaroi, ajo ishte e pėrlotur.
- Tani duhet tė iki! - tha. - Nuk besoj se tė mbetet hatri!
Ajo studionte nė Peruxhia tė Italisė pėr manaxhim arti dhe njė Zot e dinte nėse do tė kthehej mė nė shqipėri apo jo. Do nisej mbasdite me traget.
- Kur tė kthehesh, mė bėj njė telefon, - i tha Martini formalisht, duke e pėrcjellė te dera.
- Edhe ti, po erdhe nė Itali, mė kėrko, - ia ktheu ajo e lumtur nga paraditja magjike e pėrkujdesja e yllit tė saj dhe kėshtu u ndanė, me kujtime tė mira pėr njėri - tjetrin e me ca shenja respective kafshimesh nė trupat e tyre. Pėr Martinin rifilloi rutina e pare, klub - shtėpi, birrė - verė, ajo rutinė qė ishte si njė gomė magjike gjithēkafshirėse. Megi i shkruante hera - herės Martinit ndonjė letėr,
ku vėshtirė se merrje vesh gjė nė gjithė atė rrėmujė fjalish, pėrveēse "jam mirė" ke shkruajtur ndonjė libėr?" Martini pėrtonte t'i pėrgjigjej. Ai letrat i shkruante, mirėpo e kishte bezdi tė kalonte andej nga posta. Kush blinte pulla, zarfa e dreqi me tė birin?
Dhe e linte fare atė punė, duke u kufizuar me dėrgimin e ca tė falave spontane, apo ndonjė pusulle, me anė tė tė njohurve tė tij, ai u nis nė Bari, ku zhvillohej njė konferencė e shkrimtarėve tė vendeve qė lagte deti Adriatik. Bėri gati njė cope letėr qė nė Tiranė dhe,
me tė arritur nė aeroportin e barit, ia dha shoqėruesit Italian, duke iu lutur t'ia postonte Megit. Atje ai i dėrgoi tjetrės adresėn e hotelit, ku do tė flinte, dhe nė fund kishte shkruajtur shkurt: "Nė kėtė hotel do qėndroj njė javė. Po deshe, mė bėj ndonjė telefon. Martini" Megi e mori tė nesėrmen. Sa nuk po ēmendej, qė nuk vinte dot nė Bari. Nuk e braktiste dot shkollėn.
- Hajde, ti, nja dy ditė nė Peruxhia, - iu lut ajo, - pastaj, tė shtunėn, zbresim tė dy nė Bari.
- Po munda tė shkėputem, do vij! - i tha martini.
- Hajde! - iu lut ajo.- Biletėn e trenit ta paguaj unė. Hajde, shiko edhe Peruxhian, ėshtė qytet vėrtet i bukur.
- Do bėj ēmos, - e qetėsoi Martini mė shumė pėr tė larė gojėn, mirėpo tė nesėrmen ai u mėrzit me ato dokkrat e conferences dhe pa e menduar gjatė bleu njė biletė treni pėr nė Peruxhia. Kur i tha Megit nė telefon se ndodhej nė qytetin e saj tė mrekullueshėm
plot vjetėrsira, ndryshk dhe myshk, ajo uluriti si e marrė nga gėzimi. Ai qe shtruar e po darkonte pėr shtatė pale qejfe nė njė restorant tė mire, i mirė ndoshta sepse ndodhej mu nė qendėr tė qytetit, se veē ca ullinjve verdhoshė gjė tjetėr tė veēantė nuk
kishte, dhe Megi iu lut mos lėvizte prej andej.
- Qameti, pėr njėzetė minuta jam atje! - tha ajo.
Dhe nuk u vonua vėrtet. Martinin e habitėn lotėt e tjetrės. Ata nuk kishin asnjė lidhje, qoftė edhe tė largėt me njėri - tjetrin,
pėrveēse njė tė shkuare formale, thjesht pėr hobi, nga ana e saj, dhe pėr ndėrrim gjelle e mosprishje qejfi, nga ana e tij. Kurse Megi tani i qe varur nė qafė dhe vetėm qante si idiote!
- Po qave, u ktheva nė Bari! - kėrcėnoi Martini, qė kurrė nuk i kishte duruar lotėt e femrave. I dukeshin si ujė ēezme, aq lehtėsisht ia merrnin tė qarit!
- Mirė, mirė, nuk qaj mė! - i tha ajo, duke iu ulur pėrballė pa ia ndarė sytė. Megi e kishte dashuruar Martinin gati dy vjet mė pare,
kur lexoi romanin e tij tė njohur "Njė mėngjes i errėt" dhe nga ajo ditė ajo nuk pranoi tė verė shkrimtar tjetėr para Martinit. Edhe pyetja e pare, qė i drejtoi idhullit tė saj, ishte nėse kishte shkruajtur ndonjė gjė?
- Shterpėsi! - ia ktheu Martini. Dhe shtoi duke kundruar njė peizazh tė shpėlarė nė mur: E kush e ka mendjen tani nė Shqipėri te letėrsia? Atje tundin kėmbėt pėr pak politikė.
- Injorantėt! - shfryu Megi.
Pastaj iu lut tjetrit tė ngrihet.
Apartamenti i Megit iu duk i ngrohtė, por ai u befasua nga njė fotografi e stėr - madhe e varur nė dhomėn e Megit, sipėr kokės sė shtratit tė saj. Ai nisi tė qeshė metė madhe. Dikush e kishte fotografuar Megin lakuriq nga mbrapa dhe fjalėt e poezisė tė shkruajtur
dikur prej tij nė trupin e lakuriqtė lexoheshin fare qartė. Mė shumė ai u shkri me atė korigjimin, i cili dilte me shigjetė te mollaqja e djathtė e Megit.
- Ti je idiote! - i tha ai, megjithėse tani fotografija i dukej tamam njė vepėr arti.
- Unė e di se si e kam bėrė atė udhėtim me target, qė mos mė prisheshin fjalėt, Sa tė dilja nė fotografi, se nė Tiranė nuk e bėja
dot. Edhe ajo mė duhej! Vesha njė fustan pa asgjė poshtė, vetėm me mbathje tė vogla e rexhipeta isha, dhe nuk u ula asnjė cast gjatė gjithė udhėtimit!
Fotografija ishte vėrtet e bukur, gjithė dritė e nga muri shpalosej njė trup i mrekullueshėm vajzėror. Martini u ngacmua nga lėkura vetėtitėse dhe e tėrhoqi Megin pranė. Filluan tė puthen mire e mire, gjithmonė e me mė tepėr passion, deri sa ngelėn tė dy lakuriq.
Megit i ndjehej lumturija, njė lumturi e thellė, qė ia mbylli sytė dhe ia shpėrtheu rėnkimet nga kraharori. Kėshtu kaloi njė natė, plot fjalė tė ėmbla, gjithė qeshje tė gėzuara, deri sa i pushtoi pa kuptuar gjumi nė krahėt e njėri - tjetrit. Martini u zgjua vonė. Nė apartament mbretėronte heshtja dhe sytė e tij, si ia nisėn bredhjes nėpėr sendet e dhomės, mė nė fund ndaluan nė tryezė. Atje
qenė vendosur me kujdes ushqime, cigare dhe njė letėr pėr tė. Nė letėr Megi i lutej mos mėrzitej. Ajo do tė kthehej nė orėn njė e gjysmė nga fakulteti dhe do shkonin tė hanin drekė nė njė vend tė mire. "Po nuk pate me ē'tė merresh, shkruaj ndonjė gjė pėr mua!"
mbyllej ajo letėr, pa harruar njė puthje idiote nė fund, ku kishin ngelur gjurmėt e buzėve tė plota tė saj lyer me njė tė kuq si nė rozė.
Ora ishte njėmbėdhjetė dhe nė dush Martini filloi tė vrasė mendjen si t'i shtynte kėto dy orė e gjysmė , por, pasi hėngri diēka, ajo qetėsi e ėndėrruar pėr ēdo shkrimtar, sikur ia mbushi mendjen tė ulej njė here e tė shkarraviste diēka. Kur u kthye Megi, ai sapo
kishte pėrfunduar njė tregim tė ēuditshėm: atje bėhej fjalė pėr njė njeri, i cili i ka respektuar tradicionalisht vizat e bardha dhe semaforėt nė rrugė, por pikėrisht atje njė here i ndodh njė aksident, jo pėr faj tė tij, natyrisht, qė e le tė gozhduar nė njė karrocė paralitikėsh pėrjetėsisht. Nga ajo ditė ai vendos tė vrasė veten dhe tani nuk i respekton mė semaforėt e vijat e bardha, por aksidenti nuk ndodh, sepse tė gjithė frenojnė, duke e share, te rrotat e karrocės sė tij. Megi e lexoi dy here e heshtur tregimin dhe ngeli njė cast e menduar.
- I fortė! - tha pastaj.
- Kam nja dy vjet pa shkruar prozė, - i shpjegoi
Martini, mė shumė pėr tė justifikuar gabimet teknike qė mund tė kishte tregimi, por Megi tundi kokėn mohueshėm:
- Pėr mua, ėshtė tregim fantastik! Ti je tregimtar i lindur!
- Ta kam falur! - i tha shpėrfillshėm Martini.
Dhe e harroi tregimin. Ata ia mbathėn pėr nė restorant dhe ia nisėn nga e para orgjive tė tyre pa prishur qejf. Deri nė fund tė atij udhėtimi, Martini shkruajti edhe dy tregime tė tjera pėr Megin.
- Bėj ē'tė duash me ato, - i tha tjetrės, teksa pėrqafoheshin nė stacionin e trenit tė Barit, dhe vėrtet qė tani nuk i interesonte shumė letėrsija. Merrej me gazetari dhe fitimet nuk qenė tė vogla. Nga letėrsija vetėm pak bukė me djathė haje nė Shqipėri,
me djathė tė bardhė nga ai i liri!
- Faleminderit! - dėnesi Megi. - Mė ke bėrė njė dhuratė tė mrekullueshme! Mbase ta shpėrblej ndonjė herė.
U ndanė. Megi ia nisi sėrisht letrave tė saj pėrmalluese e ēapraze. Tani Martini i kthente hera - herės ndonjė pėrgjigje plot satire e humor, qė tjetrėn e bėnin sakaq tė lumtur, por kėto raste nuk qenė tė shpeshta. Njė ditė Martinin e thirrėn nė Ambasadėn italiane. E
priti me respekt njė fytyrė - kuq nga konsumizmi i verės dhe i komunikoi se Martinin e kishin ftuar nė Milano, pasi ai qe shpallur fitues i njė ēmimi tė rėndėsishėm vjetor pėrprozėn e shkurtėr. Martini u habit. Ai nuk dinte tė ishte pėrkthyer ndonjė tregim i tiji nė italisht, por u kthjellua, kur iu kujtua Megi.
- Shpenzimet janė tė pales italiane. Keni edhe njė shpėrblim tė forte pėr tė marrė, - i shpjegoi italiani.
Martinit nuk i ndahej nga mendja Megi.
- Mė duhet edhe njė pėrkthyese, - tha ai mė nė fund, megjithėse fliste njė italishte tė pastėr. Dhe afroi emrin e Megit.
Tjetri pranoi me kėnaqėsi.
- Nuk paguaj unė! - shtoi.
Pastaj, duke nxjerrė nga njė sirtar romanin e Martinit, iu lut t'i linte njė autograph. Jashtė kishte filluar tė binte shiu. Martini nuk
pranoi ta shoqėronin me makinė. Hyri nė njė bar pranė godinės sė Radio - Televizionit dhe porosity vodka. Ca sy kuriozė e vėzhgonin, ca sy si tė Megit, por ai u bė i pandjeshėm. Nuk ia kishte qejfi tė fillonte ngatėrresat nga e para me ca femra, tė cilat tė
shihnin tė habitura nė gojė, a thua goja jote ishte njė ****ė pule, nga ku dilte veza e kuqe. Mendonte tani se si ishte ndėrtuar ky dreq fati njerėzor, duke kujtuar atė vargun e hershėm tė ninullės klasike, ku nėna tund fėmijėn, duke i kėnduar: "kush tė do
e kush tė ka!"Nuk i pihej, por porosity edhe njė vodka tjetėr. Vėrtet, po filozofonte me atė mendjen e tij tė
ēuditshme: kush na ka e kush na do!
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Teodor Keko Empty Re: Teodor Keko

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Mon Nov 08, 2010 8:03 pm

SHQIPĖRIA

Ne e thamė tė gjithė shishen e wiskit. Tavolina ishte mbushur plot me gota bosh e filxhanė kafeje dhe tavllat mbanin nga njė grusht bishta cigareje brenda, kurse njerėzit nuk dukeshin mė nga mesi e lart. Qenė sharruar nė mes nga perdja e dendur e tymit.
- Tani mbathjani!, - urdhėroi gjithė qejf gruaja e Francit. - Nė kėtė shtėpi nuk gjendet mė asnjė pikė alkool!...
Ajo kishte nja njė orė qė shkėmbente ca shenja intime me tė shoqin dhe shfrytėzonte ēdo rast qė i jepej pėr t'iu ngjitur nė trup. Merrej vesh, i bėhej ajo punė.
- Ikim, - pranoi dhe vėllai i saj. Atij i qe bėrė koka e vogėl sa njė grusht nga pija, por kushedi se ē'poshtėrsi po mendonte ato ēaste, kur e nxirrte tymin e "Kamelit" nga tė gjitha vrimat e kokės.
Ai ishte njė biēim hibriti, qė tė jepte pėrshtypjen se e nėna, njė goxha grua e bukur, e kishte zėnė jo me spermė mashkulli, por me nitroglicerinė. I qeshnin tinėzisht sytė e vegjėl, qė, edhe kur gjendej nė qejf, ia ruanin ftohtėsinė e akullt.
Franci na u lut si Krishti tė qėndronim edhe pak. Kishim lėnė njė bisedė interesante nė mes, si mund tė rregullohej Shqipėria pėrmes makroekonomisė, por ne nuk u dorėzuam. I pari u ngrit ministri i asaj ministrisė me emėr tmerrėsisht tė gjatė, pas tij unė dhe pas meje kokėdardha. Kur dolėm nė korridor, unė dėgjova Francin qė psherėtiu: "Falna mėkatet, Zot!" dhe pashė kunatin qė qeshi mbytur. Edhe ai ishte ministėr, ministėr i pashpirt.
- Bėni nani-nani!, - tha ai nė ndarje me sytė qė sa nuk po ia braktisnin zgavrat nga e qeshura.
- Na marrtė gjumi i madh!, - ia ktheu Franci dhe kėshtu u ndamė.
Jashtė frynte juga. Nga rrugėt e shkreta qarkullonin vetėm policė dhe qenėr pisanjosė, ēka na e mbushi mendjen se sikur nuk kishte kuptim tė mbylleshim nėpėr shtėpira, duke braktisur kėtė natė tė ngrohtė. E ndamė mendjen ta pinim dhe njė gotė dhe nė atė ēast ministri i ministrisė me emėr tė gjatė e pyeti kolegun etij se ē'kishte qė zgėrdhihej.
- E di pse psherėtiu Franci "Falna mėkatet, o Zot?"... Do flerė me motrėn time, por ata kanė njėzet vjet martesė, ti e di, janė martuar qė kalamaj, dhe ajo i duket si motra e tij...
Tjetri, pak dhėmbėdalė, i prerė pėr bllofe e qė i respektonte bllofet, filloi tė qeshė me tė madhe, siē e kishte zakon.
- Inēest, me dy fjalė...
- T'ia ēojmė policinė nė shtėpi, - sugjerova unė...
- Lėre, - tha shpėrthyesi ynė, - Do t'i pushojė zemra nė vend Francit. Ai ndihet realisht fajtor nė kėtė pikė...
Ne po qeshnim me tė madhe, sepse na u kujtua pėr dreq diskutimi tejet serioz i Francit se si mund tė rregullohej sa mė shpejt Shqipėria...
- Vetėm kėtu nuk bėn fajde ekonomia, - qeshte dhėmbėdali, - Francin pėr shembull, e gatit dhe e sjell nė derexhe tė Zotit vetėm divorci! Ekonomia veē sa i vjen pak vėrdallė...
Na hypi njė e qeshur prej idioti dhe ne ia filluam pėrsėri tė pirės, pikėrisht nė atė ēast, kur motra e nitroglicerinės doli nga banja me njė penjuar tė lehtė, qė ia nxirrte nė pah linjat ende tė padeformuara tė trupit. Ajo u nis t'i hynte gjithė qejf nė shtrat Francit, duke u zhveshur ngadalė qė nė hyrje tė dhomės, dhe asnjė nga ne nuk e dėgjoi kur ai i ulėriu sė shoqes qė tė fikte dritėn. Tė paktėn, tė bėnte sikur nuk e dinte me cilėn kishte rėnė nė shtrat. Nė atė kohė ne po porositnim dopiot e dyta. Na pati lodhur diskutimi pėr Atdheun.
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Teodor Keko Empty Re: Teodor Keko

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Mon Nov 08, 2010 8:04 pm

Kur dikush thote ...

Kur dikush thote bri meje "Irene"
une te kujtoj ty qetesisht.
Bie nje murz e zverdh nje vjeshte,
ca gjethe bien dhe shfaqesh ti.

Nuk te harrova, megjithese kurre
s'te thashe: "Irene, une te dua!"
Atehere ne zemer dyzimi-lufte
perfundimisht me mundi mua.

Syri yt priste ta thyeja drojtjen
plot ankth si fundin e nje gare.
Po une heshta. Prania jote
ma mjegullonte rrugen drejt fjaleve.

Nje dite ti shkove. Vec ne mesnate
shume kohe ne enderr me mbete.
Kur gjumi varej mbi qepalle,
magjepsese uleshe prane meje.

Ku je valle sot? ne c'muzg e vjeshte?
Pa ty jane endrrat si shkretetire.
Po ti qofsh e lumtur, Irene, Irene!
Une te kam dashur. Naten e e mire!

---------------------------------------

E dashur, erdha

E dashur erdha! Pse vrenjtesh kot?
Ti po mė prisje pėrsėri,
mos u ēudit, unė jam njė zog.

kur dashuroj bėhem si ajri,
e ngre folenė aty ku dua!
Do, s'do, tė futem nė kraharor,
tė pushtoj si i marri.
Po e mbylle derėn,
unė me forcė do ta hap,
do ta coptoj!

Do bėsh sikur mė ke inat.
Ndodhi e vjetėr, unė e di!
S'jam buzėqzmėsht, por esnaf,
pėr dashurinė di plot dredhi!
Unė do tė puth, do tė pushtoj nė gji,
dhe po ma mbylle derėn ti.

E dashur, erdha, nė prag ke dalė,
ke hapur portėn dhe qesh nėn hundė.
Sa pėrbetohesh me qindra fjalė,
mė mirė, eja, mė puth!

Kur dashuroj bėhem si ajri,
e ngre folenė aty ku dua!
Do, s'do tė futem nė kraharor,
tė pushtoj si i marri.
Po e mbylle ti derėn,
unė me forcė do ta hap,
do ta coptpj!

E dashur, erdha, pse vrenjtesh kot,
ti po mė prisje pėrsėri.
Mos u ēudit! Unė jam njė zog.
Po e mbylle ti derėn,
unė me forcė do ta hap,
do ta coptoj!

-------------------------------
Poezia e fundit e pabotuar e Teodor Kekos shkruar ne spitalin e Selanikut


Kur e di se do tė vdesėsh

Kur e di se do tė vdesėsh
Pemėt kanė mė shumė lule dhe me
Shumė yje qielli ka
Mė tė mirė dhe mė tė ēuditshėm
Janė njerėzit
Qė nuk e kuptojnė se hija e trupit tė
Tyre ėshtė vetė vdekja.

Kur e di se do tė vdesėsh
Toka ėshtė pjellore, si grua,
Dhe qielli ta shuan pėrjetėsisht
Etjen me shirat e tij
Dhe avionėt nuk fluturojnė pėr t'u
Rrėzuar,
Dhe njerėzit nuk lindin pėr t'u
Bėrė nesėr tė liq.

Mė mirė ta dish se do tė vdesėsh!
Lulet lule do tė jenė dhe nuk do tė
Kundėrmojnė me trishtim
Dhe njerėzit do tė kthehen mė shpesh te
Distributori i harruar
Tė furnizohen falas me besim….

Selanik, 26.5.2002
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Teodor Keko Empty Re: Teodor Keko

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Mon Nov 08, 2010 8:05 pm

Kur e di se do tė vdesėsh

Kur e di se do tė vdesėsh
pemėt kanė mė shumė lule

dhe me shumė yje qielli ka
mė tė mirė dhe mė tė ēuditshėm
janė njerėzit
qė nuk e kuptojnė se hija e trupit tė
tyre ėshtė vetė vdekja.

kur e di se do tė vdesėsh
toka ėshtė pjellore, si grua,
dhe qielli ta shuan pėrjetėsisht
etjen me shirat e tij
dhe avionėt nuk fluturojnė pėr t’u
rrėzuar,
dhe njerėzit nuk lindin pėr t’u
bėrė nesėr tė liq.

Mė mirė ta dish se do tė vdesėsh!
lulet lule do tė jenė

dhe nuk do tė
kundėrmojnė me trishtim
dhe njerėzit do tė kthehen mė shpesh te
distributori i harruar
tė furnizohen falas me besim…
.
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Teodor Keko Empty Re: Teodor Keko

Mesazh nga Eri dr Sun Nov 21, 2010 7:35 pm

Larg, Afer


Larg syve mbeten buzeqeshjet
dhe dashurite nga zemrat larg
Veē vdekja afer, fare afer
me doren ngritur qendron ne prag

Degjoj trokitjen, puthjen ia ndjej
shprishje gjymtyresh ne trupin tim
I dashuruar pas dashurise. Mbeta
i veshur me qefin.

Sot s'eshte ēudi ne prag te jetė
duke trokitur vete dashuria
Por une s'e njoh. Kam frike. S'hap deren
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Teodor Keko Empty Re: Teodor Keko

Mesazh nga Eri dr Sun Nov 21, 2010 7:40 pm

Atdhe


Vendi im i dhembshur me dimra te bute
me pranvera mahnitese qe s'te lene te vdesesh
Mendohem e mendohem : neve ty
apo ti na i zgjat ne jeten?

Vendi im shpatullgrire nga erozionet
kembembledhur ne ererat e acarta
Ti jetove, zemra mbeti, e paepur
sfidante ndaj stineve te kallkanta, te stergjata

Vendi im, nje ulli perjetesisht i gjelber
pas teje u dashurova verberisht
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Teodor Keko Empty Re: Teodor Keko

Mesazh nga Eri dr Sun Nov 21, 2010 7:41 pm

Une jam i qete dhe i patrazuar


Poezia me poshte eshte shkruar pak dite pasi autori u diagnostikua me kancer ne spitalin e Selanikut.

Une jam i qete dhe i pa trazuar
si nje njeri, qe kurre s'ka bere faj
Megjithese faj bera nga dita kur linda
e pasketaj.

Jam fare i qete
si nje budalla i lindur me syte penel piktori
qe zbukuron magjishem gjithēka
me ushqen optimizmi dhe humori
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Teodor Keko Empty Re: Teodor Keko

Mesazh nga Eri dr Sun Nov 21, 2010 7:42 pm

Tej bukurise


Mbas mjegullės, detit, maleve, fushave,
pas katedraleve ar e shkėlqim,
ėshtė vendi im, i vogli fare
i shtrirė, mė kėmbė, foshnjė dhe trim

I vogli fare me qiej tė kaltėr
lumenj kokėfortė, detra si loti
ku njerėzit flenė pa bėrė kryqin
dhe zgjohen duke thėnė: “Dhėntė Zoti…”
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Teodor Keko Empty Re: Teodor Keko

Mesazh nga Eri dr Sun Nov 21, 2010 7:50 pm

Kur e di se do tė vdesėsh



Poezinė e fundit do ta shkruante ditėn e njėzet e gjashtė nė majin e 2002. Ndodhej nė spitalin e Selanikut. E ka titulluar "Kur e di se do tė vdesėsh". Kur e di se do tė vdesėsh
Pemėt kanė mė shumė lule dhe me
Shumė yje qielli ka
Mė tė mirė dhe mė tė ēuditshėm
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Teodor Keko Empty Re: Teodor Keko

Mesazh nga Eri dr Sun Nov 21, 2010 7:52 pm

Kur dikush thote ...


Kur dikush thote bri meje "Irene"
une te kujtoj ty qetesisht.
Bie nje murz e zverdh nje vjeshte,
ca gjethe bien dhe shfaqesh ti.

Nuk te harrova, megjithese kurre
s'te thashe: "Irene, une te dua!"
Atehere ne zemer dyzimi-lufte
perfundimisht me mundi mua.

Syri yt priste ta thyeja drojtjen
plot ankth si fundin e nje gare.
Po une heshta. Prania jote
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Teodor Keko Empty Re: Teodor Keko

Mesazh nga Eri dr Sun Nov 21, 2010 7:54 pm

E dashur, erdha


E dashur erdha! Pse vrenjtesh kot?
Ti po mė prisje pėrsėri,
mos u ēudit, unė jam njė zog.

kur dashuroj bėhem si ajri,
e ngre folenė aty ku dua!
Do, s'do, tė futem nė kraharor,
tė pushtoj si i marri.
Po e mbylle derėn,
unė me forcė do ta hap,
do ta coptoj!

Do bėsh sikur mė ke inat.
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Teodor Keko Empty Re: Teodor Keko

Mesazh nga Eri dr Sun Nov 21, 2010 7:55 pm

Pa emer


- Mua nuk mė besohet qė jam nė shtrat me ty!
- As mua! - tha Martini.
Ai kishte ndezur cigaren dhe po kundronte format e
lakuara tė trupit tė tjetrės. I bėnin pėrshtypje
gjinjtė. Qenė tė plotė e tė fryer mbi njė kraharor
elegant si prej balerine. Ishte njohur me Megin dy
ditė mė pare nė rrugė . Ajo e kishte thirrur gjithė
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Teodor Keko Empty Re: Teodor Keko

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi