♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dialektika e vetmisė!

Shko poshtė

Dialektika e vetmisė! Empty Dialektika e vetmisė!

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Sat Nov 06, 2010 6:24 pm

Gruaja ka qenė pėr burrin kurdoherė "tjetri", e kundėrta dhe plotėsuesi i tij.

Octavio Paz
(1914–1998)

Vetmia - ndjesia dhe vetėdija e tė qenit vetėm, i tėhuajtur nga bota e nga vetvetja - nuk ėshtė njė karakteristikė ekskluzivisht meksikane. Tė gjithė njerėzit, nė momente tė caktuara nė jetėn e tyre ndihen tė vetėm. E ata janė tė tillė. Tė jetosh, do tė thotė tė ndahesh nga ajo ēka kemi qenė nė mėnyrė qė t'i qasemi asaj ēka ne do tė jemi nė njė tė ardhme misterioze. Vetmia ėshtė fakti mė i qenėsishėm i kushtėzimit human. Njeriu ėshtė e vetmja qenie qė e di se ėshtė vetėm, dhe i vetmi qė ėshtė nė kėrkim tė tjetrit. Natyra e tij - nėse kjo fjalė mund tė pėrdoret nė lidhje me njeriun qė e "krijoi" veten duke i thėnė "Jo" natyrės - konsiston nė dėshirėn e tij pėrvėluese pėr tė realizuar veten nė njė tjetėr qenie. Njeriu ėshtė nostalgji dhe kėrkim pėr bashkėsi. Kėsisoj, vetėdija pėr veten e tij ėshtė vetėdije pėr mungesėn e tjetrit, pra pėr vetminė e tij.

Fetusi ėshtė njė me botėn qė e rrethon; ėshtė jeta fare bruto, e pavetėdijshme pėr vetveten. Kur lindim, ne shkėpusim fijet qė na mbanin lidhur me jetėn e verbėr qė jetonim nė mitrėn mėmėsore, ku kurrfarė hendeku nuk ka mes dėshirės dhe kėnaqėsisė. Ndryshimin ne e pėrjetojmė si ndarje dhe humbje, si braktisje, si rėnie nė njė ambient tė huaj e armiqėsor. Mė vonė kjo ndjesi primitive e humbjes kthehet nė ndjesi vetmie, e mė tej akoma, ajo kthehet nė vetėdije: ne jemi tė dėnuar tė jetojmė vetėm, por gjithashtu edhe ta kapėrcejmė vetminė tonė, tė rivendosim lidhjet tona (tė ringremė urat qė na lidhnin) me jetėn nė tė shkuarėn qiellore (hyjnore). Ne rrekemi me tė gjitha forcat tė zhdukim vetminė tonė. Megjithatė, ndjesia se jemi vetėm ka njė domethėnie tė dyfishtė: nga njėra anė ėshtė vetė-dije, e nė tjetrėn ėshtė dėshirė e fortė pėr t'i ikur vetes. Vetmia - vetė kushti i jetėve tona - na jepet si njė provė e njė pastrimi (dėlirje e shpirtit), nė fund tė sė cilės angėshtimi dhe paqėndrueshmėria jonė do tė shkojnė pėrgjithmonė. Nė dalje tė labirintit tė vetmisė do tė gjejmė ribashkimin (qė ėshtė prehje dhe lumturi), plotėsinė, harmoninė me botėn.

Gjuha popullore e reflekton kėtė dualitet duke e identifikuar vetminė me vuajtjen. Vuajtjet e dashurisė janė vuajtjet e vetmisė. Bashkėsia dhe vetmia janė tė kundėrta dhe komplementare me njėra-tjetrėn. Forca ēliruese e vetmisė qartėson ndjesinė tonė tė errėt, por tė gjallė, tė fajit:"njeriu i vetmuar ėshtė i braktisur nga dora e Zotit". Vetmia ėshtė dėnim e nė tė njėjtėn kohė edhe shpagim. Ėshtė ndėshkim por nė tė njėjtėn kohė edhe njė premtim se mėrgimi ynė do tė marrė fund. Tė gjitha jetėt njerėzore janė tė pėrshkruara nga kjo dialektikė.

Vdekja dhe lindja janė pėrjetime vetmitare. Ne lindim vetėm dhe vdesim vetėm. Me tė dalė nga mitra mėmėsore, ne nisim luftėn e dhimbshme qė nė fund do tė pėrfundojė me vdekjen. A ėshtė vdekja kthim nė jetėn qė i paraprin jetės? A do tė thotė ajo tė rijetosh jetėn e paralindjes ku prehja dhe lėvizja, dita dhe nata, koha dhe pėrjetėsia nuk janė tė kundėrta? Tė vdesėsh, a do tė thotė tė pushosh sė ekzistuari si njė qenie e mė nė fund, definitivisht tė jesh? A ėshtė vdekja forma mė e vėrtetė e jetės? A ėshtė lindja vdekje, e vdekja lindje? Kėtė gjė ne nuk e dimė. Por megjithėse nuk e dimė, e gjithė qenia jonė pėrpiqet t'i ikė tė kundėrtave qė na torturojnė. Gjithēka - vetėdija, koha, arsyeja, zakonet, shprehitė - pėrpiqen tė na bėjnė syrgjynė tė jetės, por nė tė njėjtėn kohė ēdo gjė na detyron tė rikthehemi, tė zbresim te mitra krijuese nga e cila na flakėn. Ajo ēka ne i kėrkojmė dashurisė (e cila, duke qenė dėshirė, ėshtė uri pėr bashkėsi, dėshirė pėr tė rėnė e pėr tė vdekur ashtu si dhe pėr tė rilindur) ėshtė qė ajo tė na japė pak nga jeta e vėrtetė, nga vdekja e vėrtetė. Ne nuk kėrkojmė nga ajo lumturi e prehje, por vetėm njė ēast nga ajo jetė e plotė kur tė kundėrtat veniten e zhduken, ku jeta e vdekja, koha e pėrjetėsia janė njė. Nė njėfarė mėnyre e kuptojmė se jeta e vdekja janė veēse dy faza - antagoniste e komplementare - tė njė realiteti tė vetėm. Krijimi dhe shkatėrrimi bėhen njė nė aktin e dashurisė, dhe nė tė dhjetėn e sekondės njeriu pėrfiton njė grimcė tė njė ekzistence mė perfekte.

Nė botėn tonė, dashuria ėshtė njė eksperiencė thuajse e paarritshme. Ēdo gjė ėshtė kundėr saj: morali, klasat, ligjet, racat e bile edhe vetė tė dashuruarit. Gruaja ka qenė pėr burrin, kurdoherė "tjetri", e kundėrta dhe plotėsuesi i tij. Nėse njėra pjesė e qenies sonė e dėshiron bashkimin me tė, njė tjetėr pjesė po aq imponuese - e refuzon dhe e pėrjashton atė. Gruaja ėshtė njė objekt, ndonjėherė i ēmuar, ndonjėherė i dėmshėm, por gjithmonė i ndryshėm. Duke shndėrruar atė nė njė objekt e duke ia nėnshtruar deformimeve tė diktuara prej interesave tė tij, prej vanitetit, vuajtjes e vetė dashurisė sė tij, burri e kthen atė nė njė instrument, nė mjet pėr tė siguruar mirėkuptimin dhe kėnaqėsinė, mėnyrėn pėr tė realizuar mbijetesėn. Gruaja ėshtė njė idhull, perėndeshė, nėnė, shtrigė, apo muzė, siē ka thėnė Simone de Beauvoir, po ajo kurrė s'mund tė jetė vetja e saj. Kėsisoj marrėdhėniet tona erotike janė tė prishura qė nė fillim tė herės, janė helmuar qė nė rrėnjė. Mes nesh hyn njė fantazmė, e kjo fantazmė ėshtė imazhi i saj, imazhi qė ne kemi pėrftuar pėr tė e qė ajo ia ka veshur vetes. Kur zgjasim dorėn pėr ta prekur, ne as qė mund tė bėjmė kėshtu pa menduar mė parė mishin, pasi na ndėrhyn gjithmonė ky imazh i epshėm e i pėrunjur. Dhe e njėjta gjė i ndodh edhe asaj: ajo mund ta perceptojė veten e saj veēse si njė objekt, apo si diēka "tjetėr". Ajo nuk ėshtė asnjėherė zonja e vetvetes. Qenia e saj ndahet mes asaj qė ajo ėshtė nė tė vėrtetė dhe asaj ēka imagjinon se ėshtė, dhe ky imazh asaj i ėshtė diktuar nga familja, klasa, shkolla, miqtė, feja dhe ai qė do. Ajo kurrė nuk e shpreh feminilitetin e saj, pasi kjo gjė manifestohet gjithmonė nė format e shpikura prej burrave pėr tė. Dashuria nuk ėshtė diēka "natyrale". Ajo ėshtė diēka humane, mė humania e tė gjitha tipareve. Diēka qė ne e kemi bėrė vetė e qė nuk gjendet nė natyrė. Diēka qė ne e krijojmė - dhe e shkatėrrojmė - pėrditė.

Kėto nuk janė tė vetmet pengesa qė qėndrojnė mes dashurisė dhe nesh. Dashuria ėshtė njė zgjedhje..... mbase njė zgjedhje e lirė e fatit tonė, njė zbulim i beftė i pjesės mė sekrete e mė fatlume tė qenies sonė. Por zgjedhja e dashurisė ėshtė e pamundur nė shoqėrinė tonė. Nė njė nga librat e tij mė tė mirė - Dashuri e marrė - Breton thotė se ajo qė nė fillim kufizohet nga dy pengesa: mosaprovimi social dhe ideja kristiane e mėkatit. Pėr t'u realizuar dashuria duhet tė shkelė ligjet e botės sonė. Ajo ėshtė skandaloze dhe kundėr rregullave, njė shkelje e kryer nga dy yje qė i shkėputen orbitave tė tyre tė paradestinuara e qė bashkohen nė hapėsirė. Koncepti romantik i dashurisė, perceptuar si njė ikje e si njė katastrofė, ėshtė i vetmi qė njohim sot, pasi gjithēka nė shoqėrinė tonė e pengon dashurinė tė jetė njė zgjedhje e lirė.

Gratė janė ngujuar brenda atij imazhi mashkullor qė shoqėria u ka imponuar; kėsisoj, nėse ato tentojnė njė zgjedhje tė lirė ajo duhet tė jetė njė farė arratisje nga burgu. Tė dashuruarit thonė se "dashuria e ka transformuar atė, e ka bėrė tjetėr njeri". Dhe kanė tė drejtė. Dashuria e ndryshon krejtėsisht njė grua. Nėse ajo guxon tė dashurojė, nėse guxon tė jetė vetvetja, asaj i duhet tė shkatėrrojė imazhin ku atė e ka ngujuar bota.

Edhe burri ėshtė po ashtu i ndaluar tė bėjė zgjedhjen e tij. Radha e mundėsive tė tij ėshtė shumė e kufizuar. Si fėmijė ai e zbulon feminilitetin tek e ėma apo te motrat e tij, dhe qė nga ky moment e identifikon dashurinė me tabutė. Erotizmi ynė kushtėzohet nga tmerri dhe tėrheqja e incestit. Jeta moderne, nė tė njėjtėn kohė i nxit ndjeshėm dėshirat tona, ndėrkohė qė edhe i ndrydh ato me gjithfarė pengesash: sociale, morale, bile edhe tė karakterit higjenik. Faji ėshtė njėherėsh mamuzoja dhe freri i dėshirės. Zgjedhja jonė kufizohet nga ēdo gjė. Ne, dashuritė tona mė tė qenėsishme duhet t'ia pėrshtasim atij imazhi qė grupi ynė shoqėror aprovon pėr njė grua. Ėshtė e vėshtirė tė dashurosh persona tė racave, kulturave e klasave tė tjera, edhe pse ėshtė absolutisht e mundur qė njė i bardhė tė dashurojė njė zezake, zezakja tė dashurojė njė kinez e njė "zotėri" shėrbėtoren e tij. Dhe anasjelltas. Por tė tilla mundėsi ne na bėjnė tė skuqemi, e pėr sa kohė jemi tė ndaluar tė bėjmė zgjedhjen tonė tė lirė, zgjedhim njėrėn ndėr ato gra qė janė tė "pėrshtatshme". Ne asnjėherė nuk e pranojmė se jemi martuar me njė grua qė nuk e duam, me njė grua qė mbase na do, por qė ėshtė e paaftė tė jetė vetvetja. Sėann thotė: "E tė mendosh se kam humbur vitet mė tė mira tė jetės sime me njė grua qė nuk ėshtė tipi im”. Shumica e burrave tė sotėm mund ta pėrsėrisin tė njėjtėn frazė nė shtratin e tyre tė vdekjes. Dhe me ndryshimin vetėm tė njė fjale, tė njėjtėn gjė mund tė thonė shumica e grave sot.

Shoqėria e mohon natyrėn e dashurisė duke e konceptuar atė si njė bashkim tė qėndrueshėm, qėllimi i tė cilit ėshtė zėnia dhe rritja e fėmijėve. Ajo e identifikon atė me martesėn. Ēdo shkelje e kėtij rregulli ndėshkohet, ndėrsa ashpėrsia e ndėshkimit varet nga koha dhe vendi. (Nė Meksikė ndėshkimi shpesh ėshtė fatal nėse shkelėsi ėshtė gruaja, pasi - siē ndodh me tė gjithė popujt hispanikė - ne kemi dy kode morale: njė pėr "senjorin" dhe njė tjetėr pėr gratė, fėmijėt dhe tė varfrit.) Mbrojtja qė i bėhet martesės do tė ishte e justifikueshme nėse shoqėria do tė lejonte zgjedhjen e lirė. Pėr sa kohė njė gjė e tillė nuk ndodh, ajo duhet tė pranojė faktin se martesa nuk ėshtė realizimi suprem i dashurisė, por vetėm njė formė legale, sociale dhe ekonomike me qėllime tė ndryshme nga ato tė dashurisė. Qėndrueshmėria e familjes varet nga martesa, e cila kthehet thjesht nė njė strukturė mbrojtėse pėr shoqėrinė me qėllimin e vetėm, riprodhimin e po kėsaj shoqėrie. Kėsisoj, martesa pėr nga natyra ėshtė thellėsisht konservatore. Ta sulmosh atė ėshtė tė sulmosh vetė themelet e shoqėrisė. Ndėrsa dashuria, pėr tė njėjtat arsye, ėshtė njė akt antisocial, megjithėse jo nė mėnyrė tė qėllimshme. Sa herė qė arrin tė realizohet, ajo prish njė martesė dhe e bėn atė ashtu siē nuk dėshirohet nga shoqėria: njė sipėrfaqe tė dy qenieve vetmitare qė krijojnė botėn e tyre, njė botė qė hedh tutje gėnjeshtrat e shoqėrisė, ndalon kohėn dhe punėn, dhe e deklaron veten tė vetė-mjaftueshme. Nuk ėshtė hiē pėr t'u habitur, atėherė, qė shoqėria e dėnon dashurinė dhe dėshminė e saj - poezinė - me tė njėjtėn keqdashje, duke e dėnuar atė t'i pėrkasė vetėm botės konfuze e klandestine tė tė ndaluarės, absurdit, anormalitetit. Po ashtu nuk ėshtė e ēuditshme qė si dashuria edhe poezia shpėrthejnė nė forma tė ēuditshme, tė dėlira: njė skandal, njė krim, njė poemė.


Si rezultat i kėsaj mbrojtjeje qė i bėhet martesės, dashuria persekutohet dhe prostituimi, ose tolerohet ose i jepet bekimi zyrtar. Qėndrimi ynė mėdyshės nė lidhje me prostitucionin ėshtė absolutisht domethėnės.

Disa e konsiderojnė kėtė institucion si tė shenjtė, por mes nesh ai ėshtė nė mėnyrė tė alternuar sa i pėrbuzur, aq edhe i dėshirueshėm. Prostituta ėshtė njė karikaturė e dashurisė, viktimė e dashurisė, simbol i fuqive qė zvetėnojnė shoqėrinė tonė. Por edhe ky parodizim i dashurisė nuk mjafton: nė qarqe tė caktuara lidhjet e martesės janė zhbėrė kaq shumė, saqė lidhjet dyfishe pėrbėjnė rregullin e pėrgjithshėm tashmė. Personi qė kalon sa nė njė shtrat nė tjetrin nuk quhet mė njė i shthurur. Burri joshės - ai nuk mund tė kapėrcejė veten pasi gratė janė gjithmonė instrumente tė vanitetit apo ankthit tė tij - ėshtė njė figurė po aq e dalė mode sa edhe ajo e kalorėsit mesjetar. Nuk ke mė se kė tė joshėsh, ashtu si nuk ka mė vasha pėr t'u shpėtuar e pėrbindėsha pėr t'u shkatėrruar. Erotizmi modern ėshtė i ndryshėm nga ai i Sade-it, pėr shembull. Sade ishte njė karakter tragjik, njė njeri krejtėsisht i ndėrkryer, dhe vepra e tij ėshtė njė zbulim shpėrthyes i gjendjes njerėzore. Nuk ka heronj aq tė dėshpėruar sa tė tijtė. Erotizmi modern, nga ana tjetėr, ėshtė thuajse gjithmonė retorik, veēse njė ushtrim i vetėkėnaqur letrar. Nuk ėshtė mė njė zbulesė e njeriut; po thjesht njė dokument mė shumė qė pėrshkruan njė shoqėri qė nxit krimin dhe dėnon dashurinė. Liria e pasionit? Divorci nuk pėrbėn mė njė betejė pėr t'u marrė. Nuk ėshtė edhe aq njė mėnyrė pėr tė flakur tutje lidhje tė krijuara njėherė e mirė, sesa njė mėnyrė pėr t'i lejuar burrat dhe gratė tė zgjedhin nė liri. Nė njė shoqėri ideale, baza e vetme pėr divorc do tė ishte zhdukja e dashurisė apo shfaqja e njė dashurie tė re. Nė njė shoqėri ku gjithsecili mund tė jetė i lirė nė zgjedhjet e tij, divorci do tė kthehej nė njė anakronizėm apo nė njė gjė tė rrallė, njėsoj si prostitucioni dhe lidhjet dyfishe apo tradhtia bashkėshortore.

Shoqėria pretendon tė jetė njė tėrėsi organike qė jeton me forcat e veta dhe pėr veten e saj. Por ndėrkohė qė e koncepton veten si njė njėsi tė pandashme, sė brendshmi ajo ndahet prej njė dualizmi qė mbase e trashėgon qė nga koha kur njeriu pushoi sė qeni kafshė, kur ai shpiku veten e tij, vetėdijen e tij, etikėn e tij. Shoqėria ėshtė njė organizėm qė vuan domosdoshmėrinė e ēuditshme pėr tė justifikuar qėllimet dhe orekset e saj. Ndonjėherė qėllimet e saj - nėn petkun e normave morale - pėrkojnė me dėshirat dhe nevojat e atyre qė e pėrbėjnė atė. Por ndonjėherė ato mohojnė aspiratat e grupeve minoritare apo klasave tė rėndėsishme shoqėrore, e shumė shpesh ato, madje, mohojnė instiktet mė tė thella tė njeriut. Kur ndodh kjo e fundit, shoqėria jeton njė periudhė krize: ajo ose shpėrthen, ose bie nė stagnacion. Pėrbėrėsit e saj nuk janė qenie njerėzore, por shndėrrohen nė ca instrumente pa shpirt.

Dualizmi si tipar i vetvetishėm i ēdo shoqėrie, e qė ēdo shoqėri pėrpiqet ta zgjidhė duke u transformuar nė njė komunitet, sot shprehet nė shumė mėnyra: e mira dhe e keqja, lejimi dhe tabuja, idealja dhe realja, racionalja dhe irracionalja, bukuria dhe shėmtia, ėndrrat dhe zhgjėndrrat, varfėria dhe begatia, borgjezia dhe proletariati, padija dhe dija, imagjinata dhe arsyeja. Pėrmes njė lėvizjeje tė parezistueshme tė vetė qenies sė saj, shoqėria pėrpiqet ta kapėrcejė kėtė dualizėm e t'i shndėrrojė komponentėt e saj armiqėsorė e vetmitarė nė njė tėrėsi harmonike. Por shoqėria moderne pėrpiqet ta bėjė kėtė duke shtypur dialektikėn e vetmisė, e vetmja qė mund ta bėjė tė mundur dashurinė. Shoqėritė e industrializuara, pavarėsisht diferencave tė tyre "ideologjike", politike apo ekonomike, pėrpiqen tė kthejnė diferencat cilėsore - domethėnė ato njerėzore - nė njė uniformitet sasior. Metodat e prodhimit masiv aplikohen edhe pėr moralin, artin dhe emocionet. Kontradiktat dhe pėrjashtimet janė eliminuar, dhe kjo rezulton nė mbylljen e rrugės sonė drejt eksperiencės mė tė vėrtetė e mė tė thellė qė mund tė na ofrojė jeta, atė tė zbulimit tė realitetit si njė tėrėsi ku tė kundėrta puqen. Fuqitė e reja e ndalojnė vetminė me dekret... kėsisoj ndalojnė edhe dashurinė, njė formė klandestine e heroike e bashkėsisė. Mbrojtja e dashurisė ka qenė gjithmonė njė vepėr e rrezikshme antisociale. Tani, bile, po nis tė bėhet edhe revolucionare. Problemi i dashurisė nė botėn tonė zbulon se si dialektika e vetmisė nė manifestimin e saj mė tė thellė, ėshtė e frustruar nga shoqėria. Jeta jonė sociale parandalon gati ēdo mundėsi pėr realizimin e njė bashkėsie tė vėrtetė erotike.

Dashuria ėshtė njė nga shembujt mė tė qartė tė atij instinkti tė dyfishtė qė na bėn tė rrėmojmė thellė nė veten tonė e, nė tė njėjtėn kohė, tė ngrihemi nga vetja pėr t'u realizuar nė njė tjetėr gjė: vdekje dhe rikrijim, vetmi dhe bashkėsi. Po nuk ėshtė vetėm kjo. Nė jetėn e gjithsecilit ka periudha qė janė njėkohėsisht ikje dhe ribashkime, ndarje dhe pajtime. Secila nga kėto faza ėshtė pėrpjekje pėr tė kapėrcyer vetminė tonė, dhe izolohet nga njė kredhje nė ambiente tė panjohura.

Fėmijės i duhet tė pėrballojė njė realitet tė paepur, dhe fillimisht ai u pėrgjigjet stimujve tė tij me lot ose heshtje. Kordoni qė e lidhte atė me jetėn ėshtė kėputur, e ai pėrpiqet ta rilidhė atė nėpėrmjet lojės dhe afeksionit. Ky ėshtė fillimi i njė dialogu qė pėrfundon kur ai reciton monologun e vdekjes sė tij. Por lidhjet e tij me botėn e jashtme nuk janė mė pasive, si ato tė jetės sė paralindjes, pasi bota kėrkon reagimin e tij. Realiteti duhet populluar nga aktet e tij. Falė lojėrave e fantazisė, bota natyrale inerte e tė rriturve - njė karrige, njė libėr, gjithēka - papritmas kėrkon tė marrė jetė. Fėmija pėrdor forcėn magjike tė gjuhės apo tė gjestit, simbolit apo aktit, pėr tė krijuar njė botė tė gjallė ku objektet tė jenė nė gjendje t'u pėrgjigjen pyetjeve tė tij. Gjuha, e ēliruar prej kumtesh intelektuale, pushon sė qeni njė koleksion shenjash e sėrish shndėrrohet nė njė organizėm delikat e magnetik. Prezantimi verbal barazohet me riprodhimin e vetė objektit, ashtu si njė skulpturė, pėr njeriun primitiv, nuk ėshtė prezantim, por njė kopje e objektit tė prezantuar. Ndodh pikėrisht gjatė kėsaj periudhe qė ne bėhemi pėr herė tė parė tė vetėdijshėm pėr veēantinė tonė. Por dialektika e emocioneve ndėrhyn edhe njė herė: pėr sa kohė adoleshenca ėshtė vetėndėrgjegjėsim ekstrem, ajo mund tė kapėrcehet vetėm pėrmes vetėharresės, pėrmes vetėdorėzimit. Kėsisoj vetmia nuk ėshtė njė kohė vetmie, por gjithashtu kohė romancash tė mėdha, kohė heroizmi e sakrificash. Njerėzit kanė shumė tė drejtė ta mendojnė heroin apo tė dashuruarin si adoleshent. Vizioni i adoleshentit si njė figurė vetmitare, e mbyllur nė vetvete e e konsumuar nga dėshira dhe droja, thuajse gjithmonė shndėrrohen nė njė grup me tė rinj qė kėrcejnė, kėndojnė apo ecin nė grup, ose nė njė ēift tė rinjsh qė shėtisin nėn kurorat e gjelbra e tė harkuara mbi udhėt e njė parku. Adoleshenti i hapet botės: dashurisė, aksionit, miqėsisė, sportit, aventurave tė guximshme. Letėrsia e kombeve moderne - pėrveēse nė Spanjė, ku ata shfaqen veēse si zuzarė apo jetimė - ėshtė e mbushur me adoleshentė, me vetmitarė nė kėrkim tė bashkėsisė: tė unazės, shpatės, Vizionit. Adoleshenca ėshtė njė shėrbim roje me armė, me pėrfundimin e sė cilės futesh nė botėn e fakteve.

Vetmia nuk ėshtė karakteristikė e pjekurisė. Kur njeriu lufton me tė tjerėt apo gjėrat qė e rrethojnė, ai harrohet pas punės sė tij, nė krijimin apo ndėrtimin e objekteve, ideve apo institucioneve. Vetėdija e tij personale bashkohet me atė tė tė tjerėve: koha nis e merr kuptim dhe qėllim e kėshtu kthehet nė histori, njė rrėfim i gjallė e kuptimplotė me tė shkuar e tė ardhme. Veēantia jonė - qė rrjedh nga fakti se jemi vendosur nė kohė, nė njė kohė tė caktuar qė pėrbėhet nga vetė ne e qė na gėlltit ndėrsa na ushqen - nuk ėshtė zhdukur, ajo vetėm ėshtė dobėsuar e, nė njė kuptim, ėshtė "rifituar". Ekzistenca ime personale merr pjesė nė histori e cila shndėrrohet, pėr tė pėrdorur njė frazė tė Eliotit "nė njė model momentesh pa kohė". Nė kėtė mėnyrė, nė fazat vitale dhe riprodhuese, njė i rritur qė vuan nga sėmundja e vetmisė, i bie qė tė jetė njė anomali. Kėtė lloj figure vetmitare e hasim shpesh sot, dhe kjo tregon gravitetin e sėmundjeve tona. Nė kohėt e punės nė grup, kėngėve nė grup, kėnaqėsive nė grup, njeriu ėshtė mė i vetmuar se kurrė. Njeriu modern asnjėherė nuk ia dorėzon veten asaj qė bėn. Njė pjesė e tij - pjesa mė e thellė - ėshtė gjithmonė e distancuar dhe nė gatishmėri. Njeriu spiunon veten. Puna, i vetmi zot modern, nuk ėshtė mė krijuese. Ajo ėshtė punė pa fund, punė pa mbarim, qė i korrespondon jetės pa pėrfundim tė shoqėrisė moderne. Dhe vetmia qė ajo pėrfton - vetmi pa fund e hoteleve, zyrave, dyqaneve, kinemave - nuk ėshtė test qė forcon shpirtin, njė purgator i domosdoshėm. Ėshtė veēse mallkim, pasqyrim i njė bote pa rrugėdalje.

Domethėnia dyfishe e vetmisė - shkėputje nga njė botė e pėrpjekje pėr tė krijuar njė tjetėr - mund tė shihet nė konceptimin tonė tė heronjve, shenjtorėve e shpėtimtarėve. Miti, biografia, historia dhe poezia pėrshkruajnė njė periudhė tėrheqjeje dhe vetmie - e kjo thuajse gjithmonė nė rininė e hershme - duke i paraprirė njė rikthimi te bota dhe veprimi. Kėto janė vite pėrgatitjeje dhe studimi, por mbi tė gjitha ato janė vite sakrifice e pendese, vite vetėnjohjeje, shpagimi e purifikimi. Arnold Toynbee na jep mjaft ilustrime tė kėsaj ideje: miti i shpellės sė Platonit, jeta e Shėn Palit, Budės, Muhamedit, Makiavelit, Dantes. E tė gjithė ne nė jetėt tona, e brenda limiteve tona, kemi jetuar nė vetmi dhe tėrheqje, me qėllim pastrimin e vetvetes e pastaj rikthimin te bota.

Dialektika e vetmisė - "lėvizja dykahėshe tėrheqje - rikthim," sipas fjalėve tė Toynbeet - zbulohet qartė nė jetėn e gjithsecilit. Mundet qė shoqėritė e lashta, mė pak komplekse se kjo jona, e ilustrojnė mė mirė kėtė lėvizje dyfishe.

Nuk ėshtė e vėshtirė tė imagjinohet se nė ē'masė vetmia pėrbėn njė gjendje tė rrezikshme e tė frikshme pėr ata qė ne - gabimisht e plot zell - i quajmė "primitivė". Nė shoqėritė arkaike njė sistem i tėrė kompleks e i rreptė kufizimesh, rregullash e ritualesh e mbron individin nga vetmia. Grupi ėshtė i vetmi burim shėndeti. Njeriu i vetmuar ėshtė njė invalid, njė degė e tharė qė duhet prerė apo djegur, pasi e tėrė shoqėria rrezikohet nėse njė pjesė e saj sėmuret. Pėrsėritja e besimeve dhe formulave sekulare siguron jo vetėm gjithėherėsinė e grupit, por edhe unitetin dhe kohezionin e tij; ndėrsa ritualet fetare, dhe prania konstante e tė vdekurit, krijojnė njė qendėr marrėdhėniesh qė kufizojnė veprimin e pavarur, duke mbrojtur kėsisoj individin nga vetmia e grupin nga shpėrbėrja.

Pėr njeriun primitiv shėndeti dhe shoqėria janė terma sinonimike, e po kėshtu janė vdekja dhe shpėrndarja. Levy-Bruhl thotė se ēdokush qė lė rajonin e tij tė lindjes "nuk i pėrket mė grupit. Ai vdes, dhe i bėhen ritet funerale sipas zakonit”. Mėrgimi pėrgjithmonė ėshtė, kėsisoj, i njėjtė me dėnimin me vdekje. Identifikimi i grupit social me shpirtin e tė parėve, dhe identifikimi qė ai u bėn kėtyre me tokėn, shprehet nė kėtė ritual simbolik afrikan: "Kur njė vendas sjell me vete gruan nga Kimberley, ata sjellin me vete pak dhe nga vendi i tyre. Ēdo ditė ajo duhet tė hajė pak nga ky dhe... nė mėnyrė qė tė mėsohet me kėtė ndryshim vendbanimi”. Solidariteti social i kėtyre njerėzve ka njė "karakter vital, organik. Individi ėshtė nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės pjesė e njė trupi”. Nė kėtė mėnyrė konvertimet individuale janė tė rralla. "Askush as nuk shpėtohet e as nuk mallkohet pėr hesap tė vet," dhe veprimet e secilit njeri kanė ndikim nė tė gjithė grupin.

Ndjenja e vetmisė, qė ėshtė njė dėshirim nostalgjik pėr trupin nga i cili u flakėm, ėshtė dėshirim pėr njė vend. Sipas njė bindjeje tė lashtė, qė e gjejmė thuajse te ēdo popull, ky vend ėshtė qendra e botės, kėrthiza e universit. Disa herė ai identifikohet me parajsėn, dhe tė dyja me vendin e origjinės reale apo mitike tė grupit. Tek astekėt, tė vdekurit ktheheshin nė Mistlan, vend ku ndodhej nė veri, e nga ku patėn emigruar. Thuajse tė gjitha ritet qė lidhen me themelimin e qyteteve e tė shtėpive aludojnė njė kėrkim pėr atė qendėr tė shenjtė nga e cila u nxorėn. Tempujt e shenjtė - Roma, Jeruzalemi, Meka - janė nė qendėr tė botės ose simbolizojnė e parafytyrojnė atė. Pelegrinazhet nė kėto vende janė pėrsėritje rituale e asaj qė bėnte ēdo grup nė tė shkuarėn mitike, para se tė vendoseshin nė tokėn e premtuar. Zakoni pėr t'i rėnė qark njė shtėpie apo qyteti para se tė hysh nė tė ka tė njėjtėn origjinė.

Miti i labirintit i pėrket po kėtij blloku besimesh. Janė disa ide qė e bėjnė labirintin njė nga simbolet mitike mė tė begata e mė kuptimplote: talismani apo objekte tė tjera, tė afta pėr t'u sjellė shėndet e liri njerėzve, nė qendėr tė njė zone tė shenjtė; heroi apo shenjti qė pasi bėn pendesė e kryen ritet e pendesės, hyn nė labirint apo nė vendin e magjepsur; dhe kthimi i heroit, ose pėr tė shpėtuar e ēliruar qytetin e tij, ose pėr tė gjetur njė qytet tė ri. Nė mitin e Perseut elementėt mistikė janė thuajse tė padukshėm, ndėrsa nė atė te Kupa e Shenjtė asketizmi dhe misticizmi janė tė lidhur ngushtė: mėkati, qė shkakton sterilitet nė tokat dhe nėnshtetasit e mbretit Fischer; ritet e purifikimit; ndeshja spirituale; e sė fundi lutja e falėnderimit - qė do tė thotė, bashkėsi.

Ne na kanė pėrzėnė nga qendra e botės e jemi dėnuar ta kėrkojmė atė nė xhungla e shkretėtira ose nė rruginat e nėndheshme tė ndėrlikuara tė labirintit. Po ashtu ishte njė kohė kur koha nuk ishte vijshmėri e tranzicion, por burim i pėrhershėm i njė tė tashme fikse qė pėrmbante tė gjithė kohėt, tė shkuara e tė ardhme. Kur njeriun e degdisėn nga kjo pėrjetėsi ku gjithė kohėt ishin njė, ai hyri nė kohėn e kronometruar e u bė i burgosuri i orės dhe kalendarit. Sapo koha u nda nė tė djeshmen, tė tashmen dhe tė ardhmen, nė orė, minuta dhe sekonda, njeriu nuk mund tė ishte mė njė me kohėn, ai nuk mund tė ishte njė me rrjedhėn e realitetit. Kur dikush thotė, "nė kėtė moment" momenti ka shkuar. Kėto matje kozmike tė kohės e ndajnė njeriun nga realiteti - qė ėshtė njė e tashme e vazhdueshme - dhe, siē thotė Bergson, kthejnė nė fantazma tė gjitha pranitė pėrmes tė cilave manifestohet realiteti.
Nėse trajtojmė natyrėn e kėtyre dy ideve kundėrshtuese, del qartė se koha kronometrike ėshtė njė vijshmėri homogjene pa kurrfarė veēantie. Ajo ėshtė gjithmonė e njėjta, gjithnjė indiferente ndaj kėnaqėsisė apo dhimbjes. Koha mitologjike, nė anėn tjetėr, ėshtė e mbarsur me gjithė veēantitė e jetėve tona: ajo ėshtė e gjatė sa pėrjetėsia apo e shkurtėr sa fryma, e kobshme a e mbarė, pjellore a sterile. Kjo ide lejon ekzistencėn e njė numri kohėsh tė ndryshme. Jeta e koha shkrihen pėr tė formuar njė tė tėrė tė vetme, njė unitet tė pandashėm. Pėr astekėt, koha shoqėrohej me hapėsirėn, dhe ēdo ditė me njė nga pikat e horizontit. E njėjta gjė mund tė thuhet pėr ēdonjėrin nga kalendarėt fetarė. Njė fiesta ėshtė mė shumė se njė datė a pėrvjetor. Ajo nuk feston njė ngjarje: e riprodhon atė. Koha kronometrike shkatėrrohet dhe e tashmja e pėrjetshme - pėr njė moment tė shkurtėr, por tė pamatshėm - rivendoset. Fiesta bėhet krijuesi i kohės; pėrsėritja bėhet konceptim. Moti i artė kthehet. Sa herė qė prifti drejton shėrbesėn e Misterit tė Meshės sė Shenjtė, Krishti zbret te ne duke iu falur njeriut e duke shpėtuar botėn. Besimtarėt e vėrtetė, siē dėshironte Kierkergaardi, janė "bashkėkohėsit e Jezusit". E Mitet e Fiestat fetare nuk janė tė vetmet mėnyra ku e tashmja ndėrpritet nga vijshmėria. Dashuria dhe poezia po ashtu na falin njė zbulim tė shkurtėr tė kėsaj kohe origjinale. Juan Ramon Jimenez ka shkruar: "Mė shumė kohė nuk do tė thotė mė shumė pėrjetėsi," duke iu referuar pėrjetėsisė sė ēastit poetik. Pa diskutim konceptimi i kohės si njė e tashme fikse e si njė aktualitet i pastėr ėshtė mė i hershėm se koha kronometrike, e cila nuk ėshtė njė rrokje e menjėhertė e rrjedhės sė realitetit por nė fakt njė racionalizim i ecjes sė saj.

Ky dyzim shprehet nė kundėrvėnien mes historisė dhe mitit ose mes historisė dhe poezisė. Nė mite - si nė fiestat fetare apo tregimet e fėmijėve - koha nuk ka data: "Na ishte njė herė...”. "Nė kohėt kur kafshėt mund tė flisnin...”. "Nė fillim tė herės...”. E ai fillim, qė nuk ėshtė filan ditė apo filan vit, pėrmban gjithė fillimet e na udhėheq nė kohėn e gjallė ku ēdo gjė fillon me tė vėrtetė nė ēdo ēast. Pėrmes ritualeve, qė realizojnė e riprodhojnė njė mitik, e po ashtu pėrmes poezisė e pėrrallave, njeriut i hapet rruga drejt njė bote ku tė kundėrtat pajtohen e bashkohen. Siē thoshte Van der Leuw, "tė gjitha ritualet kanė cilėsinė e tė ndodhurit tani, pikėrisht nė kėtė ēast,"4. Ēdo poezi qė lexojmė ėshtė njė rikrijim, qė do tė thotė, njė rit ceremonial, njė fiesta.



Teatri dhe epika janė po ashtu fiesta. Nė shfaqjet teatrale dhe nė recitimin e poezive, koha e zakonshme pushon sė vepruari dhe zėvendėsohet nga koha origjinale. Falė pjesėmarrjes, kjo kohė mitike - ati i tė gjithė kohėve qė maskojnė realitetin - pėrkon me kohėn tonė tė brendshme subjektive. Njeriu, i burgosuri i vijishmėrisė, shpėrthen burgun e tij tė padukshėm dhe hyn nė kohėn e gjallė: jeta e tij subjektive bėhet identike me kohėn jashtė tij, pasi kjo ka pushuar sė qeni njė matje hapėsinore duke u kthyer nė njė burim, gurrė, nė tė tashmen absolute, duke rikrijuar pa fund vetveten. Mitet dhe fiestat, qofshin ato sekulare apo fetare, e lejojnė njeriun tė ngrihet nga vetmia e tij e tė bėhet njė me krijimin. Kėsisoj miti - i maskuar, i errėt, i fshehur - rishfaqet nė thuajse tė gjitha aktet dhe ndėrhyn nė mėnyrė vendimtare nė historinė tonė: ai hap dyert e kungimit.

Njeriu bashkėkohės ka racionalizuar mitet, por nuk ka mundur t'i shkatėrrojė ato. Shumė nga tė vėrtetat tona shkencore, si shumica e koncepteve tona morale, politike e filozofike, janė vetėm rrugė tė reja tė shprehjes sė tendencave qė kanė qenė tė mishėruara mė parė nė forma mitike. Gjuha racionale e ditėve tona zor se mund tė fshehė pas vetes mitet e hershme. Utopitė - sidomos utopitė moderne politike (pavarėsisht nga maskimi i tyre nė mėnyrė racionale) - janė shprehje tė pėrqendruara dhunshėm tė prirjeve qė shtyjnė ēdo shoqėri tė imagjinojė kohėn e artė nga e cila grupi social mėrgoi dikur e ku njeriu do tė kthehet nė Ditėn e Ditėve. Fiestat moderne - mbledhjet politike, paradat, demonstrimet dhe tė gjitha aktet e tjera rituale - parafytyrojnė ardhjen e ditės sė shpėtimit. Ēdokush shpreson se shoqėria do t'i kthehet lirisė sė saj origjinale, e njeriu pastėrtisė sė tij primitive. Pastaj koha nuk do tė na torturojė mė me dyshime, me domosdoshmėrinė e tė zgjedhurit mes tė mirės e tė keqes, tė drejtės dhe tė padrejtės, reales dhe imagjinares. Mbretėria e sė tashmes fikse, e bashkėsisė sė pėrhershme, do tė rivendoset. Realiteti do tė shqyejė maskat e tij, e mė sė fundi do jemi tė aftė tė njohim atė dhe bashkėkohėsit tanė.

Ēdo shoqėri nė agoni apo sterile pėrpiqet tė shpėtojė veten duke krijuar njė mit shpėtimi qė ėshtė po ashtu edhe njė mit pjellorie e krijimi. Vetmia dhe mėkati zgjidhen nė bashkėsi e pjellori. Shoqėria ku jetojmė sot ka krijuar edhe ajo mitin e saj. Steriliteti i botės borgjeze do tė mbarojė me vetėvrasje apo me njė formė tė re tė pjesėmarrjes krijuese. Kjo ėshtė "tema e kohės sonė", siē shprehet Ortega y Gasset; ajo ėshtė substanca e ėndrrave tona dhe kuptimi i veprimeve tona.

Njeriut tė sotėm i pėlqen tė besojė se ai mendon me sy hapur. Por kjo e menduar me sy hapur na ka futur nė labirintet e njė makthi ku dhomat e torturės pėrsėriten pa fund nė pasqyrat e arsyes. Kur tė dalim prej tyre, mbase do ta kuptojmė se kemi qenė duke ėndėrruar me sytė hapur, e se ėndrrat e arsyes janė tė tolerueshme. E pastaj, mbase do tė nisim tė ėndėrrojmė pėr sė dyti me sytė mbyllur.

Pėrkthyer nga Teuta Barbullushi
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi