♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parku i tė dashuruarve

Shko poshtė

Parku i tė dashuruarve Empty Parku i tė dashuruarve

Mesazh nga Love Tue Nov 02, 2010 11:06 pm

Image hosted by servimg.com
Nė anėn tjetėr ishte bulevardi i vjetėr, me gurėt e shtruar qė nė kohė tė Italisė. Pastaj nisnin disa vila, njėra prej tyre ishte Ambasada Vietnameze. Pemėt e larta mezi i shikonin shoferėt vietkongė qė drejtonin makina ruse tė zeza. Ngjitur me to ishin shtėpitė e disa tė mėdhenjve tė pushtetit. Parku kėtyre nuk ua vinte fort veshin. Ai ishte ndėr tė paktat gjėra qė pėlqenin errėsirėn
Fatos Baxhaku

Na ishte se ē’na ishte. Na ishte njė herė e njė kohė tė shkuara nė Tiranė njė park. Nuk ishte i ngjashėm me ata tė mėdhenjtė, qė mbusheshin me harenė e festave, si ai i Liqenit. Jo, aspak. Ky park as qė pretendonte tė ishte i tillė.

Diku nė mesin e tij kishte njė si gjė tė rrumbullakėt, qė dikur kishte ėndėrruar tė ishte shatėrvan, mė pas tė gjithė e kishin harruar. Askush nuk ia kishte vėnė mė veshin gjėsė rrondokope qė tė mbushej ndonjėherė me ujė apo qė tė popullohej ndonjėherė me peshq tė kuq. Asgjė tė keqe nuk kishte kėtu. Sa e sa vetė ėndėrrojnė nė kėtė jetė, shumica e tyre e kanė kot, fare kot. Parku ishte i stėrmbushur me pemė. Nuk ishin fort tė vjetra, megjithatė ishin kryeulura.

Ishin mėshtekna tė ardhura dikur nga stepat e Rusisė, valanidhe tė ardhurs nga stanet e maleve, plepa tė butė nga ana e detit… tė gjithė bashkė shkonin mirė. Heshtja sundonte mbi parkun. Atė nuk e prishte madje as e qara e ndonjė fėmije, as meraku i ndonjė nėne dhe as tė bėrtiturat e ndonjė babai nevrik. Sado ta ngrinin zėrin tė gjithė kėta bashkė, heshtja nuk prishej. Dukej sikur zėrat, qė dilnin nga grykėt e njerėzve mpiheshin qė nė ajėr. Parku kishte vendosur tė ishte oazi i heshtjes dhe i mprehjes. Vetėm zogjtė kishin liri tė plotė.

Ata mund tė kėndonin e tė lodronin hareshėm sa tė donin. Njė herė nė vit qetėsia e parkut prishej dhe pemėt e ulnin kokėn deri nė tokė. Kėto ishin ditėt e paradave festive, tė arritjeve, “tė fitoreve”, tė tangėrllėqeve politike dhe ideologjike. Por kėto kalonin shpejt dhe parku i mirė, priste gjithnjė njerėzit me atė durimin e tij tė heshtur. Rreth tij kishte disa ndėrtesa tė rėndėsishme. Krejt nė skaj tė tij ishte ndėrtesa e Kryeministrisė.

Nė anėn tjetėr ishte bulevardi i vjetėr, me gurėt e shtruar qė nė kohė tė Italisė. Pastaj nisnin disa vila, njėra prej tyre ishte Ambasada Vietnameze. Pemėt e larta mezi i shikonin shoferėt vietkongė qė drejtonin makina ruse tė zeza. Ngjitur me to ishin shtėpitė e disa tė mėdhenjve tė pushtetit. Parku kėtyre nuk ua vinte fort veshin. Ai ishte ndėr tė paktat gjėra qė pėlqenin errėsirėn.

I pėlqente kur binte muzgu, sepse bash e nė atė kohė nė stolat e tij niseshin tė uleshin njė nga njė e si me ndrojtje ēiftet e tė dashuruarve. Kjo histori vazhdoi dekada me radhė, por pastaj u harrua. Ata ēifte kanė pasur fate tė ndryshme. Dikush u martua, shumė i ndau jeta, tė tjerė pėrfunduan vetėm si ėndėrrimtarė tė pėrjetshėm, tė tjerė nė burg. Erdhi njė ditė qė ekskavatorėt e shkulėn me themel parkun e tė dashuruarve.

Pemėt kishin parė ca kohė mė parė njė tufė tė madhe njerėzish qė qanin me dėnesė, por nuk u kishte vajtur kurrė mendja se disa prej tyre, qė ishin ulur madje nė stolat e parkut, tė ishin aq mizorė saqė tė vinin njė ditė tė bukur e t’i prisnin. Kėshtu ndodhi pas vdekjes sė Enver Hoxhės, kur parkut i erdhi fundi. Nė vend tė tij do tė ngrihej njė gjė gri, njė Piramidė pėr njė Keops shqiptar. Marrėzi e madhėshtisė ishte nė apogjeun e vet. Kėshtu, nė vend tė dashurisė, tė heshtjes, tė paqes ne vumė, Piramidėn pėr tė cilėn sot diskutohet e flitet me aq pasion.

Tani kjo punė duket se ėshtė vendosur. Ajo ndėrtesa e madhe, qė i zuri vendin parkut tė dashurisė, do tė shembet. Nė vend tė saj do tė ngrihet njė Parlament i ri. Sikur tė dėgjosh politikanėt, ata qė nuk kanė asnjė lidhje me arkitekturėn, por vetėm me luftėn e simboleve apo ikonoklastinė, pėr njėrėn palė Piramida duhet ruajtur, pėr palėn tjetėr duhet shembur. Duket sikur janė tė ndryshėm nė mendim, sepse ideja pėrse u ndėrtua dhe pėrse po shembet ėshtė nė thelb e njėjta. Nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė ēorape e arnuar e kthyer mbrapsht.

Kur u ndėrtua, u ndėrtua si simbol i Enver Hoxhės. Kur shembet mėnyra e tė menduarit ėshtė po e njėjta vetėm se e kthyer nė kahe tė kundėrta. Thelbi ėshtė njė dhe vetėm njė: marrėzia e madhėshtisė. Asgjė tė pėrbashkėt me parkun e dikurshėm tė tė dashuruarve, ku uleshin bashkė tė majtė e tė djathtė, ish-partizanė e ish tė dėnuar politikė, pėrkundrazi.

Zėrave tė specializuar, madje edhe vetė projektuesve tė kėsaj gjėsė, askush nuk ua vuri veshin. U tha se ėshtė njė simbol i diktaturės qė duhet hequr dhe pikė. Nė vend tė saj duhet ndėrtuar njė tjetėr godinė gjigante, njė obelisk a monument qė tė na tregojė se sa shumė pėrpara kemi ecur ndėrkohė, njė gjė qė tė na kujtojė nė jetė tė jetėve edhe iniciatorėt e kėtij ndėrtimi, ata qė na hapėn sytė.

Ky pra ėshtė Parlamenti i demokracisė, ku me kėtė term kuptohet vetėm partia e tyre. Pėr paratė qė ka ngrėnė kolosi prej betoni, pėr ato, qė janė hedhur pėr trukun e tij tė pamundur dhe pėr tė tjerat, qė do duhen pėr prishjen dhe ndėrtimin e Parlamenti tė ri, u tha se nuk ka gajle fort.

Njė gjė e ēuditshme pėr njė vend qė nuk hyn ndėr tė pasurit e globit. E gjithė kjo histori na e pėrforcon bindjen se, nė thelb, nuk kemi ndryshuar aspak. Ne merremi me simbole, njėsoj si ikonoklastėt nė Bizantin e dikurshėm. Nė vend tė njė parku tė dashurisė ngritėm njė gjė tė frikshme, njė monument qė gjithsesi ishte fryma e kohės. Po pėrse duhet tė bėjmė nė thelb tė njėjtat gabime? Vallė kjo ishte ajo qė kėrkonim nė ’90?

Tani, sikurse ndodh rėndom me gjėrat tona tė rėndėsishme, duket se ėshtė vendosur. Piramida do prishet. Mirė qė ndokujt nuk i vajti mendja qė tė prishė “Shallvaret” apo pallatet “Agimi” meqė ato janė ndėrtuar nė kohė tė Stalinit.

Nė njė vend ku nuk tė pyet njeri, cila ėshtė zgjidhja? Vėshtirė ta thuash vėrtet, por mbase njė rrugėzgjidhje edhe ka. Nėse opozita do tė rrinte nė sallė dhe nuk do tė merrej vetėm me kutitė, atėherė mbase ndokujt prej tyre do t’i shkonte mendja se nė tė gjitha vendet e qytetėruara tė botės, nė atė pjesėn ku aspirojmė edhe ne mė kot tė hyjmė, ka disa gjėra qė nuk i lihen nė dorė vetėm politikės, por drejtpėrdrejt popullit.

Nė kėtė rast hynė nė fuqi REFERENDUMI! Askush nuk i pyeti qytetarėt e vjetėr dhe tė rinj tė Tiranės nėse ata duan ta shohin ende pėrditė Piramidėn. A e pėlqejnė dhe sa nuk e pėlqejnė? A janė dakord qė tė harxhohen para vetėm pėr tė bėrė parada triumfi nė njė vend pa triumfe tė mėdha? Ta zėmė se e prishėm, pėrse patjetėr Parlamenti i ri duhet tė jetė pikėrisht aty? Po sikur tė kthejmė edhe njė herė parkun e mirė tė tė dashuruarve? Kjo iniciativė i takon nė radhė tė parė opozitės, pastaj Bashkisė sė kryeqytetit dhe pastaj intelektualėve, qė marrin vesh nga kjo punė dhe qė, pėr mė tepėr u dhimbset paraja e popullit. U pėrket atyre, qė ende e duan me shpirt Tiranėn.

Tė jeni tė sigurt, nėse njė referendum i tillė vėrtet do tė zhvillohet, atėherė do tė fitojė ideja qė Piramida, e nisur si njė kryevepėr e marrėzisė sė madhėshtisė, tė shndėrrohet nė njė lloj parku tė dashurisė si dikur. Se si e qysh e tek, mjafton tė gjejmė brenda vetes vetėm pak dashuri. Asgjė mė tepėr. (shqip)
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi