♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sazani, ishulli shqiptar i paqes

3 posters

Shko poshtė

Sazani, ishulli shqiptar i paqes  Empty Sazani, ishulli shqiptar i paqes

Mesazh nga Tironcja_omel Fri Oct 29, 2010 5:40 pm

Sazani, ishulli shqiptar i paqes  Ishulli_i_sazanit_vlore

Sazani - gur, pirateri dhe shpresė
Sipas tė dhėnave qė japin arkeologėt nė shekujt 5 dhe 6 para erės sė re, Sazani nė fillim u quajt “gur” (qė rrjedh nga fjalia saso=gur). Ishulli i Sazanit sipas autorit tė vjetėr romak Sklymi, i ėshtė dedikuar hyneshės Athina, e cila paraqitej nė vizatimet e lashta me uniformė tė praruar ushtarake. Qė nė antikitet ishulli thėritej me emrin Sasan, qė do tė thotė ishulli i Shpresės. I pari qė e pėrmend ėshtė autori i antikitetit Skilariaki, i cili thotė: Mė afėr maleve Kereune ėshtė njė ishull i vogėl qė quhet Sasan. Prej kėtej nė qytetin Orik (Orikum) lundrimi mban njė tė tretėn e ditės. Ndėrsa gjeografi i shquar Aleksandėr Ptolemeu shek.II-tė p.e.s pėrmend ishullin e Sazanit nė kordinatat gjeografike tė tij 44ŗ 10’ dhe 30ŗ 30’, qė janė afėr realitetit tė sotėm. Detari i shquar romak Plini nė shekullin I p.e.s thotė, “Tremijė hapa larg nga Oriku gjendet Ishulli i Sazanit i pėrmendur si qendėr e piratėsh. Gjatė Mesjetės Sazani ishte zotėrim i Venedikut, qė zotėronte pothuaj pikat mė strategjike tė Adriatikut, madje dhe tė Mesdheut”. Edhe mbreti Ferdinand i Napolit nė vitin 1481 e ka pėrdorur Sazanin si bazė ushtarake. Legjenda flet edhe mė tej pėr shpellėn natyrore me emrin e Hazhi Aliut, ku “deti ishte shtėpia e tij”, pragu i shtėpisė ėshtė toka, dallgėt e detit janė jastėku pėr kokėn dhe pėrsėri dallgėt janė guri i varrit”. Ai mbeti i lirė nė ujėrat e Adriatikut dhe Jonit.
Haxhi Ali Ulqinaku midis legjendės dhe tė vėrtetės historike
Nė fakt ajo nuk ėshtė vetėm njė legjendė qė stis mendja e hollė e popullit tonė. Legjenda mė e vjetėr qė ėshtė thurur pėr tė ėshtė ajo e Haxhi Alias, trim nga Ulqini, por qė veprimtarinė pėr qėllime mbrojtėse e ushtronte nė gjirin e Vlorės. Sot aty ku fillonte Kepi i Gjuhėzės, ai shfrytėzonte njė shpellė natyrore, e cila ruan dhe sot emrin e tij. Trimėritė dhe bėmat e Haxhi Aliut ishin tė njohura nga shumė detarė tė huaj. Kapedanėt e deteve kishin edhe njė kryekapedan, shqiptarin ulqinakas Haxhi Alinė. Shumė kapedanė tė vendeve mesdhetare kanė pasur shumė dėshirė qė tė bėnin njė pėrpjekje ose tė ndesheshin me Haxhi Alinė. Legjenda tregon se njė pirat osman me orgjinė algjeriane nga Afrika i dėrgon njė letėr Haxhi Aliut, ku e kėrcėnonte se po e ndeshi nė ndonjė nga udhėt e detit do t’ja rripte lėkurėn dhe do ta shtronte mbi syret e karvanit.
Haxhi Aliu nė pėrgjigjen qė i jepte piratit algjerian shkruante: “Kafkėn tėnde unė do ta bėjė kokė pėr ēibukun dhe do tė pi duhan me tė”. Megjithatė tė vėrtetat flasin se udhėt e detit i takuan njėherė, kėshtu Haxhi Alia ia preu veshin piratit algjerian sė bashku me vathin prej metali dhe pastaj ia nguli nė hundė. Tregojnė se u vra sė bashku me tė birin qė i kishte ngjarė shumė dhe shokėt i varrosėn nė ishullin e Sazanit. Sa herė qė kalonin afėr ishullit, detarėt hidhnin nė det njė shishe tė vogėl me vaj dhe njė copė bukė pėr shpirtin e Haxhi Aliut dhe tė birit. Ishulli i Sazanit ėshtė piramida e tyre shkėmbore, qė u pėrfaqėson emrat.
Nė Mesjetė ishulli u pushtua nga Venediku. Nė shekullin e XV-tė u pushtua nga osmanėt. Nė fillimin e e shekullit tė XIX-tė, Sazani sė bashku me disa ishuj tė tjerė jonianė u pushtua nga Anglia, e cila nė vitin 1864 ia kaloi Greqisė. Gjatė luftrave Ballkanike, nė vitin 1912, pėr tė bllokuar daljen nė det tė qeverisė sė parė shqiptare tė Ismail Qemalit, grekėrit vendosėn trupa nė Sazan, por i tėrhoqėn pas vendimeve tė Konferencės sė Ambasadorėve. Bllokada e marinės greke e pengonte seriozisht Qeverinė e Pėrkohshme tė Vlorės tė komunikonte lirisht me pėrfaqėsuesit e saj nė Konferencėn e Ambasadorve, por shpėtimtar u bė Ferdinandi i Burbonve Duka i Monpasiesė, i cili me jahtin e tij tepėr luksoz mė 1 prill tė 1913 shoqėroi Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin dhe Isa Boletinin duke iu dhėnė mundėsinė tė vizitonin kryeqytetet evropiane. Nė fillim tė LIB nė 30 dhjetor tė vitit 1914, Sazani u pushtua nga Italia.
Gryka e Xhenemit… - njė burg natyror
Ishulli u kthye nė njė vend internimi, mė saktė nė njė “burg natyror” qė zor se gjendet njė vend mė i pėrshtatshėm sa ē’ėshtė Gryka e Xhenemit (xhenem do tė thotė ferr nga osmanishtja) nė perėndim tė Ishullit tė Sazan. Italianėt pas Luftės sė Vlorės tė vitit 1920, u larguan nga Shqipėria ose siē thuhet “u hodhėn nė det” nga Selam Musa Salaria me shokė, por nė Sazan qėndruan dhe e mbajtėn atė duke internuar burra shqiptarė tė besimit myslyman qė kundėrshtonin fashizmin. Vendimet e Beunit nuk mundėn tė shkonin pėrtej Sazanit. Numėroheshin deri 1700 veta tė burgosur, tė cilėt jetonin nė kushte mjaft tė vėshtira, si rezultat i mungesės pothuajse totale tė ujit tė pijshėm, sepse nė Sazan mungojnė ujėrat sipėrfaqėsore tė ėmbla. Mungesa e ujit i detyronte ata ta blinin. Ndėrsa ushqimi i tyre i pėrditshėm ishte 200 gramė bukė e thatė. Tė internuarit gjatė ditės kryenin punė tė ndryshme tė detyrueshme, tė cilėt dilnin nga “Xhenemi” pėrmes njė shkallareje dhe pas punėve pėrsėri hynin nė “burgun natyror” pa dyer e dritare, krejtėsisht natyral, por veē rrethuar nga shkėmbinj tė thepisur, ku nuk kalonte as zogu dhe qė nė pjesėn e detit shkėmbinjtė binin thikė me detin nė njė lartėsi tė madhe prej tij. Ata merreshin me punime mbrojtėse, rrethonin ishullin me tela me gjemba dhe minonin territorin e ishullit nė ato pak vende tokė qė ishulli “takon” detin. Pėrkatėsia e Sazanit ndaj Italisė ėshtė sanksionuar nga traktati italo-shqiptarė i 3 gushtit 1920, i ratifikuar nga Konferenca e Parisit nė 5 nėntor 1921, edhe pse ishte njė tokė tėrėsisht shqiptare. Ishulli i Sazanit i pėrkiste ėndrrės sė madhe tė Italisė, pasi siē thuhej ajo donte t’i kishte tė garantuara e tė sigurta “dyert e lindjes”. Megjithatė kohėt do tė ndryshonin.
Shqiptarėt “zot shtėpie” nė Sazan
Shqiptarėt u bėnė “zot shtėpie” nė ishullin e Sazanit vetėm nė fundin e vitit 1944. Nė kushtet kur Shqipėria nuk dispononte forca ushtarake detare, Sazani mbeti i pushtuar dhe pėr 23 vjet tė tjera. Kėshtu pas kapitullimit tė italianėve nė Luftėn e Dytė Botėrore, ishulli u pushtua nga gjermanėt. Sazani u ēlirua pėrfundimisht mė 22 tetor tė vitit 1944, nga disa partizanė tė batalionit tė dytė tė BrXIIS. Kur Shtabi i Pėrgjithshėm ngarkoi Brigadėn e 12 Sulmuese me detyrėn e ēlirimit tė ishullit, Komanda e Brigadės nuk dispononte asnjė mjet lundrimi dhe nuk kishte asnjė tė dhėnė pėr forcat armike tė dislokuara nė ishull. Mjaftuan vetėm 4 automatikė, 2 mitralozė tė lehtė, 4 pushkė gjermane, 8 bomba dhe guximi i “ēmendur” i pak partizanėve sė bashku me 4 marinarė italianė, tė cilėt njihnin detin pėr tė ēliruar pėrfundimisht ishullin nga gjermanėt. Gjermanėt u zunė nė befasi dhe nuk bėnė rezistencė duke u dorėzuar plotėsisht. Triumfuan kėshtu Bajram Mici, Bejko Pulaj, Skėndo Veshi, Niqi Varfi, Avdulla Cenko, Rrapo Sejdo, Viko Xhelo, Ismail Memushi, si dhe katėr ushtarė italianė qė shėrbenin nė atė kohė nė radhėt e forcave partizane shqiptare. U realizua amaneti: “Sazan e Karaburun/ Janė vatanet e mija/ Do t’i marr se s’ėshtė punė/ Kėshtu thotė dhe perėndia…”. Kėshtu pas 4 orėsh, lundrimi duke lėvizur nė interenarin Uji i Ftohtė Shėnjan - Ishull, partizanėt zbritėn nė ishull dhe i detyruan oficerėt e garnizonit gjerman tė dorėzoheshin duke kapur 53 robėr dhe gjithėfarė materialesh ushtarake si: 30 mitralozė, sasi tė mėdha pushkėsh italiane dhe disa armė tė rėnda: dy mortaja e njė top, dhe sasira tė konsiderueshme veshjesh e ushqimesh. Nė orėn 14.00 tė datės 22 tetor 1944, ishulli mori frymė lirisht pas 30 vjetėsh pushtimi nazifashist. Tashmė nė ishull do tė vinin tė “zotėt” e shtėpisė. Gradualisht, ishulli do tė popullohej dhe demografia do tė rritej. Ushtarakėt do tė ishin banorėt rezidentė qė mbartin mbi supe njė peshė tė rėndė. Ushtarakėt me familjet e tyre do t’i jepnin jetė njė qyteze krejtėsisht tė veēantė. Sazani do tė bėhej i njohur gjithnjė e mė shumė i njohur “si hekur e beton”.
Sazani- “syri” vėzhgues i kanalit tė Otrantos
Nė verėn e viti 1945 nė ishull u vendosėn 2 bateri tė artilerisė bregdetare tė kalibrit 75 m/m me efektiv prej 80 vetash. Njėra bateri me 4 gryka zjarri u vendos nė veri, tjetra nė jug tė ishullit. Sipas mentalitetit tė asaj periudhe Sazani konsiderohej si bastion i ushtrisė shqiptare, “vija e parė e frontit” me “armikun”. Ai ishte njė rajon tepėr i fortifikuar luftark, me armatime tė kohės, njė roje e avancuar e Gjirit tė Vlorės e Gadishullit tė Karaburunit dhe njė “sy” vėzhgues i gjithė kanalit tė Otrantos, njė avangardė e zbulimit strategjik. Pėr qėllime tė gadishmėrisė sė lartė dhe mungesės sė mjeteve tė transportit shumė ushtarakė shqiptarė kaluan aty vite tė tėra tė jetės sė bashku me familjet. Ata pėrballeshin me mungesa tė mėdha, nė izolim tė plotė dhe me sakrifica tė panumėrta. Njerėz tė betuar pėr tu vėnė nė shėrbim tė mbrojtjes sė njerėzve nė vend, me ideale tė larta siē janė ushtarakėt shqiptarė mund tė pėrballonin njė jetė tė tillė plot sakėrfica. Ushtarakėt shqiptarė tė Flotės Luftarake Detare, tė reparteve kėmbėsore, tė mortaistėve, tė kundėrajrorėve, tė artilerisė bregdetare do tė ishin banorė tė pėrhershėm pėr mė se 50 vjet, do tė ishin “pushtuesit” e rinj tė ishullit. Do tė ngriheshin pallate, shkollė, kinema, kopėsht, vatėr kulture do tė bėheshin rrugė dhe do tė rilindėte jeta nė ishull.
Rininė nė ishullin e shpresės
Atje nė Sazan, shėrbyen qindra e qindra ushtarakė, kanė kujtime e mbresa, kanė lindur e rritur fėmijėt, ata qė shkonin e ktheheshhin nga Vlora me anijen “postali”, por dhe me anije tė tjera. Uji vinte nga Vlora me anijen ēisterrnė. Drita dhe telefoni po nga Vlora me kabllot nėnujorė. Gjithēka, e gjithė jeta nė Sazan ishte e mbartur nė anije. Nė fillim tė viteve 90, Ishulli i Sazanit mbeti pa banorėt e tij tė pėrhershėm tė 50 viteve tė fundit. Ushtarakėt dhe familjet e tyre nuk harruan ta kthenin pėr herė tė fundit kokėn nga ishulli qė tretej dalėngadalė nė horizont. Ata qė lanė aty rininė nė emėr tė njė “jete me kuptim”, nė emėr tė detyrės kanė lėnė aty njė pjesė tė shpirtit, se ata i jepnin jetė e shpirt me sakrifica tė shumta. Reforma ushtarake i mblodhi pėrsėri ata bashkė nė kazermat e Skelės, nė batalionin e Orikumit dhe nė kazermat e “Brigadės sė Re”. Ata pėrsėri janė bashkė si dikur, por rininė e lanė peng atje tej nė Ishullin e shpresės. Pėrmes kėtij shkrimi do tė pėrmendim disa prej ushtarakėve qė kanė shėrbyer mė gjatė nė Sazan si: Turan Dervishi, Kadri Mullai, Pandi Opari, Avni Dino, Avdul Zani, Albert Gjika, Adem Dino, Fatmir Rama, Luan Shehu, Skėnder Sera, Sulejman Abazi, Ylli Cenaj, Sadik Shyti, Tajar Ēinari, Mustafa Harizi, Sali Shirka etj.
E adhmja…
Kush e ka vizituar Vlorėn, ka parė nė horizont ishullin e Sazanit dhe nuk ka shprehur dėshirėn ta vizitojė atė? Nė fakt njė udhėtim shumė i veēantė gjatė qėndrimit nė Vlorė do tė ishte ai me anije drejt ishullit tė Sazanit, por edhe me skaf ose jahte. Distanca mjaft e afėrt si “lagje” e Vlorės, mes detit ngjan si njė “sy” i zgjuar gjithmonė qė e rrahin dallgė pėrjetėsisht, qė e “pėrkėdhej” flladi i detit, por edhe e fshikullon era, pse ėshtė ashtu siē tregojnė marinarėt e vjetėr, “Nė Sazan, era ka shtėpinė”. Udhėtimi mund tė bėhet nga porti i Vlorės, por nga ēdo miniskelė e liman bregdetar. Lundrimi me anije ju krijon mundėsinė qė tė vrojtoni peizazhe tė bukura dhe unikale, shpesh edhe mahnitėse, tė cilat reflektohen mbi kaltėrsinė e detit dhe nė gjithėēka ofron riviera joniane e Vlorės. Ishulli i Sazanit i ngjan njė kėshtjelle natyrore, qė ngrihet 342 m mbi nivelin e detit, ka dy kodrina qė qėndrojnė si roje tė shekujve, njė gji-port pėr ankorim, rrugė makine qė i bie ishullit nė tė gjitha anėt, njė grumbull pallatesh, ndėrtesa tė italianėve nė qendėr tė ishullit, me dimensione sa lartėsia e tyre aq edhe depozita e ujit direkt nėn godina qė mbledh ujėrat e shiut, i filtron dhe ėshtė njė depozitė gjithėvjetore. Ishulli mbart gjithashtu mjaft ish-godina pėr rreth njė divizion ushtarak me tė gjitha punimet e tjera tė natyrės mbrojtėse, dėshmi e sė kaluarės sė Luftės sė Ftohtė. Ishullin e qarkojnė gjithashtu njė sistem kurore me pisha, qė i kanė rezistuar kohės dhe qė i japin ishullit mė shumė bukuri. Atje nuk dėgjohet mė kėnga 50 vjeēare e para dy dekadave: “O Sazan, o shkėmb e gurė/Bashkė me Karaburunė/Je fortesė qė s’merresh kurrė…”. Sazani nuk ėshtė vetėm njė “shkėmb” nė mes tė detit, por edhe njė emėr i dashur qė ofron ngrohtėsi shpirtėrore. Me kėtė emėr janė tė lidhur dhjetra e dhjetra emra shqiptarėsh nė Shqipėri dhe nė diasporė me emrin “Sazan” lidhet edhe gazeta e Josif Panit tė dalė nė Amerikė rreth 90 vjet mė parė. Ethet e turizmit sė shpejti do tė “pushtojnė” edhe ishullin e fundit tė luftės. Investimi do ta kthejė atė nė oazin e paqes e qetėsisė, urėn qė do tė lidhė miqėsi. Legjenda do tė jetojė larg kohėve tė reja, pse e ardhmja e perlės sė turizmit shqiptar po troket.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sazani, ishulli shqiptar i paqes  Empty Re: Sazani, ishulli shqiptar i paqes

Mesazh nga Aurela Mon Mar 28, 2011 11:47 pm

shum vend i bukur ketu
Aurela
Aurela
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 338
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 28/03/2011
Falenderimet Falenderimet : 4

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sazani, ishulli shqiptar i paqes  Empty Re: Sazani, ishulli shqiptar i paqes

Mesazh nga Dolche Raggazza Sat Mar 03, 2012 6:27 am

Dolche Raggazza
Dolche Raggazza
Anetare i/e Perjashtuar
Anetare i/e Perjashtuar

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1207
Vendndodhja Vendndodhja : Qyteti i gangsetereve(Burreli)
Hobi Hobi : Te shoh lot,gjak ne syte e rivales.
Humor Humor : sa te vdesin
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 04/02/2012
Falenderimet Falenderimet : 4

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sazani, ishulli shqiptar i paqes  Empty Re: Sazani, ishulli shqiptar i paqes

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi