♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enver Petrovci: Se shpejti ne Tirane.

Shko poshtė

Enver Petrovci: Se shpejti ne Tirane. Empty Enver Petrovci: Se shpejti ne Tirane.

Mesazh nga Morena Sun Oct 24, 2010 7:17 pm

Enver Petrovcin e gjen nė mjediset rrotull teatrit “Skampa” tė Elbasanit. Herė duke rrufitur filxhanin e kafesė, herė i menduar e herė duke shkėmbyer ndonjė bisedė me kolegė. Ka ardhur pėr tė ndjekur nga afėr tė gjitha trupat vendase dhe tė huaja, pjesėmarrėse nė edicionin e 12-tė tė Festivalit tė Teatrit Ndėrkombėtar Bashkėkohor. Tashmė ai ėshtė njė aktor i njohur pėr publikun shqiptar, ndonėse i shfaqur vonė nė skenėn tonė. Artisti nga Prishtina, por me njė karrierė tė gjatė nė Beograd, ka kohė qė ėshtė kthyer nė vendlindjen e tij e prej andej nė mėmėdhe, siē thotė ai. Mė herėt, Petrovci ka ardhur nė Tiranė, Fier, Butrint, Durrės e gjetkė. Ka qenė edhe pjesė e festivaleve, ka fituar edhe ēmime. I pėlqen Shqipėria dhe kjo duket qartė edhe nė njė bisedė tė shkurtėr me tė. E tėrheq edhe shtrati teatror e kinematografik, vlerat dhe gjuha e bukur e mėmės. “Dua t’u tregoj bashkėkombėsve dhe kolegėve tė mi se sa e bukur ėshtė gjuha shqipe nė interpretim, dua t’u tregoj vlerat letrare tė komunikimit dhe vlerat shprehėse tė saj“, thotė ai. Biseda me tė mbetet modeste dhe gjithėpėrfshirėse nė njė tavolinė tė thjeshtė nė mjediset e jashtme tė teatrit tė Elbasanit. Petrovci ėshtė lindur e rritur nė qytetin e bukur tė Prishtinės, por siē thotė ai, “jam formuar dhe rritur si aktor nė Beograd“, ku dhe ėshtė diplomuar nė Akademinė e Arteve nė gjininė e aktrimit. Ka luajtur nė 64 teatro tė ish-Jugosllavisė, duke interpretuar aq bukur nė shqip, serbokroatisht, hungarisht. “Mė kujtohet thėnia e pedagogut tim serb, se njė aktor i mirė duhet tė flasė shumė mirė gjuhėn e atij vendi nė tė cilin luan si artist, tė cilin e respektoj dhe e vlerėsoj”, shton ai. Megjithėse afro dy dekada “jashtė” Kosove, dashuria dhe krenaria pėr tė nuk shteroi kurrė. “Isha aktori mė i vlerėsuar dhe mė i paguar nė ish-kryeqytetin e ish-Jugosllavisė, por erdhi njė ditė qė zemra dhe ndėrgjegjja ime mė ftonte kah Kosova, ndaj u ktheva atje”. Punoi pėr shumė vite nė tetarin “Dodona” tė themeluar prej tij. Ngriti edhe Akademinė e Arteve tė Prishtinės, por fatkeqėsisht ia mbyllėn ata pėr tė cilėt kishte besuar se do tė punonin pėr popullin kosovar e do tė vlerėsonin artistėt e kėtij vendi tė vrarė e tė persekutuar nga regjimi i Millosheviēit e tė parėve tė tij. Si pjesė e jetės dhe aktualitetit tė Kosovės, Petrovci e ka thuajse tė pamundur tė mos ndalet e tė flasė pėr politikėn, pėr atė qė po ndodh sot atje. “Ma mbyllėn akademinė pse isha dhe mbetem rebel ndaj politikės sė mefshtė tė Prishtinės, tė cilėt me padijen e tyre, sot po e ēojnė Kosovėn nė regres”, pohon Petrovci. Ai flet shumė, sa pėr artin dhe politikėn. Kėtu dhe atje nė Prishtinė. “Mahnitem dhe kėnaqem me Shqipėrinė sesa shumė ka ecur nė kėto 20 vite. Njė ditė ju dhe ne, patjetėr do jemi pa kufij dhe do tė jemi shteti qė do tė kenė respekt dhe zili nė Ballkan e mė gjerė”, shton artisti. Nė fakt, prej kohėsh Petrovci ėshtė mes Tiranės dhe Prishtinės. Jo vetėm fizikisht. Rrjedha e jetės sė tij artistike pas kthimit nė vendlindje nuk e kėnaqi. Madje e zhgėnjeu dhe ai nuk ka ngurruar ta shprehė kėtė nė intervista tė ndryshme apo nė shfaqjet publike. E ka thėnė edhe mė parė se nuk ndihet i mbushur shpirtėrisht dhe as i plotėsuar si aktor. “Unė jam shumė i vetmuar dhe mendoj se tė tillė ndihen shumica e njerėzve. Nuk kam hyrė nė analiza se pse, por e di se jam shumė i vetmuar. Nuk kėrkoj as pėrgjigje, sepse pėrndryshe ndoshta do tė kryeja vetėvrasje. Tentoj si ēdo njeri tė dal nga vetmia dhe kur si motiv mė shėrben dikush, prapė shoh vetmi edhe atje. Ndoshta ėshtė tipar i profesionit, por besoj se tė gjithė jemi kėshtu”, deklaroi aktori nė njė nga prezantimet e afėrta nė Tiranė, kur solli nė skenėn e teatrit tė “Metropolit” pjesėn “Sonte jam vetėm” tė dramaturgut francez, Andre-Pol Antoan. Flet edhe pėr pozicionet e ndryshme qė i janė ofruar. “Nuk e pranova postin e ministrit tė Kulturės, pasi nuk doja tė isha bashkėvjedhės me ata qė janė sot e pėr fat po bien duke i hapur rrugėn njė qeverie tjetėr, sepse kosovarėt meritojnė mė shumė”, thotė gjatė bisedės Petrovci. Nuk mban mend sesa role i janė bėrė nė teatėr apo nė kinematografi, por janė me qindra. Ka ėndėrr tė luajė nė teatrin shqiptar dhe aspirata ėshtė e afėrt, megjithėse ka vite qė ndihet koleg me artistėt e kėtushėm. “Zemra ma thotė se do punoj dhe jetoj nė Tiranė dhe pėr kėtė kam gjetur dhe njė banesė nė kryeqytetin tonė”. Situatėn artistike nė Shqipėri, e sheh mė favorizuese se artistėt tanė kėtu. “Nėse teatri i Kosovės ka qenė shumė mė pėrpara se teatri i Shqipėrisė para 15 vjetėsh(kjo ka ndodhur edhe pėr fusha tė tjera tė artit), tashmė ai ka mbetur aty ku ka qenė dhe kjo pėr shumė arsye. Sot nuk ka dallim qė prej kohės sė regjimit tė Millosheviēit. Pėrveēse nuk na vrasin, nė fushėn e kulturės ka mbetur e njėjta gjė, sėrish tė mbyllur”. Ndėrkohė, shokėt dhe miqtė elbasanas apo tė ardhurit nga rrethe tė tjera e ftojnė pėr njė drekė nė Labinot. Kėrkon leje. “Do shihemi sėrish, nė teatėr apo jo?”, thotė. Nė mbrėmje do ndjekė shfaqjen e artistėve serbė. Sipas tij, shikuesi i kėtij vendi ka qenė dikur me shumė kulturė. Ndoshta njė ditė, Petrvocin do ta ndjekim nė skenėn e Tetarit Kombėtar.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi