♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kureshtja e pashuar njerezore

Shko poshtė

Kureshtja e pashuar njerezore Empty Kureshtja e pashuar njerezore

Mesazh nga daniela Tue Sep 02, 2008 1:10 pm

Pse ora ėshtė e ndarė nė 60 min dhe pse minutat janė tė ndarė nė 60 sek?
Tė parėt qė e organizuan kohėn nė kėtė mėnyrė qė ėshtė dhe sot kanė qenė babilonasit. Falė tyre viti ishte ndarė nė 12 muaj sipas 12 fazave hėnore dhe ishte logjike qė dita dhe nata tė ndaheshin secila nė 12 orė duke korresponduar me tė 12 fazat e vitit. Presupozohet se kanė qenė po babilonasit ata qė e kanė ndarė orėn nė 60 minuta dhe minutat nė 60 sekonda sepse 60 ishte numri mė i madh tė cilit babilonasit i kishin dhėnė njė emėr.(sistemi gjashtėdhjetor)

Ora dhjetore. Nė 1793 u bė njė tentativė pėr tė pėrdorur sistemin dhjetor dhe pėr orėn dhe minutat. Kėshilli i Republikės francese vendosi qė ditnata tė ndahej nė 20 orė me nga dhjetė orė secila. Ēdo orė tė ndahej nė 100 minuta dhe ēdo minutė nė 100 sekonda. Ky sistem filloi nė pėrvjetorin e themelimit tė republikės. Viti ishte i pėrbėrė nga 12 muaj me nga 30 ditė dhe 5 ditė shtesė qė nuk bėnin pjesė tek asnjė muaj nė veēanti. Reforma ndikoi dhe nė organizimin e javės po nė favor tė dekadės, tre dekada (tre javė me nga dhjetė ditė secila) bėnin njė muaj. U prodhuan dhe ora me ndarje dhjetore por pas 13 vjetėsh nė 31dhjetor 1805 Napoleoni e hodhi poshtė reformėn duke e kthyer gjithēka nė normalitet. Ora dhjetore u propozua pėrsėri nė 1998 nga Swatch qė e quajti Beat pėr tė matur kohėn nė internet. Dhe ky eksperiment nuk ka funksionuar.

Sa gjuhė fliten nė botė?
Aktualisht rreth 6700 mė tė folurat janė: kinezēja mandarinė, anglishtja, hindishtja/urdu, spanjishtja, rusishtja, arabishtja, portugalishtja, indonezishtja, japonishtja. Pėrqėndrimi mė i madh i gjuhėve tė folura gjendet nė zonėn e Planetit ku ka ka larmi mė tė madhe kafshėsh, bimėsh dhe ambientesh. Nė pyjet tropikale qė zėnė rreth 7 pėr qind tė sipėrfaqes sė tokės ka 36 pėr qind tė grupeve etnolinguistike tė botės. Duke parė gjendjen e dhjetvjeēarėve tė fundit, brenda shekullit 21 mund tė shuhen 90 pėr qind e gjuhėve tė folura.

Ėshtė e vėrtetė qė demi tėrbohet kur shikon mantelin e kuq?
Demi nuk ėshtė i aftė qė tė dallojė ngjyrat sepse syve tė tij i mungojnė qelizat nervore tė retinės tė afta pėr tė dalluar ngjyrat nga njėra tjetra. Vrapon i tėrbuar drejt mantelit tė kuq tė toreadorit i nxitur nga instikti dhe nga lėvizjet e kundėrshtarit tė tij. Por egziston dhe njė rracė demash e quajtur Brava e cila gjendet vetėm nė Spanjė dhe ushtrohet pėr tė manifestuar forcė dhe agresivitet. Zotėsia e toreadorit qė paguhet 25 mijė euro pėr garė qėndron nė shpėrqėndrimin e kafshės qė peshon 500 kg duke e rrotulluar mantelin me lėvizje specifike.

A provojnė kafshėt kėnaqėsi seksuale?
Ashtu si tek qėniet njerėzore dhe tek kafshėt akti seksual provokon kėnaqėsi. Tė paktėn tek vertebrorėt meshkuj dhe femra. Kėnaqėsia ėshtė njė strategji e natyrės pėr t’u siguruar qė do tė ndodhė riprodhimi. Nė tė vėrtetė ēiftėzimi kėrkon njė investim tė madh energjik (kėrkimin e njė femre, ardhjen rrotull saj dhe si pėrfundim kryerjen e aktit seksual). Sigurisht qė tek kafshėt nuk ka njė kėnaqėsi koshiente po vetėm njė kėnaqėsi instiktive tė pulsionit seksual. Tė dy sekset nė ēiftėzimin e tyre investojnė nė mėnyra tė ndryshme nga pikpamjet, mundėsitė dhe nga pėrfitimet e tyre. Mashkulli qė ka mė shumė spermatozoide ėshtė mė i ndjeshėm ndaj stimulimeve dhe nuk e ka tė fortė kriterin e pėrzgjedhjes, ndėrsa femra qė ka mė pak ovula i investon ato nė mėnyrė mė tė matur duke hedhur gjithēka nė pak ēiftėzime, por me meshkuj tė njė vlere tė sigurtė.

Pėrse qarkullimi hekurudhor ėshtė nė anėn e majtė?
Sepse hekurudha e parė lindi nė Angli ku pėr analogji u adaptua dhe pėr trenat qarkullimi nė anėn e majtė qė pėrdorej pėr trafikun rrugor. Hekurudha e parė e njohur i pėrket vitit 1801 ndėrsa lokomotiva e parė e shpikur nga George Stephenson kaloi mbi binarė mes Stokolmit dhe Darlingtonit nė 1825. Gjermanėt kundėrshtuan. Shumė vende evropianė mes tyre dhe Italia dhe Franca adaptuan pėr hekurudhat e tyre qarkullimin nė tė majtė dhe pse karrot dhe karrocat nė rrugė ecin nė anėn e djathtė. Nė fillim tė erės sė rrotullimit, e gjithė teknologjia hekurudhore angleze u adaptua dhe nė Evropė deri tek distanca e ndėrmjet shinave tė trenit prej 1435 milimetrash. Vetėm disa shtete si Gjermania dhe Austia vendosėn qė t’i lėnė trenat tė lėvizin nė anėn e djathtė.
daniela
daniela
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 110
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 02/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kureshtja e pashuar njerezore Empty Re: Kureshtja e pashuar njerezore

Mesazh nga daniela Tue Sep 02, 2008 1:11 pm

Pėrse gjarpėrinjtė ndėrrojnė lėkurė?
Substanca nga e cila ėshtė bėrė shtresa e sipėrme e epidermės sė lėkurės sė gjarpėrinjėve nuk ėshtė elastike dhe nuk rigjenerohet me kalimin e kohės; kur gjarpėrinjtė rriten, lėkura e tyre bėhet si njė veshje e ngushtė pėr ta. Gjarpėrinjtė bėjnė njė ndėrrim tė plotė tė lėkurės nė periudha tė cilat variojnė nga 6 muaj nė njė vit sipas llojit tė tyre. Disa ditė para se tė ndėrrojnė lėkurė kėto kafshė humbin oreksin, bėhen gjaknxehtė dhe pėrpiqen tė qėndrojnė pranė ujit sepse duke ndėrruar lėkurė preferojnė dhe njė larje. Nėn lėkurėn e vjetėr formohet dhe njė shtresė tjetėr qė ėshtė lėkura e re dhe nė momentin e duhur gjarpėrinjtė e ēajnė lėkurėn e tyre tek koka dhe fillojnė ta shtyjnė pas duke u zvarritur pas tokės. Lėkura e butė rrėshket dhe duke mos patur kėmbėt si pengesė, arrin tė largohet e plotė nga trupi i gjarpėrit. Njė gjarpėr Indigo duke dalė nga lėkura e tij. Ėshtė njė nga gjarpėrinjtė mė tė gjatė tė kontinentit amerikan dhe mund ta kalojė gjatėsinė prej 2 metrash e gjysmė.

Flokėt dhe thonjtė rriten mė shumė gjatė periudhave tė caktuara?
Ritmet e rritjes sė flokėve janė shumė tė ndryshueshme nė periudha tė caktuara, ndėrsa me thonjtė nuk ndodh e njejta gjė. Nė ndryshim me sa ndodh tek kafshėt, qė humbasin shtresa tė lėkurės gjatė stinės sė ngrohtė duke mos qenė tė detyruar qė tė mbrohen nga i ftohti, tek njerėzit ėshtė vėnė re njė rritje mė e shpejtė e flokėve nė periudhėn e ngrohtė dhe nė veēanti nė periudhėn e korrikut. Ky fenomen nė pėrgjithėsi ėshtė mė i dukshėm tek femrat se sa tek meshkujt dhe akoma nuk ka arritur tė zbulohet se pse ndodh dhe pse dihet qė njė rol tė rėndėsishėm luan dhe temperatura. Ritmet e rritjes sė flokėve nga ana tjetėr janė tė influencuar nga shumė faktorė si: hormonet, mosha, gjendja e organizmit. Nė kushte normale rreth 120 mijė fijet e flokut qė ka mesatarisht njė njeri nė kokė rriten rreth 1.2 cm nė muaj. Ndėrsa rritja e thonjėve varet nga ushqimi dhe aspak nga stinėt. Thonjtė zgjaten mesatarisht 3 milimetra nė muaj.

Pėr sa kohė mund tė jetohet pa fjetur?
Studimi shkencor i gjumit vitet e fundit ka qenė shumė intensiv dhe pse rezultatet e disa studimeve kanė qenė tė kundėrta. Ėshtė e qartė tashmė qė njė person mund tė vetėvritet duke refuzuar tė hajė dhe tė pijė por dhe personi mė stoik nuk ėshtė nė gjėndje qė tė rrijė pa fjetur pafundėsisht. Nevoja pėr gjumė shpejt a vonė do tė vijė me gjithė sforcot e individit pėr tė rezistuar. Mungesa e gjumit sipas disa studimeve provokon rrjedhoja psikologjike. Sipas studimeve tė bėra, njė numėr i madh individėsh qė kanė qenė tė detyruar tė qėndrojnė pa fjetur kanė patur shqetėsime tė mėdha tė personalitetit tė tyre.
Zgjuar pėr 264 orė. Disa studime gjithnjė me bazė empirike nė tė kundėrt mbėshtesin se simptomat psikologjike qė vėrehen tek personat e pagjumė janė rezultat i stresit dhe jo i mngesės sė ndonjė funksioni thelbėsor tė zhvilluar nga gjumi. Njė provė ėshtė qė nė 1966 17 vjeēari Randy Gardner qėndroi zgjuar pėr 264 orė duke mos treguar asnjė simptomė psikotike. Pas kėsaj ai fjeti pėr 15 orė dhe kur u ngrit ndjehej mirė.

Pėrse ndonjėherė kur jemi nė gjumė na duket se do tė biem?
Ndjenja e rėnies mund tė interpretohet nė mėnyra tė ndryshme sipas fazave tė gjumit gjatė tė cilave pėrjetohet kjo ndjenjė. Nė qoftė se pėrjetohet nė fazėn e pėrgjumjes ėshtė njė eksperiencė e shkaktuar nga hedhja nė momentin e kalimit nga faza kur jemi zgjuar nė atė tė gjumit, kur organizmi kryen njė proces gradual tė ndėrprerjes sė sinjaleve tė ndjeshmėrisė dhe tė funksionimit tė muskujve. Nė momentin qė percepton boshatisjen personi pėrjeton njė eksperiencė tė kaluar mė parė kur ka qenė zgjuar si rėnia nga njė shkallė, nga njė karrige apo nga njė lartėsi mė e madhe. Veē ndjenjės sė rėnies kjo mund tė shoqėrohet dhe me imazhe apo aluēinacione. Lodhja e vazhdueshme apo ankthi mund t’i favorizojnė kėto ndjenja.
Ndjenja e rėnies mund tė provohet dhe gjatė fazės REM kur personi ėshtė tėrėsisht nė njė gjumė tė thellė, kur trupi ėshtė tėrėsisht i palėvizėshėm dhe i paraziluar dhe ėndrrat janė mė “tė gjalla”. Nė kėtė rast domethėnia nuk ėshtė fiziologjike dhe pėr ta interpretuar duhet tė studiohet profili i plotė psikologjik i personit qė e pėrjeton kėtė ndjenjė.
daniela
daniela
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 110
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 02/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kureshtja e pashuar njerezore Empty Re: Kureshtja e pashuar njerezore

Mesazh nga daniela Tue Sep 02, 2008 1:11 pm

Ekziston njė lidhje e drejtėpėrdrejtė mes stresit dhe toksikodipendencės.
Kėto janė rezultatet e njė studimi nė USA tė realizuar nga njė neurofiziolog italian: ka arritur tė zbulojė mekanizin neurologjik qė shtyn ata qė ndihen nėn stres tė kėrkojnė lehtėsim tek alkooli dhe droga.

MILANO – Stresi mund tė ēojė nė toksikodipendencė, madje sipas njė studimi, egziston njė lidhje e drejtėpėrdrejtė midis tyre. Antonello Bonci, neurofiziolog dhe docent nė University of California tė San Francisco, ka arritur tė vėrtetojė nė sajė tė studimeve kėtė hipotezė. Dhe jo vetėm kjo por dhe mekanizmat tė cilėt janė pėrgjegjės pėr pamundėsinė e largimit dhe ndėrprerjes sė drogės apo alkoolit janė po tė ndikuara nga stresi. Stresi pėrdor njė lloj kalimi tė preferuar pėr tė stimuluar njė zonė tė veēantė tė trurit, aktiviteti i sė cilės ėshtė i lidhur me sjellje tė varura. Karakteristikat e kėsaj zone specifike ishin tė dituar por vetėm tani ėshtė bėrė i qartė aktivizimi i saj. Studimet, sipas Boncit, tregojnė qė Crf (i pranishėm nė sasi tė mėdha nė tė gjithė sistemin nervor qėndror, por me nivele tė ndryshueshme tek ata qė vuajnė nga depresioni dhe sėmundje si sikicofrenia apo sėmundja e Alzheimerit. Deri tani ėshtė menduar qė ėshtė Crf qė kishte njė rol kryesor nė pėrgjigjen kimike celebrale tė lidhur me stresin) ėshtė njė proteinė qė formon njė kompleksitet i cili stimulon receptorė tė caktuar tė qelizave nervore nė zonėn e caktuar me tė cilėn lidhet ky aktivitet i varėsisė nga alkooli, droga, bulimia dhe sėmundje apo varėsi tė tjera. Pas disa vjetėsh mund tė mendohet pėr njė grup tė ri medikamentesh tė cilat nuk do tė shėrbejnė vetėm pėr tė luftuar toksikodipendencėn.

19 gusht 1839 Tė pikturosh me dritėn
“Qė sot piktura ka vdekur” deklaroi njė artist dhe ishin tė shumtė ata qė e menduan kur shkenctari dhe piktori frances Louis Jacques Mandé Daguerre prezantoi nė institutin e Francės teknikėn e tij pėr tė riprodhuar imazhin. Quhet dagherrotipia dhe ėshtė metoda e parė praktike e pėrdorur pėr tė realizuar njė fotografi. (fotografia e parė ėshtė realizuar nga Joseph-Nicéphore Niepce nė 1926-1927,por ishte e njė cilėsie shumė tė dobėt dhe kėrkonte rreth 8 orė ekspozimi). Zbulimi i Daguerre u bė nė mėnyrė tė rastėsishme. Shkenctari e kishte pėrftuar imashin me njė ekspozim tė shkurtėr nė dritė, por duhet tė gjente mėnyrėn pėr ta fiksuar tek lastrat me kripra argjendi. Njė mbrėmje i lodhur nga eksperimentet e tij shkoi tė flinte duke e vendosur lastrėn me imazhe akoma tė pafiksuara nė njė dollap ku mbante shishe tė vogla me substanca kimike tė ndryshme. Mėngjesin tjetėr mori lastrėn nga dollapi me bindjen se imazhi ishte zhdukur ndėrsa nė tė vėrtetė i ēuditur zbuloji se imazhi ishte fiksuar nė lastėr. Gjatė ditėve tė ardhėshme e pėrsėriti eksperimentin duke pėrdorur nė lastėr tė gjitha kimikatet qė kishte pasur nė dollap. Vetėm kėshtu arriti tė zbulojė se kishin qenė avujt e mėrkurit ato qė kishin fiksuar imazhin mbi lastėr.

Planeti mė antik
I zbuluar nga teleskopi spacial Hubble, planeti ka njė seri karakteristikash absolutisht tė jashtėzakonshme. Para sė gjithash ėshtė planeti mė antik i zbuluar deri mė sot. Duhet tė ketė tė paktėn 13 miliardė vjet dhe ka egzistuar shumė mė pėrpara se sa kanė menduar astronomėt. Kjo sepse drita qė vjen nga ky planet ka arritur pas 13 miliardė vjetėsh. Hipoteza qė duhet tė ribėhen. Si planeti ashtu dhe yjet janė nė brendėsi tė njė grupi globular tė quajtur M4; ashtu si dhe grupet e tjera ky ėshtė i varfėr me elemente, pėr kėtė astronomėt mendonin se nuk ishin tė mundura formacionet e planeteve. Planeti i sapozbuluar e pėrgėnjeshtron kėtė hipotezė, ashtu si dhe atė qė ishte e pamundur lindja e planeteve tė rinj nė nė miliardvjeēarėt e parė tė universit. Planeti ka njė masė 2 herė e gjysmė mė tė madhe se ajo e Jupiterit dhe ėshtė demostrimi qė lindja e trupave qiellorė rreth yjeve nuk ėshtė njė proēes aq i rrallė sa mendohej apo proces qė duhet tė ndodhė patjetėr nė zona tė pasura me elementė tė rėndė. Kėshtu rriten mundėsitė pėr tė qėnė mė i madh numri i planeteve nė tė gjithė universin nga ē’kanė parashikuar deri tani astronomėt. Megjithatė numri i planeteve nė tė cilėt ėshtė e mundur lindja e jetės ėshtė gjithmonė i pakėt.

Lentet e kontaktit kurative pėr tė shėruar miopinė.
Duke u vendosur gjatė natės janė nė gjendje tė modifikojnė sipėrfaqen e korneas duke korrigjuar difektet e tė parit. Kėto lente janė eksperimentuar me sukses nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe shumė shpejt pritet qė tė vijnė dhe nė Itali.
MILANO – Lajme tė mira pėr miopėt. Janė nė arrdhje lentet e kontaktit kurative. Duke u vendosur gjatė natės kur sytė janė tė mbyllur dhe flihet janė nė gjendje qė tė korrigjojnė difektet e tė parit duke modifikuar sipėrfaqen e korneas. Kufizimi i vetėm qė egziston pėr pėrdorimin e kėtyre lenteve ėshtė se mund tė vendosen vetėm nga ata qė vuajnė nga njė miopi e lehtė. Kjo arritje ėshtė konsideruar nga specialistėt okulistė si njė revolucion i vėrtetė pėr miliona persona qė vuajnė nga ky shqetėsim dhe qė janė tė detyruar qė tė mbajnė syze pėrgjatė gjithė jetės, lente kontakti apo t’u nėnshtrohen dhe rrezeve lazer . Teknika nė tė cilėn janė bazuar lentet e reja, e quajtur ortokeratologji ėshtė aprovuar tashmė nė Shtetet e Bashkuara nga Food and Drug Administration dhe ėshtė pėrdorur nė mėnyrė sporadike nė disa vende evropiane si nė Hollandė dhe nė Britaninė e Madhe. Specialistet thonė se sistemi i ri duhet parė me besim pasi funksionon nė tė njejtėn mėnyrė si aparatet e dhėmbėve. Lentet janė tė rrumbullakta si lentet normale por qė vendosen nė sy me njė kėnd tė veēantė duke qenė se nė qendėr janė tė sheshta. Me kalimin e kohės, ashtu siē ndodh dhe me aparatet qė drejtojnė dhėmbėt dhe sipėrfaqja e korneas do tė modifikohet. Ndėrkohe lentet e kontaktit normale vetėm nė Itali pėrdoren nga 2 milionė persona qė janė pjesa mė e madhe tė rinj. Mė tė pėrdorurat janė ato me pėrdorim tė pėrditshėm ( rreth 90 pėr qind e konsumatorėve) mė pas vijnė lentet e pėrdorura pėr presbiopinė lentet bifokale dhe ato qė janė tėrėsisht pėr qėllime estetike si pėr tė ndryshuar ngjyrėn e syve. Por specialistėt kėshillojnė pėr njė kujdes shumė tė madh nė pėrdorimin e lenteve normale tė kontaktit pasi sipas statistikave njė pėrdorues i lenteve tė kontaktit ka riskun qė tė paktėn njė herė gjatė pėrdorimit tė tyre tė kėtė njė infeksion apo njė traumė tė syrit nė momentin e vėnies.

Microsoft mbyll komunikimin me chat
Duke filluar qė nga 14 tetori Msn do tė mbyllė tė gjitha dhomat e bashkėbisedimit nė Evropė. Specialistėt deklarojnė se janė bėrė terren pėr shpėrndarjen e spamming".
MILANO – Siti ėshtė Msn.it, nė linjėn internet tė Microsoft dhe lajmėrimi i vendosur nė tė padyshim qė do tė sjellė diskutime tė mėdha: “Duke nisur nga 14 tetori do tė mbyllim tė gjitha dhomat e chatit” Njė goditje e vėrtetė pėr ata qė e kanė pasion bisedėn nėpėrmjet kompiuterit. Specialistėt e Microsoftit janė shprehur se: “Tashmė ėshtė vendosur qė mbyllja e kėtij komunikimi do tė jetė totale dhe definitive pėr Evropėn ndėrsa nė Shtetet e Bashkuara, nė Japoni dhe nė Kanada kėtė lloj bisedimi me tė gjithė botėn mund ta pėrdorin vetėm ata qė janė tė abonuar me kartė krediti”. Ky vendim i Microsoft, ėshtė marrė pėr motive sigurie dhe vigjilence mbi privacy e pėrdoruesve. Specialistėt shprehen se janė tė vetėdijėshėm pėr reagimet qė do tė pasojnė vendimin e tyre por sipas tyre : “Ishte e vetmja rrugdalje duke marrė nė konsideratė qė dhe bilanci mbi kėtė shėrbim ishte negativ. Kryesisht kjo masė ėshtė marrė pėr tė garantuar sigurinė e pėrdoruesve. Linjat chat janė trasformuar nė njė terren tė pėrshtatėshėm “gjuetarėsh” tė siteve tė ndryshme pėr tė zėnė sa mė shumė klientė, pėr tė mos folur mė pas pėr manikaėt seksualė tė tė gjitha llojeve qė e pėrdorin seksin pėr pėrfitime matėriale. Nuk mund tė vazhdohej kėshtu pasi u bė e pamundur qė linjat chat tė monitoroheshin 24 orė: tashmė ato janė shndrruar nė njė terren tė minuar”.
daniela
daniela
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 110
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 02/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kureshtja e pashuar njerezore Empty Re: Kureshtja e pashuar njerezore

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi