♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lindita Basha: Si u dashurova me Edi Ramėn

Shko poshtė

Lindita Basha: Si u dashurova me Edi Ramėn Empty Lindita Basha: Si u dashurova me Edi Ramėn

Mesazh nga Tironcja_omel Sat Oct 23, 2010 12:12 am

Ēifti i ri, Lindita dhe Edi Rama rrėfejnė historinė e jetės sė tyre. Kontakti i parė i Lindita Bashės me emrin e Edi Ramės, bashkėjetesa nė kryeqytet, bekimi i dy familjeve dhe aspiratat e bashkėshortes sė kreut tė PS-sė: Me Edin ndaj mendime dhe opinione pothuajse tė njėllojta dhe e shohim botėn dhe e dėshirojmė botėn njėlloj. Unė nuk do tė hyj nė asnjė rast nė politikė.
Cili do tė jetė ndikimi i Linda Bashės (qė nga e diela Linda Rama) nė jetėn dhe aktivitetin politik tė kryetarit tė PS-sė dhe kreut tė Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, dhe ēfarė do tė plotėsojė ajo nė krah tė liderit tė opozitės shqiptare? Kėtyre pyetjeve iu pėrgjigj vetė kryetari socialist, Edi Rama nė emisionin “Top Story” tė gazetarit Sokol Balla, ku ndodhej i ftuar bashkė me bashkėshorten e tij tė ardhshme. Zoti Rama tha se Linda ėshtė gjysma e tij mė e mirė, me tė cilėn bisedon dhe e dėgjon me vėmendje gjithēka qė thotė.

Zonja Basha ju shikoj me emocione…
Lindita Basha: Nuk ėshtė e lehtė tė jesh nė njė studio televizive. Me tė thėnė tė drejtėn, sot kam pasur atė ndjesinė e njė nxėnėsit pėrpara provimit qė duhet tė shkojė dhe tė pėrgjigjet pėr disa pyetje. Mė dukej sikur kisha atė ndjesinė qė mbase nuk do tė dija t’i pėrgjigjesha pyetjeve qė do tė bėni.

Edhe pėr ju zoti Rama duhet tė jetė njė moment i rėndėsishėm personal zotit Rama… Shpeshherė politikanėt perceptohen si njerėz tė fortė, por besoj edhe ju keni emocione?
Edi Rama: Unė do tė siguroj qė megjithėse dalė pėr disatėn herė nė njė studio televizive, ėshtė hera e parė qė provoj emocione tė tilla dhe kam emocione si pėr herė tė parė.

Zonja Basha, ēfarė ndodh me mbiemrin tuaj pas ditės sė diel?
Lindita Basha: Do tė ndjek traditėn shqiptare. Unė jam tradicionale.

Zoti Rama, dashuria ėshtė e verbėr apo njė zgjidhje e goditur?
Edi Rama: Dashuria e verbėr dhe sytė e hapur bėjnė zgjedhjen e goditur.

Do tė dėshiroja tė mė thoshit si e keni njohur zotin Rama dhe si ka evoluar nė njė marrėdhėnie qė kaloi nė martesė?
Lindita Basha: Kontakti i parė personal me emrin Edi Ramės, jo me Edi Ramėn, ka qenė pėrpara viteve ’90. Nė atė kohė kam qenė e sapodiplomuar nė universitetin e Tiranės, dėgjonim kėto ngjarjet qė ndodhin nė Akademinė e Arteve. Pastaj, nė ngjarjet e dhjetorit emri i Edit ishte shumė i artikuluar, si njė personazh i cili ishte gjithnjė e me shumė e lėvizje qė ndodhnin. Mė tej, nė atė kohė filluan shkėndijat e para tė publicistikės sė Edit, tė cilėn unė e kam pėlqyer gjithmonė. Pėr t’u takuar personalisht jemi takuar shumė vonė, atėherė kur Edi filloi tė ndryshonte Tiranėn. Pastaj marrėdhėnia jonė ka evoluar si ēdo marrėdhėnie tjetėr, ka pasur kohėn e nevojshme qė kanė nevojė dy njerėz pėr t’u kuptuar dhe pėr tė marrė njė vendim tė rėndėsishėm nė jetėn e tyre, pėr tė kaluar pastaj nė vendimin pėr tė jetuar bashkė.

Ju bėtė njė farė biografie. A mund tė na thoni diēka mė shumė pėr Linda Bashėn?

Lindita Basha: Unė kam lindur nė njė familje tė thjeshtė tiranase. Shtėpia jonė ka qenė e vogėl, njė shtėpi pjesėrisht me qerpiē, me avlli dhe oborr. Oborri ka qenė diku pranė liceut artistik, ka mbetur njė oborr i dashur pėr mendjen time, kishte hurma, kajsi, kumbulla. Sigurisht kam pasur njė gjysh shumė tė mirė dhe e gjithė fėmijėria jonė ka kaluar nė kujdesin e njė gjysheje qė ka qenė si njė pėrrallė nė jetėn tonė. Unė kam njė vėlla, kam edhe njė motėr. Jam vajza e njė babai muzikant, babai im ka luajtur korno, instrumentist, ndėrsa mamaja ka qenė punėtore nė kombinatin e autotraktorėve. Nė fakt, tė dy prindėrit gjatė gjithė kohės na thoshin qė tė bėheshin zot tė vetes, tė punonim shumė. Nė fakt, unė tė gjithė mėnyrėn se si e perceptoja nė atė kohė tė qenit tė zot ishte puna. Gjithmonė kam dashur tė punoj. Puna mė e mirė e mirė qė unė kam bėrė ėshtė tė mėsoja. Nė mėnyrėn se si e konceptoja unė nė atė kohė nė fakt punėn ose tė ishe i zot, do tė thoshte tė kishte njė vullnet dhe durim. Vullnetin dhe durimin e kam parė tė mishėruar tek dy prindėrit e mi. Babai pėrveēse bėnte instrumentistin, nė atė kohė bėnte edhe pjesėn qė bėnte partiturėn, partiturėn pėr orkestėr. Pastaj i ndante nė parte nė ēdo instrument. Punonte tėrė natėn, hidhte mijėra nota nė pentagrame. Nė fakt, unė ende e kam si njė nga kujtimet mė tė mira tė fėmijėrisė sime, babai duke e gdhirė, duke shkruar notat nėpėr pentagrame, pėr t’ia ndarė orkestrės, jo vetėm orkestrės qė ai luante, por orkestrave nė tė gjithė Shqipėrinė. Ka qenė i talentuar nė kėtė pjesė dhe e ka bėrė mrekullisht mirė. Nė atė kohė nuk kishte fotokopje. Nė atė kohė nuk kishte kompjuter. Sot jam e bindur qė kjo punė nuk bėhet nė kėtė mėnyrė. Nė atė kohė bėhej kėshtu dhe ishte ai qė e bėnte kėtė. Ndėrsa nėna ime ka qenė njė nėnė ashtu siē nėna shqiptare dhe unė pėr nėnat kam njė debulesė tė veēantė. Nėna ėshtė nėnė. Kurdoherė qė ėshtė fjala nėnė ėshtė njė fjalė e bekuar. Nėna ime ka qenė modeli perfekt i dedikimit ndaj fėmijėve dhe familjes. Dy prindėr tė tillė mė kanė dhėnė modelin e njeriut qė punon dhe me punė arrin gjėrat. Falė kėtij modeli dhe falė kėmbėnguljes sime pėr tė studiuar nė vijimėsi ėshtė ajo bio qė ju keni artikuluar.

Mė befasoi sasia e librave qė keni shkruar zonja Basha, kam pėrshtypjen qė keni shkruar mė shumė se bashkėshorti i juaj i ardhshėm…
Lindita Basha: Unė nė fakt e kam pasur pasion tė shkruaja. Kjo ėshtė arsyeja qė unė thashė pak mė parė se veēanėrisht publicistikėn e Edit e kam dashur shumė. Pėr shkak tė impenjimit tė tij tė madh, unė mendoj qė publicistika ėshtė njė nga gjėrat qė Edi e ka lėnė mėnjanė pėr shkak tė impenjimit politik. Unė vetė kam shumė dėshirė tė lexoj dhe kam dėshirė tė studioj, kam dėshirė tė shkruaj. I vlerėsoj njerėzit qė shkruajnė dhe pėr kėtė arsye sapo kam mbaruar fakultetin e Ekonomisė, pasi kam marrė titullin master, jam dedikuar nė studimin e shumė fenomeneve dhe proceseve qė ndodhin nė tranzicion, jo vetėm nė Shqipėri. Kam qenė shpeshherė pjesė e rrjeteve ku diskutoheshin zhvillimet e mėdha qė ndodhnin nė Evropėn paskomuniste. Kam qenė me fat. Sepse ėshtė si shkollė. Jo vetėm shkruan, por nė vijimėsi ke mundėsinė qė ke mundėsi pėr shkak tė kontakteve me ekspertė dhe qarqe akademike ke mundėsi tė mėsosh dhe ėshtė njė shkollė e vijueshme. Kėshtu qė, unė rolin e nxėnėses sė mirė, nuk kam pushuar dhe pushoj as sot sė bėri.

Ju keni pasur pėrkrahjen e njė gruaje tė fortė, siē ėshtė nėna juaj, Aneta. Nė shtyp e kemi parė qė ajo e ka dhėnė bekimin e saj publik pėr kėtė martesė, ēfarė do tė thotė se e njeh zonjėn Basha. Sa dhe si njeh mami juaj zonjėn Basha?
Edi Rama: Nė fakt nėna ime nuk ėshtė se ka dhėnė njė bekim publik, ajo ka qenė e bombarduar nga kėrkesat pėr tė folur, nuk e ka dėshiruar njė gjė tė tillė, pėr njė arsye shumė tė thjeshtė qė ka tė bėjė me faktin se kjo ėshtė jeta jonė private dhe ajo… Megjithatė nė njė rast, njė gazetareje i ka shprehur lumturinė e saj pėr kėtė fakt. Ajo e njeh Lindėn dhe e ēmon. Pa dyshim ka thėnė atė qė mendon ėshtė goxha e lumtur pėr kėtė ngjarje shumė tė jashtėzakonshme nė jetėn time, nė jetėn e familjes sonė.

Ju, nė mesazhin qė shpėrndatė orėt e fundit linit tė kuptohet se sa diskrete kishte qenė kjo ngjarje kur i thoshit edhe vėllait tuaj se ai ėshtė njė nga mbėshtetėsit tuaj tė padukshėm tė aktivitetit tuaj publik, megjithėse jeton larg nė SHBA. Si e priti ai?Edi Rama: Olsi nuk ēuditet mė nga unė. U bė njė kohė e gjatė qė ai ėshtė njė mbėshtetje e jashtėzakonshme morale dhe shpirtėrore pėr mua. Ėshtė fat tė kesh vėlla Olsin, nuk ėshtė e lehtė tė mė kesh vėlla mua. Ndėrkohė qė e vėrteta e mesazhit lidhet me faktin qė ne dėshironim qė ky eveniment ishte njė eveniment qė ne dėshironim tė zinte sa mė pak vend nė media dhe thashethimit urban. Ajo qė ndodhi ishte befasuese, sepse, nė fakt, ishte njė gjė e mbajtur shumė sekret, jo se do tė ndodhė ndonjė gjė e madhe, por pikėrisht sepse duam tė jetė njė gjė e thjeshtė. Njė moment ku ne dėshirojmė qė tė trokasim njė gotė me miq dhe dashamirės brenda njė kuadri festiv mjaft tė pėrmbajtur. Sigurisht qė unė kur e mora vesh kėtė lajm, pėrveē befasisė ishte edhe njė lloj tė ndjeri jo fort mirė nė raport me miq dhe tė afėrm, nė raport me vetė familjen. Kėshtu qė, unė me ngut shkrova atė mesazh, i cili u bė thjesht pėr tė ndarė atė lajm, me aq sa mundesha nė atė momente, me miq dhe tė afėrm, nė mėnyrė qė tė mos e mėsonin kėtė gjė nga gazeta. Pėr fat tė keq, Olsi ėshtė nė Tiranė dhe nuk ka njė celular. Kėshtu qė, lajmin pėr tė e lashė nė celularin e nėnės dhe pastaj bėmė bisedėn, qė nė fakt duhet ta bėnim njė ditė mė parė, por ai ishte i zėnė dhe unė isha i zėnė. Kėshtu qė, duke qenė i sigurt qė kjo s’do tė dilte e lamė pėr tė nesėrmen. Kjo ėshtė historia.

Si e priti djali juaj kėtė lajm?
Edi Rama: Gregu ėshtė sot shok dhe mbi tė gjitha njė shok qė ėshtė edhe njė njėri shumė i lirė, shumė komunikues, shumė i hapur, njė njeri i cili ka pėsuar njė transformim tė jashtėzakonshėm nga kapėrcimi nga adoleshenca nė kėtė moshė. Mund t’ju them vetėm qė e priti me njė gėzim tė veēantė.

Linda, vajza juaj 20 vjeēe si e priti lajmin e raportit tuaj me Edi Ramėn dhe martesėn?

Lindita Basha: Rea ėshtė kuptimi mė i madh i jetės sime. Ajo studion pėr Arkitekturė nė Vjenė. Ėshtė njė fėmijė shumė komunikues. Kėtė e ka jo vetėm pėr shkak tė asaj qė vijimėsisht babai i Reas dhe unė kemi bėrė, por veēanėrisht pėr shkak tė vėmendjes dhe tė njė kujdesi tė posaēėm qė gjyshėrit e Reas qė e kanė rritur kanė dhėnė pėr tė. Ajo ėshtė me fat shumė. Ne si prindėr sigurisht i kemi dhėnė tė gjithė kujdesin dhe dashurinė tonė. Meqė ėshtė rritur me gjyshėrit ajo ka marrė tė gjithė kujdesin dhe tė gjithė vėmendjen e tyre. Edhe pėr shkak tė faktit se unė dhe babai Reas na duhej tė ktheheshim edhe vonė pėr shkak tė angazhimeve qė ne kishim. Rea, cilėsia e parė qė ajo ka, ėshtė e drejtpėrdrejtė me tė gjithė njerėzit. Mua mė pėlqen shumė kjo. Unė kam qenė e drejtpėrdrejtė me tė dhe ajo ka qenė e drejtpėrdrejtė me mua edhe kur e kemi trajtuar kėtė bisedė. Unė mendoj qė fėmijėt janė tė gėzuar pėr kėtė lidhje, pėr nėnėn dhe babanė. Fėmijėt gėzohen kur nėna dhe babai janė tė gėzuar. Unė mendoj qė Rea e ka pritur fare normal kėtė lajm. Ajo ėshtė njė fėmijė i rritur me njė kujdes dhe dashuri tė veēantė, me nėnėn, gjyshėrit, bashkė me babanė dhe nėnėn e vet. I ka tė gjitha mundėsitė qė tė jetė njė fėmijė i lumtur dhe i gėzuar.

Edi Rama tė pėlqen kėshtu apo me modė ekstravagante tė pak viteve mė parė?Lindita Basha: Kjo ėshtė njė pyetje e vėshtirė, jo e vėshtirė pėr t’iu pėrgjigjur. Unė mendoj qė Edi ekstravagant ishte shumė mirė nė atė kohė, por kėshtu siē ėshtė mė mirė sot. T’ju them tė drejtėn kur shoh Edin tė veshur ashtu vite mė pėrpara, ndonjėherė mė duket sikur politika e ka bėrė qė… Ajo ishte liri qė bėnte Edi pėrpara, mė shumė se sa e ka sot. Sikur i ka marrė ato rrobat, ato ngjyrat, i ka vėnė nė njė astar dhe i ka vėnė nė dollap. Mbase do tė vijė njė kohė kur do t’i nxjerri pėrsėri nga dollapi, do tė doja tė ndodhte kjo nė njė tė ardhme.

Zoti Rama, ka zėra qė e pėrshkruajnė Linditėn si kėshilltaren tuaj. Sa do t’ju influencojė Lindita nė vendimmarrjen tuaj politike?
Edi Rama: Ėshtė e sigurt qė Linda ėshtė gjysma ime mė e mirė. Pa dyshim qė ne bisedojmė pėr shumė ēėshtje. Pa dyshim qė unė e dėgjoj mė vėmendje atė ēfarė thotė. Por, po ashtu nuk ka dyshim qė Linda ėshtė njė njeri shumė e dhėnė pas punėve tė saj, tė cilat i ka mė shumė me pasion, pas kėrkimeve tė saj dhe tė jetės nė universitet. Jam i bindur qė duke qenė e distancuar nga arena e betejės sė pėrgjithshme politike, do tė jetė njė mbėshtetje shumė e mirė dhe njėkohėsisht do tė jetė njė pikė referimi e domosdoshme pėr tė mbetur nė ekuilibrin midis domosdoshmėrisė pėr tė marrė vendime tė aty pėr atyshme dhe njėkohėsisht pėr tė ruajtur disa vlera dhe disa parime qė politika kėrcėnon vijimėsisht qė t’i rreshtojė dhe t’i deformojė.

Zonja Basha, do tė luani njė rol tė rėndėsishėm nė politikė?
Lindita Basha: Absolutisht jo. Sigurisht qė unė nuk do tė luaj njė rol nė politikė. Unė mendoj qė do tė jem njė mbėshtetėse shpirtėrore shumė e mirė e Edi Ramės.

Cilin nga modelet do tė ndiqje nė jetėn politike?
Lindita Basha: Unė besoj qė tė jesh sot njė grua qė tė merresh me politikė ėshtė njė sakrificė tepėr e madhe. Po ashtu unė besoj qė tė jesh njė grua pranė politikės pėr shkak tė bashkėshortit ėshtė njė detyrė jo e lehtė dhe goxha e vėshtirė. Unė mendoj qė ajo qė unė do tė bėj ėshtė mbėshtetja shpirtėrore e Edi Ramės.

Zonja Basha, a jeni anėtare e ndonjė partie dhe, nėse jo, a do tė donit tė bėheshit anėtare e Partisė Socialiste?
Lindita Basha: Jo, nuk jam anėtare e ndonjė partie dhe absolutisht nuk do tė bėhesha anėtare e ndonjė partie, qoftė edhe e Partisė Socialiste. Unė mendoj qė nė njė familje, njė duhet tė jetė politikan. Ne nė familje kemi Edin politikan.

Mendoni se bashkėshortja e kryetarit tė PS-sė duhet tė jetė socialiste?
Edi Rama: PS-ja nuk ka vetėm anėtare, ka simpatizant, ka edhe mbėshtetės. Besoj qė nė familjen tonė ka kush e bėn propagandėn e partisė, kėshtu qė nuk ma ha mendje qė do tė shtrohet ndonjėherė ky problem.

Jeni pėrkrah njė personi tė kritikuar edhe pėr karakterin e tij personal dhe jetėn e tij private. Si e njihni ju Edi Ramėn dhe cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr Edi Ramėn?Lindita Basha: Edi i pikturuar nė tė gjitha sulmet qė ka pasur nė politikė, nė tė vėrtetė nuk ka tė ngjajė fare me Edin e vėrtetė qė unė njoh. Sigurisht qė ėshtė vėshtirė tė them gjithēka, sepse duket sikur lėvdoj njeriun e dashur timin. Faktin qė unė me njė bindje tė plotė sot jam ulur pranė tij, ėshtė e mjaftueshme pėr tė lexuar vlerėsimin tim lidhur me kėtė. Por, nėse do tė pėrpiqesha, pėrsėri nxjerr cilėsi mė tė spikatura tė Edit. Edi, dy cilėsi ka tė spikatura shumė, ėshtė shumė njerėzor dhe shumė komunikues.

Ana negative e Edi Ramės?
Lindita Basha: Sot nuk ėshtė dita qė tė them ndonjė tė metė. Nuk ka njerėz perfekt. Kjo ėshtė arsyeja qė prindėrit na thonė mos e bėj kėtė dhe bėj atė. Njeriu duhet tė shikojė se kush janė tė metat dhe t’i riparojė ato.

Ju keni punuar nė njė post tė rėndėsishėm, siē janė edhe privatizimet. Kjo deri nė vitin 1998. Kjo do tė thotė se nė tė shkuarėn keni votuar pėr PD-nė?
Lindita Basha: Unė gjithmonė kam votuar, sa herė janė bėrė zgjedhje nė Shqipėri. Votėn e respektoj. Unė mendoj qė tė votosh ėshtė njė gjė shumė e rėndėsishme, ėshtė njė nga tė drejtat qė kemi marrė pėr tė votuar siē duam.

Kujt ia ke hedhur votėn?
Lindita Basha: Unė kam votuar sa herė qė nė Shqipėri ka pasur zgjedhje. Nuk besoj se ėshtė momenti pėr tė shpjeguar votėn time kėtu.

Kur nuk e njihnit personalisht Edi Ramėn, keni votuar?
Lindita Basha: Unė Edi Ramėn nuk e kam votuar se e kam njohur, por e kam njohur se e kam votuar.

Pėrse e ke votuar?
Lindita Basha: Pėr tė njėjtėn arsye qė e kanė votuar shumė tė tjerė.

Cilat janė ēėshtjet qė ju debatoni apo keni kundėrshtime me bashkėshortin tuaj tė ardhshėm?
Lindita Basha: Me Edin ndaj mendime dhe opinione pothuajse tė njėllojta dhe e shohim botėn dhe e dėshirojmė botėn njėlloj. Sigurisht qė temat qė ne diskutojmė shumė gjithnjė kanė lidhje me ato tema qė diskutojnė familjet shqiptare, shkollimi i fėmijėve, pensionet, kujdesi shėndetėsor, punėsimi. Meraku qė ka ēdo prindėr sot. Sigurisht qė e kemi nė tė pėrditshmen qė tė shkėmbejmė libra dhe tė ndajmė mendime lidhur me opinione, lidhur me librat, sigurisht brenda atyre hapėsirave qė ne na lejon koha pėr ta bėrė kėtė.

Zoti Rama, ka pasur njė gėzim tė madh nė bazė. Keni pritur njeriun e duhur qė jeni zgajtur kaq shumė?
Edi Rama: Unė e kam ndjerė nė numrin e pafundmė tė mesazheve tė urimeve qė ky fakt dhe kjo ngjarje ka krijuar njė energji pozitive, njė ndjenjė gėzimi, posaēėrisht tek miqtė dhe pse jo tek shumė tė tjerė qė janė njerėz tė tjerė, dashamirės qė janė edhe tė panjohur. Jam shumė i kėnaqur pėr kėtė. Pėr sa i pėrket kohės kur kjo ndodhi, nuk ėshtė njė gjė qė nuk ka tė bėjė me faktin nėse kam pritur apo se jam ngutur, nuk ėshtė me tė ngutur apo me tė pritur, ėshtė me tė ngjitur. Nė rastin konkret jemi nė njė komplementaritet tė plotė.

Ti ke njė gjė qė nuk bie dakord me tė?
Edi Rama: Marrėdhėnia jonė ėshtė njė marrėdhėnie qė ka njė dashuri tė veēantė dhe njė mirėkuptim tė thellė. Sigurisht qė ka sfidėn e debatit dhe tė argumentuarit lidhur me shumėēka. Nuk ėshtė absolutisht e vėrtetė qė midis nesh politika ėshtė nė qendėr tė bisedės. Do tė thosha qė kjo ndodh nė raste shumė tė veēanta, ku ne bisedojmė pėr shumėēka tjetėr dhe sigurisht nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr ka tė bėjė me interesin tim edhe si njeri politik. Do tė dėshiroja tė mė mirėkuptimin tė gjithė qė edhe fakti qė jemi sot nė kėtė studio ėshtė shprehje e respektit pėr interesimin e shumė njerėzve. Kjo nuk ėshtė diēka qė nuk dėshirojmė tė ndodhi shpesh. Unė tė dėshiroja ta theksoja se ka njė jetė personale tė njeriut, e cila sidoqoftė ajo meriton tė ruhet dhe tė respektohet. Por, nė rastin tim, kjo ėshtė jashtėzakonisht e vėshtirė, si nė rastin e ēdo njeriu publik. Megjithatė, unė dhe Linda do tė bėjmė tė gjitha pėrpjekjet qė familjen tonė ta mbajmė larg kamerave, larg thashethemit urban, pasi ėshtė diēka qė do tė dėshirojmė ta ndėrtojmė pėr njėri-tjetrin.

Si mendoni qė ky profil politik do tė ndryshojė pas martesės me zonjėn Basha?Edi Rama: Lidhja jonė ndryshon diēka themelore shpirtėrisht, pėr mua kjo ėshtė gjithēka. Sigurisht qė politika ėshtė pasioni im, por jeta ėshtė mė e gjerė se politika, nė atė pjesėn qė e bėn jetėn mė tė gjerė ėshtė edhe kjo vepėr e pėrbashkėt.

Ku do tė banojė ēifti Rama?
Lindita Basha: Nė njė apartament me qira nė Tiranė, fare pranė ish-”Ekspozitės”.

Kjo ėshtė zgjedhja juaj apo zotit Rama? Mė duket sikur ėshtė zgjedhja e zotit Rama, ka zgjedhur tė qėndrojė afėr nėnės sė tij.
Lindita Basha: Tirana ėshtė e vogėl, diku kėtu jemi.

Keni zgjedhur tė jetoni shumė pranė nėnės…
Edi Rama: Mė kujtohet kėnga e para ishte nėna dhe dyta ishte e ti. Nė kėtė rast unė jam i lumtur qė jam mes kėtyre dy grave kaq tė rėndėsishme pėr jetėn time. Midis tyre ėshtė me rėndėsi qė gjeografikisht tė jemi mė afėr.

U thatė qė keni shumė tė ftuar. Keni gjetur kohėn dhe mundėsinė pėr tė pėrfshirė tė gjitha emrat. Keni ftuar Ben Blushin?
Edi Rama: Pyetja mė duket i vetmi problem nė kėtė rast, sepse Ben Blushi ėshtė njė miku im. Pa asnjė dyshim ėshtė i fituar.

Zoti Islami?
Edi Rama: Ėshtė njė bashkėpunėtor dhe ėshtė pjesė e njerėzve qė unė me shumė dėshirė do ta ftoj dhe s’ka asnjė nevojė pėr tė bėrė kėto pyetje.

Nė fakt, zoti Berisha ju ka uruar pėr dasmėn. Ėshtė e tepėr t’ju pyes do ta ftonit apo jo…
Edi Rama: Festa ėshtė shumė e thjeshtė qė ne do tė bėjmė, qė ka tė jashtėzakonshme vetėm masėn e tė ftuarve ėshtė pėr miq dhe dashamirės.

Linda, kush do t’i paguajė shpenzimet e dasmės ?
Lindita Basha: Festa ėshtė e tė dyve, nuk i shpėton asnjėri prej nesh. Por, ceremonia ėshtė fare e thjeshtė dhe njė mundėsi qė ne tė mund tė jemi nė kontakt me miqtė tanė dhe dashamirėsit tanė pėr tė trokitur njė gotė.

Do tė ketė njė muaj mjalti pėr ēiftin Rama?
Lindita Basha: Nuk do tė ketė, ėshtė mė e natyrshme qė pėr shkak tė punės qė ka Edi tė jetė nė krye tė punės sė tij. Ditė pėr tė gėzuar ka plot.



Zonja Basha, ju e ruajtėt diskrecionin. A do tė ruani dot kėtė profil diskret?Lindita Basha: Kjo javė dhe kjo ditė qė jemi sot ėshtė njė rrethanė shumė e veēantė nė jetėn e njeriut, kjo ndodh njė herė dhe kjo nuk ka ndodhur pėr shkakun tim. Jo pėr shkakun tim kamerat janė drejtuar nga unė. Unė do tė vazhdoj tė ruaj dėshirėn qė tė mos jem nė qendėr tė vėmendjes sė publikut. Por, si bashkėshorte e Edi Ramės do tė jem pranė tij sa herė tė jetė e domosdoshme, asnjėherė nuk do tė jetė kur kjo nuk do tė jetė e domosdoshme. Sigurisht do tė pėrpiqem tė bėj mirė atė tė pėrditshme, tė lehtėsoj tė pėrditshmen e Edit, ashtu sikurse bėn ēdo grua pėr njeriun qė do.

Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi