♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sinani dhe Seldi realizojne kenge se bashku

Shko poshtė

Sinani dhe Seldi realizojne kenge se bashku Empty Sinani dhe Seldi realizojne kenge se bashku

Mesazh nga Tironcja_omel Fri Oct 22, 2010 8:51 pm

Dy personazhet mė tė pėrfolur kėto kohė nė faqet e shtypit rozė, kėngėtari i muzikės popullore Sinan Hoxha dhe kėngėtari e ish-konkurrenti i “Big Brother 3” nė “Top Channel”, Seldi Qalliu, janė duke pėrfunduar njė duet interesant, qė pritet ta publikojnė sė shpejti. Edhe pse dy kėngėtarėt janė duke punuar dhe duke shqyrtuar shumė variante pėr tė dalė mė njė kėngė tė goditur qė pretendojnė ta bėjnė “hit”, ata po pėrpiqen ta mbajnė tė fshehtė deri nė momentin e publikimit. Kjo pėr arsyen se nuk duan qė tė vazhdojnė tė pėrfliten nė lidhje me miqėsinė mes tyre. Ideja pėr kėtė duet u ka lindur duke marrė shkas nga zhurma mediatike, ku u pėrfolėn pėr prirjet e tyre seksuale dhe njė lidhje mes tyre qė shkon pėrtej miqėsisė.
Ata kanė vendosur tė realizojnė njė kėngė tė veēantė, ku tė tregojnė atė ēfarė ndodhi me ta, por edhe qė t’i japin vetes mundėsi ta thonė nė njė mėnyrė tjetėr tė vėrtetėn e miqėsisė sė tyre. Nė kėtė kėngė do tė ruajnė secili zhanrin e vet nė muzikė, pra Sinani do tė kėndojė nė ritmin popullor, ndėrsa Seldi nė atė modern, njė tendencė kjo e kėngėtarėve shqiptare kohėt e fundit pėr tė realizuar duete duke ndėrthurur rryma tė ndryshme muzikore si pėr shembull; Linda Halimi me Remzie Osmanin, apo Valbona Halili me Vagabondin etj. Seldi dhe Sinani do tė sjellin njė kėngė ritmike me vargje tė vėrteta, bazuar nė gjithēka ndodhi lidhur me komentet pėr miqėsinė e tyre nė faqet e shtypit pas deklaratės sė Domenikės, pėr atė qė ajo kishte konstatuar, se mes tė dashurit tė saj Seldi dhe Sinanit ekzistonte diēka mė shumė. Dy kėngėtarėt, tė cilėt thuhet se kanė qenė bashkė dhe nė koncerte tė ndryshme jashtė vendit kėtė verė, kanė disa javė qė po punojnė pėr realizimin e kėngės mė tė re, tė cilėn do ta bėjnė dhe klip.
Kėnga ėshtė njė ide e Sinanit, i cili nė kėtė rast i ka bėrė ftesė Seldit pėr bashkėpunim, ndėrsa ka marrė pėrsipėr tė gjitha kostot goxha tė kripura tė realizimit tė kėngės. Nuk dihet sesi do tė pritet nė publik kjo kėngė dhe sa nota autobiografike tė jetės sė dy kėngėtarėve do tė dėgjojmė nė vargjet e saj. Ata po punojnė qė nė prag dimri tė godasin me njė kėngė qė ngjall kuriozitet, sidomos nė kėtė moment kur artikujt me personazhe Sinanin dhe Seldin kanė qenė tė shumta nė media. Pas komenteve ata e mohuan vazhdimisht homoseksualitetin e supozuar tė tyre, duke e konsideruar deklaratėn e Domenikės, njė intrigė pėr tė justifikuar ndarjen nga Seldi.
Tashmė pritet me kuriozitet nėse pjesė e fabulės sė kėngės do tė jetė edhe Domenika, e cila direkt pas ndarjes, dhe pushimit nga puna nė “Top Albania Radio”, vendosi ta lėrė Shqipėrinė dhe tė rinisė jetėn nė Itali. Kėngėt me vargje autobiografike janė njė tjetėr tendencė nė muzikėn shqiptare tė viteve tė fundit. Vetėm nė kėtė edicion tė ri tė “Kėnga Magjike 2010”, janė prezantuar deri tani nė spektaklin e “E diela Shqiptare” disa kėngė me fabula tė tilla, ku mė tė pėrfoluarat kanė qenė; “Sa e shite zemrėn” kėnduar nga Juliana Pasha e Luiz Ejlli, dhe “Budallaēkė e vogėl” kėnduar nga Rezarta Shkurta. Tė dyja kėngėt janė shkruar nga Pirro Ēako. Tė parėn kompozitori ia ka dedikur ish-bashkėshortes Inva Mula, ndėrsa kėngėn e dytė Rezarta ia kushton ish-mikeshės sė saj. Ndėrkaq thuhet se Sinani dhe Seldi, pėr ta bėrė kėngėn e tyre sa mė vėrtetė kanė menduar t’i shkruajnė vetė vargjet e kėngės.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sinani dhe Seldi realizojne kenge se bashku Empty Re: Sinani dhe Seldi realizojne kenge se bashku

Mesazh nga Vizitor Sat Feb 02, 2013 7:05 am

kenget i kan tbukra me then tdrejten

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi