♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tundimi i Djallit

4 posters

Shko poshtė

Tundimi i Djallit Empty Tundimi i Djallit

Mesazh nga Mona Thu Oct 14, 2010 4:13 pm

Ai ishte shtrirė nė njė divan pėrbri dritares dhe po shfletonte gazetėn e ditės. Ndėrkohė e bija tetėmbėdhjetėvjecare u ngjit nė parvazin e dritares dhe po pastronte xhamat. Krejt instinktivisht atij i shkuan sytė poshtė fustanit tė saj, gjatė kofshėve tė bukura e deri te mbathjet. E largoi shikimin me nervozizėm, por pėr habinė e tij nė cast ndjeu reagimin e menjėhershėm seksual. Kjo gjė e tronditi dhe nė cast u ngrit e kaloi nxituar nė kuzhinė ku e shoqja po merrej me pėrgatitjen e drekės. E rrėmbeu per krahu gruan, kaloi nė dhomėn e punės sė tij dhe mbylli derėn nga brenda. Ndėrsa ajo po e shikonte e habitur, ai hapi sirtarin e njė komodine, nxori qė aty pistoletėn dhe pasi ia drejtoi tytėn nė ballė i tha me kėrcėnim dhe njė pamje tė frikshme:

- Mė thuaj se me kė e ke vajzėn, pėrndryshe tė hodha trutė nė erė.

E shoqja tepėr e trembur nga e papritura u orvat t’i kapte dorėn duke i thėnė:

-Cfarė ke i dashur, cfarė ka ndodhur? c’po mė thua, c’bėn me kėtė pistoletė, je nė vete apo jo?

Por ai i mbėshteti tytėn e pistoletės nė ballė duke iu hakėrryer ashpėr:

- Mė thuaj nė cast se me kė e ke zėnė vajzėn, pėrndryshe e tėrhoqa kėmbėzėn e tė lashė tė vdekur nė vend. Fol po tė them e mos ma bėj fjalėn dy.

Gruaja e ndjeu se e priste vdekja, nė ndėrgjegje i lindi rrufeshėm ideja se i shoqi dicka kishte zbuluar nga tradhėtia e saj dhe iu lut e tronditur tė largonte pistoletėn pėr t’iu rrėfyer, por me pare i kėrkoi tė mėsonte se pse i kishte lindur ky dyshim i papritur kur nė mes tyre asnjėherė nuk ishte shfaqur stresi i xhelozisė dhe jeta u kishte rrjedhur plot dashuri!

I shoqi i tregoi se cfarė i kishte ndodhur me tė bijėn, gjė qė ishte nė kundėrshtim tė plotė me lidhjen natyrale tė prindit me fėmijėn. E shoqja, e shtangur, e zbehtė dhe e trembur i tha:

- Kėtu nuk ka gjė pėr t’u cuditur, i dashur, mashkulli mund tė reagojė edhe jashtė ndėrgjegjės sė tij, pėrse tė tronditesh kaq shumė, pse tė arrish deri kėtu?!

Por i shoqi duke i shtrėnguar krahun deri nė dhembje, i tha me tė njėjtin inat e kėmbėngulje:

- Jo, kurrė nuk mund tė reagojė nė mėnyrė tė tillė babai pėr vajzėn e tij. Reagimi seksual ėshtė i varur nga sistemi nervor, duhet pikėrisht frymėzimi i trurit qė tė reagojė organizmi. E nėse vajza ėshtė gjaku im, ėshtė geni im, pra substanca ime, nuk ka si tė reagojė organizmi kur ky reagim nuk mund tė egzistoj nė sistemin nervor pėr pjellėn time. Kanali i kėtij reagimi ėshtė origjinalisht i paqėnė nė vetėdijen e njeriut. E nėse do ta pranojmė normale kėtė sipas teje, familjes i ka ardhur fundi. Prandaj tregomė se vajza nuk ėshtė geni im, mė thuaj me kė e ke nėse do tė jetosh, nė tė kundėrt e tėrhoqa gishtin, - i tha ai. Ndonėse jetonte nė atė cast nė njė mjegull tronditėse gruaja iu dorėzua fatit.

C’kishte ndodhur nė jetėn e saj?

Nentėmbėdhjetė vjet mė parė, pas dy vjet martese, i shoqi bashkė me njė mikun e tij, kishte ndėrmarrė njė udhėtim jashtė vendit pėr punė tregtie. Ishte nisur pėr njė javė, por qėndrimi i tij kishte vazhduar plot njė muaj. E shoqja e shuante mallin me telefonata nga ku merrte premtimin se do tė kthehej sapo tė mbaronte punė. Njė ditė teksa ajo po kthehej nė shtėpi, i doli pėrpara njė burrė elegant ish - shok i fėmijėrisė ,i kthyer nga studimet jashtė shtetit, i cili i kėrkoi miqėsinė e saj intime. Ajo e kundėrshtoi duke ia prerė cdo shpresė, por pėr cudi ai nuk iu nda. Njė tjetėr ditė i preu rrugėn dhe i tha i pėrgjėruar:

- Mė beso, mė ėshtė ngulitur nė tru dėshira pėr tė tė patur nė krahėt e mi qoftė edhe njė cast, tė lutem, mė jep njė orė nga jeta jote, nė kujtim tė dashurisė fėmijėrore qė kemi patur. E ndiej se ndoshta bėj gabim nga qė ti je e martuar, por mė ėshtė fiksuar dėshira pėr tė tė patur nė krahėt e mi edhe ta di sikur pėr kėtė tė humbas jetėn. Pėrsėri ajo e kundėrshtoi:
- Tė lutem, mė ler tė qetė, mos mė prish jetėn, unė - nisi ajo t’i fliste e tronditur, por ai e ndėrpreu:
- Mos u tremb moj shpirt, do jemi unė, ti dhe qielli, kurrė nuk do tė ndodhė ta marrė vesh njeri kėtė miqėsi deri nė vdekje. Me kujtimin tėnd do eci nė jetė. Do ta ruaj atė si castin mė tė bukur tė saj, tė kujtojmė dashurinė naļve tė fėmijėrisė nė shkollė.

Nė cast ai i mori dorėn dhe nisi t’ia puthte me dashuri si i marrė. Me gjithėkėtė kėmbėngulje tronditėse, ajo u tėrhoq dhe u largua prej tij, por pa i lėnė atij hijen e urrejtjes. Kėshtu qe pas dy a tri ditėsh, ai i shkoi nė shtėpi, i sigurt qė ajo ishte vetėm. Kėtė herė zonja e bukur iu nėnshtrua kėmbėnguljes dhe ra nė krahėt e tij pėr njė natė tė tėrė duke realizuar kėshtu tradhtinė e parė ndaj tė shoqit…

Tre ditė pas kthimit tė tė shoqit ajo kuptoi se kishte ngelur shtatėzėnė nė kontaktin me burrin e huaj. Kjo gjė e tmerroi dhe vendosi tė bėnte dashuri kėmbėngulėse e plot pasion me tė shoqin, pėr t’i thėnė mė pas se kishte ngelur shtatėzėnė. Pas njė viti lindi vajza tek e cila me kalimin e muajve dhe tė viteve i ati nuk vinte re ndonjė ngjashmėri nė sojin e tij. Ajo kishte trashėguar pamjen madje dhe karakterin e sė ėmės. Kėshtu vitet kaluan deri sa e bija erdhi nė atė moshė pėr ta joshur. Nė tė vėrtetė,vajza ishte bėrė gėzimi i tyre. Ajo ishte e bukur, e dashur dhe e zgjuar

Pas tregimit tė sė shoqes tejet tė tronditur, ai e ndjeu veten tepėr ngushtė, aq mė tepėr kur ajo i kujtoi faktin qė ai i kishte premtuar se do tė qėndronte jashtė vendit vetėm njė javė, por... Ashtu me pistoletėn nė duar i tha tė shoqes:

- Si do ta ndajmė kėtė punė, grua, a mund ta duroj unė faktin qė po rrit njė vajzė qė nuk ėshtė imja, qė ka ardhur nė jetė nga dikush tjetėr, a mund ta shikojmė tani e tutje njėri - tjetrin nė sy dhe tė jemi tė qetė?
Ajo mbuloi fytyrėn me duar dhe nisi tė ngashėrehej, por ai vazhdoi me tė tijėn:
- Lėri tė qarat, kėtė gjė nuk mund ta mbulojnė lotėt. A e mendon se unė nuk mund tė jem i qetė nė shtrat me ty kur tė mė shfaqet ai tjetri qė ka lėnė gjurmėt nė trupin tėnd, a e kupton para cfarė dileme mė ke vėnė?

Ajo iu pėrgjigj ashtu duke qarė:

- Bėj si tė duash, mendoi tė gjitha dhe vepro. Ai cast qe fatkeqėsia ime, por tė lutem kėtė gjė nuk duhet ta mėsojė njeri tjetėr, nuk duhet ta mėsoje vajza, pėrndryshe merrma jetėn qė tani!

- C’rėndėsi kanė tė tjerat pėrballė faktit qė unė nuk mund ta pėrtyp dot kėtė gjė pėr tė vazhduar jetėn i qetė - i tha ai dhe u ngrit e doli nga shtėpia duke e lėnė atė nėn peshėn e mundimshme tė njė faji qė nuk mund tė ndreqej…
“Po si ka mundėsi, si ka ndodhur tė thyhet pas njė muaji tė mungesės sime, cfarė djalli ia ka futur nė shpirt tradhėtinė?”

Kishte kaluar mesi i natės kur nė dhomė, nė vetėdijen e tij, i erdhi papritur njė zė i largėt”

“Pse e bėni kaq tragjike, zotėri, pse e keni kaq tė vėshtirė t’ia falni gruas suaj dobėsinė e njė casti, qė nga rrethanat mund t’i ndodhe kujtdo?!!!… A nuk ishte edhe pėr ju dobėsi qė mė thirrėt nė dhomėn e hotelit nė Romė, a nuk ishte edhe ajo njė tradhėti. Gruaja juaj nuk ka bėrė asgjė mė tepėr se c’bėtė ju me mua, pėr disa ditė, madje dhe qėndrimin nė Romė e shtytė pėr hatėr tė kėnaqėsisė qė gjetėt. A ju kujtohet casti qė pasi shuat pasionin, i shtrirė pranė meje, e kujtuat me pendim gruan tuaj qė iu priste? Kjo ėshtė jeta, i dashur mik, kėshtu janė njerzit…”


,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Ju si do vepronit ?????
Tregimi ėshtė shkruar nga Siri Sulejmani





Mona
Mona
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/01/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2777
Vendndodhja Vendndodhja : Tiranė
Hobi Hobi : faqet e ndryshme tė internetit
Humor Humor : eee mundohem tė jem githmon me humor
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/07/2010
Falenderimet Falenderimet : 57

http://wwwka2010.webs.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tundimi i Djallit Empty Re: Tundimi i Djallit

Mesazh nga Morena Thu Oct 14, 2010 4:20 pm

Mona shume intresant me la pa fjal ....
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tundimi i Djallit Empty Re: Tundimi i Djallit

Mesazh nga Mona Thu Oct 14, 2010 4:22 pm

Dhe unė ngela si e shushatur, kur e lexova, nė fakt vazhdon akoma, por ishte shume gjat prandaj nuk e mora tė gjithėn , nė njė far mėnyre zotėria e fal gruan, por vendosin qė vajzėn ta ēojn me studime jash vėndit ku jetonin
Mona
Mona
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/01/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2777
Vendndodhja Vendndodhja : Tiranė
Hobi Hobi : faqet e ndryshme tė internetit
Humor Humor : eee mundohem tė jem githmon me humor
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/07/2010
Falenderimet Falenderimet : 57

http://wwwka2010.webs.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tundimi i Djallit Empty Re: Tundimi i Djallit

Mesazh nga Morena Thu Oct 14, 2010 4:25 pm

Te jete e gjate Mon sille dua ta lexoj te gjithe !
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tundimi i Djallit Empty Re: Tundimi i Djallit

Mesazh nga Mona Thu Oct 14, 2010 4:26 pm

Kėto fjalė e tronditėn, e zunė si i thonė fjalės, si lepurin nė cark. Ishin fjalėt e kamerieres sė bukur qė i shėrbeu gjatė njė muaji nė restorantin e hotelit nė Romė. Ai, i ndezur edhe nga vera e ėmbėl italiane, e kishte ftuar kamerieren e bukur nė dhomėn e tij.


Edhe nė anėn tjetėr tė murit, tė sė shoqes i dukej sikur ajo natė nuk do tė mbaronte kurrė. Gjumi i ishte zhdukur dhe ajo vėrtitej nė krevat sikur ta kishin mbėrthyer dhimbje nė gjithė trupin. As qė mund ta merrte me mend se c’do tė ndodhte nė mes tyre, c’ngjarje do tė sillte e nesėrmja. Ndrydhja e pendimit ia shtrėngonte shpirtin deri nė dhembje. Pėr herė tė parė provoi nė shpirt dėshirėn e vetėmohimit. Tė nesėrmen ai doli herėt pėr nė punė dhe u kthye shumė vonė, gjysmė i dehur. Pėr tė mos i rėnė nė sy vajzės, u tha se kishte ngrėnė darkė jashtė dhe kaloi nė vetmi nė dhomėn e punės. Vajza e tyre cdo ditė e mė shumė bindej se dic kishte ndodhur mes prindėrve,por pyetjet e saj merrnin pėrgjigjen e zakonshme nga e ėma “Epo njerėz jemi, cėshtje punėsh, do kalojnė”. Mirėpo ditėt kalonin ankthi i banorėve e kishte mbushur shtėpinė me hije. Vajzėn e mundonte kureshtja e pa shuar.Gjatė tetėmbėdhjetė viteve nuk i kishte parė asnjėherė prindėrit tė pushtuar nga mėria ndaj njėri - tjetrit. E ėma ngrihej cdo ditė e mė e zbehtė nga shtrati, nga pagjumėsia, poshtė syve tė bukur u shfaqėn qeskat shenjė kjo e njerzve tė sėmur. I shoqi u vidhej kontakteve dhe vecanėrisht shikimimeve tė sė bijės.. Pra mbi shtėpinė e gėzuar deri atėherė kishte rėnė njė hall i madh. Pa u mbushur ditėt e njė jave, gruaja nuk e duroi dot mė vetminė dhe ndrydhjen e sė panjohurės. Nė orėn njė tė natės u ngrit dhe kaloi nė dhomėn e tij tė punės e cila ndricohej nga drita e abazhurit mbi komodinėn pranė kokės sė krevatit. Ajo e mbylli derėn dhe u mbėshtet pas saj me duart prapa shpinės. Ai e la mėnjanė njė libėr tė cilin e kishte shfletuar pa u pėrqėndruar dhe hodhi shikimin mbi trupin e saj tė derdhur e tė mbuluar nga kėmisha e kaltėrt gati transparente i cili atij i pėlqente aq shumė. Pasi e kundroi njė copė herė i heshtur i tha:

- Nuk tė rrihet vetėm? - Ajo e ardhur me mendje tė mbledhur i tha:

- Tė lutem, jepi zgjidhje kėsaj gjendjeje, kėshtu ėshtė e tmershme…nuk e duroj dot ankthin, pyetjet kėmbėngulėse tė vajzės mė janė bėrė tė papėrballueshme. Mė thuaj c’tė bėj, unė jam gati tė pi kokrėn e helmit nė praninė tėnde, pa tė vėnė ty para asnjė rreziku, por duhet tė mė premtosh se vajza kurr nuk do ta mėsojė tė vėrtetėn e grindjes tonė dhe ti duhet ta dish se faji im kurrė nuk ka qėnė i vetėdijshėm dhe i paramenduar. Ai cast, qe tundimi i djallit.


“Largoje kujtimin e hidhur, falja dobėsinė e njė casti gruas qė tė do shumė, ose pyete se c’do tė mendonte ajo pėr dobėsinė tėnde nė krahėt e mia nė hotel nė Romė?” E goditi burrin nė shpirt zėri i largėt i kamarieres sė bukur italiane. Iu duk sikur dikush e mbėrtheu pėr fyti dhe nga thellėsia e qėnies sė tij i doli instiktivisht urdhri “hajde de, ti je goxha burrė, bėja edhe vetes gjyqin’. Ashtu i pėrhumbur lėvizi dorėn drejt saj. Ajo i shkoi pranė, u pėrkul mbi shtrat pranė tij, mbuloi fytyrėn me duar dhe u drodh ne ngashėrima. Ai ia ngriti fytyrėn dhe i tha:

- Mblidhe veten dhe pėrpiqu tė arsyetosh e jo tė qash,mbase Zoti na mėson tė pėrballim kėtė gjendje. - Ajo e ngriti shikimin nė sytė e tij dhe i tha:

- Mė fal tė lutem, e mė beso qė nuk ka qėnė kurrė dėshira ime tradhėtia…ėshtė e tmerrshme ta shkatėrrojmė kėtė jetė qė e kemi ndėrtuar kaq tė bukur. Mė duket sikur nga casti nė cast do cmendem.

Ai u ngrit nga krevati. E kapi tė shoqen nga krahu dhe sėbashku kaluan nė dhomėn e tyre tė gjumit. U shtrinė bri njėri - tjetrit dhe i mbuloi heshtja. Pas njė copė here ai i tha me shikimin e mbėrthyer nė tavanin e dhomės:

- Duhet tė bėjmė tė gjitha pėrpjekjet qė vajzėn ta cojmė me njė bursė studimi jashtė vendit. Faktin qė nėpėr shtėpi do vėrtitet njė femėr qė nuk ėshtė vajza ime, nuk do mė lerė tė qetė pėr asnjė cast, nuk do ta duroj dot ndrydhjen e kujtimit tė hidhur.

- Si ta mendosh vetė edhe dy muaj ajo mbaron gjymnazin, le tė shkojė pėr studime. Nė mos mundesh pėr jashtė le ta cojmė nė njė qytet tjetėr, tė jetojė nė konvikt. - i tha ajo me zė tė mekur si tė fliste me vete. Pas fjalėve tė saj nė dhomė dėgjohej vetėm tik - taku i lehtė i orės nė murin pėrballė tyre. Ai hodhi dorėn mbi ballė i ndrydhur nė mendime. Mė kot u orvat ajo t’i afrohej me kujdes si pėr ta kujtuar se ishte aty pranė tij, por hieja e sė keqes qė atij ia kishte nbėshtjellė prej ditėsh shpirtin nuk e la t’i jepte tė shoqes atė natė dashurinė…

Mona
Mona
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/01/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2777
Vendndodhja Vendndodhja : Tiranė
Hobi Hobi : faqet e ndryshme tė internetit
Humor Humor : eee mundohem tė jem githmon me humor
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/07/2010
Falenderimet Falenderimet : 57

http://wwwka2010.webs.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tundimi i Djallit Empty Re: Tundimi i Djallit

Mesazh nga Tironcja_omel Thu Oct 14, 2010 8:04 pm

Kam ngelur me goje hapur kur i thone nga kjo histori....shum interesante Mona....
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tundimi i Djallit Empty Re: Tundimi i Djallit

Mesazh nga taku Thu Oct 14, 2010 8:21 pm

sa kan te ndodhur keshtu ne kohen e monizmit, nja 5 raste jan nga zone ime qe kan kalamjt me burra te tjer dhe disa e dinin dhe vet qe femija sishte i tyre dhe prap i kan rritur,
taku
taku
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10995
Vendndodhja Vendndodhja : babiloni
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 09/02/2010
Falenderimet Falenderimet : 134

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tundimi i Djallit Empty Re: Tundimi i Djallit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi