♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lugina e Valbonės, “dashuria” e re e amerikanėve

4 posters

Shko poshtė

Lugina e Valbonės, “dashuria” e re e amerikanėve Empty Lugina e Valbonės, “dashuria” e re e amerikanėve

Mesazh nga Love Tue Oct 12, 2010 12:36 pm

Image hosted by servimg.com
Udhėtimi nga qyteti i Bajram Currit deri nė Rragam, fshati i fundit i luginės sė Valbonės, njė distancė prej rreth 20 km, zgjat njė orė me makinė dhe ndoshta edhe mė shumė. Ėshtė e pamundur qė duke udhėtuar tė mos ndalesh e tė mrekullohesh nga kthjelltėsia e lumit Valbonė, gjelbėrimi i dendur dhe dėbora e pėrjetshme nė majė tė Jezercės, qė duket si njė rojė besnik i qiejve qė ushqen me ujė dhe freski luginėn. Deri nė qendrėn e komunės rruga ėshtė e asfaltuar jo keq, por kjo ėshtė njė distancė shumė e shkurtėr.

Nga Margegaj e deri sa i lodhen kėmbėt vizitori ecėn nėpėr luginėn magjike deri nė Theth tė Malėsisė sė Madhe apo deri nė Vuthaj, Plavė e Guci tė Malit tė Zi, nėpėr bjeshkėt e Rozhajės e kėshtu me radhė nė Bjeshkėt e Nemuna. Njė ditė ndoshta ėshtė e pamjaftueshme pėr tė shkelur me kėmbė qoftė edhe njė nga fshatrat e zonės. Turistėt kanė treguar se fakti qė asnjėherė nuk arrijnė ta eksplorojnė plotėsisht, i bėn ata qė tė rikthehen aty dhe pėrsėri nuk arrijnė ta eksplorojnė e pėrsėri rikthehen. Kjo ndodh sepse njerėzit bien brenda sapo ta shohin me sy Valbonėn e kaltėr, dashurohen me tė nė mėnyrė tė rrufeshme dhe tė thellė.

Teksa ngjitemi luginės drejt Rragamit, stacionit fundor ku mund tė gjenden bujtina dhe hotele moderne, vetėm disa mjete tė rėnda dhe njė minator qė shpon me nge shkėmbin, na kujton se rruga me tė vėrtetė ėshtė skandaloze. Njė udhėtar qė vizitonte luginėn pėr herė tė tretė thotė i nervozuar se nė kėto anė duhen bėrė disa mure mbajtėse tė skrapatės, mure betoni, pasi muret e tjerė tė ngritur si bordura, e shėmtojnė tej mase kėtė zonė. Tė tjerė thonė se edhe tabani i rrugės duhej tė shtrohej me rrasa guri dhe jo me asfalt, nėse mund tė ndodhė njė gjė e tillė. Sa keq qė njeriu e ka shėmtuar dhe po e shėmton ēo ditė luginėn me hedhje inerte dhe gjithēka tjetėr.
Bujtinat

Nė bujtinat e Valbonės, ndėrtesa kryesisht dykatėshe tė stilit tradicional me ēati tė pjerrėta me furde (ēati prej druri) e nė tė rrallė edhe me tjegulla, vizitorėt gjejnė ushqim tradicional, shtrojė e mbulojė, si dhe zjarr pėr t’u ngrohur. Kuzhina pėr ta ėshtė e hapur, qė do tė thotė se nėse dėshirojnė tė marrin pjesėn nė gatimin e gjellės, pėrgatitjen e brumit pėr bukė.

Mund tė dalin vetėm apo tė shoqėruar nė lum, mund tė mjelin lopėn dhe delet apo dhitė. Si shtrojė shėrbejnė dyshekėt e tipit tė ri, por ka dhoma tė veēanta me hastra (dyshekė me njė lloj bari si fier etj., dhe deri dyshek me pupla), postiqe (lėkurė dele) etj. Ēdo bujtinė ka tė paktėn katėr apo mė shumė dhoma, ku njė nga dhomat ėshtė detyrimisht me shtroje tė tipit primitiv me kashtė, me hastėr dhe cergė.
Shėtitja e turistėve

Pronari i bujtinės nė Qukun e Valbonės, Alfred Selimaj, tregon se shėtitja e turistėve pėrbėn njė nga gjėrat e rralla qė mund tė shijohen nė luginė, njė nga punėt mė tė preferuara edhe pėr njė numėr personash vendas, tė cilėt, siē tregon Alfredi, kohėt e fundit po trajnohen nga agjenci dhe shoqata tė specializuara. Turistėt mund tė bėjnė shėtitje me kuaj dhe mund tė dalin edhe nė majė tė maleve ku dėbora zė dėborėn. Bujtinat nuk mund tė shpjegohen pa lumin dhe madje ėshtė lumi qė pėrbėn magjinė e krejt luginės.

“Marrim bukė me vete, tesha, batanije dhe nisemi pėr udhė, me kuaj apo nė kėmbė, varet nga destinacioni. Por ka vende qė nuk arrihen me kėmbė, sepse janė shumė larg”, thotė ai pėr disa stacione tė njohura nė bjeshkė. Duke filluar me Jezercėn nė lartėsinė rreth 3000 m mbi det, ai pėrmend disa prej vendeve ku shkojnė turistėt, zakonisht si “Kollatė”, “Ros”, “Pecmarrė”, “Qafa e Valbonės”, aty ku buron uji dhe ku njė turist nuk largohet pa u kthyer dot edhe njė herė pėr ta parė, Thethin mė tej nė zonėn e Malėsisė Madhe, “Boga” nė drejtimin e Vuthajve tė Malit tė Zi etj.

Alfredi thotė se kėto vende janė aq joshėse sa turistėt nuk pranojnė tė zbresin nė bujtinė, qė gjithsesi ėshtė shumė bukur: “Duan tė flenė atje e ne detyrohemi tė njoftojmė njė shoqėrues me kalė pėr tė sjellė ushqime, janė deri nė 7 orė larg me kėmbė”, thotė ai.

Pėrgjegjėsia e pronarėve tė bujtinave nė Valbonė shtrihet pėr gjatė gjithė kohės se turistėt qėndrojnė nė Valbonė, por ka pasur raste kur i kanė shoqėruar turistėt deri nė Krujė ku kanė parė Muzeun e Skėnderbeut. Vizitorėt vendas janė tė pritur edhe pėr vende tė tjera mė nė afėrsi tė komunės si nė Grykėn e Motinės, e cila futet si njė ēarje nė Majėn e Hekurave, pllajėn e Ēeremit nė Kika nė lartėsinė 1800 m mbi det, ku ndodhet shpella e njohur e Dragobisė, tė cilėn mjaft njerėz duan tė shohin, sepse e njohin si shpellėn e Bajram Currit, tė cilėn mė shumė e bėri tė njohur Noli i madh se sa vdekja e Bajramit.

Ēuditėrisht nė majėn e Jezercės dhe maja tė tjera bie borė edhe nė muajt e parė tė verės, ndėrsa nė luginė nuk bie asnjė pikė shi. Lartėsia prej rreth 3000 m mbi nivelin e detit bėn qė atje dėbora jo vetėm tė mos shtrojė kurrė, por herė pas here tė ketė reshje. Ja pse lumi i Valbonės ėshtė njė nga lumenjtė e rrallė qė nuk shterojnė dhe pakėsojnė, por kanė gjithmonė ujė tė kristaltė.

Uji buron nė mes tė shkėmbit nė njė lartėsi prej 50 metrash dhe bie pingul mrekullisht e habitshme 5 km larg fshatit Rragam, ndėrsa ushqehet me prurje tė pashtershme deri nė mbarim tė luginės drejt liqenit tė Fierzės.
“Emigranti”

Rifat Selimi, punėtori i bujtinės sė Fushės sė Gjerė tregon se para njė viti njė shoqėri gjermane e kėrkimeve etnografike kishte ardhur nė zonėn e Malėsisė sė Madhe pėr tė xhiruar njė dokumentar pėr gjakmarrjen. Njė udhėrrėfyes vendas, pėr ta marrė me tė mirė tė huajin, i tregon se mund tė bėjnė njė shėtitje nė luginėn e Valbonės, sepse siē kalohet nga Valbona nė Theth, ndodh e njėjta gjė edhe nga Thethi.

Kėrkuesi gjerman, i mahnitur me bukuritė e natyrės, “harron” temėn e gjakmarrjes dhe bėn njė dokumentar mbi bukuritė e Valbonės, ku nė subjekt vendos njė emigrant qė kthehet pranė vendlindjes si udhėrrėfyes pėr turistėt... “E kemi parė dokumentarin nė njė kanal gjerman, ėshtė njė gjė shumė e bukur, por kėto televizionet tona nuk po bėjnė asgjė pėr Valbonėn”, thotė me keqardhje Rifati. (gazeta shqip)
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lugina e Valbonės, “dashuria” e re e amerikanėve Empty Re: Lugina e Valbonės, “dashuria” e re e amerikanėve

Mesazh nga Pjeshka Sun Oct 24, 2010 12:33 pm

qenka me te vertet perle dhe ja vlen ta vizitosh
Pjeshka
Pjeshka
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 401
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 15/10/2010
Falenderimet Falenderimet : 2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lugina e Valbonės, “dashuria” e re e amerikanėve Empty Re: Lugina e Valbonės, “dashuria” e re e amerikanėve

Mesazh nga Sexy_Girl Fri Mar 18, 2011 10:47 pm

kjo eshte me te vertet nje perle e virdher dhe e kam vendosur n axhenden time per ta vizituar kete behar
Sexy_Girl
Sexy_Girl
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 11/12/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2857
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 4

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lugina e Valbonės, “dashuria” e re e amerikanėve Empty Re: Lugina e Valbonės, “dashuria” e re e amerikanėve

Mesazh nga Dolche Raggazza Sat Mar 03, 2012 7:33 am

Te pakten ju paska pelqyer dicka vizitoreve.
Dolche Raggazza
Dolche Raggazza
Anetare i/e Perjashtuar
Anetare i/e Perjashtuar

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1207
Vendndodhja Vendndodhja : Qyteti i gangsetereve(Burreli)
Hobi Hobi : Te shoh lot,gjak ne syte e rivales.
Humor Humor : sa te vdesin
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 04/02/2012
Falenderimet Falenderimet : 4

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lugina e Valbonės, “dashuria” e re e amerikanėve Empty Re: Lugina e Valbonės, “dashuria” e re e amerikanėve

Mesazh nga Vizitor Sat Jan 12, 2013 9:18 am

Hmmm jemi shqiptar e turp tna vij qe si vlersojm bukurit e vendit ton por dum antalian e dubai ne vend qe tvizitojm bukurit e tokes mem hmmm tpakten vizitorve ju ka pelqy...

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lugina e Valbonės, “dashuria” e re e amerikanėve Empty Re: Lugina e Valbonės, “dashuria” e re e amerikanėve

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi