♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pėrpjekje pėr tė rrėzuar Gordon Brownin

Shko poshtė

Pėrpjekje pėr tė rrėzuar Gordon Brownin Empty Pėrpjekje pėr tė rrėzuar Gordon Brownin

Mesazh nga jeta Mon Sep 15, 2008 8:56 pm

Pėr shefin e laburistėve Gordon Brown kjo javė do tė ishte njė nga mė tė rėndėsishmet nė karrierėn e tij politike. Prej muajsh partia e kryeministrit britanik humbet ndaj opozitės.

Nė fundjavė ajo mbeti rreth 20 pėrqind pas konservatorėve (13/14.9.) Rreth njė javė para kongresit vendimtar (21.9.), qė duhet t“i japė hov tė ri partisė laburiste, edhe anėtarėt e partisė laburiste po kontribuojnė pėr ta larguar kryetarin e tyre. Pėr herė tė parė tani disa prej tyre njėri pas tjetrit kanė kėrkuar dorėheqjen e tij.

Fillimisht ishin ata, qė rrinin nė rradhėt e fundit dhe ata, qė e kishin konsideruar paraardhėsin Blair si kryetarin mė tė mirė tė partisė, njė duzinė deri tė dielėn nė mbremje (14.9.). Por ndėr ta janė tani edhe disa emra tė njohur si Joan Ryan, e cila humbi pėr kėtė arsye postin e zėvendeskryetares sė partisė dhe ish sekretarja e shtetit nė ministrinė e brendshme, Fiona Mactaggart.

"Unė dėshiroj njė konkurs pėr postin e kryetarit tė partisė, sepse nė kėto momente partia nuk e kupton se si duhet ta drejtojė vendin si duhet. Dikujt tjetėr duhet t“i jepet shansi pėr ta marrė pėrsipėr kėtė. Para njė viti, kur Brown mori drejtimin e partisė, u shmang njė diskutim i tillė. Kjo gjė tani hakmerret dhe njerėzit sot duket se nuk e dinė mė se ēfarė pėrfaqėson sot partia laburiste. Secili, qė mendon se mund ta bėjė mė mirė, duhet tė paraqitet tani."

Nė fundjavė disa anėtarė tė kabinetit mbėshtetėn nė mėnyrė pak a shumė bindėse Gordon Brownin, ndėr ta edhe ministri i ambjentit dhe ai i ekonomisė, si dhe shefi i fraksionit nė dhomėn e poshtme tė parlamentit. Megjithatė pritet, qė tė paraqiten kritikė tė tjerė. 45 janė tė njohur, thuhet nga qarqet partiake. Por ata duhet tė jenė 71, pėr ta rrėzuar kryetarin e laburistėve dhe ata duhet tė kenė rėnė tė gjithė pėr njė pasardhės. Deri tani nuk ka njė kandidat tė tillė, sė paku akoma jo nė opinionin publik. Disa mendojnė, se ministri i drejtėsisė Jack Straw duhet tė marrė kryesinė, tė tjerė duan ministrin e shėndetėsisė Alan Johnson, por edhe ministri i jashtėm David Milibend pėrmendet shpesh. Por tė dielėn ai u vu nė mėnyrė demonstrative nė mbėshtetje tė Gordon Brown-it.

"Unė pres, qė Gordon ta udhėheqė partinė nė fushatėn e ardhshme zgjedhore. Dhe unė dua ta mbėshtes atė nė kėto kohė tė vėshtira pėr vendin."

Kėshtu me gjithė pakėnaqėsinė me kryesinė e partisė, ėshtė e vėshtirė tė sajohet njė mundėsi tjetėr krahas Brown-it. Tėrheqės ky post nuk ėshtė pėr shkak tė rezultateve tė kėqija tė anketimeve. Tė martėn (17.9.), kur tė mblidhet kryesia ekzekutive e partisė laburiste, mund tė vendoset nė se nė kongresin nė Manchester nė fundjavėn e ardhshme do tė ketė me tė vertetė njė diskutim pėr udhėheqjen e partisė dhe ndoshta njė revoltė kundėr Brown-it.
jeta
jeta
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 425
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 09/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi