♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A eshte e domosdoshme bamiresia...?

Shko poshtė

A eshte e domosdoshme bamiresia...? Empty A eshte e domosdoshme bamiresia...?

Mesazh nga bigbeng Mon Oct 11, 2010 12:42 pm


Bamiresit me te medhenj te botes...





A eshte e domosdoshme bamiresia...? Scientificamerican10199dg0


Revista shkencore amerikane, “Scientific american”, ka hartuar listėn e personaliteteve qė janė angazhuar mė shumė pėr tė pėrmirėsuar tė ardhmen.

Mes shumė mirėbėrėsve qė punojnė me zell dhe dėshirė pėr tė pėrmirėsuar tė ardhmen e njerėzimi, janė pėrzgjedhur dhjetė meshkuj qė dinė ta bėjnė kėtė gjė mė mirė se tė tjerėt.

Ata janė mėsues, mjekė, studiues, filantropė dhe industrialistė tė cilėt ėndėrrojnė njė botė tė re, mė tė gjelbėr dhe mė tė dhimbshme, qė pėr ta realizuar punojnė me vendosmėri, plan dhe fantazi.

Falė punės sė tyre, njė grup i madh meshkujsh dhe femrash mund t‘u gėzohen teknologjive tė reja dhe studimeve shkencore, sepse nė fund tė fundit nuk mjafton vetėm tė zbulosh njė ilaē ēudibėrės, por ėshtė e nevojshme qė edhe ta prodhosh e ta shpėrndash atje ku ėshtė mė shumė e nevojshme.

Lista e kėtyre heronjve ėshtė hartuar nga revista shkencore amerikane, “Scientific american”. Mes tyre numėrohen veēanėrisht biologė dhe fizikanė, por edhe njė politikan, Presidenti Obama, sepse “revolucioni i tij ekologjik” ishte kaq i shpejtė dhe eklatant, saqė efektet mund tė vėrehen edhe te brezat pasardhės.

1-Kristian Olson

A eshte e domosdoshme bamiresia...? Pic

Pediatri 39-vjeēar, Kristian Olson, qė sapo ka prodhuar pėr tė sapolindurit njė inkubator me pjesė makinash. Arsyeja? Pėr tė bėrė tė mundur rregullimin e tij (nėse prishet) edhe nė vendet mė tė varfra.

2-Andras Nagy


A eshte e domosdoshme bamiresia...? Nagy

Njė tjetėr mirėbėrės ėshtė , biologu i spitalit “Mount Sinai Hospital” nė Toronto. Nagy ka arritur t‘i transformojė qelizat e rritura nė ekuivalentet e qelizave staminale, duke zgjidhur kėshtu disa etika kundėrshtuese dhe duke i dhėnė studimit njė material tė vlefshėm me kosto tė ulėt.

3-Bryan Willson


A eshte e domosdoshme bamiresia...? BryanWillson

I treti ėshtė Bryan Willson, profesori i inxhinierisė nė Universitetin e Kolorados, qė ka dizajnuar furra ekologjike tė cilat mund t‘u nevojiten familjeve mė tė varfra tė Indisė, ose tė Ishujve Filipine.

Me kėtė lloj furre ata mund tė gatuajnė ushqime tė ndryshme, duke kursyer mjaftueshėm karburantin dhe duke e mbrojtur atmosferėn mė shumė se njėherė e njė kohė.


4-Shai Agassi

A eshte e domosdoshme bamiresia...? Shai1

Themeluesi i kompanisė “Better plac”, falė krijimit tė baterive me litium i ka bėrė makinat elektrike njė realitet.

5-Wafaa El-Sadr

A eshte e domosdoshme bamiresia...? Main.php?g2_view=core

Drejtoresha e “Infectious Disease Division” (“Dega e sėmundjeve infektive”), nė qendrėn spitalore “Harlem Hospital Center”, lufton prej vitesh pėr tė frenuar pandeminė e Sidės nė Afrikėn Sub-Sahariane.

Nė atė cep tė mjerė tė planetit, kjo zonjė me origjinė egjiptiane pėrpiqet me mish e me shpirt ta ndalojė sėmundjen qė tė mos transmetohet nga nėna te fėmija dhe t‘i sigurojė terapitė anti-virale tė paktėn njė pacienti nė dhjetė.

6-Eugenie Scott

A eshte e domosdoshme bamiresia...? TAM5+016

Mes dhjetė mirėbėrėsve tė pėrzgjedhur ėshtė edhe njė grua tjetėr: antropologia Eugenie Scott, e cilėsuar si “qeni i artė i Ēarls Darvinit”, duke e parafrazuar me Thomas Henry Huxley, biologun qė nė shekullin XIX u bė mbrojtėsi i teorisė sė evolucionit dhe pėr kėtė arsye iu vu nofka “qeni i Darvinit”.

Merita e Scott ėshtė se shmangu qė darvinizmi tė hiqej nga programi i shkollave amerikane pėr tė ashtuquajturin “krijimi”, pseudo-shkenca qė kėrkon nė tė gjitha mėnyrat tė bėjė pėr vete biologjinė, gjeologjinė dhe fenė.

8,9-Bill Gates Michael Bloomberg

A eshte e domosdoshme bamiresia...? No_smoking

Pėr tė pėrballuar “katastrofat” e provokuara nga duhani, dy gjigantė kanė bashkuar forcat e tyre: krijuesi i “Microsoft”-it, Bill Gates, dhe kryetari i Bashkisė sė Nju Jorkut, Michael Bloomberg.

Pėr tė financuar luftėn e tyre kundėr duhanit kanė shpenzuar rreth 375 milionė dollarė. Kėto para shpėrbejnė pėr tė edukuar fėmijėt nėpėr shkolla mbi dėmet qė shkakton cigarja, pėr t‘i ndihmuar ata qė duan tė heqin dorė prej duhanit dhe pėr tė krijuar strategji tė reja politike, me qėllim ndalimin e dhunės.

10-Barack Obama


A eshte e domosdoshme bamiresia...? Barack__obama

I fundit nė klasifikim renditet Barack Obama. Presidenti ka zėnė vend nė listėn e dhjetė mirėbėrėsve sepse vuri nė qendėr tė axhendės sė tij politike problemet qė lidhen me ndryshimin e klimės dhe sepse zgjodhi disa shkencėtarė, si fizikanin John Holdren dhe biologen detare Jane Lubchenco, nė vendet kyēe tė administratės sė tij.

Sikur kjo tė mos mjaftonte, nė mars tė kėtij viti Obama liberalizoi studimin mbi qelizat staminale dhe miratoi ligje tė reja pėr tė mbrojtur punėn e shkencėtarėve. Tė gjitha kėto kanė ndodhur pak javė pasi bėri betimin si President

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi