♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Primera Division

Shko poshtė

Primera Division Empty Primera Division

Mesazh nga ARBRI Mon Sep 15, 2008 3:28 pm

Kampionati Spanjoll i futbollit
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Primera Division Empty Re: Primera Division

Mesazh nga ARBRI Mon Sep 15, 2008 3:29 pm

Barēa e Guardiolės, njė tjetėr hap flas!


Katalanasit barazojnė nė fushėn e tyre ndaj Santanderit. Atletiko e Madridit “dėshton” nė Valadolid

Barcelona barazoi nė shtėpi, 1-1 ndaj Santanderit, nė ndeshjen e luajtur mbrėmė, e cila hapi javėn e dytė tė kampionatit spanjoll. Trajneri i ri i katalanasve, Pep Guardiola, ende nuk e ka shijuar fitoren e parė nė Primera Divizion. Duke menduar pėr Ligėn e Kampioneve, pasardhėsi i Rajkardit, la nė stol disa prej titullarėve: Henri, Mesi, Injesta dhe Kėrkiē, duke besuar te talentet Serxhi Baskuets dhe Pedrito. Ndėrkohė, Aleksandėr Hleb debutoi si titullar. Ndeshja u dominua nga Barcelona, e cila koleksoi plot 22 goditje drejt portės sė Santanderit. Gjithsesi, katalanasit e gjetėn golin e vetėm me 11-metėrsh, nė minutėn e 70-tė. Gjyqtari akordoi penallti pėr njė prekje tė topit me dorė, nė zonėn e miqėve dhe Lionel Mesi, i aktivizuar nė pjesėn e dytė, shėnoi nga pika e bardhė. Por avantazhi i vendasve zgjati vetėm pesė minuta. Xhonatan Pereira, me njė goditje dėnimi tė devijuar, mposhti portierin Viktor Valdes dhe sigloi barazim, duke heshur “Kamp Nou”-n. Barcelonės i mbetėn 15 minuta nė dispozicion, pėr tė fituar ndeshjen, por Santanderi u mbrojt me rregull dhe mori barazimin e dytė nė kėtė kampionat, pas atij ndaj Seviljes, nė javėn e parė. Nga ana tjetėr, Barēa e Guardiolės ka vetėm njė pikė, pas dy ndeshjesh.

Nė ndeshjen tjetėr tė luajtur dje pėr kampionatin spanjoll, Atletiko e Madridit u mund 2-1 nė fushėn e Valadolidit. Kryeqytetasit, tė cilėt vinin nga dy goleada ndaj Shalkes dhe Malagės, kishin lėnė pushim disa nga titullarėt dhe pėr mė shumė luajtėn me dhjetė futbollistė, nė pjesėn mė tė madhe tė ndeshjes. Angel Vivar Dorado dhe Havier Baraja (me 11-metėrsh) shėnuan pėr vendasit, ndėrsa nė minutėn e 21-tė Pedro Lopez u ndėshkua me kartonin e kuq. Valadolidi e ruajti fitoren, pavarėsisht se Serxhio Aguero ngushtoi diferencėn, pak minuta pas aktivizimit, nė pjesėn e dytė. Atletiko mbetet nė kuotėn e tri pikėve.
Ndėrkohė, sot zhvillohen takimet e tjera. Reali, kampion nė fuqi, do tė luaj nė Madrid ndaj Numasias. Skuadra e ardhur nga kategoria e dytė shkaktoi suprizėn mė tė madhe nė javėn e parė, duke mundur Barcelonėn. Almeria-Valencia do tė jetė njė tjetėr sfidė ineteresante ku skuadra fituese ka tė ngjarė tė jetė nė krye tė klasifikimit. Vilareali pret Deportivon.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Primera Division Empty Re: Primera Division

Mesazh nga ARBRI Mon Sep 15, 2008 3:29 pm

Kupe: Mė ka habitur Atletiko!



Gregori Kupe ka mbetur i habitur nga atmosfera nė Visente Kalderon gjatė dy ndeshjeve tė para tė Atletikos sė Madridit. Portieri francez u bashkua me formacionin spanjoll gjatė kėsaj vere dhe e pranon se nuk e priste atė pasion qė pa nė ndeshjet mes Shalkes dhe Malagės. “Nė Francė tifozėt bėjnė tifozllėk pėr skuadrėn dhe shkojnė nė stadium, por kėtu gjėrat janė ndryshe, rrezatohet njė atmosferė e mrekullueshme dhe e pakrahasueshme. Kam mbetur i habitur kur kam parė njė familje komplet nė stadium. Kjo ėshtė fantastike!” Kupe nuk luajti nė ndeshjen e kthimit kundėr Shalkes, por debutoi nė kampionat javėn e parė kundėr Malagės, si dhe ka mbetur i habitur qė Leo Franko qėndroi nė pankinė. “Nuk e mendoja se do tė luaja kundėr Malagės, sepse Leo u tregua i zoti ndaj Shalkes,” - shtoi veterani i portės sė Francės.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Primera Division Empty Re: Primera Division

Mesazh nga ARBRI Mon Sep 15, 2008 3:30 pm

Atletiko: Aguero kushton 60 mln euro



Drejtori teknik i Atletikos sė Madridit, Hesus Garsia Pitark, ka deklaruar ditėn e djeshme se klauzola pėr blerjen e Serxho Agueros ėshtė rritur nė 60 milionė euro. Garsia Pitark ėshtė shfaqur para medieve ditėn e djeshme, pėr aktivitetin e klubit nė merkaton e verės, edhe pse pjesa mė e madhe e konferencės pėr shtyp ėshtė shpenzuar duke folur pėr argjentinasin Aguerro. Kėshtu qė drejtori teknik i Atletikos ka deklaruar se ndonjė nga klubet qė kėrkon tė pėrfitojė shėrbimet e Agueros duhet tė ketė bėrė gati 60 milionė euro. “Vitin e kaluar biseduam pėr ta ngritur ēnmimin e tij nė 55 milionė euro, por kėtė vit e rritėm edhe me pesė milionė tė tjera.”
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Primera Division Empty Re: Primera Division

Mesazh nga ARBRI Mon Sep 15, 2008 3:30 pm

Serxho Ramos, “pėrjetėsisht” me Realin



Mbrojtėsi i Realit tė Madridit, Serxho Ramos, ka treguar dėshirėn e tij pėr ta kaluar gjithė pjesėn e mbetur tė karrierės sė tij me kampionėt e Spanjės. Ramos, 22-vjeēar, do tė marrė njė ofertė nga drejtuesit e Realit tė Madridit pėr njė rinovim 10-vjeēar tė kontratės, pas largimit tė Robinjos drejt Manēester Sitit. Ka qenė njė lajm i mrekullueshėm. Ndihem shumė i lumtur kėtu dhe dėshira ime ėshtė ta mbyll karrierėn time kėtu, - tha Ramos. - Ndihem i lumtur me klubin, tifozėt, qytetin dhe gjithēka tjetėr. Objektivi im ėshtė tė jap maksimumin dhe tė arrij sa mė shumė suksese me Spanjėn dhe Realin. Do tė jap maksimumin me kėto dy skuadra; kjo ėshtė 100% e sigurt.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Primera Division Empty Re: Primera Division

Mesazh nga ARBRI Mon Sep 15, 2008 3:31 pm

Vila: Nuk mund tė sillem si Robinjo!



Sulmuesi i Valencias: Edhe mua mė kėrkonte Reali, por nuk mund t’i bėj asnjėherė presion klubit tim!

Sulmuesi i Valencias, David Vila, ka deklaruar se ndihet i kėnaqur qė ka mbetur nė “Mestaja” kėtė verė, si dhe ka insituar se “ai nuk do t’ia bėjė asnjėherė Valencias atė qė Robinjo i bėri Realit tė Madridit”. Vila ishte njė nga lojtarėt mė tė kėrkuar nė kėtė merkato tė verės, pas formės sė mrekullueshme qė tregoi nė Euro 2008 me Spanjėn, ku Reali i Madridit ka qenė kandidat i fortė pėr ta marrė 26-vjeēarin nė skuadėr. Megjithatė, ai ka firmosur me Valencian, duke u dhėnė fund spekulimeve rreth tė ardhmes sė tij. Reali u pėrpoq sėrish pėr tė firmosur me tė, pas largimit shokues tė Robinjos te Manēester Sitit, por ka insistuar se nuk do tė imitojė atė qė bėri braziliani Robinjo. Ai tha pėr gazetėn spanjolle “AS”: “Nuk do tė bėja asnjėherė atė gjė qė Robinjo i bėri Realit tė Madridit, pasi i jam mirėnjohės klubit pėr gjithēka qė ka bėrė pėr mua. Nuk dua ta kritikoj Robinjon, pasi nuk e njoh situatėn nė tė cilėn ai ndodhej, por unė nuk do ta kisha bėrė”. Vila gjithashtu deklaroi se nuk ka pasur asnjėherė ndonjė dėshirė pėr t’u larguar nga “Mestaja”, edhe pse pas tij kanė qenė tė interesuar njė numėr i madh klubesh me emėr nė botėn e futbollit. Ai ka shtuar se ia la nė dorė klubit gjithė ēėshtjen e transferimit tė tij, si dhe ka deklaruar se, fakti qė drejtuesit e Valencias nuk preferuan ta shesin, edhe pse klubi po kalon momente tepėr tė vėshtira, nė aspektin financiar, do tė thotė se ata e vlerėsojnė shumė. “Asnjėherė nuk do ta detyroja klubin tė mė linte qė tė largohesha, - shpjegoi ai. - Kėtu ndihem mė sė miri; i detyrohem shumė Valencias dhe ėshtė gjithmonė vendimi i klubit, nėse unė largohem apo jo. Unė kam qėndruar jashtė kėtyre ēėshtjeve. U ndjeva shumė i lumtur dhe i lehtėsuar kur Valencia i refuzoi ofertat pėr mua. Jo se nuk do tė shkoja nė Madrid pėr tė luajtur, pasi kjo ishte shenjė e besimit qė ata kishin tek unė, si dhe aty kuptova se sa vlej. Ata zgjodhėn tė mė mbanin, nė vend qė tė merrnin paratė dhe tė pėrfundonin punė me mua. Valencia me vlerėsoi mė shumė. Ditėn e mėrkurė, nė orėn 13:00, e pranova ofertėn nė telefon. Nė orėn 18:00 mbasdite shkova tė firmos. Kaq ishte e gjitha. Nuk kėrkova asnjėherė rritje page, as edhe rinovim tė kontratės. Ishte klubi qė ia ofroi kėto gjėra Silvės dhe mua, pas pėrfundimit tė Euro 2008. Kjo tė bėn krenar, tė ndihesh i rėndėsishėm pėr atė punė qė bėn. Ėshtė njė aspekt i domosdoshėm.”
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Primera Division Empty Re: Primera Division

Mesazh nga ARBRI Mon Sep 15, 2008 3:31 pm

Alvesh: Barēa do ta fitojė kampionatin!




Braziliani, i ardhur nga Sevilja, nuk shqetėsohet nga humbja e parė dhe beson te suksesi

Daniel Alvesh mendon se Barcelona do ta fitojė titullin kampion pėr herė tė parė nė tri sezone, edhe pse janė mundur nė ndeshjen e parė kundėr Numansias. Mbrojtėsi brazilian ėshtė duke shijuar kalimin e tij nga Sevilja te Barēa. Reali i Madridit e ka fituar kampionatin nė dy sezonet e fundit, por Alvesh mendon se kėtė herė katalanasit do tė marrin veten. “Jam i sigurt se ne do ta fitojmė kampionatin, edhe pse ka skuadra tė tjera qė janė pėrforcuar mirė. Tė gjithė kėtu nė klub janė shumė tė fokusuar dhe gati tė punojmė deri nė limite, pėr tė ndryshuar dinamikėn e dy sezoneve tė fundit,” - tha ai pėr gazetarėt. Edhe pse ka te Barēa prej dy muajsh, Alvesh ka pranuar se ai po adoptohet me stilin e lojės sė skuadrės. “Lojtarėt e rinj duhet tė mėsohen me stilin e ri tė lojės dhe me shokėt tanė tė rinj, - vazhdoi ai. - Jemi njė skuadėr, qė ecim para dhe luajmė me mė shumė pasime se Sevilja, e cila ėshtė mė direkt. Pėr shkak tė kėsaj, pėr mua ėshtė e pamundur tė luaj nė tė njėjtėn mėnyrė, por ende kam tė njėjtėn dėshirė.” Humbja nė Numansia ka ngritur shumė pyetje rreth skuadrės, por Alvesh mendon se lojtarėt janė tė vetmit qė duhen fajėsuar pėr mosrealizimin e detyrave tė dhėna nga Guardiola. “Nė atė ndeshje e kėrkuam me ēdo kusht fitoren, dhe kjo gjė na mėrziti shumė. Skuadra nuk e lexoi mirė ndeshjen dhe nuk diti si tė luante, pasi trajneri ka kėrkuar ta hapim pak lojėn, - shpjegoi braziliani. - Pėrveē kėsaj, ėshtė mė mirė t’i bėsh kėto gabime tani, sesa pas dy muajsh. Jam i sigurt se kėto gjėra nuk do tė ndodhin mė.”
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Primera Division Empty Re: Primera Division

Mesazh nga ARBRI Mon Sep 15, 2008 3:32 pm

Valencia, Hoakini refuzon klubet e mėdha



Mesfushori i Valencias, Hoakin, do tė qėndrojė nė “Mestaja”, tė paktėn edhe pėr njė sezon, pasi i ka refuzuar tė gjitha ofertat e skuadrave tė mėdha, nė orėt e fundit tė merkatos. “Marca” bėri tė ditur se 27-vjeēari i tha “jo” Interit, Totenhemit dhe, sė fundi, Realit. “Ata mė respektuan me ofertat e tyre dhe do t’ua rikthej respektin, duke mos i pėrmendur klubet qė mė kėrkuan, - tha Hoakin. - Jua garantoj se bėhet fjalė pėr skuadra tė mėdha, por unė e ndjej qė edhe Valencia ėshtė e tillė. Me trajnerin e ri po punojmė me ide tė reja. Nuk doja tė ndyshoja ambient, pikėrisht tani qė u ambientova, sepse po futem nė fazėn vendimtare tė karrierės sime.” Hoakin “shpėrtheu” si talent me fanellėn e Betisit dhe u grumbullua nga kombėtarja spanjolle, por dy sezonet e dobėta me Valencian bėnė qė ai ta humbasė vendin nė kombėtare dhe tė mbesė jashtė skuadrės qė fitoi europianin, pavarėsisht se i kishte nisur eliminatoret si titullar i saj.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Primera Division Empty Re: Primera Division

Mesazh nga ARBRI Mon Sep 15, 2008 3:32 pm

Ramon Kalderon: Robinjo zgjodhi paratė!



Presidenti i Realit, pėr brazilianin: Siti do ta paguajė mė shumė se ne, por nuk do tė fitojė trofe si nė MadridPresidenti i Realit tė Madridit, Ramon Kalderon, ka dalė dje nė njė konferencė pėr shtyp, ku ka folur pėr detajet e transferimit tė brazilianit Robinjo te Manēester Siti. Nė tė njėjtėn kohė, numri 1 i Realit ka komentuar edhe ēėshtje tė tjera, si dhe ka shpjeguar strategjinė e klubit “merenges”…
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Primera Division Empty Re: Primera Division

Mesazh nga ARBRI Mon Sep 15, 2008 3:33 pm

Mijatoviē: Njė largim i pashmangshėm


Pedrag Mijatoviē, drejtori teknik i Realit tė Madridit, ka dhėnė mendimin e tij, nė lidhje me transferimin e Robinjos te Manēester Siti. “E shitėm Robinjon te Manēester Siti dhe mendoj se bėmė zgjidhjen mė tė mirė pėr interesat e skuadrės. Ishte njė largim i pashmangshėm. U pėrpoqėm ta bindim Robinjon tė qėndronte, por ai nuk ndyshoi mendim. Eshtė logjike se duhej tė shisnim blerėsit mė tė mirė. Nė fund, i uroj Robinjon fat tė mbarė me punėdhėnėsit e rinj.”
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Primera Division Empty Re: Primera Division

Mesazh nga ARBRI Mon Dec 29, 2008 3:51 pm

Kalderoni i kėrkon nder Platinisė

Presidenti i Realit tė Madridit, Ramon Kalderon, duket se e ka parė tė nevojshme tė kėrkojė edhe tolerime nga rregullorja. Skuadra e tij ka pasur jo pak probleme me rezultatet deri kėtė sezon dhe njė nga arsyet ka qenė pikėrisht dėmtimet e shumta. Nė njė situatė tė tillė, klubi e ka parė tė domosdoshme tė bėjė blerje gjatė merkatos sė janarit dhe deri tani ka bėrė dy tė tilla, pikėrisht sulmuesin Klas-Jan Huntelar dhe mesfushorin Lasana Diarra. Presidenti Ramon Kalderon ka pranuar publikisht se shpreson te njė tolerim nga ana e presidentit tė UEFA-s, Mishel Platini, qė federimin e tė dy lojtarėve tė ardhur gjatė merkatos sė janarit.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Primera Division Empty Re: Primera Division

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi