♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Oxana Malaya,vajza''qen''

2 posters

Shko poshtė

Oxana Malaya,vajza''qen'' Empty Oxana Malaya,vajza''qen''

Mesazh nga bigbeng Sat Oct 09, 2010 4:02 pm



Oxana Malaya,vajza''qen''

Oxana Malaya,vajza''qen'' Oxana01

Oxana Malaya ka lindur mė 4 nėntor 1983 nė fshatin e ri Blagoveshchenka (Благовещенка Новая) te Ukraines. Nė moshėn 3 vjecare ajo u braktis perfundimisht nga prinderit alkooliste,ku jetoi me qente nė oborrin e pasme te shtepise.

Malaya tregon: "ishin shumė fėmijė. Ne nuk kishim shtretėr tė mjaftueshme per te fjetur, kėshtu qė unė shkova tek stela e qenit e te jetoja me te''.

Banoret e lagjes thone per te-Endej nėper lagje, ajo hante mbeturina te kalbura, dhe mish te gjallė. Dhe askush nuk do ta mėsonte ate me zakonet dhe gjuhen njerėzore,keshtu e ajo ju kthye perfundimisht jetes me qente.

" Kur unė dua te flas me te, ajo fillon te leh, dhe unė do ta pėrsėris kete disa here,por Oxana perseri pergjigjet me te lehura.. Kjo ishte mėnyra jonė e komunikimit." tregon nje banor tjeter i fshatit te saj.

Pas kesaj jete,Oxana u largua perfundimisht nga stela ku jetonte dhe filloi te shkonte e lire kudo me qente,te ecte me kater gjymtyret,te lehte e te ushqehej si ata.Nuk fliste asgje nga gjuha njerzore,ajo u kthye nje femije i eger.

Pas 5 vjetesh,ne moshen tete vjecare, Oxana u gjet. Autoritetet ishin tė tronditur pėr tė parė atė drejtimin te jetes se saj, llapiste ushqimin dhe kruhej shume fort nga pleshtat. Nė qoftė se ajo kishte njė kruarje pas veshit tė saj, ajo kete veprim e kryente me kėmbėn e saj,njelloi si qeni.

Specialistėt filluan tė jepnin mėsim te gjuhės se saj,duke treguar nje zemėrgjerėsi sociale te jashtezakoneshme. Edhe pse ajo duket sikur i kupton fjalėt e njerezve, ajo pėrgjigjet me rrokje njėfjalėshe.Ajo ju shmangej fėmijėtve te tjerė, por ishte shume prirur per te favorizuar shoqerine e qenve.

Sot, pas viteve tė arsimit special, Oxana Malaya flet dhe vepron si njė njeri normal, por disa tipare tė kafshes se qenit ,kane mbetur thellė te rrėnjosura nė psikologjinė e saj. Nė kohė stresi ajo kthehet nė tė kaluarėn e saj. Dhe ajo akoma fle dhe i pelqen te bėj si njė qen.

Fizikisht ajo ėshtė e shėndetshme. Ajo ėshtė e fortė pėr moshen e saj dhe ka shume akses ne nuhatje,dėgjim dhe shikim.Sic mund tė pritet, ajo vazhdon te kete ''njė rrugė me kafshėt'', kujdeset pėr lopėt nė njė fermė afėr dhe merret me hortikulturės(pemtari), ajo mė nė fund perfiton dicka nė kopshtin e fermes..

Por psikologu Lyn Fry thotė se mosha mendore e Oxanes ėshtė vetėm 6 vjecare.",megjithse eshte 27 vjecare.Dr Vladimir Nagorni pajtohet me kete deklarim, duke thėnė: "Ne duhet ti gjejnė asaj njė profesion tė duhur pėr tė, qe ajo tė pėrqėndrohet menderisht dhe te shkeputet nga qentė dhe kafshėt,pra ajo te kete njė lloj okupimi tė dobishem. Por te gjithe psikologet arrijne ne perfundimin ,se ajo nuk do tė konsiderohet asnjehere si njė person normal."

Edukimi i Oxana Malaya ka dhėnė shumė cilėsi te admirueshme qė vetėm ata qe merren me te mund ta njohin. "Ajo ka njė sens humori," thotė z. Fry. "Asaj i pėlqen tė jetė nė qendėr tė vėmendjes,dhe mundohet per ti bėrė njerėzit tė qeshin."

http://www.dogsinthenews.com/stories/060925b.php

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Oxana Malaya,vajza''qen'' Empty Re: Oxana Malaya,vajza''qen''

Mesazh nga Morena Sat Oct 09, 2010 6:18 pm

Cfare tjeter do lexojm ...
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi