♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Seksi dhe Gjiri Persik

Shko poshtė

Seksi dhe Gjiri Persik Empty Seksi dhe Gjiri Persik

Mesazh nga Love Wed Oct 06, 2010 11:53 am

Nėpėr rrugėt e Arabisė Saudite meshkujt nuk lejohet qė t’u flasin femrave nė publik, por telefoni nė dyqanin e seksit qė ėshtė ēelur nė Riad, nuk pushon sė rėni dhe kėrkesat pėr sendet e ndryshme qė ofron ky dyqan janė tė mėdha.
Rruga me kalldrėme, “Mbreti Fahd”, lidh Arabinė Saudite me ishullin e Mbretėrisė sė Barhreinit, ku njerėzit janė disi mė tė relaksuar, pėrfshi edhe drejtuesit e ishullit. Nėse lini pas Manamanė, kryeqytetin e mbretėrisė dhe merrni pėr nga bulevardi “Bagdad” e mė pas ktheheni djathtas pėr nė jug, do tė shihni pėrballė njė supermarket. Vazhdoni ecni pas tij dhe do tė ndodheni pėrballė njė dyqani qė tregton njė mall tepėr larg moralit strikt pėr tė cilin njihen thuajse tė gjitha vendet arabe. Brenda kėtij dyqani, gjėja e parė qė tė bėn pėrshtypje ėshtė telefoni qė nuk rresht sė rėni. “Numri i fundit ishte ai i njė zonje nga Arabia Saudite”, shpjegon pronari i dyqanit. Me pak fjalė, bėhet fjalė pėr klientelėn tipike tė “Shtėpisė sė Modės” nė Manama tė Barhreinit. Po atė pasdite, zonja qė ka telefonuar shfaqet nė dyqan me fytyrėn e mbuluar nga ku nuk duket asgjė tjetėr veē syve dhe sapo hyn brenda ble njė kėmishė tė hollė me ngjyra tė ndezura qė reklamohet nė vitrinėn e dyqanit. Sipas pronares, njė pjesė e klienteve tė saj vijnė tė mbuluara, por ka edhe nga ato qė vijnė me kokė jashtė. Zakonisht bashkėshortėt e tyre qėndrojnė jashtė dyqanit, nė ndonjė nga lokalet pėrreth tij, apo edhe nėpėr cepat e rrugėve, nė pritje qė gratė tė pėrfundojnė blerjet. Nė njėrėn nga vitrinat e dyqanit, qė nuk ka njė dalje tė madhe nė rrugė, qėndron varur njė veshje e denjė pėr mazokistėt me kamxhik, pranga dhe veshje tė brendshme tepėr ekstravagante si pėr femra, ashtu edhe pėr meshkuj. Ndėrkohė qė nė kthinat e dyqanit mund tė gjesh tė gjitha asortimentet qė gjenden nėpėr dyqane tė tilla tė ngjashme nė Perėndim. Nga produktet mė tė thjeshta qė pėrdoren nė jetėn seksuale tė pėrditshme, e deri tek ato mė tė sofistikuarat dhe ekstravagantet, qė sigurisht i kanė edhe ēmimet e kripura.

Vetė pronarja e dyqanit ėshtė 33 vjeēe dhe mamaja e tre fėmijėve. Ajo vesh njė fustan tė gjatė deri nė fund tė kėmbėve dhe dėshiron qė tė ishte pak mė elegante. Sė fundmi ėshtė divorcuar dhe e drejton e vetme tė gjithė biznesin e saj, qė e ka me shitje nė dyqan, por edhe pėrmes internetit. Madje ka nisur qė tė shesė sė fundmi edhe nė Kinė, ku ka pasur shumė kėrkesa pėr mallra arabė.

Ajo thotė se produktet mė popullore janė ato qė pėrdoren pėr tė zmadhuar organet seksuale, apo ato qė pėrdoren pėr t’u dhėnė trupave aroma tė ndryshme me shije frutash dhe lulesh. Por dyqani i saj nė fakt nuk mban sende seksi, apo filma porno, tė cilėt nė islam janė tė paligjshėm. Islami ndalon pamjet qė nxjerrin pjesė tė trupit nė mėnyrė tė padenjė. 33-vjeēarja ėshtė duke e drejtuar vetė kėtė biznes qė prej 2 vitesh dhe bėhet fjalė pėr dyqanin e parė tė seksit nė tė gjithė rajonin e Gjirit Persik dhe pėr shumė kohė ndoshta do tė jetė i vetmi i kėtij lloji. Fillimisht ajo nisi qė tė shiste fustane tė ndryshme dhe mė pas, pak nga pak nisi qė tė fuste edhe veshje intime femrash, derisa nė njė moment tė caktuar pati guximin pėr tė futur edhe objekte erotike. “Nė momentin qė e pashė se kėto objekte dhe veshjet seksi shiteshin mė shumė dhe mė mirė, vendosa qė t’i pėrkushtohem tėrėsisht shitjes sė veshjeve intime dhe produkteve tė tjera tė seksit, sigurisht brenda disa limiteve”, thotė pronarja.

Nė shekullin XVI trupat e zhveshur njerėzorė kanė frymėzuar shumė poetė qė u kanė thurur vargje hireve tė bukurisė njerėzore. Kėshtu, “Kopshtet erėmira” e Mohamed al-Nafzawi pėrbėn njė manual klasik seksi, i ngjashėm me “Kama Sutran” orientale, edhe pse ėshtė pa ilustrime.

Por qė nga ajo periudhė ėshtė shtuar shumė kufizimi ndaj hapjeve tė tilla dhe kjo mbyllje ka marrė pėrmasa tė mėdha nė vendet arabe. Njė nga treguesit e kėtij ekstremiteti ėshtė edhe fakti qė meshkujt nė Arabinė Saudite nuk mund tė flasin me femrat nė publik. Pronarja e kėtij dyqani nuk kėrkon qė tė ndryshojė botėn, por vetėm tė pakėsojė hipokrizinė njerėzore qė ėshtė shumė mė e madhe nė vendet ku gjėrat ndalohen dhe bėhen fshehurazi. “Tė gjithė e pėlqejnė dyqanin tim dhe mallrat e tij. Njerėzit vijnė dhe blejnė lojėra erotike, edhe pse jashtė dyqanit askush nuk ka guxim qė tė flasė pėr to”, thotė pronarja.

Nė Barhrein nuk ėshtė e paligjshme qė tė kesh njė dyqan tė tillė dhe kjo doli kur nė kėtė mars ajo arriti tė fitonte njė gjyq ndaj disa personave qė e akuzonin se kishte ngritur njė veprimtari tė paligjshme. Megjithatė, disa nga mallrat e saj i janė konfiskuar si mallra qė nuk janė nė pėrputhje me ligjin pėr t’u shitur. Por pavarėsisht kėsaj, ajo ėshtė krenare qė e cilėsojnė dallėndyshe tė dashurisė sė lirė dhe zbavitėse, sepse siē thotė: “Dashuria dhe seksi janė kripa e jetės”.
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi