♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bregdeti shqiptar, aty ku pushohet shqip

2 posters

Shko poshtė

Bregdeti shqiptar, aty ku pushohet shqip Empty Bregdeti shqiptar, aty ku pushohet shqip

Mesazh nga Love Sat Oct 02, 2010 2:23 pm

Image hosted by servimg.com
Njė kolonė e pandėrprerė e veturave kryesisht me regjistrim tė Kosovės, ia mėsyjnė kufirit tė Kosovės me Shqipėrinė, qė nga orėt e para tė mėngjesit e deri nė mesnatė. Janė shqiptarė tė Kosovės, tė tė gjitha vendeve tė Kosovės qė ia mėsyjnė Shqipėrisė, ia mėsyjnė bregdetit shqiptar.

Bajrush Morina

Pse duhet tė pushohet nė Shqipėri

Pėrveē autostradės moderne qė tė dėrgon nė bregdet pėr 3 orė prej kufirit me Kosovėn, ėshtė “shija” shqiptare e bregdetit qė i fton tė gjithė pėr pushime atje.

Shumė vite mė parė, nė kohėn e shtetrrethimit tė egėr policor nė Kosovė, shumė herė ėshtė shkruar dhe ėshtė thėnė se “tė gjitha rrugėt e tė rinjve nga Kosova i qojnė nė Perėndim!” Tash kur udhėtimi pėr nė Evropė ėshtė kushtėzuar me vizė apo bėhet mė shumė pėrmes ajrit sesa pėrmes rrugėve, ka dalė nė “skenė” njė thėnie e re e kohės: “tė gjitha rrugėt e shqiptarėve nga Kosova i qojnė ata nė bregdetin shqiptar!” Dhe ka shumė arsye, ka mė shumė arsye qė kėtė vit tė gjitha rrugėt qojnė drejt Durrėsit, portit tė Kosovės, Shėn Gjijnit, Velipojės, Vlorės, Sarandės, Dhėrmisė...

Kufiri pa ndalesa!

Njė kolonė e pandėrprerė e veturave kryesisht me regjistrim tė Kosovės, ia mėsyjnė kufirit tė Kosovės me Shqipėrinė, qė nga orėt e para tė mėngjesit e deri nė mesnatė. Janė shqiptarė tė Kosovės, tė tė gjitha vendeve tė Kosovės qė ia mėsyjnė Shqipėrisė, ia mėsyjnė bregdetit shqiptar.

Nė kufirin nė Vėrmicė bėhet kontroll rutinor vetėm nė anėn shqiptare. Njė kontroll sa pėr sy e faqe, sa pėr tė evidentuar numrin e vizitorėve...Ky kufi qė deri dhjetė vjet mė parė ishte kufi i ndarjes, kufi me xhemba, tash e tutje nuk ėshtė fare kufi, ėshtė vetėm njė shenjė e vijės shtetėrore tė dy shteteve ku hyhet e dilet lirisht. Ėshtė njė kufi qė sė shpejti do tė shndėrrohet nė njė “minishengen” rajonal.

Duke tė dėshiruar mirėseardhje nė Shqipėri, polici shqiptar tė dėshiron edhe rrugėtim tė mbarė pėr nė bregdet. E rrugėtimi i mbarė merr krah me tė hyrė nė tokėn shqiptare. Autostrada e tre korsi ėshtė njė mrekulli shqiptare e shekullit tė ri. Kjo rrugė e re e kombit ka zėvendėsuar bunkerėt e shumtė tė kohės komuniste. Shqipėria ka ndryshuar. Shqipėria po ndryshon!

Rruga e bashkimit

Me ēdo lloj veture, prej pikės kufitare deri nė Durrės arrin mė pak se pėr 3 orė. Nėse tė “ngutet” dhe nėse ke veturė tė shrenjtė, kushtet e rrugės tė lejojnė qė tė arrish edhe mė shpejtė. Autostrada shqiptare ėshtė njė mrekulli qė duhet ta pėrjetojnė tė gjithė shqiptarėt. Dhe kjo mrekulli bėhet mė interesante sidomos kalimi pėrmes tunelit tė Kalimashit.

Ata qė kanė pasur “fatin” tė udhėtojnė pėr mė shumė se 2 orė nėpėr tė gjitha ato kthesa tė rrezikshme tė majės sė malit tė Kalimashit, tash gjithė atė udhė e bėjnė vetėm pėr 7 minuta. Matanė tunelit prapė autostrada me 2 korsi tė shpiejnė nė bregdet me tė lindur dielli. Duke e shijuar kėtė mrekulli shqiptare, nuk ka shqiptar i tė gjitha “ngjyrave” politike qė nuk nxjerr sė paku njėherė nga thellėsia e shpirtit falėnderimin pėr shtetin shqiptar, pėr Sali Berishėn. E kemi falėnderuar familjarisht me dhjetėra herė “tė lumtė o Sali Berisha!” gjatė rrugėtimit tonė tė parė pėr nė bregdetin shqiptar nė mes tė korrikut tė kėtij viti. Madje na bėhej se nuk shfryheshim sa duhej e sa donim duke e uruar kryeministrin shqiptar pėr kėtė mrekulli shqiptare. Pothuaja gjithė rrugėtimi ynė ėshtė pėrcjellė me urimin pėr Sali Berishėn.

Pushimi shqip

Nė plazhin e ēdo pėllėmbe tė bregdetit shqiptar pushohet shqip. Ėshtė bregdet shqiptar. Kudo flitet shqip. Shėrbehet shqip. Pihet kafeja shqip. Lexohen gazetat shqip. Madje madje edhe noti bėhet shqip. Nė bregdetin shqiptar gjithēka ėshtė shqiptare. Pse tė mos krenohemi edhe ne shqiptarėt kudo qė jetojmė, madje edhe jashtė shtetit shqiptar se ėshtė nder tė jesh shqiptar sot. Edhe mė tutje nė shumė radiostacione e nė lokale pranė bregdetit emetohen kėngė me vargjet “O sa mirė ėshtė tė jesh shqiptar!”.

Durrėsi ėshtė vėrshuar nga shqiptarėt e Kosovės. Aty kanė ardhur po thuaj tė gjithė yjet e estradės sė Kosovės. Durrėsi kėndon shqip nga kėngėt e kėngėtarėve tė Kosovės.

Derisa shijoj freskinė e orėve tė para tė mėngjesit pranė plazhit tė Durrėsit, drejt portit vijnė vaporet nga Italia. Janė plot me mėrgimtarė qė vijnė nė vendlindje dhe qė patjetėr ndalen nė Durrės. Janė tė bardhė nga lėkura dhe ngjyrėn e parė e marrin nėn pėrcėllimėn e rrezeve tė diellit nė Durrės. Pėr ata edhe kėto rreze janė shqiptare. Janė rreze qė reflketojnė ngrohtėsi shqiptare.

Pushimet verore mund tė kalohen edhe nė shumė vende tė tjera. Mbase me kushte dhe komoditet edhe mė tė mirė.

Por vetėm nė bregdetin shqiptar mund tė pushohet shqip. Vetėm bregdeti shqiptar ka ngrohtėsinė shqiptare. Prandaj shqiptarėt duhet tė pushojnė shqip, vetėm nė bregdetin shqiptar.
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bregdeti shqiptar, aty ku pushohet shqip Empty Re: Bregdeti shqiptar, aty ku pushohet shqip

Mesazh nga MONDI Sat Oct 02, 2010 4:38 pm

fantastike fare ketu do i kaloj pushimet me tironsen
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi