♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Plazhi i Gjeneralit, kodra dhe amfiteatri qė zbresin drejt bregut

2 posters

Shko poshtė

Plazhi i Gjeneralit, kodra dhe amfiteatri qė zbresin drejt bregut Empty Plazhi i Gjeneralit, kodra dhe amfiteatri qė zbresin drejt bregut

Mesazh nga Love Sat Oct 02, 2010 12:18 pm

Dikur ky fshat njihej vetėm pėr historitė rrėqethėse qė shkruante koha e regjimit komunist nėn diktaturėn e saj tė burgut, por sot ky vend njihet edhe pėr ekzistencėn e kėtij plazhi tė bukur e pėrrallor. Ai u bė i njohur nga pushuesit, vendas e tė huaj, vetėm nė dhjetė vitet e fundit.
Image hosted by servimg.com
Vetėm pak kilometra larg kryeqytetit, nė njė zonė turistike tė gjirit tė Durrėsit, ndodhet plazhi i “Gjeneralit”. Pak veta mund tė dinė pėr tė, shumė tė tjerėt nuk dinė as nėse ekziston njė i tillė. Ai ndodhet nė periferi tė qytetit tė Kavajės, e pikėrisht nė fshatin Bardhor. Dikur ky fshat njihej vetėm pėr historitė rrėqethėse qė shkruante koha e regjimit komunist nėn diktaturėn e saj tė burgut, por sot ky vend njihet edhe pėr ekzistencėn e kėtij plazhi tė bukur e pėrrallor. Ai u bė i njohur nga pushuesit, vendas e tė huaj, vetėm nė dhjetė vitet e fundit. Mė parė askush nuk e dinte se fare pranė tyre shtrihej madhėrishėm njė perlė e tillė natyrore.

Njė plazh i rrethuar me det dhe gjelbėrim qė mbushin kodrinat e ulėta tė Bardhores. Pavarėsisht se shumė i bukur, do tė mbetej nė kujtesėn e kujtdo pėr pak kohė pėr pastėrtinė e ujėrave larg zonave tė ndotura, dhe kodra tė gjelbra si shkallė amfiteatri qė zbresin drejt bregut. Dhe kjo deri sa tė kalojė nė njė zonė tjetėr qė tė tė imponohej me bukuri tė tjera…Po kėtu nė Bardhore do tė ndeshėsh diēka tė veēantė qė s’do tė tė shkulet mbase kurrė nga kujtesa: Ėshtė njė plazh me emėr ushtaraku “Gjeneral” dhe qė nė hyrje tė kompleksit plazhor ka tė vendosur njė minė detare mjaft tė madhe. Dhe nė fund tė plazhit, si pikė e mbarimit tė distancės, ėshtė vendosur njė bunker i prodhimeve tė ushtrisė nė vitet e bunkerizimit, 1975-1980.

Hyrja ėshtė nė pjesėn jugore tė plazhit, i cili si gji ka njė gjatėsi prej 500 metrash dhe thellėsi 50-60metra. I ngjashėm deri nė njė farė mase me plazhin e rėrės sė hedhur nė Shėngjin. Nė pjesėn veriore tė tij ndodhet njė bunker ushtarak, pra e gjithė sipėrfaqja duket se i pėrket njė rajoni militar. Aq mė shumė se nė vitet e socializmit pak kilometra mė lart, nė kodra, pėrveē reparteve tė shumta tė ushtrisė, ndodheshin edhe forca policore pėr tė mbajtur nėn ruajtje burgun e Bardhores, i cili ndodhet tashmė i shkatėrruar plotėsisht dhe jashtė ēdo funksioni. Njė plazh i bukur dhe njė muze nė natyrė njėkohėsisht.

Si lindi dhe pse mban kėtė emėr?!

Kėdo do ta mundonte kėrshėria se nga e mori emrin “Gjeneral” plazhi i Bardhores. E kisha dėgjuar edhe nga banorėt, por pėr historikun e kėtij emri qe mė i saktė Shefqet Kėrcelli, ish- komandant i Regjimentit bregdetar nė kėtė rajon gjatė viteve tė izolimit. Ish- komandanti Kėrcelli gjatė njė prononcimi pėr “Agon” tha se “kėtu vinte dhe pushonte njė ushtarak i lartė fashist nė kohėn e pushtimit tė vendit tonė nga Italia. Ai e kishte vend tė preferuar edhe pėr shkak tė ujėrave tė thella, largėsisė nga zonat e banuara, dhe vendit ideal pėr peshkim me grep”.

Madje, si amator peshkimi, vendasit thonė se kėtu vinte edhe “gjenerali” tjetėr i skenės dhe ekranit shqiptar, aktori i madh durrsak Guliem Radoja. Por, “gjeneral” Guliemi vinte pa shpurė. Vetėm me biēikletė dhe pak kohė mė vonė me njė motor tė vjetėr…Pėr gjeneralin Italian, nga ku mori emėr i gjithė plazhi, vendasit thonė se qe i thyer nė moshė, madje ka disa zėra qė thonė se ėshtė ndara nga jeta nė kėtė vend. Sidoqoftė, historia e emrit tė plazhit, mina detare amerikane e vendosur nė hyrje dhe bunkeri nė dalje tė tij, sikur tė japin idenė e veēantisė dhe qetėsisė. Po kėshtu edhe dy zemrat tė skalitura nė rėrė sikur marrin tone mė tė larta pėr bukurinė e lirizmin pranė dallgėve tė kaltra tė plazhit “Gjeneral” tė fshatit Bardhore.


Plazhi Gjeneral, kodra amfiteatri qė zbresin drejt bregut
Mina

Mina e ndryshkur qė ekziston vetėm si karakasė ėshtė me njė diametėr rreth 1.5 m dhe e prodhuar me ribatina, teknologji qė i pėrket viteve tė para luftės sė II-tė Botėrore. Specialistėt thonė se ajo i pėrket prodhimit amerikan dhe janė sjellė nė Europė gjatė luftės sė II-tė. Nė Adriatik ardhja e tyre mund tė jetė bėrė kryesisht pėr mbrojtjen e rajonit tė Barit nga diapozitivi ushtarak gjerman nė Mesdhe. Nė kėtė port ushtria Amerikane kishte sjellė njė arsenal tė madh me armė kimike pėr t’i patur nė gatishmėri si kundėrpėrgjigje ndaj ndonjė goditjeje eventuale me armė kimike nga forcat e Raihut. Mina ėshtė e tipit tė prodhimit MK6, tė llojit mina me spirancė. Ato zhyteshin nė thellėsi tė detit dhe kur mjetet lundruese kėpusnin telat e zgjatur prej saj shpėrthente. Nė raste tė veēanta mina tė tilla hidhen dhe me parashuta. Ajo ishte tepėr e fuqishme pasi mbante rreth 400 kg eksploziv tė tipit RDX, por edhe me mbushje si T4 ose EXOGEN.

Sezoni turistik

Sa herė qė Komuna e Syneit nė Kavajė, nėn mbrojtje tė sė cilės ėshtė edhe ky plazh, hap sezonin e saj turistik ngado vėrshojnė tė rinj e tė reja jo vetėm tė shkollave 9-vjeēare dhe tė mesme tė Kavajės, por edhe nga shkolla tė ndryshme tė qytetit tė Durrėsit. Rruga qė tė ēon nė kėtė plazh ėshtė thuajse e pėrfunduar mungon vetėm njė pjesė fare e vogėl, tė cilėn bashkia e Kavajės, ka marrė iniciativėn qė ta shtroj kėtė vit.

Aty gjithashtu nuk mungojnė as vizitorėt vendas e tė huaj tė cilėt pasi sodisin ambientet e mrekullueshme qė ka ky peizazh i natyrės, marrin (me anė tė fotografive), me vete edhe shijen e bukur qė tė lė ky ambient. Ata bėjnė fotografi edhe pranė bunkerit tashmė me kupolė tė rrėnuar, por ideja e fshehtėsisė sikur ekziston ende nė mjediset e plazhit. Nė rėrėn pranė bunkerit njė ēift tė rinjsh sikur kanė dashur tė nėnshkruajnė njė marrėveshje dashurie dhe kanė gdhendur 2 zemra njėra prej tė cilave i pėrket njė vajze. Emri i personazhit tjetėr mbetet i fshehtė, sikur kėrkon t’i ngjaj edhe historisė qė mbart ky bregdet i rrallė.

Ky plazh i bukur tė ofron edhe gjėra tė tjera interesante qė s’i ndesh nė komunat fqinje. Me vendim tė veēantė nė plazhin e Bardhores nuk jepen leje ndėrtimi pėr banesa me gurė. Lejohen vetėm vila prej druri.
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Plazhi i Gjeneralit, kodra dhe amfiteatri qė zbresin drejt bregut Empty Re: Plazhi i Gjeneralit, kodra dhe amfiteatri qė zbresin drejt bregut

Mesazh nga MONDI Sat Oct 02, 2010 12:21 pm

eshte shume i bukur ky vend ne korrik e kam vizituar vete

bravo kleopater BRAVO
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi