♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

1…2…3… dhe seks!

Shko poshtë

1…2…3… dhe seks! Empty 1…2…3… dhe seks!

Mesazh nga Love Sat Oct 02, 2010 11:56 am

Image hosted by servimg.com
Gjatë ditës, bëjnë amvisën, nënën, nëpunësen… e kur vjen darka, sigurisht, edhe superfemrën. Thjesht ato përdorin disa truke të vogla, që ndoshta ti akoma nuk i ke kuptuar. Nëse mendon se mund të memorizosh 4 këshilla të thjeshta (që mund t’i bëjë çdo femër), atëherë shumë shpejt edhe ti do të shijosh çmenduritë e botës së krevatit.











Me siguri duhet të kesh dëgjuar nga mikeshat e tua se ato gjithmonë paskan ditur ta sjellin në qejf partnerin, edhe atëherë kur ishte e pamundur. Jo, jo! Mos mendoni se mikeshat e tua janë femra superseksi… Përkundrazi, janë të zakonshme po aq sa dhe ti. Gjatë ditës, bëjnë amvisën, nënën, nëpunësen… e kur vjen darka, sigurisht, edhe superfemrën. Thjesht ato përdorin disa truke të vogla, që ndoshta ti akoma nuk i ke kuptuar. Nëse mendon se mund të memorizosh 4 këshilla të thjeshta (që mund t’i bëjë çdo femër), atëherë shumë shpejt edhe ti do të shijosh çmenduritë e botës së krevatit.

Rruga për në shtrat


Dihet, kalon nga stomaku. Nëse nuk di të gatuash, atëherë gjej një restorant aty pranë, ku mund të porosisësh për dy persona. Pas një vakti të mirë, ai do të dijë si të ta shpërblejë në krevat. Vetëm sigurohu që të mos porosisësh ushqime të rënda, sepse, në vend që të kesh një natë pasionante me të, do të marrësh vetëm gërhimat e një gjumi të rëndë top.

Drita, qirinj dhe… aksion!

Nuk ka gjë më sensuale se krijimi i atmosferës së duhur në dhomën e gjumit. Duhet të tregohesh e kujdesshme për ndriçimin e sidomos që, veç abazhurëve me drita të zbehta (mundësisht të kuqe), të kesh ndezur edhe disa qirinj.


sex


Të brendshmet: sa më të kursyera

E keni parasysh thënien e famshme të Coco Chanel-it: “Nëse vishni një fustan të pahekurosur, të gjithë do të mbajnë mend fustanin. Vishuni që të bini në sy dhe të gjithë do t’ju mbajnë mend vetëm ju”. Me siguri që Coco, kur është shprehur kështu, nuk ka pasur në mendje rrobat e gjumit. Sidoqoftë, askujt nuk i bën dëm nëse lë mënjanë T-shirt-in dhe hyn në shtrat me një këmishë të vockël superseksi.


Çokollatë dhe shampanjë

E dimë, e dimë… kjo është gjëja më e preferuar e femrave. Por, kësaj radhe, nuk është fjala për të blerë atë fustanin e vitrinës në dyqanet e ish-bllokut, prej të cilit nuk e heq dot mendjen. Mendo për disa “blerje surprizë”, të cilat meshkujt i adhurojnë aq shumë.

Pasi shtrove një darkë të mirë për të, krijove atmosferën në dhomën e gjumit, e veshe edhe atë gjënë e vockël seksi, ja ku vjen momenti për të zbuluar surprizat e radhës. Çokollatë, shampanjë dhe... fundi i historisë imagjinohet lehtë. Lyeje pra, trupin me çokollatë, vendos në sfond muzikë seksi, rrasi në dorë një gotë shampanjë dhe ai do ta kuptojë që sonte kanë për të shpërthyer fishekzjarrë.

Lëri buzët të ...

Dhe nuk e kemi fjalën për të nxjerrë ndonjë tingull. Mos ia nis me avazin e keq për të shfryrë dufet e një dite të mërzitshme pune apo punëve që të presin të nesërmen – akoma më keq – të flasësh për ndonjë problem të pazgjidhur. Në vend të ankesave, përdor puthjet. Kështu, ai ka për ta kuptuar se sonte nuk ka për të fjetur asnjëri prej jush.
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi