♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipėria nė 1991, e parė nga syri i njė gazetari

Shko poshtė

Shqipėria nė 1991, e parė nga syri i njė gazetari Empty Shqipėria nė 1991, e parė nga syri i njė gazetari

Mesazh nga Love Fri Oct 01, 2010 8:41 pm

Image hosted by servimg.com
Besa ishte ligji qė shėrbeu pėr shekuj si rregulluesi i jetės sė pėrditshme. Ajo rregullonte marrėdhėniet midis individėve nė bazė fshati e klani, por edhe nė bazė distrikti. Tė thyeje besėn e dhėnė dikujt nuk ishte vetėm turp, por edhe subjekt i dėnimit mė tė rėndė – pėrjashtimit nga rrethi shoqėror.
Ah, besa! Mė kujtohet njė shprehje e vjetėr qė thotė “Shqiptari e ther djalėn, por s’e ha fjalėn”. Qė fėmijė unė e kisha dėgjuar kėtė fjalė tė pėrmendej me solemnitet tė veēantė dhe unė mėsova ta respektoj fjalėn e dhėnė, pavarėsisht nga rrethanat. Ky mėsim ėshtė ende i gdhendur nė tru dhe jeton nė shpirtin tim. Deri nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore, Shqipėria ishte kryesisht njė shoqėri feudalo-fisnore, e mbajtur nė kėmbė nga tradita e familjes dhe besnikėrisė – dhe gjithmonė, e besės. Nė Shqipėrinė e vjetėr, besa nuk ishte thjesht njė kod moral, qė nė shoqėritė e tjera formonte bazėn e virtyteve dhe tė etikės.

Besa ishte ligji qė shėrbeu pėr shekuj si rregulluesi i jetės sė pėrditshme. Ajo rregullonte marrėdhėniet midis individėve nė bazė fshati e klani, por edhe nė bazė distrikti. Tė thyeje besėn e dhėnė dikujt nuk ishte vetėm turp, por edhe subjekt i dėnimit mė tė rėndė – pėrjashtimit nga rrethi shoqėror. Njė miku im shqiptar, i quajtur Ēim Beqari, qė mė ndihmoi duke i dhėnė makinės nėpėr male dhe qė mė ndihmonte si pėrkthyes, mė tregonte ndonjėherė gėrmadhat e shtėpive ku ishte shkelur besa, ku katėr gurėt e anės nė themel ishin nxjerrė jashtė, ashtu si kėrkohej nga ligji i pashkruar. Shqiptarėt nuk e ndėshkojnė mė njėri-tjetrin nė atė mėnyrė, por unė vura re se ende mjaft njerėz hezitonin tė premtonin diēka, sado e vogėl qoftė ajo, si rregullimi i dritės nė dhomėn e hotelit tim, nga frika se nuk do tė ishin nė gjendje ta mbanin premtimin.
Shqipėria nė 1991, e parė nga syri i njė gazetariDuke ecur me makinė mes maleve tė mprehta drejt bregdetit Adriatik, unė dhe Ēimi mė nė fund mbėrritėm nė Shijak, fshati ku shpresoja tė gjeja Jak Kosmaēiun. Ai mbase ishte lidhja ime e vetme me Shqipėrinė. Duke mbajtur nė dorė njė shishe me konjak francez dhe njė kuti me ēaj qė i kisha blerė tek dyqani i valutės nė Tiranė, unė kapėrceva sheshin kryesor tė fshatit pėr tė filluar kėrkimet. Njė burrė qė takuam i njihte. “Aha, Kosmaēi muratori?”, - na tha ai duke na treguar me dorė pallatin ku banonte ai. Ngjita shkallėt e betonit, ēdonjėra prej tė cilave ishte e ndryshme nė lartėsi nga tjetra dhe arrita tek banesa e Kosmaēiut. E studiova me vėmendje fytyrėn e tij pėr tipare tė njohura. A i kisha parė mė parė ato vetulla dhe atė hundė tė kėrrusur nė familjen time? Ai vetė kishte njė lloj dinjiteti, si ato tė portreteve nė bardhė e zi tė varura nė muret e apartamentit tė tij.

Unė po vėshtroja me vėmendje njė fotografi tė varur nė mur ku ishin 15 vetė. Nė qendėr ishte njė ushtarak me grada dhe dekorata qė qėndronte krah njė plaku me shallvare turke dhe me njė jelek me njė gjerdan tė trashė floriri qė varej mbi tė; dy djem tė rinj tė qethur bukur dhe me kostum mbrėmjeje qėndronin nė anėn tjetėr. Gratė ishin veshur me disa veshje qė asokohe duhet tė kenė qenė moda e fundit e Parisit. Kur Ēimi i shpjegoi pse kisha ardhur, sytė e Jakut filluan tė hidheshin sa nga unė tek pėrkthyesi, e sė fundi u fiksuan mbi mua. Ai pohoi me kokė, buzėqeshi dhe na shtrėngoi pėrsėri duart. Miqėsia jonė tashmė ishte krijuar. Gjyshja nga babai e Jakut ishte nga Gjurkėt, ashtu siē ishte dhe motra e gjyshit tim nga mamaja. Me Jakun binim kushėri. Folėm pa pushim gjithė mėngjesin. Historia e Jakut i dha njė dimension krejt tė ri nė mendjen time tmerreve tė periudhės sė Hoxhės. Unė kisha kaluar pranė burgut tė famshėm tė Shqipėrisė, atij tė Burrelit, por tani ai m’u shndėrrua nė njė vend tė vėrtetė, sė bashku me njė vend tjetėr tė quajtur Spaē.

Pjesėtarė tė familjes sonė kishin vuajtur nė tė dy kėto vende. Jaku e mbante mend si tani, ditėn kur i arrestuan babanė, Anton Kosmaēin. Ishte viti 1944 dhe bota ishte akoma nė luftė, por gjermanėt kishin ikur nga Shqipėria. Tirana, ku Kosmaēitė jetonin, kishte rėnė nė duart e Enver Hoxhės dhe komunistėve. Jaku ishte 15 vjeē. Partizanėt trokitėn nė derė dhe kėrkuan pėr Antonin. Ai pėrqafoi mamanė e Jakut. Pastaj Jakun. Nuk kishte kohė pėr lot. “E gjora nėnė”, - kujtonte ai. “Ajo e dinte ē’do ndodhte. Mė tha qė tė shkoja e ta ndiqja babanė, po pa rėnė nė sy”. Ecja pėr nė komandėn e policisė mori vetėm 15 minuta, jo mė shumė, por ēdo detaj i atyre minutave ishte gdhendur nė kujtesėn e Jakut. Kėrcitja e hapave tė rėnda mbi zhavorrin e rrugės, babai i tij qė ecte me trupin drejt, veshur me njė pallto tė gjatė e tė zezė dhe me njė kravatė tė hollė, bulevardi me dy radhėt e rrepave tė zhveshur anės tij, Lana qė rridhte e ftohtė nė mes tė qytetit dhe babai qė u kthye pėr njė ēast dhe ia bėri me dore para se tė zhdukej pas mureve tė lartė tė njė ndėrtese tė zymtė.

Antoni u dėnua me 30 vjet burgim si “armik i popullit”. shqiperia_tirana_1991Dhjetė vjet, pėr ēdo muaj qė kishte shėrbyer si ministėr i Drejtėsisė nė njė nga qeveritė e kohės sė Italisė. I dėrrmuar nga vitet e burgut, ai u lirua nė mars 1964 nga njė amnisti e pėrgjithshme. Por tė gjithė komshinjtė e dinin qė ai ishte “armiku i popullit” dhe e trajtonin si lebroz. Vdiq vetėm ca muaj pasi u lirua. “Si ka mundėsi qė mamaja jote nuk di asgjė pėr kėtė? Nuk arriti t’i tregonte njeri?”,- mė pyeti Jaku. Ai mbushi njė gotė tjetėr raki pėr tė dy dhe mė qėmtoi me sy, si pėr t’u ndjerė pak mė i lehtėsuar tani qė ma tregoi historinė e babait tė tij duke nxjerrė kėshtu dhimbjen e kaq viteve. E ē’t’i thosha atij njeriu tė mirė e flokėbardhė? Qė unė as nuk e dija qė ai ekzistonte deri sa mė thanė emrin e tij nė Shkodėr. Por ai e kuptonte. Mė dhuroi sėrish njė buzėqeshje dhe vazhdoi. “Por nuk mjaftonte qė Enveri ma futi babain nė burg. Familja gjithashtu duhej tė ndiqej gjithė jetėn nga ky turp”. Mamanė e Jakut e internuan nė njė kamp pune nė Tepelenė, ndėrsa gjyshen tek njė spital-burg jashtė Tiranės. Edukimi pėr Jakun mbaroi aty. Regjimi e bėri murator. Pėr herė tė fundit, familjen ia dėrguan nė Shijak, ku ishin edhe sot e kėsaj dite.
Shqipėria nė 1991, e parė nga syri i njė gazetariDy djemtė e Jakut – Aleksandri dhe Blendi- vuajtėn gjithashtu si nipat e armikut tė popullit. Atyre iu mohua e drejta e shkollės pas klasės sė tetė. Tė dy u bėnė mekanikė. “Mė dhimbseshin, por s’kishte si tė ndodhte ndryshe”, - mė tha Jaku. “Ne tė gjithė jetonim brenda njė burgu tė madh”. Ai pushoi pėr rreth njė minutė. Pashė qė nuk po arrinte t’i kontrollonte dot mė lotėt qė po i zinin frymėn. “Jak, Jak” i foli gruaja qė kishte qėndruar ulur, pa folur gjithė kohėn. Kur ai rifilloi tė fliste, vura re qė toni i zėrit i kishte ndryshuar dhe e kishte vėnė poshtė zemėrimin. Mė 1 qershor 1990, ditėn e fėmijėve, dy vajzat e vogla tė Aleksandrit, njėra 8 dhe tjetra 9 vjeēe, merrnin pjesė nė njė shfaqje qė do tė jepej pėr prindėrit. Jaku kujton: “Ato shkonin nė prova gjithė dėshirė. Njė ditė para shfaqjes, njė anėtar i komitetit tė Partisė erdhi nė shkollė dhe i tha drejtorit qė vajzat e Aleksandrit duhet tė hiqeshin nga shfaqja”. Armiq tė popullit. Jaku heshti njė copė herė. “Tė dėnosh pėr katėr breza! Katėr breza! Ēfarė krimi meriton njė dėnim tė tillė?!
Kundėr babait tim nuk u bė asnjė akuzė e drejtpėrdrejtė. As edhe njė e vetme!”. “Por tani do tė tė them tragjedinė e vėrtetė”, - mė tha ai me zėrin tashmė tė kthyer nė njė pėshpėrimė, sikur tė ishte duke mė besuar sekretin mė tė madh tė jetės sė tij. “Ditėn qė dy mbesat e mija u pėrjashtuan, dy djemtė e mi u betuan qė do arratiseshin. Do tė iknin sikur ē’tė bėhej. Edhe sa kohė duhej tė vuanin? As stėrnipat nuk mund tė rehabilitoheshin?”. Qė tė dy, Aleksandri 35 dhe Blendi 21, e mbajtėn fjalėn. Ata ikėn nga Shqipėria nė 1991. “Nuk shqetėsohem pėr Blendin”, - mė tha Jaku. “Ai ėshtė i ri. Ėshtė nė Itali. Shqipėria ka marrėdhėnie tė mira me Italinė. Flasim edhe me telefon nga posta. “Por Aleksandri…” njė psherėtimė i doli nga shpirti. “Ai mė rri nė mendje ditė e natė. Gruaja dhe kalamajtė e tij janė akoma kėtu. Ai ėshtė nė Jugosllavi, nė njė burg ku mbajnė refugjatėt. Ai do tė shkojė nė Amerikė, Kanada ose Australi. Por askush nuk i do mė shqiptarėt sot”. Unė nxora dhuratat, pijen dhe ēajin, dhe i premtova Jakut dhe Anės qė do tė pėrpiqesha ta ndihmoja Aleksandrin. U jepja besėn pėr kėtė. Sytė e tyre u mbushėn me lot, dhe atėherė e kuptova se unė sapo kisha thėnė fjalėn qė ato kishin pritur mė shumė prej meje. Unė hodha krahun mbi supet e Jakut ndėrsa po rrinim ashtu nė heshtje nėn shkėlqimin e dritės sė ditės, si dy kushėrinj tė vėrtetė, tė ndjekur nga Rita, gruaja e Aleksandrit dhe dy vajzat e vogla. “Ma jep fjalėn qė do vish pėrsėri”, - mė pyeti Jaku. “Po”, - i thashė.
Shqipėria nė 1991, e parė nga syri i njė gazetariKudo nėpėr zonėn rurale tė Shqipėrisė takova njerėz qė i ishin nėnshtruar fatit tė tyre nė kėtė jetė, por qė prapė, kohė pas kohe gjenin kėnaqėsi tė vogla pėr tė gėzuar, tė panjohura nėn qeverisjen e Hoxhės. “Ne po pėrpiqemi t’i gėzojmė kėto ditė dhe mos mendojmė pėr tė nesėrmen”, - mė tha Nazmi Guzi, njė fshatar i ri qė unė e takova ne Borsh, buzė Jonit. Ca shokė tė Nazmiut po martoheshin dhe i gjithė fshati ishte mbledhur pėr tė pasur njė pasdite plot gaz. “Sonte ne shpresojmė”, - mė tha Nazmiu, 35 vjeē. “Kjo ėshtė dasma e parė qė unė marr pjesė, ku dollia e parė nuk ngrihet pėr Partinė dhe pėr Enverin”. Nazmiu dhe e motra iu bashkuan tė tjerėve qė plot vrull kėrcenin Napolonin, njė kėrcim dasme qė e kishte emrin nga monedhat e floririt qė tė ftuarit i hidhnin ēiftit para kohės komuniste. Tani s’kishte asnjė kokėrr floriri. Dollibashi propozoi edhe njė dolli tjetėr, e cila u pasua nga njė miratim i fuqishėm. “Ishte njė dolli pėr refugjatėt”, - mė shpjegoi Nazmiu. “Pothuajse tė gjithė e kanė nga njė njeri nė Itali. Vėllai i dhėndrit iku nė mars dhe burri i motrės sime nė prill”.
Ikja nga Shqipėria po bėhej gjithnjė e mė e vėshtirė. Ndėrsa muajt e fundit tė vitit 1991 po afroheshin, njerėzit po bėheshin gjithnjė e mė tė dėshpėruar. Trashėgimia e Hoxhės ishte thyer, por po ashtu edhe disiplina. Askush nuk punonte. Nė fakt unė takova shume mekanikė nga Fabrika e Tekstileve nė Tiranė, qė nuk kishin shkuar nė punė qė nė mars. Sidoqoftė akoma merrnin 80% tė rrogės. E njėjta gjė bėhej edhe me punėtorėt e fabrikės sė xhamit nė Kavajė, qė nuk kishin dalė nė punė qė nė vitin 1990, sepse nuk kishin ku tė gjenin mė lėnde tė pare. Njėra gjė sillte tjetrėn. Nga qė s’kishte mė xhama pėr tė zėvendėsuar dritaret e thyera, shkolla, fabrika dhe zyra ishin tė detyruara tė mbylleshin kur bėnte ftohtė. Nė zyrat dhe shkollat qė ishin akoma hapur nuk kishte ngrohje, sepse prodhimi i qymyrit ishte ndalur.
Demonstrata buke kishin shpėrthyer nė disa qytete. Nė Fushė Arrėz, njė qytezė e vogėl sharrėtarėsh, protestuesit e uritur kishin marshuar tek depot lokale tė ushqimit, pas disa thashethemeve pėr mungese buke. 20 policė nuk mund ta pėrmbanin njė turmė 2000-vetėshe, e cila i vuri zjarrin ndėrtesės. Miqtė e mi shqiptarė ishin tė gjithė nė njė mendje, se kjo ishte kriza mė e keqe e bukės qė nga koha kur komunistėt ishin larguar nga pushteti.
“Mė parė, shpėrndarja e rregullt e ushqimit bėhej nga frika”, - mė shpjegoi njė burrė qė kishte punuar njė kohė tė gjatė nė zyrat e shtetit. Tani fshatarėt e mbanin prodhimin nė shtėpi dhe banorėt e qytetit duhet tė rrinin nė radhė tė gjata pėrgjatė natės, qė tė blinin qumėsht te nesėrmen nė mėngjes. “Edhe kur e ke zėnė radhėn qė herėt, prapė nuk e ke tė garantuar qė do gjesh qumėsht”, - mė tha njė grua e vjetėr. Ajo blinte qumėshtin pėr nipėrit. Udhėtarėt udhėzoheshin tė merrnin ushqim me vete nė udhėtimet nėpėr Shqipėri. Njė diplomat grek qė udhėtonte me makinė nga Athina nė Tirane, ishte ndalur dhe pasi i kishin vjedhur gjithēka e kishin lėnė tė ikte vetėm me brekė dhe kanotiere. Kėto trauma vetėm sa e forconin edhe mė shumė betejėn politike nė Tiranė. Shqipėria hyri nė vitin 1992 duke u rrotulluar jashtė kontrollit. shqiperia_paradeForcat demokratike kėrkonin zgjedhje tė reja nė pranverė dhe fituan 62% tė votave, gjė qė u dha atyre kontroll mbi Parlamentin e ri me 140 vende.
Ramiz Alia, mbajtėsi i fundit i pushtetit komunist, dha dorėheqjen ne prill. Ai u zėvendėsua nga Sali Berisha, njė nga themeluesit e PD dhe lider karizmatik. Pjesa mė e madhe e shqiptarėve e dinin se ēfarė kėrkonin – njė shoqėri tė civilizuar, njė ekonomi tregu, qeverisje parlamentare dhe tė drejtat e njeriut. Vendi tani po hyn nė njė tranzicion tė dhimbshėm, qė mund tė zgjasė vite tė tėra. Sfidat janė tė qarta – Shqipėria duhet ta kalojė psikologjinė disfatiste tė rrėnjosur nga vite tė tėra represioni, tė pėrpiqet tė ēlirohet nga burokracia e ngulur kudo, tė binde brezin e ri (60% e popullsisė janė nėn 25 vjeē) qė tė qėndrojė nė atdhe, tė ruaje tolerancėn fetare dhe mbi tė gjitha tė punojė pėr tė ringjallur njė ekonomi tė ngurosur. Sidoqoftė ka disa shenja shprese. Investitorėt e huaj kane filluar ta vizitojnė, duke parė mundėsi tek bregdeti i mrekullueshėm dhe nė malet e mbuluara me dėborė; rezervat e naftės, kromit dhe bakrit.
Ka plane pėr zhvillimin e plazheve tė virgjėra pėrgjatė bregdetit Jonian. Por rrugėt pranė bregut janė tė rralla dhe nė nevojė tė dėshpėruar pėr riparime. Hoxha nuk e donte tė populluar kėtė pjesė tė Shqipėrisė, pasi njerėzit mund tė arratiseshin me not nė Korfuzin qė dukej atje tutje me sy. Ndėrsa ecja pėrgjatė brigjeve, asnjė shpirt i gjalle nuk dukej nė horizont, por veē bunkerė betoni dhe tela me gjemba, firma e frikshme e Hoxhės. Do tė kėrkoje njė investim tė madh qė tė mund ta sjellėsh turizmin kėtu, por prapė ėshtė gjė qė bėhet.
Duke i dhėnė makinės nė rrugėn e kthimit nga Saranda pėr nė kryeqytet, kalova pėrmes njė peizazhi tė mrekullueshėm tė mbushur me gjelbėrim ullinjsh e zverdhėllime limonėsh. Nė Vuno, njė fshat i vogėl malor buzė detit, ndalova tė flisja me njė ēift qė ishin ulur e rrinin nė tarracė. A mund ta pėrfytyrojnė dot ata kėtė vend si njė vend zbavitjeje pėr turistė tė pasur?” “Eh, s’bėhet ndonjėherė ky vend”, - mė thotė gruaja me buzėn nė gaz. “Po gjėrat po ndryshojnė”, - i thashė. Ajo qeshi pėrsėri dhe mė hodhi njė shikim si tė donte te mė thoshte: “Eh, si kupton dot ti kėto, jo” dhe nuk foli. I shoqi i saj mė hodhi njė vėshtrim pyetės. “Ēfarė ka ndryshuar?”, - mė pyeti. “Dy djemtė mė kanė ikur nė Itali. T’i lėmė ata tė shikojnė pėr fatin e tyre, dhe tė urojmė qė tė kthehen buzagaz. Ja kėtė dimė ne”. Me fjalė tė tjera, ato e ndjenin se ishte e pamundur pėr shqiptarėt t’ia dilnin mbanė nė Shqipėri. Pėr ta, fati i mirė ishte mall importi, ashtu siē ishte edhe pėr kushėririn tim, Jak Kosmaēiun.

Rrugės sė kthimit pėr nė Beograd, u kujtova pėr premtimin qė i kisha dhėnė Jakut. Aleksandri mbahej akoma nė njė burg jugosllav, ku ai dhe refugjatė tė tjerė nga Shqipėria prisnin pėr njė rishikim tė statusit tė tyre nga zyra e UNHCR. Kur i telefonova ambasadės amerikane, njė zyrtar i zyrės konsullore mė tha se Aleksandri nuk mund tė merrte azil nė Amerike. “Pse nuk provon Australinė ose Kanadanė?”, - mė tha. Kanadaja e pranoi kėrkesėn e tij, kėshtu qė unė pata kėnaqėsinė e madhe ta shihja Aleksandrin tė lirohej nga burgu. E ftova pėr darkė qė ta festonim. “A do kthehesh mė nė Shqipėri?”. “Kurrė!” mė tha Aleksandri.
“Jam betuar. Kounistėt janė akoma nė pushtet. Shikoji kryetarėt e opozitės – thuajse tė gjithė ish-komunistė”. Kjo ishte e vėrtetė. Ēdo njeri qė donte tė ecte pėrpara nė Shqipėri ishte bėrė anėtar partie, tė paktėn formalisht. Por komunizmi tashmė kishte vdekur, sigurimi nuk ekzistonte mė. Po kėshtu nuk ekzistonte mė edhe Shqipėria e vjetėr. Shqipėria e re mund tė ishte – duhet tė ishte - ndryshe. Njerėzit do ta pėrzinin fantazmėn e Hoxhės dhe do tė fillonin diēka tė re, pėrpiqesha ta bindja unė. Por Aleksandri nuk tundej nga e tija. Lėre tė iki, thashė mė sė fundi. Mjaft ka vuajtur. Tani ai ėshtė larguar nė Kanada, ku sė shpejti do t’i bashkohen edhe fėmijėt dhe gruaja. Kur ia tregova kushėririt tim Jak historinė, ai rrėzėllente nga gėzimi, por nuk dukej i zėnė nė befasi nga lajmi i mirė. Sigurisht. Se unė i kisha dhėnė besėn Jakut qė do ta mbaroja kėtė pune
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi