♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fortesave e kishave, nga martesa e Skėnderbeut te hijeshia e Bajronit

Shko poshtė

Fortesave e kishave, nga martesa e Skėnderbeut te hijeshia e Bajronit Empty Fortesave e kishave, nga martesa e Skėnderbeut te hijeshia e Bajronit

Mesazh nga Love Fri Oct 01, 2010 8:34 pm

Image hosted by servimg.com
“Nuk lejohet tė fotografoni dhe as tė xhironi brenda manastirit. Ėshtė njė vend i shenjtė dhe si i tillė duhet respektuar”!

Kėshtu thotė “ciceroni” i Manastirit tė Ardenicės pėrballė njė grupi gazetarėsh dhe punonjėsish tė Ministrisė sė Kulturės qė shkuan pėr ta vizituar kėto ditė atė, nė njė tur dyditor tė ndėrmarrė nga MTKRS-ja nė disa prej monumenteve tė kulturės nė jug tė vendit. Mes shkrepjeve tė aparatit dhe kamerave qė vėshtirė tė mos ndaleshin shpesh pėrgjatė rrugės jo pak tė bukur qė tė fal natyra nė kėtė cep tė Shqipėrisė mundėm tė vizitojmė dhe njohim nga afėr historinė e manastirit tė Ardenicės, Apollonisė apo tė Pashė Alimanit nė Vlorė.

Megjithatė rruga deri tek kėto monumente kulture qė shumė mirė mund tė shėrbejnė si pika pėr tė tėrhequr turistė, nuk ishte shumė e shkurtėr.

Nisjes sonė sė ngadalshme nga Tirana, iu bashkangjit “kureshtja” e gazetarėve dhe kameramanėve pėr “tė prekur” nga afėr natyrėn apo detaje tė veēanta nė kėtė cep tė Shqipėrisė.

Te “murgjėrit” e Ardenicės

Pas disa orėsh udhėtimi, i pari vend ku ndalėm ishte Ardenica.

“Njė vend i shenjtė”, siē e cilėsoi pikė sė pari ciceroni qė na udhėhoqi brenda manastirit dhe na bėri njė guidė tė shkurtėr tė tij. Nė tė strehohen madje edhe katėr murgj tė rinj qė kanė kryer shkolla teologjike, tė cilėt nuk mundėm t’i takonim.

Historia e kėtij manastiri ėshtė shumė interesante. Njė detaj qė ia vlen tė shėnohet ėshtė se nė altarin e Kishės sė manastirit ėshtė bėrė kurorėzimi i martesės sė Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastrioti me Donikėn.

Nė kohėn e diktaturės Ardenica ka qenė kazermė ushtarake. Pėr kėtė arsye muralet e saj janė dėmtuar, aq sa nė disa pjesė muri afresket janė fshirė krejt.

Manastiri, tanimė nėn varėsinė e Kishės Orthodokse, ėshtė i tipit bizantino-ortodoks e mendohet se themelet e tij janė hedhur nė vitin 1282 me nismėn e perandorit Andronik II Paleolog tė Bizantit, i cili e ngriti kėtė tempull pas fitores mbi anzhuinėt nė Berat. Ka shumė pėr tė folur pėr Ardenicėn dhe “ciceroni- roje” nuk ia pėrton. Ai “rrėfen” duke folur si pėrmendėsh qė nga ikonostasi, nga kalendari i gjendur nė mes tė dyshemesė sė kishės e qė pasqyron ngjarje nga “Dhiata e Vjetėr” dhe “Dhiata e Re”, dogmatika, liturgjia, jeta e shenjtorėve etj. Disa nga skenat janė “Festat e Virgjėreshės”, skenat nga “Jeta dhe vuajtjet e Krishtit”, “Fjetja e Shėn Mėrisė”, “Zbutja e shpirtit tė shenjtė tek apostujt” etj. Nė brezin e fundit, ndėrmjet figurave tė shenjtorėve ėshtė pikturuar muzikologu i shquar bizantin nga Durrėsi, Jan Kukuzeli. Nė narteks, nė tė gjithė faqen lindore paraqitet skena e madhe qė titullohet “Gjyqi i Fundit”.

Kisha e Shėn Mėrisė pėrmban me afreske tė mrekullueshme nga veprat e piktorėve Kostandin dhe Athanas Zografi. Manastiri i Ardenicės ka qenė mjaft i pėrmendur pėr pasurinė e bibliotekės sė tij. Deri nga Greqia vinin nė Ardenicė murgj dhe priftėrinj pėr tė studiuar nė kėtė bibliotekė. Kjo u pasurua me njė fond tė madh librash gjatė shekujve XVII-XVIII, sidomos nga ndihmat e shoqėrisė voskopojase “Shoqata e Manastirit tė Ardenicės”, e cila i sillte librat jo vetėm nga Evropa Perėndimore, por edhe nga Hungaria e Polonia. Kjo bibliotekė me 32.000 vėllime, u dogj nga zjarri nė vitin 1932.

Pasi bėmė disa shkrepje nė oborrin plot me vazo lule tė Ardenicės, mezi pritėm tė uleshim nė ndonjė lokal aty afėr tė gjerbur kafen qė nuk e kishim pirė nė mėngjes apo pėr tė thyer urinė pėrpara drekės. U ulėm nė njė lokal aty afėr e “kėnaqėm” deri diku kėrkesat tona pėr tė vijuar mė pas drejt Apollonisė.

Njė zonė e mbrojtur pėr breshkat

Nė kėtė qytet antik, i dyti mė i vizituar pas Butrintit siē na thotė ciceroni, specialist i turizmit, Admir Zelaj, vijnė vizitorė deri nga Australia apo Japonia.

Pėr pasurinė arkeologjike tė Apolonisė ėshtė folur shumė dhe dihet, megjithatė siē vėrejnė arkeologėt ėshtė zbuluar vetėm 5% e qytetit antik. Njė “vėrtetim” pėr kėtė ėshtė edhe fushata arkeologjike e ndėrmarrė nga njė ekspeditė shqiptaro-franceze e pėrfaqėsuar prej Jean-Luc Lamboley dhe nga Faik Drini e Agron Islami. Ata ndodheshin nė Apolloni pėr restaurimin e njė prej mozaikėve mė tė rrallė tė Apollonisė dhe pėr studimin e gjetjeve arkeologjike tė vitit tė kaluar. Njė gjė interesante ėshtė se Apollonia do tė jetė njė zonė e mbrojtur jo vetėm pėr monumentet, por edhe pėr breshkat. Kėto tė fundit, por edhe lulet janė disa “tė veēanta” tė qytetit antik qė sipas ciceronit Zelaj i tėrheqin mjaft turistėt. Pėrsa i pėrket problematikave apo mureve tė rrėnuara tė Apollonisė janė njė temė mė vete, pėr tė cilat ėshtė folur dhe mė parė… Qyteti antik i Apollonisė ka qenė kryeqendra e historisė sė Fierit dhe ėshtė themeluar nė shekullin e VI para Krishtit nga kolonė korkyras. Apollonia jetoi rreth 1200 vjet dhe nė kulmin e lulėzimit tė saj, nė njė sipėrfaqe prej 140 ha banonin 60.000 banorė.

Qytetėrimi i Apollonisė lulėzoi nė periudhėn midis shek. III para.l.k. deri nė shek. IV pas.l.k., duke u shfaqur si qytetėrim iliro-helenik si dhe qytetėrim romak.

“Peshqit“ e Orikumit

Padyshim njė nga zonat mė interesante nė krejt bregdetin ėshtė ajo e Orikumit, ku dhe u ndalėm pėr tė drekuar me prodhime deti.

Pėr tė gjithė bregdetin e Orikumit, rreth 1200 hektarė, sapo ka pėrfunduar edhe njė studim urbanistik. Turizmi ėshtė sigurisht njė nga pikat kyēe tė zonės, qė synon tė tėrheqė investimet vendase dhe tė huaja. Vende tėrheqėse janė Dukati i vjetėr dhe kalaja e Gjon Boēarit. Bashkia ėshtė marrė kėtė periudhė edhe me infrastrukturėn e qytetit tė Orikumit. Ka nga ata vendas qė edhe kanė “huazuar“ ndėrtime tė tipit alla“hollandez“, tepėr interesante. Shtėpi tė vogla druri tė ndėrtuara njėra mbi tjetrėn, qė ofrojnė njė pamje krejtėsisht tė veēantė.

Lehtėsuese pėr vizitorėt ėshtė njė rrugė qė lidh shėtitoren me unazėn e Orikumit, por dhe njė shėtitore gjatė bregdetit qė shkon deri nė shėtitoren e Pashalimanit.

Nga qafa e Llogarasė, ku si pėr tė treguar pasurinė dhe “ pastėrtinė“ e zonės disa burra ofrojnė pėr turistėt mjaltė, propolis, ēaj mali apo sherebel- karakteristik pėr zonėn, me aromė tė tillė qė zor se e gjen nė vende tė tjera. Itenerari ynė pėrfshin gjithė zonėn e Llogarasė, kalimin nėpėr fshatrat e Dhėrmiut dhe nė rrugėn e Jalės.

Jo “ushtarake“...

Ndėrsa destinacioni i fundit ku u ndalėm pėr tė qėndruar“mė gjatė“ ishte kalaja e Porto Palermos.

Kalaja e Ali Pashės nė Porto Palermo ka njė arkitekturė bizantine. Dhomat e saj janė shumė tė ngjashme me njėra tjetrėn. Njė vend i veēantė ėshtė haremi, ku dallohen shkallaret e pashait dhe skena e kėrcimtareve qė mbaheshin nė harem. Tjetėr dhomė e veēantė ėshtė dhoma e pashait, dritaret e sė cilės nė ndryshim nga dritaret nė pjesėn ballore qė janė tė pjerrėta, pėr tu mbrojtur nga sulmet, janė tė drejta sepse pėrballė tyre janė ngritur kullat e rojės. “Lord Bajroni ėshtė pritur nė kėtė kala nė vitin 1809“, na thotė ciceroni i kalasė, Klearko Koēi, i cili ėshtė njėkohėsisht edhe roje e kalasė dhe personi ivetėm qė kujdeset pėr tė. Ai e quan madje veten pasardhės tė Ali Pashės. Nuk pėrton aspak tė na tregojė edhe dhomėn e pritjes, e cila si tė gjitha tė tjerat ka pasur oxhak por qė me kalimin e viteve ėshtė transformuar. Po nė kėtė kala gjendet njė depo qė nė kohėn e Ali Pashės pėrdorej pėr depo baruti, ndėrkohė qė nė diktaturė ėshtė pėrdorur pėr internim. Sipas Koēit ajo qė ėshtė problematike ėshtė rruga. “Kam propozuar tė bėhet me kalldrėm os tė bėhet njė shėtitore pėrgjatė gadishullit qė tė jetė i vizitueshėm”. Njė vizitori i duhet tė paguajė biletėn prej 1000 lekėsh tė vjetra pėr tė vizituar kalanė dhe numri i vizitorėve sipas tij ka ardhur duke u rritur. Vitin e kaluar ky numėr arriti nė 6000 tė tillė.

Dy ditėt e ngjeshura u dukėn “tė pamjaftueshme” pėr “tė pjekur” qetėsisht vizitat nė kėto monumente me mendimet pėr tė folur pėr ta. Por rruga me autobus ishte thuajse e mjaftueshme pėr “tė sistemuar” pėrshtypjet e marra nga njė bregdet blu, gjarpėrues dhe i ngrohtė.
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi