♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pogradeci, le tė shkojmė nė fundjavė

2 posters

Shko poshtė

Pogradeci, le tė shkojmė nė fundjavė Empty Pogradeci, le tė shkojmė nė fundjavė

Mesazh nga Love Fri Oct 01, 2010 8:29 pm

Image hosted by servimg.com

Sapo ngjitesh nė Qafėn e Thanės, befas para syve tė shfaqet njė hapėsirė e kaltėr e liqenit tė Ohrit. Vėshtrimi vetiu ndjek valėt dhe brigjet pėrgjatė rrugės dhe pas pak kilometrash shfaqet qyteti i Pogradecit.





Qyteti i Pogradecit i pėrket lashtėsisė dy mijė vjeēare para erės sonė. Dikur qyteti ėshtė quajtur "Lyhnida " qė do tė thotė (dritė). Pogradeci ėshtė njė qytet magjik, qytet i turistėve tė shumtė, i adhuruari i poetėve, i shkrimtarėve, i piktorėve. kėnaqėsia e admiruesve tė ujit tė ėmbėl. Por Pogradeci njihet edhe si qytet i koranit, peshkut tė rrallė qė gjendet vetėm nė kėtė liqen, i verės artizanale dhe gatimeve tradicionale. E reja dhe e vjetra, moderrnia dhe tradicionalja bashkėjetojnė pranė njėra tjetrės.

Emri i qytetit tė Pogradecit lidhet me historinė e krijimit tė qytetit. Enkelejtė kanė qenė fis qė kanė jetuar brenda mureve tė kalasė sė ndėrtuar nė majė tė kodrės pranė qytetit, nė pjesėn veri-perėndimore tė qytetit. Dikur qyteti kishte dimensionet e kalasė, ku momentalisht gjenden vetėm rrėnojat. Me rritjen e popullsisė dhe mbarimit tė luftėrave lindi nevoja e zgjerimit. Fillimisht rrėzė kodrės e mė vonė deri nė atė skaj saqė kalaja e vjetėr nuk pėrbėnte mė qendrėn e qytetit.

Qyteti i Pogradecit, ndanė gjolit tė kamotshėm, sėrish bėn njė gjumė tė patrazuar. Nė fakt, janė pak qytete, ku njerėzit janė tė dhėnė pas poezisė kaq shumė si nė kėtė vend. Edhe pas artit. Pogradeci i sotėm i ngjan mė shumė Pogradecit tė filmit "Mėngjese Lufte"...sesa njė qyteti tė vitit 2009. Janė pak gjėra qė punojnė tash nė vend, ndėrsa turizmi shtėpiak, nuk mė duket se ka ndonjė ngritje. Ka filluar qė tė lulėzojė hoteleria, qė pėr nga shėrbimi lė sėrish pėr tė dėshiruar. Gjithsesi, janė tė paqmė dhe tė ngeshėm- pogradecarėt e ditėve tona. Sa i takon turizmit elitar, mė mirė ta harrosh...Ato pak hotele qė mbajnė flamurin e kėsaj janė nė pakėsim. Qyteti e ka humbur realisht tharmin e bukur, tė viteve mė parė. Nuk tė duhet shumė tė provosh kėtė gjė. Tė mjafton tė rrish njė ditė-natė. Dhe, krahasimin- pastaj, bėje kur kalon pak kilometra dhe mbėrrin nė Shėn Naum: Do tė shikosh realisht sesa vlen turizmi shqiptar.

Nė Pogradec, si nė gjithė Shqipėrinė, ndėrtohet pėr tė ndėrtuar, por pa menduar mė parė se para se tė ndėrtohet duhet bėrė rruga, kanalizimet e ujėrave tė bardha dhe tė zeza, kanalizimet e dritave dhe telefonit, trotuaret dhe nė fund ndėrtesat sipas planit...Por, sot, askush nuk do t"ia dijė...

Pozicioni mes Pogradecit dhe Tushemishtit dhe sėrish afria me njė pikė tjetėr tė kufirit me Maqedoninė e bėn kėtė vend tė lakmueshėm. "Lumi" i Drilonit me gjatėsi 600 metra me burime uji tė kristalta dhe tė ftohta nė rrėzė tė Tushemishtit... ėshtė njė mė tė bukurit nė Shqipėri..

I veshur me histori , qytet "palcėrisht shqiptar", i futur ne gjirin e maleve si truri nė kafkėn e njeriut, qyteti e ka tė vetėn bukurinė qė tė pėrshfaq nė ēdo stinė .

Ƌshtė qyteti qė ka tė dlirė lulen si dhe verėn qė shoqėron koranin e famshėm, fjalėn bujare qė tė japin banorėt e saj zemėr hapur kur tė shtrojnė tavolinėn me bukėn e qiqrės, kulaēin e ngrohtė apo edhe piperkat me gjizė e djathin e fortė. Tradicionalisht tė lidhur me njė jetė mitike, Poradeci ėshtė qyteti qė pavarėsisht ē"i kanė bėrė mbetet aristokrat dhe sqimtar brenda tij, sepse tė paktėn kėtė tė drejtė ia ka dhėnė natyra qė nuk ka kursyer asgjė, pėr tė arritur tė pėrkryerėn.

Pogradeci ėshtė njė qendėr e rėndėsishme industriale nė Shqipėri. Pėr t"u pėrmendur janė industria e kromit, e hekurit, e nikelit, e qymyrit, e turizmit (deri nė vitet '90 qyteti pothuajse trefishohej gjatė verės), peshkimit, e pėrpunim drurit, pijeve etj.



PogradeciPogradeci ndodhet rreth 130 km larg nga Tirana, kryeqyteti i Shqipėrisė, 40 km larg nga Korēa, 5 km larg nga Tushemishti (pikė kalimi kufitar me Maqedoninė), 15 km larg Ohrit (qytetit pėrballė Pogradecit nė anėn tjetėr tė liqenit).

Uji i kaltėr i liqenit dhe plazhet janė njė nga tė veēantat e qytetit tė Pogradecit. Shumėllojshmėria e tyre i ve pushuesit nė dilemė se ku duhet tė ndalojnė. Ƌshtė njė vijė liqenorė prej 24 km nga fshati Lin deri nė Tushemisht. Ndėrsa plazhi i Shkėmbit tė Linit fillon atje tek gadishulli i fshatit Lin, ka ujin e pastėr si kristal i vendosur nė kėmbėt e njė mali qė sjell papushim fresk karakteristik nė breg dhe nuk e ndjen fare bezdinė e vapės. Ka njė guzhinė sgare dhe ėshtė njė nga plazhet e krijuara gjatė viteve tė fundit, ėshtė njė mrekulli e natyrės dhe frekuentohet shumė.

Janė tre plazhe tė njėpasnjėshėm me lokale tė shumta luksoze dhe fshatra turistike ku nuk mungojnė as pishinat. Kanė ujė tė pastėr dhe frekuentohen shumė nga tė ardhurit sidomos nga korēarėt. Ashtu si plazhi i Shkėmbit tė Linit janė plazhe shkėmbore.

Eshtė njė nga plazhet nė kėmbėt e kalasė sė qytetit, i cili frekuentohet kryesisht nga pogradecarėt vendas. Ƌshtė rreth 1 km larg qytetit prandaj ėshtė shumė i populluar pasi nuk kėrkohet makina pėr t`ė shkuar nė plazh. Edhe kėtu uji ėshtė i pastėr dhe ėshtė vazhdimėsi e plazhit shkėmbor.

Ƌshtė plazhi tradicional qė qyteti e ka nė gjirin e tij. Ƌshtė i gjithi plazh ranor por cilėsia e ujit nuk ėshtė nė standardin e plazheve tė tjera. Pas mbarimit tė kolektorit tė ujėrave tė zeza qė sapo ka filluar dhe mbaron pas 18 muajsh ky plazh popullor qė dikur ka qenė shumė i mbipopulluar pėr shkak tė distancės tė afėrme me qytetin dhe cilėsisė sė rėrės do t`i kthehet mbipopullimit si dikur.
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pogradeci, le tė shkojmė nė fundjavė Empty Re: Pogradeci, le tė shkojmė nė fundjavė

Mesazh nga MONDI Fri Oct 01, 2010 8:57 pm

fantastke fare ky pogradeci
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi