♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Duke zbuluar Qytetin e Gurtė - Gjirokastra

4 posters

Shko poshtė

Duke zbuluar Qytetin e Gurtė - Gjirokastra Empty Duke zbuluar Qytetin e Gurtė - Gjirokastra

Mesazh nga Love Thu Sep 30, 2010 2:36 pm

Image hosted by servimg.com
Gjirokastra nuk ka detin, por ofron shtėpitė, kalanė, kalldrėmet, arkeologjinė, historinė, traditėn. Njė ditė ndoshta ėshtė pak pėr ta njohur, edhe pse nė vėshtrim tė parė tė duket i vogėl. Brenda saj, ata qė duan tė dinė mė shumė, kanė shumė pėr tė njohur...

GJIROKASTĖR- Njė ditė ndryshe nė kėtė verė tė nxehtė? Ua ofron qyteti i kalldrėmeve, stilit unik arkitekturor, qyteti i emrave tė mėdhenj. Mjaftojnė disa orė pėr tė prekur dhjetėra elementė, me moshė e histori tė ndryshme e pėr tė hyrė nė njė tjetėr botė, ku lashtėsia ndėrthuret me aktualitetin.

Sepse Gjirokastra "flet" nė ēdo gur dhe kjo gjuhė e veēantė ka magjepsur kėdo, nga personalitetet ndėrkombėtare e deri te vizitorėt mė tė thjeshtė.

Nuk ka detin e lakmuar prej tė gjithėve nė sezonin veror, as jetėn e natės. Por ka atė ndėrthurje realitetesh, mitesh e legjendash qė mund tė gjenden vetėm aty.

Secila rrugė me kalldrėm ka njė histori njerėzore tė tė gjithė atyre qė i kanė ndėrtuar, banesat fatet reale tė banorėve tė tyre, madhėshtive tė fiseve, ndryshimeve nė mentalitet tė reflektuara mė pas me hyrjen e kulturės europiane, kėshtjella rreth 800- vjeēare, njė labirinth i gjerė pasurish, "tė mbledhura" shekull pas shekulli.

Ėshtė e pamundur qė gjithēka tė shijohet brenda njė dite, por emocionet qė merr janė tė jashtėzakonshme.

Dhjetėra automjete me targa tė ndryshme nga Anglia, Franca , Italia, Greqia, Spanja, autobusė qė sjellin e marrin grupe turistike. Sheshi "Ēerēiz Topulli" nis rrugėtimin drejt Qendrės Historike, qė radhiti Gjirokastrėn ndėr pasuritė kulturore botėrore tė organizatės UNESKO.

Njė tabelė e vendosur aty jep njė farė orientimi rreth pikave mė tė vizitueshme nė qytet. Pas asfaltit tė sheshit, pikėtakimi i qindra vizitorėve ēdo ditė, fillojnė kalldrėmet qė tė ēojnė nė Qafėn e Pazarit.

Nė tė dy anėt e rrugės, dyqanet ofrojnė ēdo gjė tė nevojshme, duke filluar nga marketet ushqimore, dyqanet e suvenirėve apo tė punimeve artizanale, (kryesisht nė dru dhe gur), bare ku njė lėng frutash apo njė kafe mund tė shijohet nė tavolinat e nxjerra nė trotuare (tė preferuara mjaft kėto vendqėndrime prej turistėve) e deri tė pikat e tregtimit tė byrekėve, fast foodeve, picave, madje edhe berberė, orėndreqės etj.

Dhe gjithēka mban tė njėjtat ēmime si edhe pjesa e re e qytetit apo edhe tė gjitha qytetet shqiptare. Njė byrek, i gatuar nė mėnyrėn tradicionale dhe i pjekur nė furrė druri kushton vetėm 40- 50 lekė dhe mund tė shoqėrohet fare mirė me njė bidon dhallė, qė kushton vetėm 50 lekė. Mund tė konsumohet nė tavolinat e vendosura aty pėrqark, me hijen e kėshtjellės mbi shpatulla dhe qetėsinė qė e karakterizon kėtė zonė.

Nė kėtė pjesė tė qytetit mund tė zgjedhėsh restorante tė tė gjitha llojeve, ata tė traditės gjirokastrite, qė ofrojnė gatime tė veēanta tė zonės, si qofte, qifqi, byrekė, etj, apo edhe restorante ku ofrohen lloje tė ndryshme gatimesh, si italiane. 600 deri nė 1000 lekė kushton mesatarisht dreka pėr njė person. "Festivali", "Kujtimi", "Sopoti" "Tre harqet" ofrojnė gatime tradicionale, ndėrsa "Fantazia" e "Kėrculla", njė ndėrthurje tė traditės me ushqimin italian.

Dyqanet e suvenirėve dhe tė punimeve artizanale ofrojnė larmi produktesh, qė prej qilimave apo rrugicave tė punuara nė tezgjah, punimeve nė qėndisje, atyre nė dru, gur, hekur etj, me simbole kombėtare, tė figurave tė ndryshme historike, pamjeve nga qyteti apo banesa monumentale etj. Por nuk mungojnė as suvenirėt nga zona tė tjera shqiptare.

Prej Qafės sė Pazarit nis ngjitja drejt kėshtjellės sė Argjirosė, qė pėrmendet rreth shekullit tė XIII. Ėshtė paksa e lodhshme ngjitja pėr shkak tė pjerrėsisė sė rrugėve me kalldrėm, por ia vlen.

Nė hyrje tė kalasė bileta qė duhet paguar kushton 200 lekė dhe ajo tė lejon tė shohėsh pjesėn e jashtme, katakombet dhe galeritė e saj. Nėse udhėton i vetėm apo nė ēift gjithēka qė duhet tė bėsh ėshtė tė shohėsh dhe tė imagjinosh, pasi ciceronėt janė vetėm pėr grupet me shumė vizitorė.

Nė mėnyrė qė tė vizitosh muzeun e armėve, galerinė e arteve dhe burgun e kalasė, nevojitet edhe njė tjetėr biletė prej 200 lekėsh, kėtė herė pėr llogari tė bashkisė sė qytetit.

Kjo pasi, njė pjesė e kalasė i takon Drejtorisė Rajonale tė Kulturės Kombėtare, ndėrsa njė tjetėr bashkisė. Pėrveē arkitekturės, muzeu i armėve me njė koleksion mjaft tė pasur qysh nga mesjeta, pavarėsisht kushteve jo fort tė pėrshtatshme, ėshtė njė pjesė qė nė fakt nuk duhet humbur.

Po kėshtu, edhe burgu i ndėrtuar nė kohėn e mbretėrimit tė Ahmet Zogut, me gurė nga ujėsjellėsi i famshėm i Ali Pashė Tepelenės e qė funksionoi edhe nė kohėn e regjimit komunist, i njohur si burgu i "7 penxhereve" ofron histori interesante.

Gjithsesi, tė paktė janė turistėt qė paguajnė pėr tė parė muzeun e armėve, njė tjetėr biletė ėshtė pak "e shtrenjtė" pėr ta.
Nė tė tria kėto pjesė tė kalasė, ėshtė ciceronia qė tė shoqėron dhe njėkohėsisht shpjegon gjithēka. Ushqime tradicionale tė pjekura nė skarė mund tė shijohen nė mjediset e jashtme tė kalasė, nė tavolinat e vendosura nėn hijen e pemėve, me pamje nga galeritė dhe harqet.

Avioni amerikan, e vetmja relike e Luftės sė Ftohtė tėrheq mjaft kureshtjen e vizitorėve, po kėshtu edhe skena e festivaleve, kullat e princeshės, kulla e Sahatit, mbetjet e ujėsjellėsit 12 kilometėr tė ndėrtuar nga Ali Pashė Tepelena, objektet e kultit kishė e teqe etj.

Po kėshtu edhe dhjetėra mjedise tė tjera tė dukshme, pasi tė padukshmet janė njė tjetėr element plot me histori e mistere.

Prej Qafės sė Pazarit mund tė shkosh e tė vizitosh edhe Obeliskun, vendin ku u ēel e para shkollė shqipe nė Gjirokastėr.

Mė tej, nėpėrmjet rrugėve, mund tė vizitohen dhjetėra banesa karakteristike. Nė rrugėn qė tė ēon drejt lagjes "Palorto", mund tė vizitosh banesėn e Skėndulatėve, njė banesė monumentale e shkėlqyer, me njė moshė rreth 300-vjeēare. Vetėm 50 metėr mė poshtė ndodhet Muzeu Etnografik, i vendosur nė shtėpinė e lindjes sė Enver Hoxhės.

Pasi ke vizituar edhe kėtė muze, nėse zbret njė rrugė tė ngushtė me kalldrėm ke shansin tė vizitosh edhe shtėpinė e lindjes sė shkrimtarit Ismail Kadare dhe pak metėr mė tej edhe banesėn e Ficove, e rrallė pėrsa i pėrket arkitekturės. Jo shumė larg prej andej ndodhet banesa e Angonatėve, e cilėsuar si ikona e arkitekturės gjirokastrite.

Por tė vizitosh Gjirokastrėn e tė mos shohesh banesėn e Zekatėve, do tė thotė tė kesh humbur diēka me vlerė. Vetėm 1 euro pėr tė shijuar gjithēka. Ky ėshtė ēmimi qė duhet tė paguash. Por jo gjithēka mbyllet kėtu. Hamamet e vjetra turke, apo edhe "7 kronjėret" janė pjesė mjaft tė veēanta e qė nuk duhen humbur nė njė vizitė nė Gjirokastėr.

Hotelet

Pėr tė gjithė ata qė vendosin tė kalojnė njė natė nė Gjirokastėr, kanė mundėsinė tė zgjedhin tė qėndrojnė nė banesat karakteristike, ku tradicionalja bashkėjeton mė sė miri me modernen, ku e vjetra dhe komoditeti bashkohen apo tė zgjedhin edhe tė tjerė hotele qė ndodhen jo vetėm nė pjesėn e vjetėr, por edhe nė atė tė re tė qytetit.

Dhomat fillojnė me 1 mijė lekė (teke) e deri nė 35 euro (dopjo), ndėrkohė qė tė gjitha pagesat kryhen nė dorė, pa pasur problem nėse valuta ėshtė nė lekė, nė euro apo nė dollarė.

Tė gjitha kėto janė nė Gjirokastėr, mund t'i prekėsh lehtė dhe pa shpenzime tė mėdha. Por, pasuria botėrore e njerėzimit ka pėrreth saj tė tjera elemente, duke filluar nga qytetėrimet antike e deri te gjurmėt e shekujve tė ndryshėm.

Antigonea

Ėshtė qyteti qė mbreti i Epirit, Pirro, i bėri dhuratė si prikė bashkėshortes sė tij tė parė, Antigonės, e bija e mbretit tė Egjiptit, Ptolemeut. Sipas historianėve, qyteti u ndėrtua rreth viteve 297-296 para Krishtit, duke zbatuar skemėn e njė arkitekti tė famshėm, Hipodamit tė Azisė sė Vogėl, qė i jep qytetit pamjen e njė fushe shahu, pėr tė pėrfunduar rreth 100 vjet mė vonė i djegur nga konsulli romak Emil Pauli, sė bashku me 168 qytete qė nė luftėrat iliro- romake ishin rreshtuar kundėr Romės.

Megjithatė, mė interesant kėtė qytet e bėn fakti se vetė Pirro nuk e vizitoi asnjėherė atė, pėr shkaqe qė mbeten tė mistershme. Qyteti i dytė mė i madh i Epirit, me njė sipėrfaqe 47 hektarė dhe mur rrethues 4 mijė metra, rinxirret nė qarkullim botėror pas dhjetėra shekujsh harrese nga Dhimosten Budina.

Qyteti antik i Antigonesė, i cili prej shumė vitesh mban statusin e njė Parku Kombėtar ndodhet rreth 16 kilometėr larg qytetit tė Gjirokastrės, ndėrkohė qė pėr tė shkuar atje duhet tė pėrshkosh njė sėrė fshatrash qė i pėrkasin komunės me tė njėjtėn emėr.
Megjithėse rruga kalon nė njė peizazh mjaft tė veēantė, ajo ėshtė e ngushtė, e pashtruar dhe nė gjendje aspak tė mirė, ēka e bėn udhėtimin mė tė gjatė e mė pak komod.

Dhjetėra zbulime tė rėndėsishme janė kryer gjatė ekspeditave tė pėrbashkėta arkeologjike shqiptaro-greke, por mijėra vjet mbajnė shumė tė fshehta nėn tokė e qė presin tė dalin nė dritė.

Hadrianopoli

Qyteti antik i Hadrianopolit u ndėrtua nga perandori Hadrian, nga periudha e sė cilit kanė mbetur shumė gjurmė ndėrtimesh edhe nė qytete tė tjera antike nė Shqipėri. Shekulli i dytė pas Krishtit pėrbėn njė rizgjim tė madh tė jetės qytetare nė Luginėn e lumit Drino.

Nė qendėr tė kėsaj lugine u ndėrtua qyteti i Hadrianopolit. Madhėshtia e kėtij qyteti deri para pak vitesh, shfaqej vetėm nė dy objekte, Teatri dhe Nekropoli, ku ishin tė destinuar tė shkonin.

Teatri i Adrianopolit shėrbente si qendra administrative dhe politike e rajonit. I zbuluar plotėsisht, ka njė kapacitet prej 4 mijė vendesh dhe ėshtė i pajisur me 27 shkallė. Ka katėr hyrje dhe njė skenė dykatėshe, sipas njė skeme tė Virtuvit. Diametri i jashtėm i teatrit ėshtė 58 metra, ndėrsa lartėsia e shkallares arrinte deri nė 15 metra.

Katėr ekspedita italo- shqiptare kanė nxjerė nė dritė njė pjesė tė mirė tė qytetit, i cili prej mė shumė se 20 shekujsh ishte i mbuluar nga aluvionet e lumit Drino. Qyteti antik i Hadrianopolit ndodhet nė rrugėn nacionale Gjirokastėr- Kakavijė, pranė fshatit Sofratikė nė komunėn e Dropullit tė Poshtėm.

Lugina e Drinos

Pėr arkeologėt dhe ekspertėt shqiptare e tė huaj tė antikitetit, lugina e Drinos nė qarkun e Gjirokastrės vlerėsohet si njė nga zonat me numrin mė tė madh tė siteve arkeologjike dhe me intensitetin mė tė madh tė qendrave tė banimit nė lashtėsi.

Numėrohen rreth 20 qytete dhe fortifikime antike, tuma dhe varre monumentale, tempuj dhe teatro antike nga fillimi jugor i luginės nė Selo tė Dropullit tė Sipėrm nė kufi me Greqinė, nė Melan dhe Sofratikė, e deri nė Lekėl, nė pjesėn veriore tė luginės. Ndėrkaq, studimet dhe kėrkimet mė tė fundit kanė treguar se lugina e Drinos pėrmban shumė mė tepėr pasuri nga ato qė njihen deri tani.

Bėhet fjalė pėr rreth 200 site, tuma arkeologjike etj, tė pėrpunuara gjatė dy viteve tė fundit, tė cilat janė tė ndėrtuara nė periudha dhe me teknika tė ndryshme, duke filluar nga periudha prehistorike e deri nė tė tjera periudha tė mėvonsh me. Sė shpejti, gjithēka do tė jetė pjesė e hartės arkeologjike sė luginės sė Drinos.

Image hosted by servimg.com
Image hosted by servimg.com

Shekull
i
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Duke zbuluar Qytetin e Gurtė - Gjirokastra Empty Re: Duke zbuluar Qytetin e Gurtė - Gjirokastra

Mesazh nga MONDI Thu Sep 30, 2010 2:48 pm

BRAVO BRAVO BRAVO bukur kleopatra me te vertet gjirokastra eshte nje vend mahnites
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Duke zbuluar Qytetin e Gurtė - Gjirokastra Empty Re: Duke zbuluar Qytetin e Gurtė - Gjirokastra

Mesazh nga Maks Thu Sep 30, 2010 2:54 pm

e mire gjirokastra mond vecse pula e zbret dishezen me frena dore ahhah

Maks
Anetare i/e Perjashtuar
Anetare i/e Perjashtuar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 18309
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 23/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Duke zbuluar Qytetin e Gurtė - Gjirokastra Empty Re: Duke zbuluar Qytetin e Gurtė - Gjirokastra

Mesazh nga Tironcja_omel Thu Sep 30, 2010 2:56 pm

qesh qesh

Me te vertete Gjirokastra qenka shum shum e bukur.Kemi shum vende te bukura dhe une akoma nuk i kam pare INAT
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Duke zbuluar Qytetin e Gurtė - Gjirokastra Empty Re: Duke zbuluar Qytetin e Gurtė - Gjirokastra

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi