♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nendeteset-Nje histori qe perfundon ne toke

Shko poshtė

Nendeteset-Nje histori qe perfundon ne toke Empty Nendeteset-Nje histori qe perfundon ne toke

Mesazh nga Love Thu Sep 30, 2010 2:28 pm

Tė dhėna teknike: pesha, madhėsia, armatimi, dhomat , lokalet ,temperatura, sistemi i shėrbimeve ,dhomat ajrimit ndenjes,veshjet dhe gjitshka pėr nėndetėset.

Ankorimi

Nėndetėset i kam parė tė ankoruara tek bankina e tyre ,nė gjirin e Pashalimanit . Tre nga katėr gjitarėt sic dua ti quaj nė tė vėrtetė ruanin njė tis tė mjegullt , tė ftohtė,krenare dhe tė frikshme . Janė ashtu sic i keni parė nėpėr fotot . Njė masiv hekuri nė formėn e njė gjitari deti . Syprina e sipėrme e tyre e barkosur pėr tė vijuar nėn ujė ku shtrihen pjesa tjetėr . Uji ku gjysma e nėndetėseve i fshihet syrit tė njeriut ėshtė i kthjelltė dhe ka peshq tė shumė. Kam shoqėruar mjaftė turistė , tė cilėt e njohin historinė e Luftė sė Ftohtė dhe bazėn detare nė Gjirin e Pashalimanit . Ato tė tria qė ende janė atje pėrpara se ti grijė presa dy prej tyre e treta do tė pėrfundojė nė njė muze mbeten stoike dhe tė pathyeshme nė luftėn detare .

Dy ato qė janė shėnjuar pėr tu prere defterin e vdekjes i ngjasojnė peshės sė kohės si mė tė vjetra mbasi masa e shkatėrrimit tė tyre ėshtė e madhe . Nuk mund tė hysh brenda . Kapakėt e hyrjes janė me dyllė ushtrie, qė do tė thotė ;nuk lejohet .E treta nuk ėshtė fringo e re . Kėtė e kanė quajtur nėndetėsja 105 qė nė tė vėrtetė, nuk ka tė tilla ,aty nė bazėn e tyre ,por qė trillimi i pėrket shkrimtarit tek filmi i njohur shqiptar . Kjo pra nėndetėsja sėbashku me motovedetėn “Mujo Ulqinaku “ e njohur tek filmi shqiptar “Duel i heshtur “, do tė vendosen tek muzeu i Marinės .

Do tė ketė edhe tė tjera si motovedeta qė do tė vendosen nė kanalin pėr tė jetėsuar projektin e muzeu tė marinės . Njė Prof i Universitetit tė Tiranės , ai qė punon pėr kėtė projekt mė thoshte : “ se po bėhen me gjodetėt studime pėr tokėn .Dhe kjo ka njė shpjegim : a do ta mbajė ajo peshėn e 1000 tonėve . Toka ėshtė kėnetore . Pėrpara fushės ė sportit rreth 30-40 m do tė hapet kanali , qė do tė lidh detin dhe lagunėn nė njė tė vetėn .

Aty dikur ishin rusėt . Rusėt pinin vodkė. Luanin futboll . Orikumi ,qė nė vitet 60 njohu jetėn e natės ,kur nėpėr qytete dhe katunde tė kėtij vendi flihej herėt . Rusėt aty ku sot ėshtė bashkia ishte shtėpia e kulturės .Kėrcenin tėrė natėn . Ikėn rusėt dhe erdhėn kinezėt . Kėta ishin krejt e kundėrta .Tėrė ditėn punonin dhe tėrė natėn e Perėndisė , flinin gjumė . Qyteza e vogėl flinte pėr tė filluar mė shpejt punesat e ditės .Janė orėt fundit tė ankorimit tė dy nėndetėseve qė do tė pėrfundojnė nė hekur . Njė tjetėr nėndetėse gjendet nėn ujė . Kur ishim para ca kohėsh mė Prof N. Cekėn , ai tha se kjo mund tė zhytej tek vapori “PO” qė vlonjatėt e njohin si Spitalieri . Ėshtė njė synim pėr tė bėrė njė park nėn ujor . Tė pasionuarit e detit thonė se ka mjaftė anije tė mbytura nga luftėrat . Njė prej drejtuesve tė nėndetėseve mė ka treguar se unė e njohė me pėllėmbė gjirin e Vlorės , sepse me nėndetėse jam ulur nė fundin e tij por nuk ka kaq shumė anije tė mbytura , sa shprehen zhytėsit amator tė ujit. Me ndėrtimin e kėtij parku tė nėnujet zhytjet kontrollohen edhe pėr ata qė nuk e njohin destinacionin nėnujor . Nė disa prej anijeve tė mbytura gjatė luftės ka ende municion tė pashpėrthyer dhe si gjithmonė pėrmbajnė rrezik pėr eksplorime tė nėnujshme .Artur Mecollari zvkomandanti i flotės mė treguar se ka anije tė kėsaj natyre dhe vet ėshtė zhytės i pasionuar i gjirit tė Vlorės .Vjet ai eksploroi me studentėt dhe pedagogėt e Universitetit tė Foxhia dhe A.Anastasin e arkeologjisė nėnujore.

Tė dhėna pėr nėndetėset

Nė strehėn Pashalimanit ,gjirit detar tė pėrmendur nga gjeografi grek Skylaksi qė nė shekujt 5 para Krishtit , nė vitin ’43 ka qene njė flotilje e vogėl italiane dhe mė pas nazistėt .

Nėndetėset shqiptare janė strehuar nė kėtė gji nga koha e ardhjes sė tyre deri nė vitin 1987. Nga baza e Pashalimanit janė zhvendosur mė nė jug .Kanė udhėtuar pėr njė strehė tjetėr .Nė qershor tė vitit 1987 nėndetėset u pėrqendruan nė bazėn e Porto Palermos .

Ēfarė ishte baza e Porto Palermos ?

Baza e Palermos ishte tuneli pėr tė cilin u punua pėr mė shuam se 20 vjet nga forcat ushtarake shqiptare dhe kryesisht u shfrytėzua puna e ushtarėve dhe xhenierėve tė cilėt shkonin ushtarė nė kėtė zonė ushtarake . Baza e Palermos ishte projektuar nga kryeministri i kohės Mehmet Shehu , pėr tu bėrė baza e njė mjeti tjetėr detar . Kėto quheshin katėr-silurues . Mjet sulmues i pėrmbi ujshėm i forte si roje e detit. Katėr silurueset do tė vinin nga Kina , aleati i vetėm i shtetit tonė deri nė vitet ‘ 80 kur u prishėn marrėdhėniet me shtetin e largėt aziatik dhe me vėllezėrit e shkurtėr tė verdhė .Sipas komandantit tė njėrės nėndetėse B.Nika ,provat pėr nėndetėse nė Palermo u kryen pėr njė periudhė 8 mujore nga qershori i vitit 1986 deri nė marsin e vitit ’87. Ishin 4 nėndetėset , nėndetėsja 3 bėri provat .

Cilat prova dhe nė ēfarė konsistonin ato ? Provat ishin nė hyrje dhe dalje , karikimet .Provat u bėnė pėr 8 muaj .Muaji pril solli zhvendosjen e 4 nėndetėseve nga baza e Pashalimanit me tė gjitha resurset e tyre dhe u pėrqendruan nė Palermo ,nė bazėn mė tė re , nė strofullin mė tė heshtur . Pėr mote tė tėra heshtur nė tunelin e Palermos .Nėndetėset e nisėn garėn nga kohėrat e luftė sė dytė .Si tė tilla mbetet njė urė lidhėse me botėn,qė nuk shquhet pėrtej mjegullave. Asgjėkund syri,nuk tė ndesh njė monument deti kaq tė veēantė qė tė tundoj me pamjen e e saj , formėn , mėnyrėn e vendosjes. Larg ēdo pėrfytyrimi , pėrbėnė armatimin ushtarak , pėr njė vend tė vogėl nė kohėt e njė lufte tė madhe . Ato janė atraksioni mė i madh i gjiritė Vlorės nė vendin tone dhe po shkruajnė fundin e fundėm tė njė epoke qė ne e quajtėm Lufta e Ftohtė . Kur u pėrqendruan nėndetėset nė Palermo ,baza e Pashait u mbush me Grupin e Sazanit .4 vjet qėndruan nėndetėset nė Palermo. Nė vitin 1992 nėndetėset u rikthyen nė bazėn e hershme tė tyre nė Pashaliman . Nėndetėsja tre qė komandohej nga B.N qėndroi 8 vjet nė dok . Nė vitin ‘ 88 u fut nė dokun e Pashalimanit . Ka ndenjur jashtė dhe nuk u riparua plotėsisht .

Tė dhėna pėr nėndetėset

Karburanti: Nė njė ore 175 litra karburante harxhonin . .Rezerva ishte 119 tone diesel . Nga vinte karburanti i tyre . Mund te kishte edhe nga Rusia .

Uji: -11.3 ton ujė cisterna .

Vaj: -9.8 ton vaj.

Pėrmasat : E gjate 76 m. E gjere 6.3 m .

Pesha :Nė gjendje pėr lundrim pėr te lundruar me ujė dhe karburante pesha shkonte 1045 ton nė ujė . Dhe kur zhytej pesha shkonte nė 1298 ton sepse mbushej me 253 ton ujė pėr te zhytur.

Bateritė : 224 bateri ne 2 dhoma Njėra dhomė mbante 112 bateri . Pesha e njė baterie 750 kg . Nen ujė punohej me bateri vetėm 1 ore . Nxire jashtė periskopi ne thellėsi 9.5 m nxjerre njė tubo thithėse qe mere ajėr qe punon diezeli.

Sistemi diezel i nėndetėseve: Sistemi diesel pėrbėhej nga 2 motor me nga 2000 k/fuqi shpejtėsia arrinte 18 milje ne ore .Pėrmbante dhe 2 elektromotor kryesor. Fuqia e kėtyre elektromotor 1350 k/fuqi , shpejtėsia ėshtė 13 milje ne ore. 2 elektromotor ekonomike ,secili nga 50 kuaj/ fuqi me lidhje dhe shkėputje .Shpejtėsia 4 km ne ore me kėtė , shpejtėsi mund te pėrshkosh 300 milje rruge dhe duhet bėrė karrikim baterive.

Temperatura : Ne vere brenda arrinte nė 45 gradė . Filmi :” Balla pėr ballė “ qė tregon marinarėt tė veshur me kapotė nuk i pėrgjigjet njė realiteti .

Pėrmban :12 silura . Diametri i njė silure 533 m m. Koka shpėrthyese kishte 400 kg tritol mbante 22 mina fundore i vendoste ne fund te detit .

7 dhomat e nėndetėseve

Nėndetėsja ka 7 dhoma.

1-i pari i silurave dhe i fjetines se marinarėve.

Silurat, ka 6 fole silura , qė futen . Ato ndahen nė 4 ne bash dhe 2 ne kiē . 2 tė kicit janė pėr vetėmbrojtje dhe duhet te jene akustike qe te vije dhe te ndjek .4 te tjerat janė pėr gjuajtje dhe ka edhe 6 silurė rezerve .

2-lokali i baterive . Radiove dhe fjetina e ngrėnia e oficerėve dhe komandantit te nėndetėseve dhe zv-komandanti.

3-posti qendror i drejtimit te nėndetėseve , timoni vertikal, horizontal, periskopi, shpejtėsia matėsi ,aparaturat matėse dhe aparati i drejtimit dhe qitjes me silure.

4-lokali i baterive,kuzhinės dhe fjetinės sė nėnoficerėve dhe marinarėve .Bateritė janė poshtė janė te lidhur me ventilim.

5-lokali i motorėve me nafte dhe karikimit ta ajrit.

6-lokali i elektormotorave nene ujė dhe mbi ujė .

7-lokali qe ka 2 silura dhe posti rezerve ne rast prishje te krahut te peshkut dhe zemra e nėndetėseve qe pompojnė vaj ne te gjithė mekanizmat.

Presioni i ajrit nė nėndetėse

Nėndetėsja ka 22 bombola ajri secila ka 410 litra ajėr qe komprimon ajėr . Nga kėto 6 janė brenda ne nėndetėse . 3 janė ne lokal te dyte dhe te 4 janė rezerve te karikuar me 200 atmosfere.

Te tjerat janė nen kuverte 16 pėrdoren pėr te shfryre ajrin cisternave te nėndetėseve ajo ka 10 cisterna te ndara ne 3 grupe. Nėndetėsja zhytej me atė presion qe ka sipėrfaqja . Mbahej ai presion, dhe nuk kuptohej. Veshja e lehte.

Sistemi i shėrbimeve

2 toilete, 1 ne motor, 1 posti qendror . 1 dush . Nė nėndetėse pėrdorej veshje e lehtė . Marinarėt qėndronin brenda me brekė nga temperaturat e larta. Nėndetėsja kishte kapacitete te qėndronte 30 dite nė ujė .Nėndetėset tona kane lundruar 21 dite ne vitin 1971. Ushqimi kuota ishte ne toke 108 leke dita. Ne det ishte 250 leke dita. Ēdo gjė ishte 2. pra te dubluara .Anija tepėr te sigurta vetėm donin mendje. Presioni :deri ne 30 metra ndihej pak poshtė nuk ndihej.

Balancimi :Ēdo lėvizje nga njė lokal ne tjetrin duhej bere me leje sepse behej balancimi nėse do te lėvizte nga dhoma nė dhomė krijonte lėkundje. Ēdo lėvizje bėhej me urdhėr . Nė gjirin e Vlorės nė vitet ‘60 nėndetėset i dėgjonim kur gjėmonin brenda gjirit. Mė e veēanta ishte se ato kishin pajisje dyshe d.m.th. pėr ēdo gjė kishin pajisje, qė nėse njėra prishje ose bllokohej vihej tjetra nė funksionim. Nga tė cilat sistemi hidraulik pėsonte mė shumė defekte. Kur bėnin uljen nėn det pėsonin edhe defekte por pjesa tjetėr vihej automatikisht nė funksion. Problemi mė i madh qėndronte kur binte zjarri. Kur binte zjarr izolohej duke u mbyllur dhe mungesa e oksigjenit e shuante flakėt. Ne kemi bėrė remont kapital pėr nėndetėset kėtu nė Pashaliman.

Veshja e nėndetėseve

Ato pėrbėheshin nga njė veshje e fortė metali ishte pjesa e jashtme dhe e brendshme rreth 2 .5 cm. Kishin motor tė fuqishėm. Kishin dhoma apostafat edhe pėr tė vdekur. Gjithēka ishte parashikuar edhe rastet e mortit dhe kthina e veēantė ku mund tė mbyllej kufoma deri sa tė pėrfundonte misioni. Bateritė e nėndetėseve kushtonin shumė. Nė ’97 ato u vodhėn. U vodhėn kolltukėt , pajisjet, aparaturat dhe nuk dihet as pėr ēfarė i donin. Mė tė shumtėn e kohės nėndetėset qėndronin tė stacionuara . Nėndetėset ishin njė prodhim 50 vjeēarė dhe ishin tepėr rezistence . Flitet se ato kanė kryer edhe misione tė largėta por nuk dihet sa ėshtė saktėsia e kėtyre thėnieve. Nėndetėset uleshin diku aty ku ėshtė sot porti italian nė Radhim bėnin manovrat e uljes njė proces me mbushje uji dhe zhytje. Avarit ishin , por edhe sistemi i dyfishtė pėr gjithēka i kapėrcente ato. Ne i riparuam krejt par bėmė riparim kapital kur ikėn edhe kinezėt nė uzinėn tonė. Nė vitin 1997 u hyri edhe “mola” ndryshku dhe tashmė bėjnė vetėm punėn e njė treguesi, qė dikur kishim gjitarė deti, nėndetėse por qė tashmė nuk janė mė. Ose janė tė vdekura tė lidhura nė portin e tyre, nė Pashaliman.

Ngjyra gri sipėr dhe ndryshku nė pjesėn e poshtme janė tregues tė njė kohe tė ikur, pėr kėta gjitarė mund tė flitej nė kohėn e shkuar, pra dikur ishin, ose ekzistonin sepse ato janė vetėm pjesė hekuri tė fortė 100m tė gjatė rreth 8m tė larta dhe kulla sipėr treguese. Ishin nėndetėset e njė ushtrie, qė u kapėrdi e kacavirr nėpėr vende tė lindjes. Dhe kėtu nė Pashaliman, historia e tyre njihet mė mirė dhe tregohet thjeshtė si pėr njė gjė tė zakonshme jo si njė histori e veēantė e gjitarėve tė detit tė veēantė. Historia e tyre tashmė ka pėrfunduar dhe do tė kujtohet si dikur koha e Cezarit kur erdhi nė kėtė gji detar pėr tė sulmuar Pompein, Cezari u nis nga Brindizi me 30,000 vetė. Zbarkoi mė 5 janar tė vitit 48., nė tokėn e fisit Kaon Ēezari pėr nė Orik nisi njė garnizon i pėrbėrė nga ushtarė parthinė dhe banorė vendas, tė komanduar nga oficeri i Pompeut, Luc Torkuati. Ishte bazė detare dhe mbeti e tillė. Nga kohėrat mė tė lashtė e antike. Banorėt e saj kanė qenė detare, ushtarė, gjeneralė dhe anije prej druri deri tek gjitarėt e fundit , nėndetėset qė zotėronin gjirin e Vlorės./Gėzim Llojdia
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi