♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maje Dajtit, tek antenat e ‘kinezit’

2 posters

Shko poshtė

Maje Dajtit, tek antenat e ‘kinezit’ Empty Maje Dajtit, tek antenat e ‘kinezit’

Mesazh nga Love Thu Sep 30, 2010 2:27 pm

Njė ngrehinė bojė hiri, me njė portė hekuri me njė kuqe tė zbėrdhylur, shfaqet befas. S’ka derė rrethimi. Nė portėn kryesore, tė ēojnė disa shkallė betoni, rampa e tė cilave bėn njė 90ŗ. Disa dritare anash me korniza tejet tė amortizuara ndryshojnė gjelbėrimin e harlisur qė rrethon ndėrtesėn e vjetėr. Lagėshtirė kudo. Djathtas dy dritare tė gjėra, njėra prej tė cilave krejt pa korniza. Anash njė motor i vogėl. Suvaja nė katin e tretė tė godinės, ka filluar tė rripet gjatazi. E nėse nuk do jetė zhurma e insekteve, atėherė je nė butaforinė natyrale tė ndonjė filmi klasik pėr komunizmin. Shenja e vjetėrsisė ėshtė kudo. Mė tė rejat janė hekurat dhe platformat e antenave qė kontrastojnė dukshėm me ndėrtesėn. Ato janė kudo dhe ngado. Koha e kėqyrjes mbaron se njė zė nga diku na bėn befas me shenjė tė ndalojmė. “Ndal. Nuk e shikoni!” Njė burrė i shkurtėr zbret nga shkallėt nė ankth...

...

Ka qenė njė kohė nė Tiranė, qė pallatet shumėkatėshe nuk ishin si tani. Ėndrra e De Faustos dhe Brasinit, dy urbanistėve tė parė tė kryeqytetit, dukej disi e respektuar nga tiranasit. Instinktivisht, atje ku tiranasit do kėqyrnin lindjen e diellit do merrnin edhe mesazhin e pėrditshėm pėr motin. Nga Dajti. Aty fillonte dita. Jeta. Koha tregoi se arkitektėt italianė kishin pasur tė drejtė: Tiranasit duhet ta kishin tė lirė atė, lindjen e ditės sė tyre. Shumė vite mė vonė, kjo jo vetėm u harrua, por edhe u pėrēudnua. Dajtit, pallatet e reja, i morėn jo vetėm dukjen nga poshtė. I morėn sharmin. Shumė syresh edhe e pėrqeshėn. Nė njė tė tillė, flitej pėr kinezin dhe ‘budallallėkun’ e tij, qė la kockat nė Shqipėri. Bash aty nė majė, ku ishin antenat qė shpėrndanin frekuencat e RTVSH, por dhe qė pengonin ardhjen e valėve tė televizioneve tė huaja. Dekadente. Nė dimrin e ashpėr tė Dajtit, ku nuk shquhej asgjė veē bardhėsisė, tė vetmit ata, njerėzit e antenave, vigjilonin pėr dogmėn. I kthyen nė heronj, paēka se historia e tyre kishte lidhje thjesht me njė punė nė dukje tė rėndomtė. Anipse, drita e tyre, ishte e vetmja qė pulsonte mbi Tiranė nė netėt e saj...

Ata

...Ata, s’ishin mė shumė se teknikė tė thjeshtė qė merreshin me shpėrndarjen e valėve tė Radio-Televizionit shqiptar kudo. Dhe, kaq. Historia, kur do tė thotė shumė, i ngatėrron gjėrat. I vetmi moment ‘i rėndėsishėm’ ishte kur tiranasit u luteshim me shpirt t’ua zbusnin nė kohėn e komunizmit rrjetėn e zhurmuesit ose atė tė dogmės...Po Kinezi? Nuk dihet pse qyqari ka mbetur njė objekt kaq qesėndisės pėr shqiptarėt. Tė vdesėsh pėr punė te shqiptarėt, je sėrish objekt tallje. Patetizmit tonė, pas gati njė orė e gjysmė ose pak mė shumė udhėtimi, nga kampi poshtė pllajės sė Dajtit, i vjen fundi. Ndėrsa fotografojmė menjėherė nė majėn e Dajtit antenat, jemi ‘diktuar’. Pėr hir tė sė vėrtetės, nuk dimė asgjė se kėtu ndalohet. Dy ushtarakė, me gradė tė ulėt, qė i kemi kapur rrugės pėr nė majėn e Dajtit, na kanė thėnė se nuk ėshtė problem. Pėrveē repartit, qė kuptohet se nuk tė lėnė. Ata vetė nuk na lėnė t’i fotografojmė.

Rregulli ėshtė rregull. I lėmė nė pyll duke dihatur, krejt tė shkalafitur nga lodhja. “Jo. Kush ju ka sjellė kėtu? Si erdhėt? Ēfarė jeni?” Pėr pak minuta duket se ėshtė bėrė katrahura. I japim pėrgjigje policit, qė duket se pas shumė kohėsh, ka mundėsinė qė tė kujtohet se ėshtė polic. Ia shpjegojmė thjesht. “Nuk lejohet. Nuk e dini?”. ‘Sigurisht, qė nuk e dimė, -i gjegjemi, ndryshe s’do merrnim mundimin tė afroheshim deri kėtu’. Paradoksi s’ka fund. Policit i bashkohen dhe teknikėt me tė cilėt shkėmbejmė qeshje njohje. I kemi shumė fytyra tė para nė Tiranė. U themi se gjėrat mund t’i zgjidhė telefoni dhe tė gjithė tė jemi nė rregull. Polici ėshtė vėnė nė alarm.

Ah., medet. Nuk ka edhe valė AMC. Mė duhet tė zhvendosem sėrish diku, tė gjej njė fashė valė. Drejtori i Pėrgjithshėm i Radio-Televizionit Publik Petrit Beci ėshtė shumė i sjellshėm nė telefon. Miku i vjetėr i gazetarėve ėshtė miqėsor, por i prerė pėr pėrgjigje negative. “Tė mė kishe thėnė! Tė merrje njė letėr me vulė dhe me numrin e pasaportės, konform tė gjithė rregullave dhe pastaj mundeshe tė shkoje rehat dhe tė shkruaje ēfarė tė doje”. “S’ka asnjė mundėsi”. ‘Jo’-shkurt. Ia them kėto policit, qė mė sheh ende i frikėsuar pėr mėnyrėn sesi kemi shkuar deri aty. I tregoj diskursin me drejtorin. “Eh, tė thashė”.

Tund kokėn. Ia lehtėsoj vuajtjen. Vetėm se puna s’ėshtė aq e thjeshtė. Janė lajmėruar policia dhe tė gjithė strukturat e Radio-televizionit. Gjashtė telefona nė intervale tė pakta- u lajmėrohen teknikėve qė janė futur nė njė siklet tė pafundmė...”Ah ē’na bėtė?” Nuk kuptoj ende se ēfarė kemi bėrė. Jemi ngjitur nga pllaja poshtė e Dajtit pėr gati 2 orė dhe falė mundėsisė qė kemi gjetur dy ushtarakė rrugės, qė na kanė orientuar pėr itinerarin, i jemi ngjitur me qejf udhės. Nga grupi jam i vetmi qė e kam bėrė vetėm njėherė, kėtė rrugė, ndoshta 25 vite mė parė dhe kaq. Qėllimi ka qenė i thjeshtė: Kemi dashur tė bėjmė njė histori njerėzore tė kėtyre njerėzve, qė tashmė sillen mirė por pak me “armiqėsi” . Jo. Jo. Nuk na lejojnė fotot. Pėr fat, kanė shpėtuar vetėm pak foto, qė janė bėrė nė momentet e fillimit. Polici sigurohet edhe njėherė, ndėrsa na thonė tė gjithė se tashmė po vjen policia dhe njė kontroll dhe nga Televizioni. I sigurojmė se do tė kthehemi dhe ua kursejmė malin e justifikimeve, qė nga telefonatat duket se ėshtė vėrtetė shqetėsues...”Pra, kėta janė heronjtė”, them me vete. Nga historitė nė Tiranė i kam menduar si njerėz tė rrallė.

Mendoja se problemi ishte vetėm tė ngjiteshe kėtu, pastaj do tė na tregonin pafund. Do ndanim gjėra. Do na thoshin sakrificat. Si e shtynin? Punėn. Sikletet. E pastaj gjėrat do ishin tė thjeshta. Siē ndodh rėndom, gjėrat nė Shqipėri janė gjithmonė mė tė ndėrlikuara sesa i mendon. “Heronjtė” tashmė janė tejet tė frikėsuar dhe neve na duket vetja si diversantėt e dikurshėm. Anipse, burrat, qė i kemi fytyra tė para mbeten shumė tė sjellshėm. Njė xhip i sjell nga poshtė dhe po ai ėshtė qė i kontrollon. Janė dy periudha tė vitit, qė u duhet prej motit tė keq, qė tė ngjiten me kėmbė. Jeta i ka kėto dhe qė tė jetosh duhet t’i kesh parasysh tė gjitha. Shefi i tyre ėshtė i hapur, por pa tagėr, nėse mė mungon fleta e Drejtorit. Nėse vėrtetė do tė njihnim kėtė procedurė, dhe kėtu besoj se s’ėshtė vetėm faji ynė, atėherė do tė kishim bėrė njė gjė tė mrekullueshme. Po nga frika e burokratizimit tė gjithēkaje nuk kemi shkuar?

Njėri prej tyre i flet mikes time tė huaj frėngjisht. Bėjnė muhabet tė lirė jashtė mjedisit me tematikė tė ndryshme. Dikush na sjell ujė, qė pas orėsh udhėtimi- na duket njė kryevepėr. Na vjen kinezi pėrsėri. E pyes pak me humor njėrin prej tyre, qė tė paktėn tė na tregojnė historinė e kinezit. Tė mos na ikė dita kot. Ai ka qenė njė nga heronjtė e ndėrtimit tė kėtij vendi. Pėr ti shpėtuar njė copė hekuri, qė po i vinte mbi kokė, ka lėnė tė lira duart dhe ra mbrapsht. Do tė vdiste menjėherė dhe Shqipėria do ta varroste me nderime pėr tė treguar respektin pėr vėllezėrit e mėdhenj kinezė. Paradoksi ishte se i ngrati Ēan Pao Y (nuk jam i sigurt pėr emrin), do tė bėhej shpesh pas viteve ’90 objekt qesėndisje pėr shqiptarėt. Vėrtetė s’kishte bėrė ndonjė akt patetik nė vdekje, por fakti se ra nė punė s’ua mbushi syrin shqiptarėve. Nė vitet e Demokracisė kujtimi i tij do tė lakohej nė kuptimin pexhorativ nga shqiptarėt “punėdashės”. Madje deri nė komisionet parlamentare. Tė shkuara tė harruara. Kaq ishte dhe kjo histori...

Kthim pas

Historia ėshtė kryevepėr nėse do tė kesh njė formė sportive dhe do tė tentosh tė ngjitesh nė malin e Tiranės. I kėnaqesh pyllit, ngjitjes dhe ajrit tė pastėr. Nė kohė tė mirė fushėpamja ėshtė i pamasė. Shkon deri nė qytete dhjetėra kilometra larg. Teleferiku, qė e ka shkurtuar shumė udhėn drejt njė tė tretės sė tij, duhet thėnė se e ka bėrė shumė tė prekshme. Kuptohet, jo pas kampit. Kjo na ka shtyrė, qė tė shikojmė vendin e kujtimeve tė fėmijėrisė dhe atė ‘vendin-mister’ tė antenave. Vite mė parė, Dajti funksiononte si privilegj i pak njerėzve dhe atyre qė kishin edukatėn e turizmit malor. Kampi i Pionierėve, ai i Punėtorėve pak mė tutje; dhe disa vila ishin shumė pak pėr tė edukuar nė tė vėrtetė kėtė lloj turizmi. Dhe tutje, shumė tutje ishin ata. Teknikėt e TVSH qė vigjilonin.

Njerėzit e televizionit e bėnin kėtė rrugė me turne javore, ashtu si e bėjnė dhe tani dhe qė andej valėt e Radio-Televizionit shqiptar kishin mundėsi pastaj tė pėrhapeshin nė etėr. Nė tė gjithė kėtė hapėsirė, qė ėshtė pjesė e gjeoparkut tė Malit tė Dajtit, qė fillon nga Shkalla e Tujanit nė veri e deri nė Qafė Priskė nė jug, ata ishin nga tė vetmit frymorė tė ndėrgjegjshėm. Tė mendosh se nė kėto pėrmasa: rreth 5 kilometėr i gjerė dhe 1612 metra i lartė...ishin nga tė paktit! Pak qindra metra mė poshtė ky vend i mbipopulluar me klube dhe me hotele ėshtė shumė larg pėrfytyrimit tė dikurshėm por jo shumė larg realitetit tė tij.

Dajti ende duket si i pashfrytėzuar si duhet. Teleferiku thjesht e ka bėrė mė tė Tiranės. Njė djalė shumė i fortė me njė bluzė qė i nxjerr hapur format e trupit na ndjek me vėshtrim. Pranė njė Mercedesi pret myshterinj gjithė ditėn dhe detyra e tij e vetme ėshtė pėr ti pėrcjellė pastaj te hoteli i tij. Njė furgon ėshtė mė tej, dhe ka detyrė qė tė ēojė tė tjerė klientė nė restorantet e tjera. Dy kuaj sorollaten tė qetė andej-kėndej. Ndėrsa argėtime tė tjera veē gastronomisė, qetėsimit...mungojnė. I kėrkojmė djalit njė mundėsi pėr tu ngjitur, mė saktė tė na tregojė shtegun drejt majės. Di qė ėshtė njė majtas, por aty ėshtė rezidenca e Gardės dhe nuk lejohet. Mbetet ajo qė ėshtė fill mbas ish-kampit tė pionierėve. Djali na hedh njė vėshtrim me rakurs.

Nuk duhet t’ia mbushim syrin. “Ngjituni aty pas kampit, do shikoni njė udhė dhe merrni sipėr. Mos iu ndani pėr 1 orė mbase jeni”. Si ėshtė rruga?- e pyesim. ‘Do e shikoni vetė, por vėshtirė do e keni”. Aty ku na drejton djali, s’ėshtė aq e lehtė. Ish-kampi i pionierėve, tashmė nuk ia di pronėsinė, ėshtė i rrethuar. Ėshtė krejt i prishur dhe pa dritare. Njė ngrehinė e frikshme. Atėherė djathtas nė klubin e vogėl, i marrim leje njė kamerieri tė kalojmė pėrmes klubit tė tij. Djali na ka pėrcjellė me vėshtrime mendjemadhėsie qė tutje. Vetėm se pak mė vonė del shumė argėtues. ‘Pėr 45 minuta jeni nė majė”,- na thotė. Na e tregon rrugėn sikur e bėn pėrditė. Nė fakt, s’do jetė kaq e lehtė. Dhe, ai aq bullafiq sa ėshtė nuk besoj se mund tė jetė ngjitur ndonjėherė....ose tė paktėn ta ketė bėrė ndonjėherė pėr 45 minuta ose tė jetė mė i shpejtė sesa ne...A thua tė jetė munduar kėshtu dhe Han vite mė parė? Por ai ka bėrė njė itinerar tjetėr dhe synimi i tij ka qenė i pėrcaktuar qartė: Fosilet.
“Njė detyrė tjetėr qė duhet tė zgjidhja nė Tiranė kishte tė bėnte me porositė qė kisha marrė lidhur mė fosilizimet...”. Kuptohet se shqiptarėt tė alarmuar nuk i tregojnė asgjė dhe Hani i braktis fosilet pėr tė vazhduar rrugėn nė drejtim tė Matit.

Ngjitja

Instinktivisht dua tė gjej njė fosil. Pėrgjatė tė gjithė rrugės qė pėrshkruaj mundohem tė gjej ndonjė fosil, apo ndonjė dėshmi mineralogjike, pėr tė cilėn duhet thėnė se jam gati profan. Ecja nė pyllin mbi Kampin e Pionierėve ėshtė shumė e bukur edhe pėr faktin se hasesh menjėherė me Katin i Aheve dhe Halorėve dhe tė njė errėsire qė nuk e pėrshkon aspak dielli i gushtit. Kam njė mbėshtetje interesante, ngaqė njerėzit me tė cilėt shoqėrohem janė shumė alpinė dhe mė orientojnė mirė me udhėn. E njohin malin mė shumė se unė. Kuptohet, edhe e duan. ‘Si ka mundėsi, qė nuk ka ujė, mė thotė dikush. Fati i tė ngjiturės nė kėtė kohė ėshtė se vera e freskėt e lehtėson udhėn, ndėrsa dimri me shumė reshje dėbore e bėn gati tė pamundur udhėn. (Sasia e reshjeve shkon 1200-2000 mm. Sasia mė e madhe e tyre bie nė shpatin perėndimor dhe jugperėndimor tė tij, kurse nė lindje kjo sasi ėshtė mė e pakėt se 1000-1200 mm-Literatura).

Gjethet gati kanė pėrgatitur njė shtresė humusi, ndėrsa duket se ēdo metėr i kaluar, tė jep ndjesinė se po i gėzon hapur katet, atė qė thjesht e ke mėsuar nė shkollė. Bash nė mes tė udhės, hasim njė kapter, por qė vjen nga njė rrugė anėsore. Lėshon tinguj udhės dhe pasi i japim tė njohur njėsoj me klithma: na duhet qė tė na tregojė rrugėn e ngjitjes. Jemi nė udhė tė drejtė apo jo?! Shtrirja vertikale e bimėsisė ėshtė e dukshme. Burri tregon pak por ėshtė shumė i dobėt. Ka tmerr frikė nga fotografia. ‘Do mė merrni nė qafė’, na e pret dhe ky. Kemi kaluar pjesėn e mareve, shqopės, xinės, ndėrsa ecim nė brezin e dushkut.

Mbi kėtė lartėsi e deri nė 1300-1400 metra, shtrihet brezi i ahut dhe i halorėve. Rrugės hasim njė piketė me numrin 1351 metra. Burri na ka dhėnė njė drejtim, por mė shumė i besojmė monopatit. Kemi dhe treqind metra mė tej. Pendencė 45ŗ. Kapteri, qė ndez njė cigare, mbasi ka marr siguri se nuk do e fotografojmė ėshtė i rehatuar. Ėshtė katundar nga fshatrat pas Dajtit dhe duhet tė quhet me fat qė ka kėtė punė. Lėshon klithma pėr poshtė. Duhet tė presė njė shokun e vet, qė ėshtė i dobėt dhe mė i vjetėr. Po ta bėsh kėtė udhė si mund tė jesh ndryshe! Na flet pėr Dajtin. Ai na tregon pėr repartin dhe Antenat.

Nėse nuk ngatėrrohemi kemi dhe 45 minuta udhė. “Kujdes se nuk tė lėnė ushtarėt”, mė thotė. Mundohemi tė fiksojmė zhurmat, duke vendosur veshin nė trungjet, por njė moment si me sustė e gjitha hesht. Ndahemi nga ushtaraku. Kapteri na jep ‘udhėzimet’ e fundit. Do marrim rrugėn drejt dhe kur tė hasim njė rrugė makine do mbajmė gjithmonė djathtas.. Do hasim dy rrugė, do ndjekim atė me sens djathtas. Do t’ju arrij, na thotė. Nė fakt, s’na arrin mė...Ngjitemi nė objektivin tonė.

Njerėzit e Antenave

Nga mungesa e shtrirjes tė sinjalit televiziv shqiptar nė tė gjithė territorin pėr shkak tė relievit tė thyer, pėr tė mos thėnė se edhe ndonjė sinjal i huaj qė depėrtonte zhurmohej, Drejtoria Teknike jo vetėm kishte shumė punė, por ishte nėn trysninė e vazhdueshme tė teleshikuesve kudo nė Shqipėri, tė cilėt kėrkonin duke ngritur zėrin “Tiranėn duam tė shikojmė”. Kjo detyrė mobilizoi gjithė specialistėt me drejtorin e pėrhershėm tė teknikės R. Kryeziun nė krye pėr ngritjen e shumė stacioneve tė fuqishme transmetimi e ritransmetimi si nė Dajt, Ēervenakė, Krrabė, Gllavė, Midė etj. Qėllimi i kėtyre qendrave televizive ishte jo vetėm mbulimi i vendit, por edhe dėrgimi i sinjalit jashtė kufijve.

Disa herė me grupet e teknikės i shkelėm tė gjitha kėto stacione. Ruajmė njė admirim tė veēantė pėr inxhinierėt e specialistėt e mrekullueshėm, qė moshėn e re tė jetės ia falėn turneve atje mes malesh nė bashkėjetesė me heshtjen, me vetminė, nė shi e dėborė, si fqinjė me ujqėr, dhelpra apo arinj. Edhe pse me mungesat e njohura kurrė nuk kursyem pėr t’u dėrguar atyre ushqime rezervė dhe njė komoditet pak a shumė tė pranueshėm nė mjediset e ndėrtesave. Valėt televizive, qė pėrhapen nė vijė tė drejtė nuk zbrisnin dot poshtė malit. Gradualisht nė tė gjithė territorin e vendit u ngritėn mbi 400 stacione tė tjera apo pėrsėritės qė ēonin sinjalin e Tiranės nė mbi 90% tė territorit tė vendit. Kėto copėza jete, kėshtu si vegime, sa shumė kanė qenė. Kjo nuk ėshtė thjeshtė nostalgji, por edhe po tė jetė kėshtu tė jep njė kėnaqėsi tė pamasė pėr vitet e lėna pas mes pėrpjekjesh pėr qėllime tė mira njerėzore, kujton Marash Hajati.

Fund

Objektivi ynė ėshtė zhgėnjyes. Njė godinė e stėrmadhe, ngjitur njė shkėmbi dhe antena pafund. Nga Dajti transmetohet me 10 000 W nė kanalin VHF, B I – C4; me 10 000 W nė kanalin VHF, B I – C4; me 5 000 W nė kanalin UHF, B V – CH 57; me 5 000 W nė kanalin UHF, B V – CH 57; me 1 000 W nė kanalin VHF, B III – C 11; me 100 W nė kanalin VHF, B III– C 11. Kurse Mbulimi me sinjal FM nga Dajti bėhet me fuqinė 5000 W nė 99,5 Mhz dhe mbulon zonėn nga Tiranė, Durrės, Kavajė, Berat, Lushnje, Rrogozhine, Fier, Krujė, Laē, Lezhė, Velipojė, Novoselė.
...
“Jo. Jo. Si erdhėt?”. Pas 1,5 orėsh tė tjera me policin dhe njerėzit e teknikės zbresim. Nuk e kemi ‘parė’ dot dritėzėn e vogėl. Tė paktėn e kemi arritur. Tashmė kemi mundėsi tė zbresim. Me teknikėt ndahemi mirė dhe puna me izolimin, u ka bėrė qė tė jenė miqėsore me ēdo fytyrė tė re. Por ligji ėshtė ligj. Dhe mė shumė se kjo ėshtė mbijetesa. Po i hoqėn nga puna ku do shkojnė?

Rruga e kthimit ėshtė mė e lehtė, por mė e vėshtirė pėr kaviliet e grupit tonė, qė jemi marrė me sport. Ato nuk e durojnė dot rrėpirėn. Mundohemi tė bėjmė udhė nė qilimin poshtė tė humusit dhe gjelbėrimit tė madh mbi shtrojėn kaki tė gjetheve. Tek tuk shfaqet ndonjė kėrpudhė, por pėr kėtė askush s’ėshtė specialist. Jemi pas gati 50 minutash nė sheshin e ish kampit tė Pionierėve, pasi gjejmė dhe njė kapter qė e kemi hasur qė nė mėngjes kur jemi nisur me teleferik. Historia e kinezit ėshtė e thjeshtė dhe antena e tij, pėr tė cilėn dha jetė mijėra kilometra tutje, shkėlqen mbi grihnajat e shkėmbit. Djali, qė na tregoi udhėn, ėshtė sėrish duke pritur myshterinj dhe na ndjek qė tutje me vėshtrime lakmitare. Ulemi pak nė klubin nga ku filluam udhėn. Djali i shėndoshė qė na ka thėnė rrugėn nuk na begenis. Njė orė mė vonė jemi nė udhėn e kthimit me teleferik pėr poshtė nė Tiranė. Ėshtė njė nga ditėt e fundit tė verės 2010.

Shkrimi ėshtė mbėshtetur nė Kujtimet e Georg von Han dhe Historinė e Televizionit via internet dhe Kujtimet e Marash Hajatit pėr Televizionin shtetėror./Ben Andoni
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Maje Dajtit, tek antenat e ‘kinezit’ Empty Re: Maje Dajtit, tek antenat e ‘kinezit’

Mesazh nga MONDI Thu Sep 30, 2010 3:51 pm

shum interesante
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi