♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Udhetim ne Permet

Shko poshtė

Udhetim ne Permet Empty Udhetim ne Permet

Mesazh nga Love Thu Sep 30, 2010 2:17 pm

Image hosted by servimg.com
Po shkojmė nė Pėrmet. Nė qytetin e pastėr e tė ėmbėl pranė lumit Vjosė, shtėpi e pėrmetarėve tė urtė, atdhe i Frashėrllinjve dhe i shqiptarizmės, i muzikės, verės dhe poezisė, njė zonė e pikėzuar nga mijėra atraksione tė sė kaluarės tė pasur tė kėtij vendi. E si ēdo rast kur atraksionet janė njerėz tė gjallė dhe jo monumente tė gurtė, njerėzit qė e luajnė kėtė rol janė tė parėt qė tėrheqin vėmendjen e vizitorėve.

Laver Bariu, njė atraksion i gjallė romantik i kėtij qyteti, sapo ka kapėrcyer tė 80-at. Kohėt e fundit ka zgjedhur tė mos komunikojė me njerėzit i brengosur nga kurthet qė i ngre jeta njė plaku qė dėshiron paqen e ditėve tė tij tė fundit. Thonė se i bie instrumentit qė lėshon tinguj “vaji dhe gazi” nė momente shumė tė rralla. “Gerneta” qė i dha famėn nuk “pėrkėdhelet” nga gishtat e tij, kabatė e bukura janė zėvendėsuar nga psherėtima.

“Mos ma kujto klarinetėn”, thotė Laveri duke qarė.

Qyteti 500 vjeēar qė kėmbėt i lag nė ujrat e Vjosės dhe kryet i mbėshtet nė shpinėn e malit tė Dhėmbelit, shtrihet nė njė sipėrfaqe tė vogėl qė sė bashku me rrethinat shkon deri nė 929 kilometra katrorė. I gjelbėruar si asnjė qytet tjetėr, me njė “strukturė urbane”, “tė patjetėrsuar” qysh nga viti ’64, por e projektuar 200 vjet mė parė nga inxhinieri kalabrez qė njihet si Mulla Sulejmani, ėshtė unik pėr vlerat e tij.

“Nga Pėrmeti kanė dalė monumente jo vetėm nė shkallė vendi, por edhe nė shkallė ballkanike”, tregon historiani Kastriot Bejzate.

Itineriari i tė huajve nė Pėrmet ėshtė i ngarkuar, por vendet mė tė frekuentuara, brenda dhe jashtė tij janė: Guri i Qytetit, Kisha e Leusės me ikonostasin e saj, ndėr tė rrallėt nė Ballkan dhe Kisha e Shėn Kollit. Kjo e fundit gjendet nė zonėn e vjetėr tė Pėrmetit, aty ku banorėt me shtėpitė e tyre janė tė lidhura pėrjetėsisht.

“Kisha e Leusės i takon fundit tė shekullit XVIII dhe fillimit tė shekullit tė XIX si dhe teqen bektashiane tė Frashėrit qė ka qenė edhe shkolla e parė e vėllezėrve Frashėri”, thotė Kastrioti.

Pėrmeti i vjetėr ėshtė fytyra e qytetit qindra vjeēar. Me rrugica tė gurta dhe hapėsira tė ngushta, karakteristike pėr kėtė zonė janė ndėrtesat dy katėshe. I pėrmendur nė Kodin e Kishės sė Korēės si vendbanim me 42 shtėpi nė shekullin e 15-tė, sot vendasit e ruajnė strukturėn e tij me fanatizėm. Quhet Pore Jani, ka qenė nuse, ndėrsa tani “e zonja e shtėpisė”. Nė shtėpinė e Pano Janit ka falur dhe i kanė falur dashuri. Donika ėshtė pasardhėse e saj.

“Kėtu jam lindur dhe jam rritur, e vleresoj si gjėnė mė me vlerė qė kemi. Kam vendosur tė rri nė kėtė shtėpi sepse do ruajė amanetin e prindėrve tė mi”, tregon Donika Jani.

Nė kėto “mėhalla” urtėsie takojmė Aleks Vasilin, ish-bukėpjekės, por me pasion “gjuetinė”. Aktiviteti ka nisur pėr tė prej ’48-ės, sot ēiften qė mban nė dorė e pėrdor i biri, qė pėrkohėsisht ndodhet nė Greqi.

“Nė Pėrmet gjuhet lepuri i egėr, derri, turtulli”, thotė Aleksi.

Njerėz tepėr tė qetė, tė urtė e punėtorė, pėrmetarėt janė unikė nė llojin e tyre, disa falenderojnė natyrėn, tė tjerėt paraardhėsit. Guri i Qytetit, pėrveēse njė monument historik, sipas legjendės i ka dhėnė emrin Pėrmetit.

“Sundimtari i Pėrmetit nė ato vite ka qenė Premti, i cili bashkė me vajzėn Aleksandrėn pėr tė mos rėnė nė duart e otomanėve, u hodh nga Guri dhe qė atėherė qyteti quhet Pėrmeti”, thotė Kastrioti.

Dhe tė ndalemi tek ushqimi dhe delikatesat, s’ke sesi tė flasėsh pėr Pėrmetin dhe tė mos pėrmendėsh verėrat e tij tė famshme dhe likotė e ėmbėlsirat e lehta e tė shijshme qė gatiten vetėm nė kėtė zonė si askund tjetėr. Pjerrgullat e shtėpive dhe vreshtat e rrethinave, kėtė vit kanė dhėnė prodhime tė mbara. Thoma Kote nė kėtė ndėrtesė prodhon “lėngun e bekuar”, dikur nė kushte artizanale, ndėrsa sot me teknologji tė re.

Jemi nė vendin ku klarineta, siē quhej nė vendet e origjinės, nė kėtė trevė falė kėtyre sazeve, mori njė emėr tė dytė gėrnetė. Njė udhėtim i thjeshtė nė Pėrmetin jugor, aty ku banorėt jetėn e krahasojnė me “dimrin e pėrjetshėm”, me ujrat termale dhe banesat popullore, me profetet e shqipes, vėllezėrit Frashėri, me grykėn e Kėlcyrės dhe peizazhe origjinale qė pėr ēdo kalimtar lė mbresa tė rralla.
/Shqiperia
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi