♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kukesi, pikepyetjet e nje transformimi

Shko poshtė

 Kukesi, pikepyetjet e nje transformimi Empty Kukesi, pikepyetjet e nje transformimi

Mesazh nga Love Thu Sep 30, 2010 2:14 pm

Pėr tė mbėrritur nė qytetin verior u deshėn vetėm dy orė e tridhjetė minuta. I vetmi ngadalėsim i ndjeshėm ndodhi nė hyrje tė tunelit, ku duke qenė se ende nuk ėshtė pėrfunduar njėri nga tė dy tunelet, kolona e makinave qė shkonin drejt Kukėsit u ndal nė pritje, qė tė kalonin makinat e anės tjetėr; ato qė shkonin drejt Jugut, nė drejtim tė kryeqytetit. Vonesa tjetėr, mė pak serioze, erdhi kur makina hyri nė rrugėn e vjetėr, duke qenė se njė pjesė e kalimit drejt Kosovės nuk ėshtė pėrfunduar ende. Pėrveē kėsaj, gjithēka tjetėr shkoi mirė dhe mbi tė gjitha, shumė shpejt. Kukėsi ėshtė njė qytet i qetė dhe relativisht i pastėr, me lokale tė mbushura nga banorėt e udhėtarėt, qė duke shkuar drejt Kosovės, ndalen pėr njė fare kohe nė Kukės. Qielli ėshtė i lartė dhe dielli djeg aq sa tė gjithė kalimtarėt mundohen tė ecin pėrgjatė ndonjė shtegu tė ndėrprerė hijesh qė formohen nga ndėrtesat e vjetra tė qytetit.

Petrit Palushi, drejtor i Radio Kukėsit dhe autor i njė sėrė veprash letrare, thotė se rruga e re i ka sjellė frymėmarrje qytetit dhe lidhjet me pjesėn tjetėr tė vendit janė intensifikuar. “Ende ka shumė diskutime pėr rrugėn - kryesisht lidhur me koston e saj - por duhet tė udhėtosh personalisht pėr tė kuptuar sesa e rėndėsishme ėshtė ajo, jo vetėm pėr Kukėsin, por pėr tė gjithė vendin dhe nė forcimin e lidhjeve tona me Kosovėn”, -thotė ai. Palushi vėren se edhe nė aspektin ekonomik rruga ka rėndėsi tė dorės sė parė, duke qenė se fluksi i njerėzve qė vijnė apo kalojnė mes qytetit ėshtė shtuar dhe se biznesi lokal tashmė po pėrfiton nga kostot e reduktuara tė transportit, tė cilat pėrbėnin njė barrė tė rėndė.

Gazmend Hoxha, distributor i njė kompanie produktesh ushqimore aprovon se shkurtimi i distancės me Tiranėn i ka kursyer shumė punė dhe nė pėrgjithėsi ka ulur kostot e transportit tė kompanisė sė tij pėr tė furnizuar Veriun e vendit. “Mė parė ishte shumė e vėshtirė dhe dorėzimi i porosive brenda afateve tė kėrkuara shpesh bėhej i pamundur dhe si rrjedhojė tregtarėt grumbullonin stoqe, pėr tė shmangur mungesat”, -shpjegon Hoxha. Ai tregon se diēka e tillė shkaktonte probleme me kordinimin e punės, duke qenė se kishte periudha me aktivitet tė pakėt, ose me bum kėrkesash. “Tani qarkullimi i mallrave bėhet normalisht, ēka sjell mė pak stres pėr sektorin tonė dhe krejt procesi ėshtė pothuajse tėrėsisht i planifikueshėm”, -thekson Hoxha.

Mė shumė shanse pėr zhvillim

Kukėsi ėshtė njė qytet prej rreth 30 mijė banorėsh, numėr i cili ka pėsuar luhatje tė vazhdueshme pėrgjatė tranzicionit, si rrjedhojė e emigrimit jashtė vendit dhe migrimit tė brendshėm. Vetė qyteti i Kukėsit vazhdon tė shfaqė njė rritje graduale tė numrit tė popullsisė, kryesisht si pasojė e banorėve qė vijnė nga rrethinat dhe vendosen nė qytet. Ky fluks njerėzish ka bėrė qė, nė dekadėn e fundit, ēmimi i apartamenteve nė qytet tė dhjetėfishohet. Pėr shembull, nė vitin 1998, njė apartament, dy dhoma e njė kuzhinė kushtonte rreth 400 mijė lekė, ndėrsa aktualisht, ēmimi luhatet nė afro 4 milionė lekė.

Megjithatė, ėshtė interesante qė asnjė pallat i ri nuk ėshtė ndėrtuar nė Kukės. I vetmi i tillė ka mbetur pa u pėrfunduar, ndonėse mund tė jetė plotėsuar mbi 80 pėr qind e ndėrtimit. Sektori i ndėrtimit nė qytetin e Kukėsit - thuajse joekzistues - duket sikur shkon krejt kundėr ligjeve tė ekonomisė sė tregut, ku raporti kėrkesė-ofertė, ėshtė faktori parėsor qė dikton dinamikat ekonomike. Nė rastin konkret, edhe pse kėrkesa nga publiku pėr apartamente tė reja ėshtė e lartė, ndėrtime tė reja nuk ka. Arsyeja kryesore qė ngrenė vetė kuksianėt, janė problemet me pronėsinė, por Kukėsi nuk bėn pėrjashtim nga pjesa tjetėr e vendit, ku ndėrtimet vazhdojnė pavarėsisht kaosit tė pronave.

Por, Rruga e Kombit mbetet shpresa kryesore e zhvillimit tė qytetit, ndonėse kur ajo tė ketė pėrfunduar tėrėsisht, udhėtimet drejt Kosovės do t’i bėjnė bypass Kukėsit dhe vėshtirė tė thuhet se sa do tė tė ndikojė kjo te zhvillimi i qytetit dhe nėse ai rrezikon tė ketė njė fat tė ngjashėm me Laēin, ku sot nuk ndalet mė askush.

Musli Lleshi, i cili zotėron dhe njėherėsh menaxhon Hotel “Amerika”-n, thotė se Kukėsi ėshtė njė ndėr qytetet me mė shumė perspektivė aktualisht dhe rruga e re ėshtė njė mundėsi shumė e mirė, pėr tė vėnė nė lėvizje burime tė fjetura tė zonės, si dhe pėr t’i dhėnė njė shtysė tė fortė zhvillimit ekonomik tė zonės nė tėrėsi. Numri i vizitorėve nė hotelin e tij ėshtė rritur sakaq. “Duhet tė kemi parasysh se Kukėsi ėshtė krejt i veēantė pėr mundėsitė qė ofron. Ka burime minerale jo mirė tė shfrytėzuara, si krom, bakėr, hekur-nikel; ka aeroportin, liqenin dhe pikėn doganore mė Kosovėn”, -shpjegon Lleshi.

Ai vetė ėshtė njė nga sipėrmarrėsit e parė tė zonės dhe i ka hyrė biznesit qė nė vitin 1991. Ndonėse ka nė pronėsi hotelin mė tė madh dhe luksoz nė qytet, kush nuk e njeh mund ta marrė shumė kollaj si njė nga punėtorėt e hotelit, sepse ėshtė e zakonshme ta gjesh duke u marrė personalisht me punė fizike nga mė tė thjeshtat. Sipėrmarrėsi vėren se edhe zona turistike e Shishtavecit ėshtė ende e pashfrytėzuar si mundėsi turistike, por sakaq po ndėrtohet edhe rruga e re qė do ta bėjė kėtė zonė malore mė me akses pėr vizitorėt. “Me hapjen e rrugės (Rruga e Kombit) shtohet edhe interesi i investitorėve dhe unė vetė kam zhvilluar takime me njė numėr njerėzish tė interesuar pėr tė investuar nė Kukės”, -sqaron Lleshi, i cili nuk ngurron tė thotė se me lehtėsimin e lėvizjes, si rrjedhojė e zhvillimit tė infrastrukturės rrugore, “Kukėsi ka hyrė nė Europė”.

Ndėrkaq, problemi i pronėsisė mbetet nė qendėr tė problemeve qė ai rendit, si mė akutet pėr zhvillimin e investimeve nė zonė.

“Kostot e biznesit mė janė ulur ndjeshėm, kryesisht nė kursim kohe, mirėmbajtje automjetesh dhe lehtėsim nė qarkullimin e mallrave dhe shėrbimeve, tė cilat janė tė domosdoshme pėr mbarėvajtjen e biznesit tim”, -tregon ai. Nė kėtė moment, kur mundėsitė e investimit janė rritur ndjeshėm, Lleshi thekson se duhet krijuar edhe njė mjedis miqėsor pėr tė mirėpritur partnerėt e mundshėm nė biznes. “Ėshtė shumė e rėndėsishme tė gjendet ngrohtėsi e bashkėpunim dhe nėse sigurohet edhe kjo, atėherė mundėsitė pėr pėrfitim shumėfishohen pėr tė gjithė”, -pėrfundon Musli Lleshi.

Aeroporti letargjik

Aeroporti i Kukėsit mban emrin “Zajed Bin Sulltan Al-Nahyan”, nė nder tė Presidentit tė Emirateve tė Bashkuara Arabe, qeveria e tė cilit mundėsoi ndėrtimin e aeroportit pėrmes njė ndihme bujare, e cila, kombinuar me financimet e shtetit shqiptar, arriti njė shumė totale prej 22 milion dollarėsh. Por prej vitesh, nė qiellin pėrmbi tė nuk dėgjohen uturima avionėsh, ndėrsa mbi pistėn tashmė tė pluhurosur, ulen veē era e shiu. Aty gjen veē njė roje, i cili ēapitet nė “njė vetmi prej qielli e toke”, siē thotė poeti e as rreket ta fshehė mėrzinė e skajshme qė e kaplon nė atė fushinė tė zbrazėt mes malesh. Aeroporti i Kukėsit u projektua gjatė krizės sė Kosovės nė vitin 1999, i argumentuar si njė mirėnjohje pėr atė qė bėri Kukėsi nė ndihmė tė refugjatėve tė luftės, ndėrsa ka nisur sė ndėrtuari nė vitin 2003.

Por, aeroporti nuk ka gjasa tė nisė funksionimin, pėr shkak tė njė marrėveshjeje tė koncesionit tė lidhur mes qeverisė shqiptare dhe shoqėrisė “Tirana Aeroport Partners”. Nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje, qeveria shqiptare merr pėrsipėr qė tė garantojė se gjatė afatit tė koncesionit nuk do tė licencohet, autorizohet dhe as operohet asnjė aeroport tjetėr pėr fluturime ndėrkombėtare tregtare nė Republikėn e Shqipėrisė, me pėrjashtim tė uljeve emergjente. Kjo marrėveshje ėshtė bėrė qė nė vitin 2004 dhe gjithēka ėshtė pėrcaktuar nė Ligjin 9312. Nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje, Aeroporti i Kukėsit nuk mund tė presė fluturime pėr tė paktėn pėr 20 vjet. Ndėrkaq, qeveria shqiptare pritet tė rifillojė negociatat me shoqėrinė koncesionare qė “zotėron” pėrveē aeroportit “Nėnė Tereza” edhe gjithė hapėsirėn ajrore shqiptare. Firma ėshtė shprehur se janė tė hapur pėr negociata, por deri tani askush nuk e di kuptimin e kėsaj fjale./Ervin Qafmolla
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi