♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tepelena

Shko poshtė

Tepelena Empty Tepelena

Mesazh nga Love Thu Sep 30, 2010 12:09 pm

Photobucket
Tepelena ėshtė qytet dhe kryeqenėr e rrethit me tė njėjtin emėr nė jug tė Shqiperisė dhe ka nje sipėrfaqe prej 817 km2. Tepelena ka njė popullsi rreth 55 mije banore (2005) e cila jeton ne dy qytetet Tepelene e Memaliaj dhe ne fshat, ne tete komuna me 35 mije banore. Rrethi perfshin pjese nga krahinat etnografike te Kurveleshit, Lopesit, Rrezes, Dervenit, Buzit e Krahesit, ku seicila shquhet pėr larmine e traditave, kengeve, valleve e kostumeve.
Ne kete rreth, fale pozicionit gjeografik, ka pasur shume qendra te banuara, si vende banimi te hapura ne rajonet Dragot, Beēisht, Damės, ashtu dhe vendbanime te fortifikuara me mure masive.
Histori
Ne shekujt e pare te e.s. u vu re nje nderprerje e veprimtarise fortifikuese, qe perkon me te ashtequajturen "paqe romake", por me tej pėr te perballuar dyndjet e barbareve dhe levizjet e brendshme ndertimet u gjalleruan. Ne kete periudhe te vone antike ne Tepelene u zhvilluan ndertime ne pika kyce, ne qytet dhe ne nyjet rrugore. Historianet trajtojne si te kesaj periudhe punimet ne Kalivac, Zharre, Qesarat (ku janė gjetur qypa, gdhendje mermeri e mbeturina te nje banje antike)...
Ne lashtesi, Tepelena bente pjese ne treven e Kaonise. Zona e Buzit lidhej me iliret e Antipatrese (Beratit), Krahesi me Bylynet (Mallakaster) dhe Lopesi me Amantinet (Plloca e Vlores). Ne fundin e shekullit te 9-te, Tepelena hyn ne Themen e Nikopopjes pastaj ne Despotatin e Epirit.Nga fundi i shekullit te 14-te, filloi depertimi i turqve ne Shqiperine e Jugut. Ky pushtim, perpjekjet pėr rregjistrimin e popullsise dhe pėr ndryshimet e fese se krishtere iu kundeshtuan me arme ne dore... Ne vitin 1492 ndaloi ne Tepelene pėr 24 dite, ekspedita ndeshkimore e sulltan Bajazitit te II. Ne shekullin e XVI, Tepelena bente pjese ne sanxhakun e Vlores. Nga fundi i ketij shekulli, filloi islamizimi masiv duke bere kerdine ne lemin e taksave dhe ne jeten shoqerore.
Tepelena ėshtė njė vendbanim i hershem qė lidhet me ndėrtimin e njė keshtjelle nė shek IV-VI, tė ngritur nė kėtė pikė strategjike nė kryqėzimin e rrugėve tė Vjosės, grykės sė Kėlcyres, Drinosit dhe Mallakastrės. Poshtė kėshtjellės rruhen gjurmė tė njė ure tė madhe, pjesa e pare me harqe tė shekullit tė dytė. Pesė fazat e tjera janė ngritur nga shekulli VI deri XIX. Ajo u shkaterrua nga pushtuesit Osman nė 1492.Nė shekullin XVII Tepelena kishte 250 shtepi. Me 1789 Tepelenėn e shtiu nė dore Ali pash Tepelena. Kalaja aktuale u rindertua prej tij me 1819 me nje sipėrfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri mė 1820 ka qėnė rezidenca e dytė e ApT. Mė 1918 u krijua Klubi Atdhetar "Bashkimi" me pjesmarrjen aktive tė patriotit Avni Rustemi, qė nė atė periudhė ishte mesues nė Tepelenė.
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi