♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur do tė ndalet gjakderdhja?

Shko poshtė

Kur do tė ndalet gjakderdhja? Empty Kur do tė ndalet gjakderdhja?

Mesazh nga Princo Mon Sep 27, 2010 8:41 am

Islami ėshtė fe e vėrtetė dhe puna pėr forcimin e tij ėshtė detyrim, prandaj muslimani duhet tė pėrdorė ēdo vepėr tė ligjshme fetarisht dhe tė mundshme pėr ta arritur kėtė qėllim. Mirėpo kjo nuk domethėnė tė shfrytėzojė ēdo vepėr, porse atė vepėr tė cilėn e do dhe e pėlqen Allahu. Nė kėtė mėnyrė njeriu e arrin qėllimin me pasojat mė tė vogla tė mundshme dhe pa e kundėrshtuar sheriatin.

Armiqtė pėrpiqen dhe hulumtojnė shkaqet me tė cilat do tė arrijnė pengimin e ecurisė sė tė vėrtetės, apo shėmtimin e pamjes sė atyre qė veprojnė pėr kėtė kauzė. Muslimanit nuk i lejohet qė t’ua ofrojė atyre kėto shkaqe, madje duhet tė largohet maksimalisht prej tyre, e gjitha kjo nė shėrbim tė realizimit tė qėllimit, mbetjes sė tij i pastėr dhe larg nga ēdo ndotje dhe t’i dėshtojė kurthet e armiqve.

Akoma jemi duke parė herė pas herė ballafaqime tė rastėsishme, tė pa-llogaritura dhe konflikte tė pabarabarta, tė cilat disa herė i shkaktojnė disa islamistė e herė tė tjera armiqtė e muslimanėve. Nė kėtė rast media luan njė rol shumė tė fėlliqur, duke ia veshur tė gjithė kėto gjėra muslimanėve dhe duke i shtrembėruar faktet, e me kėtė sikurse dėshirojnė tė tregojnė se qėllimi i tyre ėshtė mbetja e pamjeve tė kufomave tė hedhura nė rrugė veēori e vendeve islame dhe sikur e kanė si qėllim t’u tregojnė tė gjithėve sa i lirė ėshtė gjaku i muslimanėve!

Kėto kontribute dhanė fryte. Nuk ka mbetur armik i Islamit nė lindje apo perėndim, i cili nuk ėshtė pėrgatitur pėr t’u zhytur nė gjakun e muslimanėve nėn parullat e fabrikuara dhe tė rrejshme, siē janė "lufta kundėr dhunės", "ballafaqimi me terrorizmin" etj. Kėto gjėra ia shtojnė edhe mė shumė umetit vėshtirėsitė dhe sprovat qė po kalon.

Ėshtė e vėrtetė se nė kohė trazirash faktet nuk janė tė qarta, pėrzihen flamujt dhe konceptet, dhe ėshtė shumė e vėshtirė tė ndėrlidhen veprime tė caktuara me synimet dhe synimet me mjetet. Prandaj nuk lejohet qė tė shndėrrohet xhihadi te disa grupe nė dhunė dhe nėpėrkėmbje tė gjėrave tė shenjta. Nuk lejohet qė vrasja t’i paraprijė idesė, sqarimit dhe argumentimit. Nuk lejohet qė dikush tė mendojė se hapėsira islame ka nevojė pėr shtimin e gjakderdhjes nė vend tė ndalimit tė gjakderdhjes, atėherė kur shtohet padrejtėsia. Nuk lejohet qė tė provokohen islamistėt dhe tė bien nė kurth e tė futen nė ballafaqime pėr tė cilat nuk janė pėrgatitur.

Nuk duhet disa islamistė tė largohen nga xhihadi i vėrtetė dhe rezistenca kundėr okupatorėve, gjė tė cilėn dijetarėt e kėtij umeti e kanė sqaruar shumė mirė, duke i treguar rregullat fetare dhe tė shkaktojnė kaosin dhe destabilizimin nė vendet e sigurta muslimane me pretendime pėr tė cilat nuk ka fakte fetare.

Nuk duhet tė provokohet armiku pa nevojė nė vende ku muslimanėt kanė probleme sektare apo nacionale. Nėse i analizojmė rezultatet e kėtyre veprimeve mund tė vėrejmė disa shenja dhe arsye pėr pėrzierje tė flamujve dhe koncepteve:

- Muslimanėt qė ishin njė "shenjtėri qė nuk preket" u shndėrruan nė "qėllim legal".

Nė Irak, irakianėt sunitė vriten nga okupatorėt, ekstremistėt shiitė, madje edhe nga disa grupe islamiste sunite. Nė Somali, vriteshin somalezėt nga okupatorėt e huaj, pastaj Etiopia, kurse pas largimit tė tyre nuk u ndryshua gjendja, vazhdoi lufta mes dy grupeve somaleze, secili prej tyre e konsideron veten islamik. Nė Pakistan, ushtria pakistaneze vret popullin e vet dhe i largon nga vendbanimet e veta, u hidhen granata mbi kokė njerėzve tė pafajshėm, e askush nuk e di pse dhe kush i hedh ato. Kush vritet nė kėto raste? Ai ose ėshtė mik i talebanėve, ose bashkėpunėtor i tė huajve ose ushtar i ushtrisė pakistaneze?!

Para kėsaj kohe disa muxhahidinė afganė u bashkuan nė luftėn kundėr sovjetikėve, e pas fitores disa radhė u ngritėn kundėr radhėve tė tjera dhe luftuan mes vete. Nė shumė shtete islame, siē janė Jemeni, Arabia Saudite, Maroku, Algjeria u realizuan disa aksione tė ēmendura dhe tė pa llogaritura, ku nė shumicėn e rasteve muslimanėt qenė viktimat, pa ndonjė gabim apo ndonjė arsye.

Ata nuk i sqaruan umetit, se si mund tė fitojė Islami duke vrarė muslimanė dhe duke lejuar nėpėrkėmbjen e gjakut dhe tė pasurisė sė tyre?! Ata gjithashtu nuk i sqaruan umetit pse vrasjen e muslimanėve dhe trishtimin e njerėzve tė pafajshėm e konsiderojnė fitore, ose "betejė nė rrugė tė Allahut"?!

A u lejohet kėtyre njerėzve ta tejkalojnė ajetin kuranor: "...dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njėri-tjetrin). Vėrtet, Allahu ėshtė i mėshirshėm pėr ju. Kush bėn kėtė (qė ndaloi Zoti) qėllimisht dhe tejkalon kufijtė, Ne do ta hedhim atė nė njė zjarr tė fortė. Dhe kjo ėshtė lehtė pėr Allahun". (Nisa: 29-30).

Imam Taberiu nė tefsirin e tij thotė: "dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njėri-tjetrin)", domethėnė: mos vritni njėri tjetrin duke qenė tė njė feje, tė njė besimi dhe tė njė thirrjeje. Allahu i Lartėsuar i bėri muslimanėt njė tėrėsi, prandaj ai qė vret dikė ėshtė sikurse tė ketė vrarė vetveten".

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e ka qortuar ashpėr personin qė vret njė musliman, duke thėnė: "Ēdo mėkat Allahu e fal pėrveē atij qė vdes si idhujtar, ose njė besimtar qė e vret ndonjė besimtar me qėllim. Ai qė vret njė besimtar (nė kohė trazirash) dhe gėzohet me kėtė vrasje, Allahu nuk pranon prej tij asnjė vepėr, qoftė e madhe ose e vogėl. Besimtari do tė vazhdojė tė jetė i mirė dhe me shpinė tė lehtė (i pangarkuar), pėrderisa nuk prek gjak tė ndaluar, e kur prek gjak tė ndaluar ai shkatėrrohet". (Sahih, e pėrcjell Ebu Davudi).

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotė: "Po qe se tė gjithė banorėt e qiellit dhe tokės marrin pjesė nė derdhjen e gjakut tė njė besimtarit Allahu do t’i hedhė nė zjarr". (Sahih, Tirmidhiu).

Abdullah ibėn Amri, radijallahu anhu, tregon e thotė: E pashė Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, duke u rrotulluar rreth Qabes dhe thoshte: "Sa e kėndshme je dhe sa aromė tė kėndshme ke. Sa madhėshtore je dhe sa e shenjtė je. Pasha Atė qė nė Dorėn e Tij ėshtė shpirti i Muhamedit, shenjtėria e besimtarit ėshtė mė e madhe tek Allahu se sa shenjtėria jote, pasuria dhe gjaku i tij". (Sahih, Ibėn Maxhe).

Sprovimi i njerėzve nė bazė tė disa pikėpamjeve dhe metodologjive qė bartin ata e jo nė bazė tė Fesė Islame, e nėse ata i pranojnė kėto pikėpamje, shpėtojnė dhe ruajnė gjakun e tyre e nėse refuzojnė, atėherė derdhja e gjakut tė tyre ėshtė e lejuar, kurse fotot e tyre paraqiten nė internet, si "vrasje e renegatėve". Edhe pse e shikuar fetarisht divergjenca mes dy grupeve tė muslimanėve, kurrsesi nuk do tė thotė mallkimi i njėri-tjetrit, edhe nėse kjo divergjencė arrin deri nė luftė mes tyre.

Allahu Fuqiplotė thotė: "Nėse dy grupe besimtarėsh tentojnė tė luftojnė ndėrmjet vete, ju pajtoni ata, e nė qoftė se ndonjėri prej tyre e sulmon tjetrin, atėherė luftojeni atė grup qė vėrsulet me pa tė drejtė, derisa t'i bindet udhėzimit tė Allahut, e nėse kthehet, atėherė bėni pajtimin me drejtėsi ndėrmjet tyre, mbani drejtėsinė, se vėrtet Allahu i do tė drejtit". (Huxhurat: 9).

Allahu Fuqiplotė nė kėtė ajet nuk e largoi cilėsinė e besimtarit nga asnjė grup, edhe nė qoftė se njėri prej tyre ėshtė grupi, i cili ka bėrė padrejtėsinė.

Mirėpo kėdo qė i kundėrshton kėto pikėpamje, ose refuzon tė hyjė nėn kėto flamuj tė konsiderohet renegat, kjo pa dyshim ėshtė tejkalim i pėrkufizimeve fetare dhe nėpėrkėmbje e shenjtėrive tė garantuara.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, dėrgoi njė ekspeditė te njė popull idhujtar. U ballafaquan dhe luftuan me ata. Njė idhujtar kur synonte ndonjė besimtar luftonte kundėr tij dhe e vriste. Njė musliman e shfrytėzoi njė pakujdesi tė tij, e ky ishte Usame ibėn Zejdi, dhe e ngriti shpatėn pėr ta vrarė. Nė kėtė moment ai shqiptoi shehadetin duke thėnė: la ilahe il-lallah, mirėpo ky e vrau. Kur erdhi lajmėtari te Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe i tregoi se si ishte zhvilluar lufta, mes tė tjerave i tregoi edhe kėtė rast. Atėherė Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e thirri Usame ibėn Zejdin dhe e pyeti: Pse e vrave? Tha: Vrau shumė muslimanė, e vrau filanin dhe filanin dhe pėrmendi emrat e disa njerėzve, qė kishte vrari ai njeri. Unė pėr kėtė edhe e sulmova, e kur e pa shpatėn te koka e tij tha: la ilahe il-lallah. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, i tha: E vrave? Tha: Po! Ēfarė do tė bėsh me “la ilahe il-lallah”-un e tij nė Ditėn e Gjykimit? I tha: O i Dėrguar i Allahut, kėrko falje pėr mua. Ai pėrsėri tha: Ēfarė do tė bėsh me “la ilahe il-lallah”-un e tij nė Ditėn e Gjykimit? Vazhdoi ta pėrsėrisė disa herė kėtė shprehje: Ēfarė do tė bėsh me “la ilahe il-lallah”-un e tij nė Ditėn e Gjykimit?" (Muslimi).

- Ata qė bėjnė kėso veprimesh i shtojnė armiqtė dhe rrethohen nga tė gjithė.

Kjo i bėn ata kafshatė mė tė lehtė para njė lloji tjetėr tė armiqve tė muslimanėve, sikurse ėshtė rasti me Iranin, i cili kujdeset maksimalisht pėr tė hapur kanale komunikimi me kėto lloje njerėzish pėr tė depėrtuar brenda tyre dhe pėr t’i mashtruar, duke iu ofruar pėrkrahje dhe strehim. Pastaj i shtyn disa prej tyre pėr tė realizuar synime tė veta, i shfrytėzon pėr tė realizuar politika tė caktuara, kurse tė tjerėt i fut nėpėr burgje. Ku ėshtė nė kėtė rast ai qė pretendon se ka flamurin e paqes?! Kurse historia na dėshmon se liderėt e shiitėve gjatė etapave tė ndryshme tė jetės sė gjatė tė Umetit kanė qenė armiqtė mė tė rrezikshėm tė Fesė Islame dhe muslimanėve.

- Me kėto veprime ata u japin hapėsirė armiqve tė Islamit pėr tė realizuar komplotet dhe planet e tyre, pėr tė harxhuar kapacitetet e umetit, prangosjen, bllokimin dhe shkapėrderdhjen e kėtyre kapaciteteve.

Sidomos me ato aksione kaotike, ku synohen civilėt e pafajshėm nė shtetet arabe apo perėndimore. Ata si duket nuk e dinė, ose nuk e kanė kuptuar politikėn e disa shteteve perėndimore, tė cilat mbėshteten nė parimin e "sigurimit tė arsyeve", sepse sistemi demokratik, i cili sundon nė ato vende i jep opinionit publik njė pushtet tė dukshėm. Prandaj kur nuk kanė arsye tė mjaftueshme pėr tė justifikuar politikat e tyre para opinionit publik, atėherė shėrbimet sekrete marrin pėrsipėr tė sigurojnė arsyetime tė pėrshtatshme. Ai qė s’e kupton kėtė detaj nė konstelacionin politik perėndimor, nuk do tė ketė mundėsinė mė pas tė formojė pikėpamje tė sakta mbi fitoren apo dėshtimin, sepse nuk do tė mund tė gjesh njė betejė ku tė dyja palėt do ta festojnė fitoren pas pėrfundimit tė saj.

Shembulli mė i afėrt ėshtė ajo qė ndodhi me njėmbėdhjetė shtator tė vitit 2001. Ata qė e realizuan aksionin e festuan kėtė aksion si fitore tė madhe, kurse nė anėn tjetėr shumica e analizave serioze tregojnė se shėrbimet sekrete kanė luajtur njė rol shumė tė madh nė lejimin e ndodhjes sė kėtij shpėrthimi, sepse neo-konservatorėt kishin pėrgatitur njė listė tė madhe tė qėllimeve, tė cilat fillonin me Afganistanin dhe nuk pėrfundojnė me Irakun, pėr tė cilat pėrgatitėn sigurimin e arsyeve pėr tė filluar realizimin e kėtyre qėllimeve. Ky rast ua siguroi kėto arsyetime.

- Kjo e vėrtetė na shpie te njė e vėrtetė tjetėr. Disa aksione qė i marrin pėrsipėr ato grupe, pasi ndodhin shkaktojnė mundėsi tė llojllojshme, se kush mund tė jetė realizuesi i tyre.

Analizat e ndryshme paraqesin edhe palė tė ndryshme dhe tė kundėrta. Disa thonė se i ka bėrė okupatori, disa thonė se i ka bėrė Mosadi, disa thonė se i ka bėrė shėrbimi sekret iranian etj. Domethėnė pėrzierja e interesit dhe e synimeve janė bėrė aq tė komplikuara, saqė ėshtė shumė e vėshtirė tė pėrcaktohet pėrfituesi kryesor nga kėto aksione. E kjo gjė parashtron edhe dilemėn rreth mekanizmit qė pasojnė ato grupe nė pėrcaktimin e interesit dhe tė dėmit!

Tė takohesh me armiqtė e Fesė Islame nė shkaktimin e dėmit tė disa vendeve muslimane dhe popullit musliman ėshtė njė gjė shumė e rrezikshme, nuk paralajmėron lajme tė mira. Ish-ministrja pėr punė tė jashtme e Amerikės Kondolesa Rajs para disa vitesh foli rreth njė strategjie me titull "Kaosi i madh" nė shtetet islame, qė domethėnė: ndarje dhe rregullimi i tyre sipas hirit amerikan dhe kjo nuk ėshtė diēka e huaj pėr ta. Mirėpo ajo qė ėshtė pėr t’u habitur ėshtė pėrvetėsimi i kėsaj metode nga ana e disa islamistėve, tė cilėt synojnė kaosin nė disa shtete arabe dhe islame pėr tė dėrguar aty forcat e ndryshme jobesimtare dhe shndėrrimi i kėtyre vendeve nė mejdane luftėrash, ku sipas mendimit tė tyre do tė realizohet fitorja. Ky pikėtakim i ēuditshėm jep njė konstatim tė rrezikshėm. E ky konstatim ėshtė se veprimet e kėtyre rrymave nė shumicėn e rasteve janė shndėrruar nė "etapa" apo "hapa" tė domosdoshme tė planifikuesit perėndimor, i cili harton strategji afatgjata pėr tė ri-vizatuar hartėn e botės islame. E thėnė ndryshe: nėse kėto grupe i ndėrpresin kėto veprime, atėherė armiqtė e umetit do tė kenė nevojė tė hulumtojnė alternativa tė tjera pėr kėtė detyrė dhe pėr tė ēuar mė tutje planet e tyre.

Njė musliman me besim tė vėrtetė nuk mund tė del karshi thirrjes nė fe tė Allahut, ose karshi rezistencės kundėr armiqve qė sulmojnė vendet muslimane, ose tė ndalojė atė qė flijon ēdo gjė pėr ta ngritur kėtė fe, sepse Allahu Famėmadh, na ka krijuar vetėm pėr kėtė qėllim, sikurse edhe ka thėnė: "Unė i krijova xhinėt dhe njerėzit qė tė mė adhurojnė". (Dharijat: 56). Pėr kėtė gjė Allahu edhe na ka dhėnė furnizim me pasuri tė ndryshme. "Dhe jepni pėr nė rrugė tė Allahut e mos e hidhni veten nė rrezik dhe bėni mirė, se me tė vėrtetė Allahu i do bamirėsit". (Bekare: 195).

Mirėpo e tėrė kjo nuk mund tė realizohet sipas pėrfytyrimeve personale ose shpresave tė parregulluara me argumente fetare tė urta dhe dispozitave tė drejta tė sheriatit.

Allahu ynė, caktoi kėtij umeti udhėzim, udhėzo tė devijuarit e kėtij umeti, ndale gjakderdhjen mes muslimanėve, ruaje fenė dhe sigurinė e tyre, ruaji nga kurthet e armiqve tė brendshėm e tė jashtėm, sepse Ti e ke kėtė fuqi dhe i pėrgjigjesh lutjeve tona. Amin!
__________________
Princo
Princo
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 648
Vendndodhja Vendndodhja : Mbi Token e Zotit.
Hobi Hobi : Leximin
Humor Humor : ekam merak...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/09/2009
Falenderimet Falenderimet : 120

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi