♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Islami nė Shqipėri

Shko poshtė

Islami nė Shqipėri Empty Islami nė Shqipėri

Mesazh nga jeta Sun Sep 14, 2008 12:52 am

Kontaktet e shqiptarėve me botėn islame, janė relativisht mė tė vona se ato tė pjesės mė tė madhe tė popujve europianė. Islamizmi u shfaq pėr herė tė parė i pranishėm nė kontinentin e vjetėr nė fund tė mijėvjeēarit tė parė (shek. 9-10-tė).
Nga kontaktet e spanjollėve me arabėt dhe kulturėn e tyre lindi eposi i Sidit, nė tė cilin konflikti themelor ėshtė ai i kalorėsve hispanikė me maurėt (arabėt).
Nga kontakti i frankėve me arabėt lindi epopeja kombėtare e francezėve “Kėnga e Rolandit”, nė tė cilėn konflikti zhvillohet midis morėve (arabėve) dhe vendėsve.
Disa shekuj mė vonė arabėt do tė ishin tė pranishėm nė tragjeditė e Shekspirit (Othello, “arapi i zi”, nė tragjedinė me tė njėjtin emėr).
Nė kėtė kohė (fundi i periudhės bizantine dhe pragu i pushtimit otoman) shfaqen pėr herė tė parė arabėt tė fiksuar nė kulturėn tradicionale shqiptare, nė baladėn e vėllait qė ngrihet nga shtrati i vdekjes pėr tė mbrojtur nderin e motrės nga “nji bajloz i zi” (a “nji harap i zi”) qė ka dalė prej detit. Historikisht kontaktet ndėrfetare midis shqiptarėve tė krishterė dhe pelegrinėve pėrhapės tė islamizmit i takojnė shekullit tė 13-14-tė.
Misionarėt e parė tė fesė sė re mbėrritėn nė hapėsirėn shqiptare nėn emrin e ortodoksisė. Njė prej kėtyre misionarėve, qė solli bektazhizmin nė Shqipėri, njihet me emrin “Shėn Spiridoni” dhe i pėrgjigjet figurės sė Haxhi Bektash Veliut. Fshehja pas ortodoksisė lehtėsoi pranimin e islamizmit (fillimisht nė formėn e bektashizmit) para se ushtritė perandorake osmane tė pushtonin vendin. Kjo periudhė e parė pėrfaqėson fazėn e islamizimit tė pėrzgjedhur paqėsor.
Islamizmi nė Shqipėri paraqitet si “islamizėm europian”, joburimor.
Me pushtimin otoman nis faza e islamizimit me masa shtėrnguese pėrmes zbatimit tė sistemit tė privilegjuar tė taksave dhe tatimeve ndaj muslimanėve, pėrkundėr njė sistemi shfavorizues ndaj josmuslimanėve (pėrjashtim i atyre qė ndėrronin fenė nga detyrimet ekonomike, nga marrja nizam etj.).
Prej shekullit tė 15-16-tė e nė vijim nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė u ngritėn institucione tė rėndėsishme tė kultit islamik (xhami, tyrbe, teqe).
Islamizmi u pėrhap mė shumė nė Shqipėrinė e Mesme. Nė fazėn e fillimeve pjesa mė e madhe e shqiptarėve mbanin zyrtarisht fenė islame dhe ushtronin ritet e krishterimit. Nė kėtė fazė dėshmohen kisha tė maskuara (nėntokėsore). Mbajtja e dy feve dhe dy emrave (kriptokrishtėrimi, krishtėrimi i fshehtė ose i mbuluar me muslimanizėm tė jashtėm) vazhdoi deri nė shekullin e 20-tė.
Nė shekullin e 18-19-tė islamizmi pati njė lulėzim fetar dhe kulturor nė Shqipėri. Nė kėtė periudhė u zhvillua letėrsia shqipe me alfabet arab, e njohur si “letėrsia e bejtexhinjve”, qė studiuesit e krahasojnė me letėrsinė “alhamiado” qė qe zhvilluar mė parė nė Spanjė.
Islamizmi la gjurmė nė jetėn zakonore tė shqiptarėve, pėrmes ndėrhyrjes sė disa nomeve tė sherijatit. Por sherijati nuk u bė asnjėherė kod sundues zakonor i shqiptarėve.
Pranimi i islamit nga shqiptaret spjegohet edhe me rolin qe do te luante kjo fe per diferencimin e shqiptareve prej sllaveve (zona Kosoves) dhe grekeve (zona Camerise) te cilet sidomos pas shekullit XVIII kishin filluar nje politike asimiluese ndaj shqiptareve
Feja Islame ne Shqiperi eshte karakterizuar ktryesisht nga prezenca e shumices se muslimaneve sunite dhe pakices te urdherit bektashij
Ne kushtet e nje shteti te pavarur shqiptar dhe te pasluftes se pare boterore muslimanet Sunite riorganizohen ne 1921 ne nje Alenace kombetare muslimane Me 1923 bashkesia sunite do te ndahet nga kalifati Stambollit duke zgjedhur si kryetar Myftiun e Tiranes .Ne keto vite ne Islamin shqiptare shfaqet nje dell reformator pasi ndalohet formalish poligamia , dalin perkthme ne shqip te kuranit dhe deputet muslimane kerkojne qe grate te bejne jete shoqerore si burrat gje cila do te filloje te realizohet me ligjine heqjes se perces vetem me 1937 . Me 1923 del edhe revista « Zani I Nalte »me ndjenja te theksuara patriotike dhe reformatore .
Me 1929 mbahet nje kongres i muslimaneve sunite ku u vendos perdorja ekskluzive e gjuhes shqipe dhe reduktimi i numrit te xhamive per te mbajtur ato me kryesoret , unifikimi i medreseve etj. Ka vend te besohet se ne kete reforme ka gisht Zogu me qellimet etij per te bashkuar vendin dhe per ta oksidentalizuar Shqiperine duke ia hequr perfundimish imazhin e nje vendi islam.Thuhet se edhe Ataturku, reformatori me i madh i kesaj kohe, behej xheloz nga shpirti reformator i Zogut pasi nuk i pelqente qe ky i fundit tia kalonet atij ne kete drejtim.
Bektashizmi e ka origjinen prej nje doktrine mistike te baballareve turkmene te shekullit XI-XII ne detin Kaspik dhe u themelua nga Haxhi Bektashi nen ndikimin e mistikut persian Ahmet Jasevi per tu fuqizuar si sekt musliman ne Turqi pasi lidhet me korpusin e jenicereve (qe kishin prejardhje kristiane). Bektashizmi adhuron Aliun po aq sa Muhametin. Per aresye te konfliktit me vete muslimanizmin bektashizmi fitoi nje tolerance fetare me kristianizmin duke pasur edhe disa pika takimi ne jeten fetare. Predikonin barazine e burrit me gruan, pinin alkool dhe gjera te tjera qe ishin fare te papelqyeshme per Islamin .Per nga ky pozicion tolerant I bektashizmit dhe per rolin patriotik qe kane luajtur shume Bektashij ka pasur mendime nga studiues dhe politikane vendas dhe te huaj te te gjithe koherave se Bektashizmi do te ishte nje fe e pershtateshme per Shqipetaret .Nder keta eshte edhe poeti i madh kombetar Naim Frasheri
Nė Shqipėri bektashizmi ėshtė shfaqur nė fund tė shekullit tė 12-tė dhe nė fillim tė shekullit tė 13-tė. Nė 1925, kur Ataturku ndėrmori reformat e ashpra laicizuese tė shtetit pėr krijimin e Turqisė moderne, Shqipėria u bė vendi i Kryegjyshatės Botėrore tė Bektashinjve duke mbetur edhe sot e tille Pakkush e di se Shqipėria, ky vend i vogėl, ėshtė seli e njė kryeqendre botėrore tė besimeve. Eshtė interesant tė vihet re se edhe gjatė periudhės sė ateizmit nuk pati pretendime nga shtete tė tjera ku ka bashkėsi besimtarėsh bektashinj pėr tė marrė rolin e kryeqendrės.
Bashkėsia bektashije e Shqipėrisė u shpall e pavarur nė vitin 1921.
.Shume teqe bektashishj u bene qendra rezistence kunder italianeve dhe kunder gjermaneve si baba Fejozo dhe baba Faja duke llogaritur gjate luftes rreth 6000 bektashij te roganizuar.



Historia e Kishės Ungjillore Protestante nė Shqipėri, zė fill mė 18 Tetor 1873, kur Berd, Xheni dhe zoti Marsh u vendosen si misionarė nė qytetin e Manastirit. Kėta misionarė fisnikė krijuan aty Bashkėsinė e parė Ungjillore. Ndėr anėtaret e parė tė Bashkėsisė Ungjillore tė Manastirit, ishte edhe Gjerasim Qiriazi I cili pasi shkollohet ne Bullgari me ndihmen e misionareve ne maj 1883 niste per ne Shqipėrisė, jo pa pengesa dhe pa vuajtje. Gjerasimi synoi qytetin e Korēės, ku predikimet e para i bėri nė Mėsonjtoren Shqipe, mė 3 Maj 1890, duke patur si pikėsynim zgjimin e popullit tė tij, si njė misionar atdhetar. Predikimin e Fjalės sė Krishtit, ai e quante vėrtetė njė detyrė patriotike.
Gjerasimi dhe e motra Sevastia ēelen nė Korcė shkollėn e vashaveme 23 Tetor 1891. Kishte gjithsej tri vajza. Mė pas, duke thyer luftėn qė Patrikana i bėnte shkollės dhe Gjerasimit, numri i vashave nė shkollė u shtua. Te shumta kanė qenė vashat qė mbaruan shkollėn e Qiriazit.
Me 14 Nėntor 1892 u themelua bashkesia “ Vėllazėria Ungjillore”ne te cilen bėnte pjesė Gjerasimi, Gjergj Qiriazi, Sevastia, Grigor Cilka, Herakli Bogdani, V.Pasko nga Pogradeci, Fanka Evthimi dhe ndoshta edhe P.N.Luarasi.
Kjo shoqėri ungjillore pati dhe organin e saj qė u quajt “Letra e Vėllazėrise”, numri i parė i sė cilės u botua nė Korce nė nentor tė vitit 1892.
jeta
jeta
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 425
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 09/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi