♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nje Histori me shume pikpytje…

3 posters

Shko poshtė

Nje Histori me shume pikpytje… Empty Nje Histori me shume pikpytje…

Mesazh nga Love Wed Sep 08, 2010 8:17 pm

Ishte njehere nje vajze qe donte nje djale. Aq shume e donte e shkreta sa jetonte per te. Shpirtin do ta jepte vetem e vetem te shikonte ate ti buzeqeshte embelsisht. Nje prekje e tij e bente te dridhej e tera, shpatullave qe e rrethonin ngrohtesisht si male per ta mbrojtur nga cdo e keqe mizore, syte e tij qe digjeshin zjarr sa here e takonin njeri tjetrin, buzeve qe nuk rreshten kurr se puthuri…
Ai gjithashtu i shkruante poezi, i thoshte se e donte me shume se gjithcka ..se jeta e tij skishte pa kuptim pa te. E donte pafundesisht..por ishin disa gjera ne mes tyre. Disa probleme qe i venin pikpytje gjith kesaj lumturie e dashurie qe kishin per njeri tjetrin..

Mbasi kishin 2 vjet qe njiheshin me nj-tj, djali detyrohet te largohet ne nje kontinent tjeter.
Largesia ishte shume e veshtire per te dy por gjithsesi komunikonin aq shpesh sa mundeshin. E perseri zjarri i dashurise se tyre vazhdonte te digjej nga bisedat stimuluese te shpirtit.
E dyta, dhe me e keqja ishte se me perpara ai kishte pasur nje histori te hidhur dashurie qe e kishte detyruar te ndryshonte. Mbasi kjo histori i kishte thyer zemren, ai i kishte premtuar vetes qe dhe po te takonte njeriun perfekt nuk do te martohej. Kete hap do ta bente vetem per te bere te lumtur prinderit qe ju detyrohej shume shume e jo nga deshira e tij personale. Sepse po te ishte per ate, ai do te martohej me vajzen qe e besonte e donte shume.
..vajzes i thoshte qe e donte aq shume sa do ta lente te martohej me dike tjeter nese ajo e shikonte te arsyeshme por ama ajo do te ishte ne zemren e tij pergjithmone si e vetmja qe e donte pafundesisht.
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nje Histori me shume pikpytje… Empty Re: Nje Histori me shume pikpytje…

Mesazh nga MONDI Thu Sep 09, 2010 9:02 am

QAJ QAJ
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nje Histori me shume pikpytje… Empty Re: Nje Histori me shume pikpytje…

Mesazh nga Morena Thu Jan 20, 2011 12:10 pm

E di qe kur ta shikoni tere kete shkrim do pertoni ta lexoni, por eshte
vertete nje histori shume e hidhur qe ka ndodhur midis dy te rinjve qe
duheshin shume dhe ne fund ndahen ne nje menyre shum tragjike!!
Kjo esht nje histori e vertet dhe eshte shkruar nga vet djali qe e ka perjetuar tragjedine.....!

***********

Une qe po ju shkruaj jam X. Disa vite me pare, kur mendja printe para
cdo gjeje, duke pare moshataret e mi qe kishin te dashura, thashe me
vete: "te bej edhe une nje". Kisha shume simpati per shume vajza dhe
kisha shume shoqeri me vajza, por zemra ndalonte para njeres qe me shume
mundime arrita ta beja per vete. Isha shume i lumtur perkrah saj. Kot
nuk thone: "Nis si loje dhe perfundon ne dashuri te vertet" keshtu
ndodhi me mua. U dashurova me engjellin. E quajta engjell sepse per mua e
tille ishte. Ditet kalonin dhe dashurija jone rritej e rritej. Kaluam
bashke kater vjet. Gjate kesaj kohe une isha me i luimtur se kurre,
lumturi perjetonte edhe ajo. Te afermve te mi une u pata treguar per te.
Ajo vinte edhe te shtepia ime, por familjaret e saj nuk dinin gje. Ne
kohe kur ishim me mire se kurre, si ne cdo histori dashurie qe
pershkruhet ne filma dhe libra, gjerat nuk ecen ne vaj. Vellain qe kisha
ne itali nuk e kisha informuar se me ke vajze isha dashuruar. kur ai
erdhi dhe me pa me te u be si bishe. nga ai moment ne shtepine tone
kishte sherr. sebepi i sherrit isha une sepse meresha me nje vajze te
perdale. kjo nuk ishte aspak e vertet. pasi une ate jo qe e doja shume
por edhe e njihja mire se cvajze ishte. vlerat e kesaj do ti tregoj ne
fund por fjalet e vellait ne adres te saj ishin fund e krye nje trillim
dhe me vone do ta kuptoja pse-ne. Sherret ne shtepi nuk me benin
pershtypje sepse une ate vajze e doja shume. Vazhdova ta takoja si me
pare dhe nje dite ia thashe arsyen e sherreve ne familje. Ajo u skuq dhe
u be flak. "Ta them une arsyen te tua ne familje. une e dija se X eshte
vellai yt por kur ai ka qene ketu permes nje shoqes se tij ka shprehur
deshiren per te me takuar. une nuk kam pranuar". Kjo ishte e rende per
mua. tani e kuptova reagimin e vellait. u ndodha ngushte por fundja ata
nuk ishin takuar kurre. Dashuria jone vazhdoi. Nje dite na gjeti motra e
saj ne nje vend ku rrinim shpesh. Ketu dashuria jone do te merte nje
goditje te keqe. Ajo u largua bashke me motren. Ate nate ne shtepine e
tyre kishte pasur shume sherre. ate e kishte qelluar si e ema ashtu edhe
e motra e saj. Kaluan dy jave dhe ajo nuk po dilte nga shtepia nga
shqenjat qe kishte ne trup. Kur e takova edhe kur e puthja i dhimte
trupi, U perpoqa ta qetesoja. Lotet e saj lanin trupin tim. E cmund te
beja me teper, isha vetem 22 vjec! Vendosa ti propozoja per martes.
Biseduam dhe rame dakord. Skishte si te ndodhte ndryshe. 4 vite dashuri
ishte prove e madhe per ne. Vendimin per tu martuar ua thashe te
shtepise. U be nami "Kete nuk mund ta besh kurren e kurres" - tha
vellai. Babai dhe nena heshten. Iu drejtova babait: "me ose pa ju ate
vajze do ta mar". Ne familje e shtro edhe disa here kete debat, derisa
nje nate ju thashe prinderve sekretin tim te madh: Une dhe engjelli jo
vetem qe duheshim shume por, prisnim edhe nje femije. Babait dhe neses
ia mbusha mendjen. Im ate foli me vellain dhe me ne fund edhe atij ju
mbush mendja. Ate nate cdo gje po shkonte shume mire, por krejt ndryshe
ishte situata ne shtepine e saj. Une arrita ta bindja familjen time dhe
po beheshim gati qe te kerkonim doren e saj. Ne shtepine e saj motra
kishte treguar se ajo priste nje femije dhe te gjithe si te cmendur
kishin filluar dhunen mbi te. Ne kohen kur une fluturoja nga gezimi ajo
ishte ne momentet e veta me te keqija. U zgjova ne mengjes dhe u beme
gati une, babai dhe vellai per te shkuar ke shtepia e saj per ti kerkuar
doren. U nisa dhe ne mendje me mbeten fjalet e mamit: "Bir si sot nuk
te kam par me te bukur". Vura buzen ne gaz dhe ajo me lot ne sy shtoi:
"Bir mere ate vajze qe te do zemra, qofsh i lumtur perjete". Me puthi ne
faqe duke me dhene urimin. Nuk harroj syte e motrave dhe te kunatave qe
shkelqenin nga gezimi. Si me i vogli qe isha, dasma ime do te behej
shume e madhe, por ne rastin tim vlente shume ajo fjala e urte: "Peshku
ne det dhe tigani ne zjarr". Rruges me duket se te gjithe me shikonin
mua. Vertet jam i bukur, por jo aq sa te bie ne sy te te gjitheve. Kur
po afroheshim ke shtepia e saj, pame se hynin e dilnin shume njerez.
Njeri po vinte drejt nesh. E pyetem cfare kishte ndodhur dhe ai si per
inatin tim tha: "Filanka ka vrare veten". Ne ate momend zemra ndali
rrahjet, por kembet me ndalen te shtepia e saj. Hyra brennda si nje i
droguar. Perplasa shume njerez qe donin te me ndalonin. Vajta te krevati
ku ate e kishin veshur si nuse. O zot bertita me te madhe, -nuk eshte e
drejte qe nje vajze kaq e re te behet nuse e vdekur. Me pas e qava me
fjale. Shumica nisen te vajtonin me mua. Mbaj mend se i jam lutur zotit
te me merte edhe mua bashke me engjellin . Nuk e doja me veten. Shume
njerez u larguan bashke me mua nga mortja, e kuptuan se familja ishte
fajtorja e vetme per vendimin qe kishte mare ajo. Nje nate me pare , kur
te gjithe si te cmendur kishin nisur dhunen mbi te . dhe ajo e stresuar
dhe e trembur arriti ti jepte fund jetes se saj. Une arrita ta kaloj
kete dhimbje te madhe me ndimen e familjes qe e falenderoj shume. E di
se ne kete jete nuk do te dua kaq shume nje njeri tjeter. Ajo ishte
endrra ime. Me veprimin qe beri me dha te kuptoj se me donte. Une ende
jetoj me peshen e fajit qe nuk munda ta ndaloj dhe sot do te kishim
femijen tone. Per kete gje doja pyesja familjen e saj, se besoj se
ndonjerit prej tyre do ti bjere ne dore kjo histori: Sa te pa shpirt
paskeni qene! Ne vend te zemres paskeni patur gure! Mire neve qe na
shkaterruat jeten, po femija cfare kishte? Dua te pyes motren dhe mamin e
saj: a keni shpirt femre? Ti mami i saj nuk je ndjere mire kur ke
pritur te behesh me femijen tend? Ti, motra e saj. me kete ligesi qe ke
bere nuk do te behesh nene kurre. Zoti vonon por nuk harron. E di qe ti
ke mbetur rrugeve. Per shpirtin e asaj qe desha dhe dua une do tju urrej
gjithe jeten. Ne fakt ju meritoni tjeter gje, por une nuk jam vrases.
Te nderuar lexues, me shprese se historia ime do te pritet e qete, pa
lot e dhimje, ju uroj suksese ne jeten dhe fatin tim mos e paste njeri,
sepse vuajtjet qe kam kaluar zor se perballohen nga i gjalli. Duke ju
uruar edhe nje here fat pres pergjigje nga ju cdo mendim. me respekt Toni.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nje Histori me shume pikpytje… Empty Re: Nje Histori me shume pikpytje…

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi