♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bundes Liga

Shko poshtė

Bundes Liga Empty Bundes Liga

Mesazh nga ARBRI Sat Sep 13, 2008 2:30 pm

Kampionati Gjerman i futbollit
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bundes Liga Empty Re: Bundes Liga

Mesazh nga ARBRI Sat Sep 13, 2008 2:32 pm

Podolski: Gabova qė zgjodha Bajernin!


Sulmuesi gjerman, nė kulmin e dėshpėrimit: Dy vite mė parė nuk duhej tė kisha zgjedhur Bajernin

Sulmuesi i Bajernit tė Mynihut, Lukas Podolski, e ka pranuar se ai gaboi para dy vitesh, kur zgjodhi tė transferohej te Bajerni i Mynihut. Sulmuesi i Gjermanisė u bashkua me bavarezėt nga Kėlni nė vitin 2006. Para se tė firmoste me Bajernin ai kishte shėnuar 10 gola nė 19 ndeshjet e para tė Bundesligės, si dhe 24 tė tjerė nė divizionin e dytė tė Gjermanisė, nga ku fitoi edhe njė vend nė kombėtare, vend, tė cilin qė nga ajo kohė nuk e ka dorėzuar mė. Megjithatė, sulmuesi i ri nuk ka arritur ta mbajė njė vend tė rregullt nė formacionin e parė tė Bajernit nė dy vitet e fundit. Edhe pse zhvilloi njė fazė pėrgatitore tė shkėlqyeshme, pėrsėri duket se ai do tė ketė tė njėjtin fat. “Sigurisht, te Bajerni nuk ėshtė se po kėnaqem aq shumė, qė nga momenti kur kam ardhur kėtu, -tha ai. - Nėse gjėrat vazhdojnė kėshtu, duhen marrė parasysh mundėsitė e tjera qė do tė mė ofrohen. Do tė quhesha futbollist i keq, nėse do tė kėnaqesha me njė vend nė pankinė. Nuk po qahem, jam vetėm shumė i nervozuar se pse nuk luaj nė formacionin e parė.” 23-vjeēari ka qenė subjekt i spekulimeve intensive pėr njė largim tė tij te Kėlni kėtė verė. Nė fund, asnjė ofertė nuk mbėrriti pėr Bajernin, edhe pse trajneri Jurgen Klinsman kishte deklaruar se tre sulmuesit, Lukas Podolski, Toni dhe Klose janė tė barabartė dhe duhet tė luftojnė pėr njė vend nė sulm. Por, pasi e nisi ndeshjen kundėr Hamburgut qė nga minuta e parė, pasi Toni ishte i dėmtuar, Podolski ėshtė detyruar qė dy ndeshjet e fundit vetėm t’i shohė nga pankina. “Ndihem sikur jam mbi njė rrotė tė madhe, njėherė shkoj lart dhe pastaj zbres pėrsėri poshtė, - shpjegoi ai. - Ndihem i zhgėnjyer nga kjo situatė e krijuar. Nėse do ta dija qė gjėrat do tė shkonin kėshtu, atėherė jo, nuk do kisha firmosur pėr Bajernin.” Nostalgjia e Podolskit pėr Kėlnin mbetet ende shumė e madhe, por, megjithatė, klubi duhet tė akumulojė shumė fonde, nė mėnyrė qė ta blejė atė nė muajin janar, pasi sulmuesi i Gjermanisė nuk do tė mendohej dy herė. “Kėlni do tė ishte gjithmonė njė zgjedhje pėr mua; tė gjithė e dinė shumė mirė kėtė, - shtoi ai. - Nėse do tė merrja oferta, do tė quhesha neglizhent, nėse nuk do t’i merrja parasysh. Nuk kam frikė tė largohem jashtė Gjermanisė, ēdo gjė ėshtė e mundur.” Ndeshja e radhės pėr Bajernin e Mynihut ėshtė kundėr Kėlnit dhe, nėse ai do tė shėnojė, ka premtuar se nuk do tė festojė, ashtu siē bėri edhe me golin kundėr Polonisė, origjinės sė familjes sė tij, nė Euro 2008.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bundes Liga Empty Re: Bundes Liga

Mesazh nga ARBRI Sat Sep 13, 2008 2:33 pm

Balak do tė mungojė nė eliminatore


“Mikael Balak do tė mungojė nė dy sfidat e para eliminatore tė Botėrorit tė 2010-s kundėr Lihtenshteinit dhe Finlandės, pėr shkak tė dėmtimeve,” - ka thėnė trajneri Hoakim Lėv ditėn e martė. “Ai nuk do tė ketė mundėsi tė luajė nė asnjė ndeshje, - tha Lėv nė njė intervistė, duke mohuar ēdo mundėsi qė kapiteni tė rikuperohet nga dėmtimi nė kėmbėn e majtė. Lėv ka njė problem nė qendėr tė mesfushės, ku edhe Torsten Frings do tė mungojė nė eliminatore, nė Vaduz, mė 6 shtator, dhe Helsinki mė 10 shtator, pasi theu hundėn nė njė ndeshje basketbolli. Balak e ka ndjekur nga tribuna ndeshjen miqėsore pėr nder tė Oliver Kahn. Portieri veteran i dha fund karrierės sė tij nė muajin maj. Ai u pėrcoll me duartrokitje shumė tė gjata nga 69 000 tifozė tė pranishėm nė stadium.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bundes Liga Empty Re: Bundes Liga

Mesazh nga ARBRI Sat Sep 13, 2008 2:33 pm

Oliver Kahn, lamtumira e “titanit”!



Portieri legjendar largohet nga futbolli, pas njė miqėsoreje “luksi”: Ishte dita mė prekėse nė jetėn time!

Portieri Oliver Kahn i ka dhėnė fund karrierės sė tij futbollistike ditėn e martė nė mbrėmje, duke qenė pjesė e Bajernit tė Mynihut nė barazimin 1-1 kundėr 11-shit tė Gjermanisė nė Mynih. Ka shijuar mundėsinė tė dalė edhe njėherė tjetėr para tifozėve, pėr herė tė fundit. Portieri veteran, i cili zhvilloi 85 ndeshje me kombėtaren, nga 1995-a deri mė 2006-n, ka qenė “ylli” i mbrėmjes. Ai pėsoi njė gol nė minutėn e 33-tė nga Piotr Troēovski i Hamburgut, por u duartrokit nga tiofozėt sa herė qė prekte topin, dhe doli nga fusha nė minutėn e 75-tė me brohorimat e tifozėve, duke u zėvendėsuar nga Majkėll Rensing. Dritat e stadiumit u ulėn dhe tenori Pol Pots kėngoi “Time to say goodbye” (Koha pėr tė thėnė lamtumirė). “Ėshtė fundi i njė pjese tė jashtėzakonshme nė jetėn time, por gjithashtu fillimi i njė pjese tė re, - tha portieri, i cili zhvilloi 128 ndeshje nė kampionat pėr Karlsruhen, pėrpara se tė bashkohej me Bajernin mė 1994-n. Ai ka fituar tetė tituj tė Bundesligės dhe mė 2001-shin Ligėn e Kampioneve me bavarezėt, por gjithsesi ka pranuar se do tė kishte shumė dėshirė qė nė 430 ndeshje nė Bundesligė tė kishte shėnuar, tė paktėn njė gol, njė herė tė vetme. “Sot ka qenė njė ditė shumė prekėse pėr mua, ndoshta momenti mė emocional i gjithė karrierės sime, - tha Kahn pas ndeshjes, nė tė cilėn Miroslav klose shėnoi nga njė pasim i Masimo Odos, pėr tė barazuar pėr bavarezėt. - Kam qenė nėn presion gjatė gjithė karrierės sime, ndėrsa nė kėtė ndeshje kisha vetėm mundėsinė ta shijoja tifozėrinė pėr herė tė fundit.” 69 000 spektatorėt kanė treguar vlerėsimin e tyre pėr Oliver Kahn. Duke i lėnė mėnjanė gjithė kėto emocione tė largimit tė tij, Kahn ka deklaruar se atė nuk do ta marrė malli pėr futbollin. “Kam provuar gjithēka qė ofron futbolli profesionist. Tani mund ta mbyll librin, - tha ai, duke shtuar se nė fillim tėrheqja nga futbolli i ishte dukur e ēuditshme. - Pas dy dekadash, zgjohesh nė mėngjes pa kontratė, duke e ditur se kjo fazė e jetės tėnde ka arritur fundin. Mė pas, u mundova tė qetėsohem dhe fillova tė shijoj ditėn qė e kisha bosh.” Kahn do tė jetė kėshilltar nė njė televizion gjerman dhe i ėshtė kėrkuar tė komunikojė me tė rinjtė nė Bavari. “Mesazhi im do tė jetė i thjeshtė, - tha ai. - Talenti nuk mjafton: punė, vetėm punė, si dhe disiplinė, nėse kėrkoni suksesin! Nuk ėshtė konkurrent mė i talentuar ai qė fiton luftėn, por ai qė ėshtė mė i vendosur.” Ai shtoi: “Pėrpara meje kam shumė sfida tė tjera. E kalova gjysmėn e parė tė jetės time si futbollist profesionist. Tani nis gjysma tjetėr”.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bundes Liga Empty Re: Bundes Liga

Mesazh nga ARBRI Sat Sep 13, 2008 2:34 pm

Herta, nė delir pėr Voroninin



Herta e Berlinit ka arritur ta zgjidhė krizėn nė repartin sulmues, duke firmosur nė minutėn e fundit me ukrainasin Andri Vorornin nė formėn e huazimit nga Liverpuli. Sulmuesi Amin Shermiti u dėmtua javėn e kaluar nė ligamentin e gjurit dhe do tė mungojė pėr dy muaj, kėshtu qė kryeqytetasit kanė qenė tė detyruar ta pėrmbyllin marrėveshjen pėrpara mbylljes sė merkatos nė Gjermani. “Punuam me shumė seriozitet pėr t’i zgjidhur problemet nė sulm, - tha drejtori teknik Diter Hėnes. - Zgjodhėm Andri Voronin, pasi ai e njeh Bundesligėn, flet gjermanisht dhe mund tė pėrshtatet nė shumė sisteme taktike. Ai ka treguar me Leverkusenin dhe Liverpulin se ėshtė lojtar i nivelit tė lartė. Gjithashtu, na nevojitej njė sulmues me eksperiencė, pėr njė skuadėr tė re nė moshė.”
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bundes Liga Empty Re: Bundes Liga

Mesazh nga ARBRI Sat Sep 13, 2008 2:36 pm

Hėnes: Podolski, mjaft u ankove, luaj futboll!


Lukas Podolski duhet ta mbyllė gojėn dhe tė pėrqendrohet te futbolli qė luan, ka paralajmėruar drejtori teknik i Bajernit tė Mynihut, Uli Hėnes. Sulmuesi i Gjermanisė nuk ndihet i lumtur qė konsiderohet si njė zgjedhje e dytė pas dyshes Toni-Klose; kohėt e fundit ėshtė lidhur edhe mė njė largim nga “Allianz Arena”. “Ndihem i lumtur se tani ėshtė mbyllur dritarja e transferimeve, sepse tani Lukas do tė ketė mundėsi tė pėrqendrohet me ne, - tha Hėnes. - Ai nuk duhet tė qahet mė pėr fatin e tij tė keq dhe fatin e vėshtirė. Ka shumė gjėra tė tjera nė botė mė tė mė tė vėshtira, sesa tė jesh futbollist i Bajernit,” - tha Hėnes, nė mėnyrė tepėr tė drejtpėrdrejtė. Nė muajin korrik Podolski ka zhvilluar bisedime me trajnerin Jurgen Klinsman, duke ua besuar pėrsėri tė ardhmen bavarezėve, pas njė sezoni 2007 ‘08 tepėr tė vėshtirė pėr tė. Por nė Euro 2008 Podolski tregoi njė formė tė shkėlqyer duke e rritur edhe ēmimin i tij nė treg e duke shėnuar tri gola, duke qenė nė formacion nė gjashtė ndeshje. Ai u bashkua me Bajernin pėr 10 milionė euro nga Kėlni, pas Botėrorit 2006; qė nga ajo kohė ėshtė lidhur me skuadra tė tilla, si Totenhem, Manēester Siti dhe Juventus.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bundes Liga Empty Re: Bundes Liga

Mesazh nga ARBRI Sat Sep 13, 2008 2:37 pm

Masimo Odo: Bajerni, klub i madh!



Italiani ka filluar stėrvitjen me bavarezėt, i huazuar nga Milani: Bajerni mė kėrkoi njė vit me radhė

Dy ditė pasi ka firmosur me Bajernin e Mynihut, Masimo Odo ka filluar menjėherė nga puna me pjesėn tjetėr tė skuadrės, nė qendrėn stėrvitore tė klubit tė tij tė ri. Pasi ka kryer disa testime fizike, ai ka qėndruar pėr 20 minuta nė fushė pėr njė ndeshje me shokėt e tij tė rinj. Masimo e ka mbyllur ditėn e parė tė stėrvitjes nė “Sabener Shtrase” nė drekė, pėrpara se 32-vjeēari tė nisej me avion pėrsėri nė Milano. “Gjithēka ka ndodhur shumė shpejt. Mė duhet tė organizoj disa ēėshtje personale,” - tha ai. Odo pritet tė rikthehet nė Mynih ditėn e enjte. Mbrojtėsi i kombėtares sė Italisė ka deklaruar se ka mbetur i impresionuar nga dita e parė te Bajerni. “E dija shumė mirė qė po transferohesha nė njė klub tė madh e me njė skuadėr tė mirė, por tani jam kėtu dhe e kam parė vetė atė qė perceptoja; mund tė them qė gjithēka ėshtė pozitive,” - deklaroi ai. Transferimi i Odos nga Milani te Bajerni nuk ka qenė aspak surprizė. “Kishim kontaktuar vitin e kaluar, por nuk u arrit asgjė, - deklaroi Odo. - Dėshiroja qė kėtė verė tė largohesha nga Milani, pasi njė numėr i konsiderueshėm klubesh ishin tė interesuar, por nė kėto momente Bajerni e bėri tė ditur interesin e tij pėrsėri.” Jurgen Klinsman ka shpjeguar se dėmtimet e Hamit Altintop dhe tė Uilli Sanjol e kishin detyruar skuadrėn tė rifutej nė tregun e lojtarėve, ka shpjeguar Jurgen Klinsman. Bajerni e kishte tė qartė se blerja e Zambrotės nga kuqezinjtė e Milanit i kishte hapur rrugė tė lirė largimit tė Masimo Odos. “E dinim situatėn nė Milano, - konfirmoi Klinsman. - Masimo ka cilėsi tė provuara; ai do tė futet menjėherė nė sistemin tonė dhe na sjell nė skuadėr atė qė ne kėrkojmė,” - deklaroi Klinsman. Ardhja e Odos do ta rrisė konkurrencėn pėr njė vend nė krah tė djathtė. Ai mund tė luajė si mbrojtės i djathtė dhe si mesfushor i djathtė. Vetė Odo ka qenė shumė i gėzuar qė ka vendosur tė veshė fanelėn e Bajernit. “Ardhja kėtu ėshtė vendimi mė i mirė qė mund tė kisha marrė,” - tha italiani. Ai tani mendohet se do t’i shtojė koleksionit tė titujve edhe ndonjė nga koha qė do tė luajė te Bajerni. “Dėshiroj tė tregoj se sa vlej, - insistoi ai, - Edhe pse kėtė do tė mund ta bėj me mbėshtetjen e gjithė skuadrės. Pėrshtypja ime e parė ėshtė se Bajerni ėshtė njė skuadėr tepėr e fortė,” - nėnvizoi mbrojtėsi. Natyrisht qė Masimo do tė ndihmohet shumė nga Luka Toni, si nė fushė ashtu edhe jashtė fushės. “Tė largohesh nga vendlindja drejt njė kulture tjetėr ėshtė risk,” - bėri tė ditur Odo, duke shpjeguar se prezenca e Tonit nė Bavari ishte njė nga faktorėt kyē qė ia mbushėn mendjen tė transferohej nė Mynih. “Fakti qė Luka ėshtė te Bajerni ėshtė sigurisht njė faktor qė e favorizonte transferimin tim. Ai mė ka thėnė njė thes me gjėra tė mira pėr Bajernin. Dyshja italiane do tė jetė shoqe skuadre shumė shpejt, pasi Bajerni do tė luajė njė ndeshje miqėsore nė nder tė Oliver Kahn. “Ajo ėshtė ndeshja e parė ku unė do tė kem mundėsinė ta shoh nė fushė,” - konfirmoi Klisnman.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bundes Liga Empty Re: Bundes Liga

Mesazh nga ARBRI Sat Sep 13, 2008 2:38 pm

Verder Bremeni ka harruar tė fitojė!


Skuadra e Shafit humbet nė Myshengaldbah. Kryesojnė Shalke, Dortmund dhe Hamburg. Sot e ka radhėn Bajerni

Bajer Leverkusen i ka dhėnė fund fillimin tė mbarė tė Hofenhaimit me njė fitore 5 2 nė “BayArena”. Dy gola nė fillim tė takimit, me autor Arim Hagui dhe Manuel Fridrish, i ka kalaur nė avantazh vendasit pėrpara se Vedad Ibiseviē tė ngushtonte diferencėn katėr minuta mė pas. Stefan Kisling ka rikthyer avantazhin e dy golave tė vendasve nė minutėn e 36-tė, por Hefanhaimi refuzoi tė dorėzohej dhe Fehae Salihoviē shėnoi nga pika e bardhė nė minutėn e 58-tė. Leverkuseni ka arritur tė sigurojė rezultatin me golat e minutave tė fundit me autor Trankuilo Barnetėn dhe Stefan Kisling. Shalke ka kapur kreun e renditjes me njė fitore 1-0 kundėr Bokhumit. Heiko Vesterman shėnoi golin e fitores nė minutėn e 36-tė. Borusia e Mynshengladbahut ka arritur fitoren e parė tė sezonit duke mundur Verderin 3-2. Karim Matmur ka kaluar nė avantazh skaudrėn nė minutėn e 12-tė dhe Rob Frend shėnoi golin e dytė, pėrpara se nė minutėn e 71-tė Aleksandėr Baumjohan tė vendoste fatin e ndeshjes, tė cilin dy golat me autor Pizarron dhe Diegon nuk kanė arritur ta kthejnė. Verderi nuk ka fituar asnjė nga tri ndeshjet e para nė kėtė kampionat. Nė ndeshjet e tjera, Hamburgu ka rikuperuar nga dy gola disavantazh duke kaluar Arminian e Bielefeldit me rezultatin 4 2. Arminia kaloi nė avantazh dy golash falė Kristofer Katongo dhe Artur Vishnjarek, por dy golat e Bastian Rajnhardt nė minutat 39′, 49′ kanė rikthyer qetėsinė nė kampin e Hamburgut. Sulmuesi kroat, Ivica Oliē kaloi Hamburgun nė avantazh nė minutėn e 64-ėt dhe Daniel Jarolim mbylli ēdo gjė 13 minuta nga fundi i takimit. Borusia Dortmundit e ka vazhduar nisjen mirė tė sezonit me njė fitore minimale kundėr Energie Kotbusit. Neven Subitiē shėnoi golin e vetėm nė fund tė pjesės sė parė. Volfsburgu dhe Ajntrahti kanė barazuar 2-2 nė “Volksvagen Arena”. Joanis Amanitidhis i dha Ajntrahtit avantazhin nė minutėn e 22-tė, por pesė minuta mė vonė rezultati u barazua nga pika e bardhė. Mė pas ka qenė Volfsburgu ai qė ka kaluar nė avantazh, por Faton Toski shėnoi golin e barazimit shtatė minuta nga pėrfundimi i takimit. Me ndeshjet e sotme, Bajern-Herta dhe Shtutgart-Hanover mbyllet java e tretė e Bundesligės
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bundes Liga Empty Re: Bundes Liga

Mesazh nga ARBRI Sat Sep 13, 2008 2:38 pm

Heking: Shtutgarti ka dy fytyra



Trajneri: Ata herė janė tė fortė dhe herė “tė dhurojnė” ndeshjen

Trajneri i Hanoverit, Diter Heking, nuk di se ēfarė tė presė prej Shtutgartit ditėn e sotme, duke qenė se ata e kanė nisur sezonin me njė formė tė ēuditshme. Kampionėt e Bunesligės nė 2007-ėn e hapėn fushatėn e re me njė fitore jashtė fushe kundėr Borusias sė Mynshengladbahut dhe shtatė ditė mė pas humbėn nė shtėpinė e tyre kundėr Bajer Leverkusenit. “Duket sikur ata kanė dy fytyra, - tha Heking pėr Shtutgartin. - I ndoqa nė lojėn kundėr Gladbahut dhe luajtėn shumė mirė, ndėrsa kundėr Leverksuenit nuk ishin aspak bindės. Ėshtė nė dorėn tonė tė tregojmė fytyrėn e tyre tė rradhės”. Hanoveri mban vendin e 16-tė nė Bundesligė me njė pikė, dhe ende nuk ka arritur tė gjejė rrugėn e rrjetės. “Akoma nuk i kemi reazliaur pritshmėritė tona dhe ka ardhur koha qė tė ndryshojmė diēka”, -shtoi Heking. Mikael Tarnat, Hano Balish dhe Salvbe do tė mungojnė pėr shkak tė dėmtimeve, ndėrsa Mario Egiman pritet tė zėvendėsojė mbrojtėsin Valerien Ismael. Shtutgarti nuk do tė ketė nė dispozicion sulmuesin Kakau, Ludovik Manjin dhe Sami Kediran. Do tė jetė padyshim njė ndeshje e veēantė pėr mesfushorin Jan Simak, i cili tani do tė aktivizohet me Shtutgartin, pas njė aktivizimi tė pasuksesshėm me Hanoverin para disa sezonesh.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bundes Liga Empty Re: Bundes Liga

Mesazh nga ARBRI Sat Sep 13, 2008 2:40 pm

Oliver Kahnit nuk i mungon futbolli


Ish-portieri i Gjermanisė dhe i Bajernit tė Mynihut, Oliver Kahn, ka deklaruar ditėn e hėnė se atė nuk e ka marrė malli pėr futbollin, pasi hoqi dorė pas 20 vitesh karriere nga futbolli profesionist. “Nuk janė tė shumta gjėrat, pėr tė cilat mė ka marrė malli. Thonė se kalon momente tė vėshtira kur e lė futbollin, pas njė karrierė kaq tė gjatė, por unė nuk kam ndjerė asgjė tė tillė, tha Kahn. - Pėr ndeshjet, stėrvitje, kompeticione dhe gjithēka nuk mė ka marrė malli. Mė mungon vetėm skuadra, kur ishim tė grumbulluar,” - tha Kahn, i cili, prej temperamentit tė tij mori pseudonimin “Vul-Kahn”. Veterani 39-vjeēar luajti gjithsej 557 ndeshje nė Bundesligė me Dortmundin dhe Bajernin e Mynihut; tė martėn do tė zhvillohet njė ndeshje nė nder tė tij, ku Bajerni do tė ketė pėrballė njė 11-rėsh tė Gjermanisė. “E kam kaluar gjysmėn e parė tė jetės time duke luajtur futboll, dhe nė pjesėn e dytė dua tė bėj shumė gjėra tė tjera,” - tha Kahn, i cili do tė fillojė punė si kėshilltar nė njė televizion, mė 10 shtator, kur Gjermania tė ndeshet me Finlandėn nė eliminatoren e botėrorit.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bundes Liga Empty Re: Bundes Liga

Mesazh nga ARBRI Sat Sep 13, 2008 2:41 pm

[b]Gomez: Kur jam nė formė, gjithmonė shėnoj![/b


Sulmuesi i Shtutgartit, Mario Gomez, ka qenė nė gjendje tė mirė emocionale, pas fitores sė skuadrės me rezultatin 2-0 kundėr Hanoverit. Sulmuesi i Gjermanisė ka shėnuar tri gola nė katėr ditė, duke shėnuar dy herė nė fitoren 4-1 kundėr Girot nė Kupėn UEFA. “Kėtė gjė e them prej kohėsh; sa herė qė do tė jem nė gjendje tė mirė fizike, do tė shėnoj golat e mi, - tha sulmuesi shtatlartė, i cili ka qenė nė qendėr tė kritikave pėr shkak tė prezantimit tė dobėt nė kampionatin europian. - Sigurisht, shpėrdorova shumė raste, por kėto janė gjėra qė ndodhin nė futboll, - shtoi ai. - E rėndėsishme ėshtė qė tė dal nga fusha me ndėrgjegje tė pastėr, pasi unė mundem.” Ndėrkohė qė Pavel Pardo, autori i golit tjetėr, ka zgjedhur tė fokusohet te loja e skuadrės. “Pjesa e parė ishte e mirė pėr ne dhe ne arritėm t’i shfrytėzonim rastet tona. Prandaj arritėm tė kalonim nė avantazh 2-0, - tha ai. - Edhe pjesa e dytė ishte shumė e mirė. Nė mbrojtje ishim shumė mirė.”
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Bundes Liga Empty Re: Bundes Liga

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi