♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ciftet me diference moshe

Shko poshtė

 Ciftet me diference moshe Empty Ciftet me diference moshe

Mesazh nga Sexy_Girl Fri Aug 20, 2010 11:05 pm

Tabuja e madhe e dashurive mes individėve qė kanė njė diferencė tė madhe nė moshė mes tyre ka nisur prej kohėsh qė tė thyhet. Njė gjė e tillė ėshtė ndihmuar nga kronikat e lajmeve nėpėr gazeta, jo gjithmonė detyrimisht kronika tė zeza, nga librat dhe rrėfimet e vetė personave tė famshėm qė kanė lidhje tė tilla pėr tė cilat nuk u skuqet faqja mė. Si pasojė e kėtyre ndryshimeve, paragjykimi i publikut nuk i pengon mė tė moshuarit qė tė dashurojnė dhe madje tė venė kurorė faqe tė gjithėve me nuset, apo dhėndurėt e tyre fėmijė. Dhe nuk e kemi fjalėn pėr zonjat e pasura qė paguajnė zhigolotė me orė pėr t’u sjellė kėnaqėsi seksuale, e as pėr zotėrinj tashmė nė moshė shumė tė shkuar qė kėrkojnė tė sjellin me zor vitet e rinisė pėrmes viagrės.
Rasti Bettencourt

E kemi fjalėn pėr njerėz gra dhe burra qė nuk duan tė heqin dorė nga rinia, qė kėrkojnė madje me ngulm dhe me tė gjitha mėnyrat rininė e pėrjetshme dhe tė gjitha tė mirat qė ka njė moshė e tillė, ēka nuk ėshtė njė ndėrmarrje edhe kaq e lehtė. Mbi tė gjitha janė njerėz qė nuk duan qė koha qė kalon t’u heqė njėherė e mirė tė drejtėn pėr tė dashuruar personat qė u pėlqen zemra, qofshin kėta edhe tė moshės sė nipėrve tė tyre. Pra bėhet fjalė pėr “makina” qė dėshirojnė dashurinė e pėrjetshme. E tillė ėshtė pėr shembull njė zonjė qė ėshtė lakuar shumė nė shtypin francez tė kohėve tė fundit dhe se jo pėr ēėshtjet e zemrės, por pėr ato tė parave. Por nė rastin tonė tė shohim njė tjetėr aspekt tė kėsaj zonje. Nė kulmin e akuzave qė i bėn shtypi pėr financim tė padrejtė dhe tė paligjshėm tė partisė sė Presidentit aktual, kjo zonjė qė ėshtė ndėr mė tė pasurat nė botė duke qenė se ėshtė trashėgimtarja e linjės kozmetike me famė “L’oreal”, jep njė intervistė tė papritur nė gazetėn “Le Mond” njė intervistė qė mė shumė se gjithēka e jep pėr tė mbrojtur djaloshin me tė cilin ėshtė e dashuruar. Ai quhet Fransua Mari Barnier dhe ėshtė pikėrisht vajza e trashėgimtares sė pasur qė e ka akuzuar kėtė djalosh pėr “zhvatje” tė zonjės sė pasur dhe tė jo pak, por tė plot 1 miliard eurove tė gjitha nė formėn e veprave tė artit, ēeqeve dhe sigurimeve tė jetės. Por mbi tė gjitha, intervista e ēuditshme e zonjės sė pasur ngulmonte nė tė drejtėn e saj tė ligjshme dhe tė patjetėrsueshme qė tė jetonte jetėn siē dėshironte dhe tė gėzonte tė gjitha qejfet dhe tekat dashurore deri ditėn e fundit tė jetės. Kuptohet qė fjalėn e kishte pėr dashurinė e saj me njė djalosh qė ėshtė shumė mė i ri nė moshė se zonja e moēme, Liljan. “Jeta ėshtė mė e bukur nėse e jeton e lirė tė bėsh gjėrat qė do, nėse nuk ke merake tė lėna pas. Unė e dua veprimin, ndjenjėn si dhe fantazinė”, deklaroi nė intervistėn e saj 87-vjeēarja e etur pėr jetė dhe pėr qejfe.
Mbi 80

Por kjo zonjė pėr tė cilėn folėm deri mė tani nuk ėshtė e vetmja qė ka pasur guximin, por mbi tė gjitha edhe paratė pėr tė gėzuar jetėn nė mėnyrėn e saj. Tė tilla ndjesi dhe teka karakterizojnė edhe dukeshėn pak mė tė re nė moshė, Cayetana d’Alba, emri i shkurtuar i 20 emrave tė gjatė fisnikė qė pėrbėjnė nė fakt atė qė quhet emėr i saj i vėrtetė. Madje, me kėtė emėr kaq tė gjatė ajo ėshtė pjesė e librit “Guinness”. Zonja nė fjalė ėshtė 84 vjeēe dhe tėrėsisht e dashuruar me njė shitės shumė tė thjeshtė antikuarėsh thuajse rreth tė 60-tave, Alfonso Diez. Tė dy, pavarėsisht moshės e kalojnė kohėn nėpėr ishujt e Ibizės duke bėrė tė gjitha qejfet e dy tė rinjve, madje mė shumė akoma dhe duke bėrė gjithashtu edhe tė gjitha operacionet plastike tė mundshme qė nė fakt i kanė shndėrruar tė dy nė dy kukulla llastiku pa asnjė identitet. Edhe pse ėshtė tėrėsisht e dhėnė pas “djaloshit”, dukesha ia ka bėrė tė ditur atij dhe mbi tė gjitha fėmijėve tė saj tė shumtė pėr t’i qetėsuar se nuk do tė martohet kurrė, pra pasuria e saj do tė vazhdojė tė mbetet pas vdekjes e tėra e fėmijėve. Por nga ana tjetėr do tė mbajė deri nė fund tė shtrėnguar pas vetes, sepse ky person e bėn tė lumtur dhe lumturia ėshtė luksi dhe pasuria mė e madhe qė mund tė kemi.
Nė arte

Por pėr sa u takon rasteve tė mėsipėrme dhe mbi tė gjitha dashurive me diferenca shumė tė mėdha mes partnerėve mund tė thuhet se njė gjė e tillė nuk ėshtė aspak e re, por ka ndodhur gjithmonė edhe pse jo nė pėrmasat qė po ndodh sot. Kur burri, ose gruaja e ndiejnė se po u ikėn energjia e rinisė, atėherė ata pėr ta zėvendėsuar sadopak kėtė energji tė ikur tentojnė qė tė lidhen me persona mė tė rinj nė moshė pėr t’u ndier mė tė rinj pėr sa ėshtė e mundur. Kjo mbi tė gjitha vjen nga dėshira pėr tė qenė sėrish vitalė si dikur dhe pse jo mė pėrmes vetes, por pėrmes shoqėrizimit me tė rinjtė. Kėtė ndjesi dhe fenomen e ka rrėfyer mė sė miri njė klasik i letėrsisė japoneze, Yasunari Kawabata, nė librin “Shtėpia e bukurosheve tė fjetura”. Kjo ishte njė shtėpi nė tė cilėn pleqtė shkonin dhe nė mėnyrė poetike u afroheshin disa virgjėreshave qė flinin nė mėnyrė qė vetėm pėrmes kėtij afrimi tė fitonin forcė dhe energji pėr tė jetuar. Por dashuritė me diferencė tė madhe moshe janė tė famshme pėr sa i takon tė shkuarės. E tillė ėshtė historia mes Arturo Toskaninit dhe pianistes sė tij, Ada Mainardi, i pari 66 vjeē, ndėrsa e dyta 36. Ajo u bombardua nga letrat e maestros sė madh qė fshihte nė veten e tij njė pasion tė madh dhe tė zjarrtė pėr Adėn. Apo rasti i tė famshmit Pablo Pikaso, mjeshtrit tė madh tė pikturės qė ishte 70 vjeē dhe 24-vjeēares, Geneveve Laporte. Apo rasti i Paola Borbonit dhe djaloshit Bruno, pavarėsisht se ajo ishte 70 dhe ai 30. Ishte njė lidhje qė zgjati, sepse aktorja u martua me djaloshin dhe ndenjėn sė bashku deri nė vdekjen e saj. Ndėrsa sot ėshtė njė histori dhe lidhje qė e gjejmė te lidhja mes aktorit tė famshėm francez, Zhan Pol Belmondo dhe ish-modeles shumė tė re, Barbara Gandlfi, e cila ėshtė akuzuar nė fakt se ėshtė duke e manipuluar dhe pėrdorur situatėn e rėndė shėndetėsore tė aktorit qė kaloi njė hemorragji tė rėndė cerebrale pak kohė mė parė. Po kemi edhe rastin e njė tjetėr aktori tė shquar, Alen Delon, tė cilit ende nuk i ka perėnduar plotėsisht ajo bukuria fizike me tė cilėn u bė i famshėm. Nėpėr darka dhe festivale ai del krah pėrkrah me vajza tė reja, tė panjohura dhe thuajse tė zhveshura. Janė pamje tė njė bote perėndimore qė nė fakt tė kujtojnė pamjet karakteristike pėr Afganistanin me pleqtė qė dalin nė fotografi me nuset e tyre tė mitura, sipas zakonit tė mbrapshtė tė vendit. Por nė kėto raste pyetja ėshtė a duhet t’i dėnojmė lidhje tė tilla, apo tė jemi mė mirėkuptues? Nė fund tė fundit tė gjitha kėto lidhje kanė nė bazė tė tyre atė sloganin pėr tė kaluarėn qė ka ikur dhe nuk kthehet mė, pėr rininė qė disa aludojnė se do ta rikthejnė e lidhjet me persona shumė mė tė rinj, por qė ata vetė mė pas duhen pyetur nėse ia arritėn qėllimit, apo pėsuan njė tjetėr zhgėnjim?
Mėnyrat e reja

Nė kėto raste tė pėrmendura nga qytetėrimi perėndimor ka diēka qė ėshtė nė fakt pėrtej dėshirės pėr tė rikthyer tė shkuarėn. Duket nė kėtė rast se mė e madhe ėshtė dėshira pėr t’u nxjerrė fundin gjėrave, pėr tė konsumuar gjithēka deri nė kufijtė maksimalė, njė dėshirė e shfrenuar pėr konsumizėm. Ėshtė diēka qė ka tė bėjė me dėshirėn dhe grykėsinė nė tė njėjtėn kohė. Dhe nė kėtė mėnyrė burri plak dhe vajza e re nuk pėrbėjnė mė njė turp. Njė shkrimtar francez dy shekuj m]ė parė shkruante: Rinia e bėn tė dashur ēdo gjė, ndėrsa pleqėria shėmton edhe vetė lumturinė. Sot ajo qė psikologu Heinz Hartman pėrcaktoi pėr herė tė parė si “lidhjet e zhbalancuara” nuk ėshtė mė njė rast i arkivuar, por pėrbėn njė sfidė pėr t’u eksperimentuar, pėr t’u jetuar dhe pėr t’u komunikuar. Sot dashuria romantike u lejohet tė gjitha moshave. Madje, njė gjė tė tillė e kishte parashikuar dhe ai qė konsiderohet si interpretuesi mė i madh i epokės moderne dhe sentimentit modern, Johan Woflfgang Goethe qė parashikoi se njeriu do tė marrė nė dorė ndjenjat e tij duke kėrkuar tė ēlirohet nga hallkat dhe lidhjet e martesės tradicionale.
Goethe

Ai, poeti i madh dhe teorik, kėngėtari i dhimbjeve tė dashurisė sė re nuk u tėrhoq nga dėshira nė moshė tė madhe, pėrkundrazi vazhdoi tė kultivonte zakonet e rinisė. Nė moshėn 72-vjeēare Goethe u dashurua dhe nuk u tėrhoq nga njė ndjenjė e tillė. Kėshtu ai takoi njė ditė 17-vjeēaren Ulrike von Levetzov dhe u dashurua marrėzisht me tė dhe madje ishte njė dashuri qė iu rikthye nga vajza e cila u mrekullua nga ndjenja e kėtij vejani me njė sukses tė jashtėzakonshėm. Kėtė e dėshmojnė disa letra qė pas vdekjes sė Ulrikes nė vitin 1899 u dogjėn, sepse e tillė ishte dėshira e saj. T’i rikthehemi historisė. Dy vjet pas njohjes sė vajzės, Goethe u kėrkoi prindėrve tė saj dorėn e Ulrikes, por prindėrit nuk ia dhanė. Kjo e hidhėroi shumė Goethen, i cili u largua nga lokaliteti termal ku jetonte dhe nė kėto e sipėr shkroi edhe “Elegjia e Marienbad” qė mbetet njė nga dėshmitė dashurore mė tė jashtėzakonshme.
Egoizmi

Por nėse ēdo moshė ka tė drejtėn qė tė ketė pasionet e saj vallė a nuk rrezikojmė qė tė gjendemi tė rrethuar nga njerėz tė moēėm egoistė qė mendojnė vetėm se si tė rifitojnė rininė dhe janė tėrėsisht tė dhėnė pas egoizmit tė tė jetuarit deri nė fund tė kėnaqėsive tė jetės? Nė kėtė epokė moderne numri i tė moshuarve ėshtė shumė mė i madh se nė ēdo epokė tjetėr. Pleqėria ėshtė njė moshė e vėshtirė pėr disa. Nė fakt, kėtė e dinte mirė edhe vetė Goethe qė nė “Faust” thotė: “Djalli ėshtė plak. Edhe ju kur tė plakeni do ta kuptoni atė mė mirė”.
Sexy_Girl
Sexy_Girl
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 11/12/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2857
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 4

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi