♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gabimet qe bejme nen driten e diellit dhe disa keshilla .

Shko poshtė

Gabimet qe bejme nen driten e diellit dhe disa keshilla . Empty Gabimet qe bejme nen driten e diellit dhe disa keshilla .

Mesazh nga Morena Sun Jul 25, 2010 12:50 pm

Gabimet qė bėjmė nėn dritėn e diellit


Nuk mjafton vetėm tė ekspozojmė trupin. Pėr pamjen perfekte ka njė sėrė sekretesh tė vogla


Gabimet qė bėjmė nėn dritėn e diellit


Tė gjitha kėshillat pėr njė lėkurė nė ngjyrė ēokollate


Zakone tė kėqija, bindje tė gabuara, fjalė bajate... Pėr tė marrė sa mė
shumė ngjyrė nė plazh, pa dėmtuar trupin, mjafton tė keni informacionin e
duhur dhe tė ndiqni kėto udhėzime



Rėrė e ngrohtė, njė puhizė e lehtė qė tė ledhaton trupin dhe po tė
mbyllėsh sytė tė duket sikur je nė njė ėndėrr. Ditėt e nxehta tė verės
kanė filluar "tė vjedhin" orėt e fundit qė i kanė mbetur stinės sė
pranverės. Tashmė, trupat e njerėzve janė tė zhveshur tėrėsisht nga
rrobat me mėngė tė gjata, madje shumė prej tyre kanė marrė edhe ngjyrė,
sepse u janė drejtuar qendrave tė bukurisė duke bėrė solar, duke menduar
se kjo e fundit "i mbron nga djegia" nė plazh. Tė tjerė u janė drejtuar
farmacive pėr tė blerė solucione qė e mbrojnė trupin nga dielli. Dikush
tjetėr ka zgjedhur njė krem solar me faktor mbrojtės mesatar, kėshtu
mund tė qėndrojė gjatė gjithė kohės nėn rrezet e diellit pa u
shqetėsuar. Si ju duket? Mendoni se gjithēka ėshtė nė rregull, apo jo?
Gjithsesi, kjo ėshtė ajo qė pjesa mė e madhe prej nesh ka parė, dėgjuar e
lexuar, ose thjesht qė bėn ēdo vit, sepse jemi mėsuar kėshtu.
Megjithatė, duke u ekspozuar nė kėtė mėnyrė gjatė gjithė kohės nė diell,
pa u mbrojtur, rrezikojmė tė bėjmė gabime tė vogla e tė mėdha, me
pasoja qė ndikojnė menjėherė nė lėkurė, apo rreziqe tė tjera qė shfaqen
dalėngadalė me kalimin e kohės. Shpesh ato qė na ngatėrrojnė idetė pėr
pasojat e rėnda dhe dobitė e rrezeve tė diellit janė mesazhet
kontradiktore. Lajmi i fundit ėshtė publikuar vetėm disa muaj mė parė:
nė fund tė fundit, dielli nuk tė bėn dhe aq keq, madje ndihmon nė
parandalimin e kancerit, duke favorizuar formimin e vitaminės D (kėtė e
ka bėrė tė ditur njė studim i institutit pėr studimin e kancerit nė
Oslo). Njė studim i dytė (publikuar nė "International Journal of Cancer"
) e ka rritur dozėn, duke thėnė se ekspozimi nė diell, sigurisht duke u
mbrojtur, eviton linfomėn e Hodgkin (LH, njė lloj tumori mjaft i
rrallė). Nė Shtetet e Bashkuara, "Indoor tanning association" (shoqata
amerikane e pronarėve tė solarėve) i ka pėrdorur menjėherė kėto studime
pėr njė fushatė shkatėrruese pėr mungesė informacioni. Slogani i tyre
ishte ky: "Lamtumirė frikės dhe shqetėsimit, dielli tė bėn mirė dhe
kaq".


"Janė shfaqur vetėm disa cilėsi tė efikasitetit tė vitaminės D kundėr
kancerit, ndėrkohė qė lidhja mes ekspozimit nė diell dhe tumoreve tė
lėkurės ėshtė forcuar. Gjithashtu, nuk duhet tė qėndrojmė gjithė ditėn
para diellit pėr tė marrė njė ngjyrė tė bukur. Nė ndihmė do t‘u vinin
edhe 10 minuta, apo njė dietė e shėndetshme me fruta e zarzavate. Doja
tė saktėsoja gjithashtu se solari ėshtė i dėmshėm pėr trupin e njeriut.
Nuk ėshtė e vėrtetė qė dhomat e tyre janė tė kontrolluara", thekson pėr
"Newsweek" presidenti i "American academy of dermatology".


Kjo ėshtė njė bindje mjaft e pėrhapur, ashtu siē konfirmon edhe drejtori
i shėrbimit tė fitoterapisė nė institutin dermatologjik nė Ēikago: "Nė
ndryshim nga ē‘mendohej disa vite mė parė, "melanoma" (lloj tumori
malinj) ėshtė mė e lidhur me rrezet Uva, ato qė lėshohen nga llambat, tė
cilat futen nė thellėsi e mė pak e lidhur me ato nė kombinimin Uva-Uvb,
tė pranishme nė dritėn natyrore. Ndaj, bėrja e disa seancave solar para
vajtjes nė plazh, pėr tė ulur formacionin e melaninės dhe pėr t‘u ndier
tė mbrojtur, ėshtė e gabuar".


Rreziku ėshtė shumė i limituar nėse u drejtoheni solarėve herė pas here,
gjė e cila nuk duhet nėnvleftėsuar nga ata qė e pėrdorin gjatė gjithė
vitit. Ky nuk ėshtė gabimi i vetėm qė bėjnė pėrdoruesit e solarėve. Ka
edhe nga ata qė para se tė marrin pushimet pėrfitojnė vetėm fundjavave
pėr t‘u nxirė. Ndėrsa disa tė tjerė ngrihen herėt tė shtunave nė mėngjes
dhe me njė krem solar tė mbetur nė sirtar nga viti i kaluar, me faktor
mbrojtės jo mė tė lartė se 10, lyhen e shkojnė nė plazh ose park pėr tė
kaluar ditėn.


Sipas projektit tė Bashkimit Evropian pėr parandalimin e "melanomės",
njė tubet 100 mililitra shėrben pėr tre ose katėr pėrdorime gjithsej.
Ėshtė e kėshillueshme qė ēdo dy orė trupi tė lyhet me krem, pasi tė
dilni nga uji. Edhe manuali i pėrdorimit shkruan se kremi duhet tė
qėndrojė nė ambiente tė freskėta, si dhe nėse i ruan apo jo vetitė e tij
edhe pas daljes nga uji. Ja njė tjetėr iluzion qė duhet sqaruar:
kremrat e butė e transparentė nuk e bllokojnė rrezatimin e rrezeve tė
diellit. Pėr ta mbrojtur vėrtet lėkurėn, kremi duhet pėrdorur shpesh.


Nėse nuk respektohen kėto rregulla, rreziku qė na kanoset ėshtė i madh
dhe nuk pėrfshin vetėm "melanomėn" (forma mė agresive e kancerit tė
lėkurės, qė nuk e kalon 10 pėr qind tė totalit), por edhe karcinomėn e
basaliomėn, dy forma tumorale tė frikshme, por qė nuk duhen lėnė pas
dore, sidomos e para, pasi metastazat e saj pėrhapen me shpejtėsi.
"Faktorėt e rrezikshėm pėr melanomėn njihen pjesėrisht. Disa prej janė
tė lidhur me sytė, flokėt dhe lėkurat e bardha, praninė e qukave me
formė dhe madhėsi tė ndryshme", shpjegon ish-drejtori shkencor i
institutit tė tumoreve nė Milano dhe president i programit "Melanoma" tė
OBSH-sė. "Pėr ata qė janė tė predispozuar tė ekspozohen nė diell pa
kremra mbrojtės, djegia nuk pėrbėn ndonjė problem shqetėsues, duke qenė
se janė mėsuar kėshtu qė tė vegjėl".


Nė nėntė nga dhjetė raste, kanceri i lėkurės shfaqet nė dy forma:
basalioma pėrfshin shtresat mė tė thella tė epidermės dhe duket si njė
nyjėz e vogėl me ngjyrė, vazhdon mė tej ai. Pas heqjes, mund tė
konsiderohet e shėruar; ndėrsa karcinoma, e ka origjinėn nga shtresat
sipėrfaqėsore dhe ėshtė e lidhur me djegien nga dielli (haset lehtėsisht
mbi fytyrė dhe shpinė). Ky lloj tumori rrallėherė jep metastaza, por
sėrish duhet kontrolluar. Zakonisht, nėse nė trupin e njė individi
gjendet njė kancer i tillė, atėherė ėshtė shumė e thjesht tė zhvillohen
edhe tipe tė tjera tumoresh, tė cilat duhen hequr sa mė shpejt tė jetė e
mundur.


Zgjidhja e vetme, duke evituar ekspozimin nė orėt e drekės, ėshtė
pėrdorimi korrekt i kremrave solarė. Edhe nga kjo anė kemi tė reja. "Nė
manualin e pėrdorimit, e gjithashtu nėpėr reklama, janė fshirė disa
diēitura, sepse nuk ekzistojnė substanca qė janė nė gjendje tė filtrojnė
komplet rrezet e diellit. Faktorėt mbrojtės janė bėrė uniform nė nivel
evropian, ndaj mė i kėshillueshmi ėshtė 50+. Kremrat me faktor mbrojtės
mė tė ulėt se 6 nuk janė cilėsuar si solarė, por kozmetikė, pėr tė
mbajtur trupin tė hidratuar e tė butė", thotė ai.


Pėrkrah shifrave, shoqatat e konsumatorėve kanė shkruar me shkronja
kapitale njė diēiturė mjaft domethėnėse: Pėr njė faktor nga 6 deri nė 10
duhet shkruar "mbrojtje e ulėt"; nga 15 deri nė 30 "mbrojtje mesatare";
nga 30 deri nė 50 "mbrojtje e lartė"; ndėrsa me 50+ "mbrojtje
maksimale". Shoqata kėshillon tė verifikohet data e skadencės dhe tė mos
pėrdoren produktet e hapura nė fillim tė vitit, sepse filtrat solarė
kimikė prishen lehtėsisht.


Ja njė e dhėnė tjetėr e rėndėsishme, qė jo tė gjithė e dinė: filtrat
mund tė jenė tė paqėndrueshėm e tė prishen edhe pėr shkak tė vetė
diellit, ndaj ėshtė i kėshillueshėm njė krem me faktor mbrojtės tė lartė
(kjo duhet tė jetė e shkruar nė etiketė).


Filtrat fizikė (pėrmbajnė zink dhe lėnė ngjyrė tė bardhė nė trup) nuk e
kalojnė faktorin mbrojtės 30 dhe pėr tė qenė vėrtet efikasė u duhen
bashkangjitur atyre kimikė.


Po ilaēet qė premtojnė mbrojtjen e lėkurės? "Mund tė jenė tė vlefshme
pėr tė mbajtur tė aktivizuar mbrojtjet imunitare tė lėkurės, por nuk
zėvendėsojnė kremrat solarė". Nė fakt, ilaēet pėrmbajnė antioksidues si
betacaroteni, "likopene" dhe enzima laktike. Por, shoqatat e
konsumatorėve pohojnė se bėhet fjalė pėr elementė qė gjenden te
zarzavatet, si karotat, domatet dhe prodhimet e qumėshtit. Gjithashtu,
pėr tė pasur rezultate tė ngjashme duhet tė ushqeheni nė mėnyrė sa mė tė
shėndetshme, duke konsumuar sallatė dhe kos.


Njė kujdes tė veēantė duhet t‘u kushtoni kremrave vetėnxirės, tė cilėt
stimulojnė prodhimin e melaninės, por nuk ofrojnė mbrojtje. Ndėrsa
kremrat super tė shpejtė janė thjesht ngjyrues.


Pėrveē tumoreve, nuk duhen neglizhuar efektet e tjera tė diellit, siē
ėshtė edhe eritema, njė lloj reagimi alergjik ndaj dritės. "Pjesa mė e
madhe e atyre qė vuajnė nga kjo anomali pėrdorin kortizol, pa llogaritur
mė pas qė ekspozimi bėhet i pamundur. Pėr shembull, sensibilizimi
pėrmes shoqatave ėshtė bėrė nė lidhje me rrezet e marra nė vendet
tropikale, por jo mė pak edhe kundrejt atyre tė marra nė Mesdhe. Pėr tė
parandaluar problemet e shumta duhet bėrė njė analizė korrekte e mėnyrės
se si trupi reagon ndaj dritės sė diellit, pėr shembull falė
stimuluesit diellor, njė pėrbėrės qė ndihmon pėr tė studiuar
ekzaktėsisht fototipin e njė peroni".


Vlerėsimi i fototipit ėshtė i vlefshėm pėr tė shmangur rreziqe mė
serioze, si djegiet nga dielli, qė mund tė jenė shumė tė dhimbshme,
shoqėruar me temperaturė dhe dehidratim.




Mbrojtja pėr sytė



-- Ashtu si lėkura, edhe sytė janė tė ndjeshėm ndaj ekspozimit nė diell


-- Mė tė rrezikuar janė tė moshuarit dhe fėmijėt


-- Retė filtrojnė 80 pėr qind tė rrezeve


-- Kontakti me ujin, borėn, shiun, dyshemenė, rėrėn rrit rrezikun, sepse rrezet e diellit reflektohen mbi kėto sipėrfaqe


-- Ėshtė e rėndėsishme t‘i mėsojmė sytė me syze dielli mbrojtėse




Tė mbrohemi gjatė gjithė vitit


Pėr ata qė janė bardhoshė dhe tė ndjeshėm ndaj diellit, kujdesi vetėm
gjatė stinės sė verės nuk ėshtė i mjaftueshėm. Edhe gjatė muajve tė
tjerė tė vitit fytyra dhe duart janė tė ekspozuara nė diell. Jo
rastėsisht shumė personave qė vuajnė nga "melanoma" (por edhe karcinoma)
u shfaqen probleme nė kėto pjesė tė trupit.


Ja disa kėshilla tė thjeshta pėr njė mbrojtje mė tė thellė:



-- Duhet tė shmangni nė maksimum nxirjen artificiale


-- Edhe nė dimėr duhet tė pėrdorni njė krem me faktor mbrojtės 15


-- Tė sapolindurit nuk duhet tė nxirren nė dritė. Kremrat solarė duhet tė pėrdoren vetėm pasi tė vegjlit tė kenė mbushur 6 muaj


-- Tė paktėn njė herė nė vit duhet tė bėni analizat e lėkurės nė qendra tė specializuara


-- Pėr ēdo ndryshim tė ngjyrės, formės dhe pamjes qė keni (pėr tumoret e
lėkurės tė lartpėrmendura) duhet tė vini nė dijeni mjekun.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi