♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mendon se password-et e tua jane te sigurte sa duhet?

4 posters

Shko poshtė

Mendon se password-et e tua jane te sigurte sa duhet? Empty Mendon se password-et e tua jane te sigurte sa duhet?

Mesazh nga Morena Thu May 27, 2010 5:05 pm

Mendon se password-et e tua jane te sigurte sa duhet? Password
Nese do me ftoje mua per te te thyer passwordin, e ke parasysh ate
qe ti e perdor pothuajse ne te gjitha faqet qe ti viziton, me sa
tentativa do ta gjeja?

Pra le te shohim,…. kjo eshte lista ime e 10 me te mirave. Une mund
te marr shumicen e informacionit me lehte se sa ti mendon, pastaj do te
kem mundesine te futem ne llogarine tende ne facebook, ne e-mailin
tend, kompjuterin tend madje dhe ne llogarine bankare online. Sepse po
gjeta nje password ka shume probabilitet qe ti kem gjetur te gjithe.


  1. Emri i partnerit tend, femijes, ose i kafshes shtepiake,
    mundesisht i ndjekur nga 0 ose 1 (Sepse ata po ju kerkojne gjithmone te
    vendosni nje numer, apo jo?)

  2. Numri i telefonit te shtepise ose celularit
  3. 123 ose 1234 ose 123456
  4. “password”
  5. Emri i qytetit tuaj, shkolles, ose skuadra e preferuar e futbollit.
  6. Datelindja- e juaja, e partnerit ose e femijes
  7. “zot”
  8. Marka e makines tuaj
  9. “money”
  10. “love”

Nga statistikat mund te themi se alternativat e mesiperme mund te
mbulojne 20% te te gjitheve ju. Por mos u merzisni. Nese se kam gjetur
akoma do te zgjase maksimumi disa minuta me shume para se ta gjej…

Hakcer-at kane zhvillur lloje te ndryshme veglash per te te marre te
dhenat e tua personale. Dhe e vetmja pengese qe qendron midis sigurise
se informacionit tend dhe rrjedhjes se tij eshte passwordi qe ti
zgjedh. (Ironikisht, mbrojtja me e mire qe njerzit kane eshte zakonisht
ajo e cila nuk merret me pak seriozisht)

Nje nga menyrat me te lehta per te pasur akses tek te dhenat e tua
eshte ajo nepermjet sulmit i forces bruto (Brute Force Attack). Kjo
arrihet kur nje hacker perdor nje software (program) i cili tenton te
logohet ne nje faqe duke perdorur kredencialet e tua.

Pra si do ta perdorte ndonje kete proces per te thyer sigurine tende personale. E thjeshte. Ndiq Llogjiken time.

  • Ti ka shume mundesi te perdoresh te njejtin password per shume gjera, Apo jo?
  • Shume faqe qe ti hyn si psh ajo e Bankes ka siguri te larte, prandaj une nuk do ta sulmoj ate.
  • Megjithate, faqe te tjera si psh llogaria e faqes qe ti dergon
    kartolina, forumet online qe frekuenton, faqja e facebook nuk jane dhe
    aq te pregatitura per kete sulm. Prandaj keto jane ato llogari me te
    cilat do te punoj.

  • Ajo qe duhet te bej tani eshte te hap softin tim dhe te sulmoj me
    10 000 ose 100 000 username dhe passworde te ndryshme me nje shpejtesi
    marramendese.

  • Pasi te kemi gjetur disa nga username dhe passworde te tuat mund te shkojme ti provojme ne faqe te rendesishme si ajo e bankes.
  • Por prit… Ku e di une cilen banke perdor ti ose username qe ti
    perdor per faqet qe frekuenton? Te gjitha keto informacione ruhen si
    cookies, te pa enkriptuara ne cache e shfletuesit tend te internetit si
    Firefox dhe Internet Explorer.


Dhe sa shpejt mund te behet kjo? Kjo varet nga tre gjera kryesore,
gjatesia dhe kompleksiteti i passwordit tend, shpejtesia e kompjuterit
te hackerit, dhe shpejtesia e internetit te hackerit.

Presupozojme se hackeri ka nje kompjuter relativisht te shpejte me
lidhje te shpejte interneti, kjo eshte nje parashikim i kohes qe do ti
duhej atij per te gjeneruar cdo kombinim te mundshem passwordi per nje
numer te caktuar karkateresh.

Kushtojini vemendje diferences qe ka kur perdor vetem shkronja te
vogla dhe kur perdor te gjitha karkteret (Te medhaja, te vogla,
karkatere speciale si psh. @#$%^&*)

Duke i shtuar vetem nje shkronje te madhe dhe nje * do ta ndryshonte
kohen e procesimit te passwordit me 8 shkronja nga 2.4 dite ne 2.1
shekuj.

Mendon se password-et e tua jane te sigurte sa duhet? Password-hacking-times
Kujdes keto shifrajane per nje kompjuter mesatar, dhe ket
presupozojne qe ti nuk ke perdorur asnje fjale te fjalorit. Nese Google
do te vinte kompjuterat e saj ne pune do te mbaronin 1000 here me
shpejt.

Tani, une mund te vazhdoj me ore te tera te flas rreth menyrave per
te kompromentuar sigurine tende dhe te ta bej jeten mizerje – por 95% e
ketyre metodave funksionojne duke kompromentuar passwordin tend te
dobet. Prandaj, pse mos e mbrosh veten tende qe nga fillimi dhe te
flesh gjume rehat naten?

Me besoni une e kuptoj nevojen per te zgjedhur passworde qe mbahen
mend kollaj. Por nqs do ta beni kete pse te mos perdorni dicka qe
askush nuk do e gjeje kurre dhe qe nuk permban fjale ose fraza te
zakonshme.

Ketu jane disa keshilla per passwordet:

  1. Zevendesojini shkronjat me numra qe duken te ngjashem. Shkronja “o”
    behet numri zero, ose “@” ose “*” (Psh. -model250mercedes me
    m0del25@m3rc3d3s.

  2. Fusni ne menyre te rastesishme shkronja te medha (psh M0d3l25@M3rc3d3s)
  3. Mendoni per dicka qe ka lidhje me ju kur keni qene i ri, POR MOS
    ZGJIDHNI NJE EMER PERSONI! Cdo emer plus cdo fjale ne fjalor do te
    falimentonte kollaj po ti neshtrohej nje sulmi “brute force attack”.

  4. Mbase nje vend qe ju ka pelqyer shume, nje makine specifike, nje kujtim nga pushimet, ose nje restorant i preferuar?
  5. te duhet te kesh username dhe password te ndryshme per cdo gje.
    Mbaj mend, Teknika e thyerjes se passwordit eshte te thyeje passwordin
    tend standart dhe pastaj te hyje ne cdo llogari tenden.Kjo nuk
    funksionon nese ti perdor passworde te ndryshme.

  6. Meqe eshte e veshtire per te mbajtur mend nje tufe me passworde, une do t’ju rekomandoja te perdornit programin ROBOFORM.
    Ai do te ruaje te gjithe passwordet tuaj ne menyre te enkriptuar
    (kodifikuar) dhe do thu lejojeju te perdorni nje password kryesor per
    ti pare te gjithe passwordet e tjere.Ai gjithashtu mund te mbushe
    format e faqeve te internetit dhe ju mund te shkarkoni versione per PDA
    telefon ose usb flash drive.Nese doni ta shkarkoni direkt pa vajtur tek
    faqja e ketij softi klikoni ketu. Disa te tjere parapelqejne programin KeePass per te bere kete detyre.

  7. Perdoruesit e Mac mund te perdorin 1Password eshte afersisht si Roboform, pervec se ky ka version edhe per iPhone.
  8. Pasi te keni menduar per passwordin tuaj mund ta testoni sa i sigurte eshte .

Nje gje tjeter e rendesishme eshte qe shume passworde qe ju mendoni
se jane te parendesishem kane me shume rendesi. Psh disa persona
medojne se passwordi i emailit te tyre nuk eshte i rendesishem sepse
ata nuk marrin emaile te rendesishme aty. Por ai email mund te jete i
lidhur me llogarine tuaj te bankes online. Nese gjendet ai password une
mund te hyje te faqja e bankes dhe te them qe me ka humbur passwordi i
bankes dhe ata ta ridergojne me email.

Disa persona mendojne se te gjithe passwordet te memorizuara tek
kompjuteri tyre ne shtepi i cili eshte i lidhur ne menyre te sigurte me
routerin e internetit. Sigurisht qe ata nuk e kane ndryshuar ndonjehere
passwordin fillestar ne ate pajisje dhe dikush me makine mund te vije
me nje laptop te parkoje afer shtepise te hyje ne sistemin wireless dhe
te provoje passwordet nga kjo liste dhe te marre nen kontroll te gjithe rrjetin tuaj.

Une e kuptoj shume mire shumica e njerzve nuk vlersojne te gjithe
kete deri ne momentin qe eshte teper vone dhe kane mesuar nje mesim
shume te mire. Pse nuk me beni mua dhe vetes nje nder dhe te
nderrmerrni nje aksion te vogel dhe te fuqizoni passwordet tuaja dhe te
me beni te kuptoj qe e gjithe koha qe harxhova ne shkrimin e ketij
artikulli nuk vajti dem.

Ju lutem, sigurohuni. Eshte xhungel atje perjashta.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mendon se password-et e tua jane te sigurte sa duhet? Empty Re: Mendon se password-et e tua jane te sigurte sa duhet?

Mesazh nga MONDI Fri Jun 04, 2010 8:53 pm

une eshte e vertet qe perdor te njejtin pasword te gjitha gjerat e mia personale por eshte shume e veshtire te gjendet sepse aty jane iniciale te shume njerzeve qe i kam per zemer
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mendon se password-et e tua jane te sigurte sa duhet? Empty Re: Mendon se password-et e tua jane te sigurte sa duhet?

Mesazh nga Vizitor Wed Jan 23, 2013 3:15 pm

ehhh un vendos pasuordin tej mase shkurt ndaj shpesher mi vjedhin ato add e fb

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mendon se password-et e tua jane te sigurte sa duhet? Empty Re: Mendon se password-et e tua jane te sigurte sa duhet?

Mesazh nga Ospite Wed Jan 23, 2013 4:03 pm

edhe po e gjeten pun e madhe...

Ospite
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mendon se password-et e tua jane te sigurte sa duhet? Empty Re: Mendon se password-et e tua jane te sigurte sa duhet?

Mesazh nga CLICHE' Sat Mar 09, 2013 12:22 am

Ne rrjetet sociale asgje s'eshte e sigurte, ne momentin qe ke shtypur ne tastiere ajo qe ke shkruar dhe nisur ne rrjet mbetet aty dhe atyre qe ju intereson dhe kane njohuri te mjaftueshme e vjedhin password-in pa p/b, pa pyetur sa gjate apo te ngaterruar e ke bere Mendon se password-et e tua jane te sigurte sa duhet? 225694 Nje gje e di qe vjedhja e password-ve nuk behet asnjeher manuale, thjesht behet copy/paste, qe kshu sido ta kesh bere kujt I intereson e kopjon Mendon se password-et e tua jane te sigurte sa duhet? 585171
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mendon se password-et e tua jane te sigurte sa duhet? Empty Re: Mendon se password-et e tua jane te sigurte sa duhet?

Mesazh nga JK Thu Sep 25, 2014 11:11 am

se vjedh kush fb tim se skan qa me e dasht jo x gjo
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mendon se password-et e tua jane te sigurte sa duhet? Empty Re: Mendon se password-et e tua jane te sigurte sa duhet?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi