♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrėzohet avioni me 132 persona nė bord. Vdes presidenti i Polonisė

Shko poshtė

Rrėzohet avioni me 132 persona nė bord. Vdes presidenti i Polonisė Empty Rrėzohet avioni me 132 persona nė bord. Vdes presidenti i Polonisė

Mesazh nga capkenja Sat Apr 10, 2010 12:29 pm

Presidenti polak, Lech Kaczynski ka humbur jetėn gjatė rrėzimit tė avionit Tupolev 154, mėngjesin e sotėm ne Rusi. Tragjedia ajrore ndodhi ndėrkohė qė avioni uljen nė qytetin Smolensk tė Rusisė.

Bashkė me tė gjetėn vdekjen 132 persona qė udhėtonin nė bordin e avionit, bashkeshortja e tij, dhe delegacioni zyrtar qė e shoqėronte; zėvendėsministri i Jashtėm polak, shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė dhe guvernatori i bankės qendrore.

Mediat raportojne se ne avion ka qene edhe vellai binjak i presidentit polak qe ka qene ish kryeminister, por kjo nuk konfirmohet zyrtarisht.

Autoritetet ruse kanė bėrė me dije zyrtarisht se nga tragjedia nuk ka tė mbijetuar dhe dyshohet se avioni gjatė uljes tė jetė pėrplasur me ndonjė pemė, pasi ka qenė shumė mjegull.

Guvernatori i Smolenskut, Sergei Antufiev, tha se aeroplani "u rrėzua mbi pemė dhe u nda nė copa". Burimet zyrtare thonė se mjegulla e dendur mund tė jetė njė nga shkaqet e rrėzimit tė aeroplanit.

Antufiev ishte i pari qė deklaroi zyrtarisht se "nuk ka asnjė tė mbijetuar nga aksidenti". Presidenti polak, Kazēinski, po udhėtonte pėr tė marrė pjesė nė ceremonitė pėrkujtimore tė tė vrarėve gjatė Luftė sė Dytė Botėrore nė Katin.

Fillimisht mediat ruse dhe agjencia "Itar Tass", duke iu referuar zyrtarėve tė emergjencave raportojnė se 87 persona kanė vdekur nga rrėzimi i aeroplanit.

Mėsohet se presidenti polak po udhėtonte pėr tė shkuar mė pas nė Katyan pėr t'i bėrė homazh 22 mijė viktimave tė masakrės sė urdhėruar nga Stalini.


Shekulli
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Rrėzohet avioni me 132 persona nė bord. Vdes presidenti i Polonisė Empty Re: Rrėzohet avioni me 132 persona nė bord. Vdes presidenti i Polonisė

Mesazh nga Vizitor Tue Jan 29, 2013 4:03 pm

merzit merzit ndjehem keq kur lexoj vdekje

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi