♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 prerjet e flokėve qė kanė kushtuar mė shumė

Shko poshtė

10 prerjet e flokėve qė kanė kushtuar mė shumė Empty 10 prerjet e flokėve qė kanė kushtuar mė shumė

Mesazh nga capkenja Tue Apr 06, 2010 4:45 pm

Nga prerja 200 dollarėshe e Bill Clinton, e deri tek David Beckham e John Edwards

Meshkujt qė kanė hyrė nė histori pėr shumėn e shpenzuar pėr stilimin e flokėve

Stilimi i flokėve ėshtė njė biznes serioz dhe mjaft i kushtueshėm. E nuk janė vetėm femrat nė fakt ato qė janė tė dhėna pas ndryshimit tė modeleve tė flokėve. Nė rastin konkret bėhet fjalė pėr meshkuj tė famshėm, tė cilėt kanė bėrė histori me prerjet e tyre tė kushtueshme tė flokėve. Disa prej tyre kanė rrezikuar karrierėn, tė tjerė kanė prerė flokėt pėr tė mbledhur fonde pėr bamirėsi, e dikush ka lėnė dyqanin e diamanteve hapur pėr tė shkuar e prerė flokėt. Guvernatori i Floridės Charlie Crist ėshtė tallur kohėt e fundit me njė prerje flokėsh 134-dollarėshe. Jo tė tijėn, por me tė kundėrshtarit tė tij politik, Marco Rubbio, pėr tė cilin thotė se e ka paguar prerjen e flokėve me kartėn e kreditit tė partisė Republikane. Ata tė dy u shfaqė nė televizion nė debatin e parė televiziv mė 28 mars dhe prerja 134 dollarėshe e flokėve ishte tema kryesore e debatit. Christ u shpreh se shpenzimi prej 134 dollarėsh mund tė jetė pėrdorur pėr prerje flokėsh “ose mbase ka qenė pėr debitim”. Nė maj tė vitit 1993 pėr rreth njė orė katėr prej pistave tė aeroportit tė Los Anxhelosit u mbyllėn. Arsyeja pėr mbylljen ishte prania e njė avioni “Air Force One” ku ndodhej presidenti i atėhershėm, Bill Clinton i cili isht nė prag tė njė prerje flokėsh 200 dollarėshe nga njė stilist i famshėm i quajtur, Christophe. Kjo shkaktoi vonesa nė aeroport dhe ēėshtja e flokėve tė Clinton u kthye nė “Hairgate”. Ēėshtja ėshtė jo ndodhi kur presidenti po pėrpiqej tė kalonte nė kongres njė projektligj pėr reduktimin e deficitit. Nė vitin 1977 Ray Kroc, personi qė krijoi suksesin e McDonald’s mbajti peng njė donacion deri sa komediani Jerry Lewis t’i bėnte gjerat sipas mėnyrės sė tij. Lewis ishte president i Shoqatės sė Distrofisė Muskulare dhe Kroc premtoi se do dhuronte 250 mijė dollarė nė komediani do priste flokėt nė njė model mė serioz. Dhe ai i preu. Titujt e gazetave shkruanin: “Tė presėsh flokėt pėr njė kauzė tė madhe” bashkė me fotot e Lewis qė priste flokėt nė Hollivud. Kur nė vitin 2007 u hap fjala se John Edwards kishte pėrdorur kontributet e fushatės pėr tė paguar njė prerje flokėsh 400 dollarė nė njė sallon nė Beverli Hills, Kaliforni imazhi i tij u bė copash. Mė pas ai filloi tė bėnte shaka me kėtė fakt duke u shprehur “Tė gjithė supozohet tė kenė njė shans nė SHBA. Pse mendojmė se njerėzit duan tė vijnė kėtu?...Ata duan tė vijnė sepse njerėz si unė qė vijnė nga hiēi...djali i njė mullixhiu tani po kandidon pėr president i SHBA dhe paguan 400 dollarė pėr njė prerje flokėsh”. Futbollisti dhe ikona e reklamave David Beckham ishte burri i tretė nė botė qė u bė imazh i “Brylcreem, njė kompani britanike e stilimit tė flokėve qė ekziston prej vitit 1928. Kur ai nėnshkroi kontratėn nė vitin 1997 ai njihej nga mediat si i dashuri i “Posh Spice” dhe pėr njė djalė simpatik me flokė bionde tė kapura bisht. “Brylcreem” i ofroi atij 6.1 milionė dollarė pėr njė kontratė katėr-vjeēare. Si pjesė e kėsaj ai i preu flokėt zero nė vitin 2000. Kur je sulltani i Bruenit faturat janė ēėshtje aq e parėndėsishme sa kur bėhet fjalė pėr njė prerje flokėsh qė kushton 23 mijė dollarė kjo s’duket aspak anormale. Nė vitin 2009 bota mėsoi se Haji Hassanal Bolkiah me njė pasuri prej 20 milionė dollarėsh paguan 23 mijė dollarė qė tė presė flokėt tek stilisti i tij i preferuar, Ken Modestou nga Londra. Prerja kushton akoma mė shumė duke pasur parasysh fluturimin dhe akomodimin nė hotel pėr disa netė tė stilistit nė Brunei. John Paul DeJoria, president dhe bashkė-themelues i kompanisė sė stilimit tė flokėve John Paul Mitchells Systems ėshtė njohur gjithnjė pėr bishtin e tij tė gjatė dhe elegant. Por, kur cunami shkatėrrues pėrfshiu Azinė ai ofroi ta priste atė dhe ta ofronte nė njė ankand pėr tė fituar para qė do shkonin nė ndihmė tė tė dėmtuarve. Ēmimi fillestar i DeJoria-s ishte 10 mijė dollarė por ai arriti tė fitonte 50 mijė dollarė nga bishti i flokėve, i ciil u ble nga prezantuesja radiofonike, Leeza Gibbons.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi