♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

T i t a n e t

3 posters

Shko poshtė

T i t a n e t Empty T i t a n e t

Mesazh nga bigbeng Wed Mar 31, 2010 2:51 pm

............... T I T A N E T.....
..............................................Mitologjia e Vjeter Greke.........................

TITANĖT (greq. Titanes, lat. Titanes) - djemtė, gjegjėsisht vajzat e Uranit, zotit tė qiellit dhe tė Gesė, hyjneshės sė tokės.

Nė fillim kanė qenė dymbėdhjetė, gjashtė qenje mashkullore (Oqeani, Koeu, Kriu, Hiperioni, Japeti dhe Kroni) dhe gjashtė femėrore (Tea, Rea, Mnemozina, Feba, Temida dhe Tetisi). Mė vonė nė mesin e tyre janė pėrfshirė edhe pasardhėsit e tyre, pėr shembull Prometheu dhe Epimeteu, djemtė e Japetit, ndonjėherė edhe Deukalioni i biri i Prometheut, e tė tjerė. Titanėt e brezit tė parė kanė jetuar nė qiell nėn sundimin e Uranit, babait tė tyre dhe e kanė ruajtur fronin e tij. Sa gjatė kanė jetuar atje, nuk dihet saktėsisht. Mitet pajtohen lidhur me fatin e secilit prej tyre.

Kur e ėma e titanėve, Gea, ia lind Uranit tre trekrerėsha dhe Hekatonkeirin, viganin njėqindduarsh, tė cilėt kanė qenė njėsoj arogantė sa edhe tė neveritshėm. Urani nga urrejtja i mbylli nė brendėsi tė tokės. Njė gjest i tillė ndaj fėmijėve tė vet e zemėroi Gejėn prandaj vendosi qė t'i hakmirret. Vjen te titanėt dhe i nxit qė Uranin ta rrėzojnė nga pushteti.

Mirėpo, askush nuk deshti tė ēojė dorė nė babain e vet. Nė fund pėr diēka tė tillė vendosi djali mė i ri, Kroni. Me dinakėri Uranit ia privoi vetinė mashkullore e fuqinė dhe nė vend tė tij u shpall sundues i gjithėsisė. Motrat dhe vėllazėrit e vet i detyroi qė t'i shėrbejnė si mbėshtetės tė fronit tė tij. Mė vonė Kronin e gjeti i njėjti fat. Kundėr tij u ngrit djali i ti mė i ri, Zeusi, ia mori pushtetin dhe u bė zot suprem.

Beteja nė mes Kronit dhe Zeusit kryengritės ishte e tmerrshme dhe e pamėshirshme. Ka zgjatur dhjetė vjet. Kronit i ndihmuan shumica e titanėve. Nė anėn e Zeusit ishin vetėm vėllazėrit e tij, Poseidoni dhe Hadi, dhe sė bashku me ta edhe vėllazėrit e titanėve, kiklopėt dhe hekatonkeirėt, tė cilėt Zeusi i liroi nga burgu i nėntokės.

Zeusit iu bashkuan edhe disa prej titanėve tė cilėt nuk ishin tė kėnaqur me sundimin e Kronit, para sė gjithash Oqeani dhe e bija e tij, Stiksa me katėr fėmijėt e saj, mandej edhe Prometheu, i biri i Japetit. Kur Zeusi sė bashku me aleatėt e vet ngadhėnjeu e rroposi Kronin sė bashku me titanėt nė errėsirėn e amshueshme tė Tartarit, ku i kanė ruajtur qindduartė e pamposhtur hekatonkeirėt.

Me fitoren e Zeusit pėrfundoi sundimi i titanėve nė botė, por jo tėrėsisht dhe pėrgjithmonė. Sipas miteve greke njerėzit e sotėm qė sundojnė nė botė janė pasardhėsit e titanėve: kur Zeusi e pėrmbyt brezin e parė tė njerėzve me ujė, titanė Promethe, krijuesi i njeriut, i bėnė tė mundshėm birit tė vet, Deukalionit dhe gruas sė tij Pirrhes qė tė shpėtojnė dhe ta themelojnė farėn e re tė njerėzimit. Ky brez i ri i njerėzve e ka mbijetuar sundimin e Zeusit dhe tė gjithė zotėrave Olimpikė, kurse tė mėdhenjėt edhe sot quhen titanė.

Lufta e titanėve kundėr Zeusit dhe zotėrave Olimpikė, e njohur qė nga mitet mė tė lashta greke, qė nga lashtėsia i ka frymėzuar artistėt figurativė. Pamjet nga kjo luftė janė ruajtur veēmas nė piktura tė shumta nė vaza qė nga mbarimi i shek. VII para e.s. I njohim poashtu edhe disa relieve dhe skulptura nė veaēnti tė titanėve. Nė disa skulptura tė kohės sė vjetėr, e veēmas tė kohės sė re titanėt shkrihen me gjigantėt.

Ndonjėherė i ngatėrrojnė edhe nė letėrsi, madje qė nga koha romake. Nė mesin e Titanomahisė pėr mė tė mirėn merret freska e Giulio Romanit e vitit 1532-1534 nė Palezzo del Te (Paiaco del Te) nė Mantovė, pandan i Gjigantomahisė sė atjeshme tė tij.

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

T i t a n e t Empty Re: T i t a n e t

Mesazh nga Morena Mon Aug 09, 2010 7:13 pm

Titanet

Titanet sipas mitologjise greke ishin bijte e
Uranit(Zoti i qiejve) dhe gaias(Zonja e tokes).Ishin gjithsej
dymbedhjete,gjashte femra dhe gjashte meshkuj.Keta ishin zotat
fillestare dhe bashke me Cikllopet dhe Ekantokiret bridhnin nper toke te
lire
Titanet ishin si me poshte:

Meshkujt:Oqeani,Kronos, Krio, Hiperioni, Koio, Xhapeto
Femrat :Teti, Febe, Rea, Mnemosine, Temi, Teia.

I shtyre nga e ema Gaia,djali me i vogel Kronos,sulmoi te jatin e mundi
dhe mori fronin e tij.Me tutje u martua me motren e tij Rean dhe beri
shume femije te cilet i hante nga frika se mos tentonin ta vrisnin si
kish bere ai me te jatin e vet.
Rea,e shoqja arriti te shpetoje vec
nje nga bijte qe ishte Zeus i cili u rrit dhe deyroi te jatin te lironte
bijte qe kishte ngrene(qe nuk kishin vdekur se ishin te pavdekshem) .Keshtu
Zeus mori vendin e te jatit dhe u be Zot i Zotave.Por disa Zota ju
kundervune dhe keshtu nisi nje lufte e tmerrmshme e quajtur edhe
Titanomakia dhe qe zgjati 10 vite.Pas mbarimit te luftes te
mundurit(kundershtaret e Zeusit) u derguan ne Had(saktesisht ne Tarta)
dhe ruheshin nga Cikllopet dhe Ekatonkiret qe kishin luftuar perkrah
Zeusit.
Historia e Titaneve percillet nga letersia si ne Eneiden e Virgjilit.
Gli antichi Titani al ciel rubelli" (Eneide, VI, 866).
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

T i t a n e t Empty Re: T i t a n e t

Mesazh nga Mona Mon Aug 09, 2010 7:38 pm

interesante eshte perher historia e miteve
ca si i tmershem akti i ngrenjes se femijeve T i t a n e t Affraid
Mona
Mona
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/01/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2777
Vendndodhja Vendndodhja : Tiranė
Hobi Hobi : faqet e ndryshme tė internetit
Humor Humor : eee mundohem tė jem githmon me humor
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/07/2010
Falenderimet Falenderimet : 57

http://wwwka2010.webs.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

T i t a n e t Empty Re: T i t a n e t

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi