♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Vejusha e zeze” e internetit

Shko poshtė

“Vejusha e zeze” e internetit Empty “Vejusha e zeze” e internetit

Mesazh nga capkenja Sun Mar 28, 2010 5:58 pm

“Vejusha e zeze” e internetit Halkimizin-yuzde-29-u-interneti-duymamis-1234430242


Si pėr herėn e parė, Naoki Yasuda mendoi se gjėrat kishin shkuar siē duhej. Gruaja 46-vjeēare ishte shumė mė ndryshe nga fotoja qė kishte vendosur nė sajtin e takimeve nė internet, megjithatė dukej e kėndshme dhe e mirė, e kujdesshme dhe e gatshme pėr tė nisur njė marrėdhėnie serioze. Ēifti pėr tre javė rresht kishte shkėmbyer biseda tė gjata nė rrjet dhe mė pas ishte takuar nė apartamentin modest tė 46-vjeēares nė Tokio shtatorin e kaluar. Pas disa ditėsh, Kanae Kijima kishte rėnė dakord qė tė jetonte nė shtėpinė e 46-vjeēarit pėr njė javė. “Nė mėngjes mė pėrgatiti petulla, pasdite makarona dhe nė darkė patate tė fėrguara”, kujton Yasuda. “Ushqimi ishte shumė i shijshėm dhe shtėpia ishte gjithmonė e pastėr. Pasditeve mė bėnte ēaj dhe m’u krijua mendimi se do tė ishte njė grua e jashtėzakonshme. Por nuk ishte e thėnė”.

“Mė 21 shtator, policia mė mori nė telefon pėr tė mė thėnė se personi me tė cilin po jetoja dyshohej se kishte droguar dhe grabitur shumė meshkuj”. Por nuk do tė mbaronte me kaq. Pasi policėt e morėn nė pyetje, Yasuda pa i tronditur nė emisionin e lajmeve se vajza qė kishte futur nė shtėpi akuzohej pėr vrasėse nė seri, qė ishte pėrfshirė nė vdekjen e tė paktėn 4 meshkujve. Mė i fundit nė listė, njė 41-vjeēar, ishte gjetur i vdekur njė muaj mė parė nė njė situatė qė policisė i ishte dukur fillimisht si njė vetėvrasje, por qė nuk ishte aspak e tillė. Kijima, e cila po pret fillimin e gjykimit, dyshohet se kishte hedhur njė gjumėvėnės nė biftekun qė i kishte gatuar burrit dhe mė pas si kishte rėnė nė gjumė e kishte helmuar. Tė gjitha kėto i kishte bėrė pėr t’i grabitur atij 37 mijė dollarė, tė cilat burri i mbante fshehur nė shtėpi. Fillimisht lajmi u duk i pabesueshėm pėr 46-vjeēarin, me tė cilin gruaja kishte qenė pėr herė tė fundit, por e vėrteta ishte shumė mė e hidhur. Sipas akuzave, Kijima kishte grabitur shumė meshkuj, tė cilėt i njihte dhe i joshte nėpėr sajtet e njohjeve. Ajo hiqej si njė terapiste dhe si njė amvisė shumė e mirė. Nė faqen e saj nė internet ajo vinte fotot e gatimeve tė saj, tė cilat dukeshin shumė tė mira dhe tėrhiqnin vėmendjen e meshkujve, qė ishin nė kėrkim tė njė bashkėshorteje tė mirė dhe tė devotshme. Pas disa vitesh mashtrimesh dhe vrasjesh, pasuria e saj mendohet tė ketė arritur nė 2 milionė euro. Pjesa mė e madhe e viktimave tė saj ishin meshkuj tė shtresės sė mesme, tė vetmuar, nė kėrkim tė njeriut tė jetės. Media japoneze menjėherė e quajti vrasėsen nė seri ‘vejusha vrasėse’.

Por, ndėrsa procesi gjyqėsor ndaj tė akuzuarės ėshtė nė pėrgatitje e sipėr, i gjithė komuniteti i rrjetit nė Japoni ndihet i tmerruar dhe i tronditur nga njė fakt i tillė, qė mund t’i kishte rėnė pėr hise kujtdo. Nė Japoni, si dhe nė vende tė ndryshme perėndimore, ka shumė persona qė janė tė vetmuar dhe nė kėrkim tė shoqėrive tė pėrkohshme e tė pėrhershme dhe ky ėshtė njė kontingjent i madh pėr ata qė janė nė gjuajtje tė viktimave. Nė Japoni, njė numėr gjithnjė e mė i madh njerėzish i janė drejtuar internetit pėr tė krijuar lidhjet e tyre intime dhe kryesisht bėhet fjalė pėr meshkuj tė moshės sė mesme, qė kanė edhe tė ardhura tė qėndrueshme, si edhe kursime. “Unė jam i ēuditur me vetminė qė ndiejnė meshkujt. Ata kalojnė gati nė dėshpėrim nė disa raste dhe nga dėshira pėr t’u lidhur me dikė verbohen plotėsisht dhe lejojnė t’u hyjnė nė shtėpi femra nga mė tė rrezikshmet”, thotė njė psikolog japonez.

Zoti Oide ishte njė viktimė tipike e grave qė janė nė gjuajtje tė burrave tė pasur nė internet. Ai ishte i ndrojtur, i vetmuar dhe nė moshė tė mesme dhe kishte njė blog tė vetin ku postonte modele tė veshjeve qė prodhonte. Disa ditė para se tė vdiste kishte shkruar nė blogun e tij se mė nė fund kishte takuar njė person me tė cilin kishte vendosur tė ndante jetėn dhe pėr kėtė do tė shkonte tė takonte edhe familjen e saj. “Tani, nė moshėn 41-vjeēare, ndihem mė nė fund me fat pėr njeriun qė kam gjetur. Kemi vendosur tė blejmė sė bashku njė shtėpi dhe do tė nisim njė jetė tė re”, shkruante mė tej viktima 41-vjeēare. Nė ditėt nė vijim ai shkruante vetėm pak rreshta, sepse siē shpjegonte, ishte nė udhėtim me tė fejuarėn e tij misterioze, me tė cilėn do tė martohej nė pėrfundim tė udhėtimit. Por mė 6 gusht, kufoma e tij u gjet e mbytur nė anėn e pasme tė njė makine tė marrė me qira nė njė nga periferitė veriore tė Tokios. Fillimisht policėt kujtuan se burri kishte vrarė veten, por mė pas doli se ishte njė vrasje. Sipas hetuesve, vajza 34-vjeēare ishte njė mjeshtre e vėrtetė nė ndjelljen e meshkujve. Ajo nuk ishte fare e pashme, por mungesėn e pamjes e kompensonte me njė dinakėri tė madhe dhe me njė shtirje qė arrinte tė gėnjente edhe meshkujt inteligjentė. Ajo i kishte thurur lavde tė mėdha vetes nė blogun e saj. Veēanėrisht pėr sa u takon aftėsive kulinare. Fotot qė kishte publikuar ishin tė pėrpunuara kompjuterikisht dhe nuk e pasqyronin fare realitetin, megjithatė shėrbenin vetėm sa pėr tė ndjellė fillimisht, sepse mė pas ajo ishte e zonja qė t’i bėnte pėr vete me sjelljet e rafinuara dhe djallėzore. Aftėsia e saj pėr tė manipuluar meshkujt ishte aq e madhe sa edhe njė person me shumė intuitė dhe pėrvojė do ta kishte tė vėshtirė tė dallonte falsitetin nė veprimet e saj. Viktima e saj e parė ishte njė 70-vjeēar, menaxher i pasur. Kėtij njeriu ajo iu shfaq si njė studente jetime, nė kėrkim tė mbėshtetėsve financiarė pėr studimet. Plaku pranoi qė t’i paguante pėr ēdo takim tė tyrin 20 mijė dollarė, gjoja pėr tė mbuluar shpenzimet e shkollės. Ai i dha edhe kodin e kartės sė kreditit dhe pas disa kohėsh u gjet i vdekur. Pėr miqtė ai ishte njė njeri shumė i zgjuar dhe dinak, qė zor se do tė kishte rėnė pre e ndonjė mashtrimi, por ja qė vajza kishte qenė mė e zonja se ai. Kijima kishte njė intuitė tė zhvilluar dhe njė fantazi pėr sa u pėrket nevojave qė kishte secili nga meshkujt qė takonte. Pasi e kuptonte se ēfarė kėrkonin, ajo u jepte mė tė mirėn e mundshme, qoftė kjo shoqėri, seks, gatim, apo idenė e njė bashkėshorteje tė ardhshme tė devotshme. Pėr sa i pėrket ēėshtjes gjyqėsore, ajo pritet qė tė zgjasė pėr vite tė tėra. Policia japoneze, e cila shquhet pėr kujdesin dhe saktėsinė e gjėrave, po e ndėrton kėtė rast me shumė kujdes dhe duke u bazuar nė morinė e provave qė tashmė janė tė shumta. Ndėrkaq, nė njė vend si Japonia, ku gratė luajnė njė rol tė dorės sė dytė nė tė gjitha sferat e jetės, “vejusha e zezė” ėshtė shndėrruar nė njė rast qė ka hedhur nė erė tė ashtuquajturin “vetėbesimi mashkullor”. Sipas blogėve tė ndryshėm nė internet, Kijima ka shkatėrruar besimin e meshkujve te femrat, te takimet dhe martesat me to. Ata ndihen shumė mė tepėr tė frikėsuar dhe tė hutuar se mė parė, qė tė lėnė takime me partneret pėrmes internetit.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi