♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

misteri i llogjikes se mashkullit ne vitet moderne...

Shko poshtė

misteri i llogjikes se mashkullit ne vitet moderne... Empty misteri i llogjikes se mashkullit ne vitet moderne...

Mesazh nga abileda Fri Mar 26, 2010 12:57 am

MESHKUJT, NDYRRESIRAT E LINDUR NGA E BUKURA



Cfare jemi? Nga vijme? Si jemi? Si funksionojme? Cfare bejme? Jane keto pyetjet qe cdo mashkull ja ben vetes dhe cdo femer po ashtu,vetes per veten dhe vetes per meshkujt.
Vijme nga krijimi i madh. Te krijuar si fillim dhe te lindur ne vazhdimesi, prej femres, dhurates me te bukur, dhuruar nga dicka mbinjerezore. Lindim dhe rritemi normalisht nen kujdesin e po asaj dhurate qe na lindi. Egoiste ne vegjeli dhe krenar ne rritje, dinak ne vazhimesi dhe perfundues ne plakeri. Ndoshta te ndyre.
Fillojme nje jete ku pavaresisht se ka pune per te bere, shkolla dhe universitete per te stjuduar, miqesi dhe detyrime per te perfunduar, shumicen e kohes mendja jone punon per te vetmen gje qe na jep kenaqesi, per te poshteruar femeroren, pikerisht ate dhurate prej se ciles kemi lindur dhe jemi rritur dhe kujdeset per ne ne pamundesine tone. Nje realitet hidherues, dritherues, demoralizues por serisht kenaqesi. Jo ndoshta por vertet te ndyre.
Genjeshtar dhe manipulues profesionist ne fillimin e histories dhe po aq profesionist gjynafqar dhe viktima ne fund te saj. Plot keaqesi shkaterojme endrra, shpresa, imagjinata, fantazi, plane dhe projekte te fshehta femerore dhe gjithcka tjeter te mrekullueshme qe permban femeroren brenda saj.
Dashurojme ne pafundesi deri sa nuk kemi poshteruar ende, dhe urrejme po aq pafundesisht, indifferent pa limit kur ja kemi arritur atij qellimi, te poshterojme te bukuren, te vetmen gje te mrekullueshme egzistenciale fizike ne toke. Femren.
Gezimi dhe lumturia, simpatia dhe bukuria e gjithckaje ne kete jete vjen vetem fale pjesmarjes femerore brenda saj. Lindja e nje femije, nje cast lumturie qe te gjithe e enderrojme, sdo te ndodhte pa nje femer. Ajo vuan, ndjen dhimbje, shtrengohet dhe duron gjithcka vtem qe ti dhuroje atij te poshtrit kenaqesi, perpiqet most a merzise ate dhe ne fund mer cfare lumturie ka mbetur nga ai mizor I pangopur, nga ai mashkull qe di vetem te mare kenaqesi dhe te jape vuajtje.
Shenjteria dhe vertetimi se femra eshte dhurate e dhene nga Zoti tregohet bindshem ne virgjerin e saj. E vetmja pasuri personale. Femra enderon pafundesisht ate moment, e kthen ate qe pavaresisht me dhimbje ne momentin me te bukur te jetes se saj. Enderrime pafund, imagjinata pa limit dhe fantazi pertej realitetit mizor. Dhe ne fund mbetet vetem shpresa dhe pritja se ai moment do jete po aq i bukur sa ceshte ne endrren e saj te pernatshme para se te mbyllte ata sy aq te bukur....
Hahaha.... por e genjen mendja, sepse ekziston nje ndyresire, nje i pashpirt qe cdo enderr te bukur, imagjinate te perkyer dhe fantazi te lezetshme e kthen vetem ne nje vuajtje te pafund, aq te madhe sa mendja njerezore nuk mund ta kuptoj dhe sigurisht nuk mund ta besoj.
Endra behet dhimbje, imagjinata lot, lumturia vuajtje dhe ajo shprese dhe pritje kthehet ne urrejtje por jo per ate por per veten. Nuk eshte e djallezuar per te urryer ate dhe cdo faj dhe gabim ja hedh vetes. Padjallezi me teper se cduhet. Ngadale, nuk mbaron me kaq, ka akoma. Vuan dhe vetem vuan, asgje tjeter. Dhe ai ndyresira kthehet prape me fjalet e bukura dhe djallezore “kam ndryshuar, nuk jam me ai qe kam qene....” dhe premton dashuri, lumturi, gezime dhe harmoni mes tyre. Dhe femerorja e padjallezuar e beson dhe hidhet serisht ne krahet e tij te pista. O Zot sa inat, ai ndyresira arriti serisht ta genjej.
Dhe asgje ska ndryshuar, ai ndyresira merr ate qe donte, ploteson epshet e tij trupore, merr kenaqesine shpirterore dhe iken, me siguri per te genjyer ndonje tjeter te mjere. Dhe serisht ajo vuan, ajo bukuri aq e ralle vuan o Zot, e bute, e brishte, e embel, simpatike dhe e padjallezuar. Po ku do tja dije ai ndyresira per keto, ai e beri te tijen.
Poshterohet dhe braktiset pikerisht prej atij qe vete e ka lindur dhe rritur me aq perkujdesje dhe kenaqesi. Ka pasur stres dhe ankth per te, ka ndjere shqetesim per vaprimet e tij, ka harxhuar cdo energji per rritjen e tij dhe ai i ndyri si ja shperblen??? Duke i dhuruar dhimbje dhe vuajtje pafund, lot dhe poshterim. Mosmirenjohes....i ndyre.... shkaterroi pikerisht strofullen ku ndenji nente muaj dhe ate dere prej se ciles ka dale nen driteten e diellit. Shkateroi pikerisht ato ndjenja qe jane shqetesuar per te. O Zot sa i ndyre.
Dhe rruga vazhdon, genje-shkatero-poshtero-kenaqu. Motoja e vemte e mashkullit, arsyeja e vetme per te cilen jeton. Dhe jeta e favorizon, vdekja e perkrah dhe vuajtja i jep arsye. Ndyresire e poshtert!!!
abileda
abileda
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 24/10/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10
Vendndodhja Vendndodhja : ne levizje...
Hobi Hobi : krijime dhe lexime
Humor Humor : ka mbaruar...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 25/03/2010
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi