♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy djemtė e Ismail Qemalit,pėr tė cilėt nuk u fol kurrė

Shko poshtė

Dy djemtė e Ismail Qemalit,pėr tė cilėt nuk u fol kurrė Empty Dy djemtė e Ismail Qemalit,pėr tė cilėt nuk u fol kurrė

Mesazh nga capkenja Mon Mar 22, 2010 4:33 pm

(Fatkeqėsisht, historia e Ismail Qemalit dhe e familjes sė tij,kur vendi po i afrohet 100 vjetorit tė Pavarėsisė,pret akoma tė shkruhet)
Marr shkas tė shkruaj diēka pėr Familjen e Ismail Qemalit, pėr djemtė dhe vajzat e tij, veēanėrisht duke u ndalur nė dy prej tyre, jo vetėm thjesht pėr tė treguar njė aspekt tė panjohur tė jetės sė tij, por ngaqė historia jonė (nė kėtė rast historia e Atij qė Shpalli Pavarėsinė e Shqipėrisė, pavarėsinė e njė populli tė tėrė, Atij qė sakrifikoi gjithshka pėr Atdheun), ėshtė shkruar dhe vazhdon tė shkruhet shtrembėr, njė paradoks i paparė, kur vendi po i afrohet 100 vjetorit tė Pavarėsisė!!! Nė ndonjė rast shkruhet shtrembėr, pėr mosdije; nė ndonjė rast qėllimisht. Rrallė ndodh nė histori qė kur shkruhet pėr njė figurė historike tė pėrmendet pak ose aspak familja e tij. Pėrkundrazi, historianėt «gėrrmojnė» edhe nė skutat mė tė thella pėr tė hedhur dritė mbi paraardhėsit dhe pasardhėsit e njė figure historike. Me Ismail Qemalin historiografia jonė veproi krejt ndryshe. Pėr familjen e tij as qė u fol ndonjėherė!!! Por nėse atėhere historiografia ishte kthyer nė njė instrument, nė shėrbim tė regjimit nė fuqi, po sot? Pėrse «historianėt» nuk e shkruajnė historinė e Njeriut tė Pavarėsisė, Atij qė u krijoi shtetin? Nė veprėn «Collected Works», shteti indian, pėr tė nxjerrė nė pah, me tėrė madhėshtinė e mundshme, ka pėrmbledhur, nė 100 vėllime (me rreth 50.000 faqe), fjalimet, intervistat, shkrimet, artikuj gazetash, letra personale, etj., etj., pra gjithė aktivitetin e Njeriut tė madh, Gandi, duke i bėrė njė shėrbim tė jashtėzakonshėm historisė dhe duke respektuar me nderim sakrificat qė Gandi bėri pėr Kombin e tij. Ky ėshtė vlerėsimi qė meritojnė njerėzit e mėdhenj.
Pėr Ismail Qemalin, Simbolin e Pavarėsisė, atė qė patriotėt, bashkohės tė tij, e kanė cilėsuar Cavour-in e Shqipėrisė apo Gladstone, dhe qė shqiptarėt, kudo nė botė, e kujtojnė me respekt nė Ditėn e Shenjtė tė Flamurit, nė kėtė ditė qė na bėn tė ndjehemi krenarė dhe shqiptarė, historiografia jonė s'ka bėrė asgjė: rreth 5-6 punime qė, ndoshta, po t'i mbledhėsh faqet e tyre, janė mė pak se vetė «Kujtimet» e Ismail Qemalit!!!
Pra, nisur nga ky fakt, me dėshirėn pėr tė hedhur dritė, sado pak, mbi njė aspekt tė panjohur tė jetės sė Themeluesit tė shtetit shqiptar, duke shpresuar qė historianėt e ardhshėm, duke lėnė mėnjanė pasionet dhe skemat politike, tė studiojnė siē duhet jetėn dhe veprėn e tij, atėhere, padyshim qė do dali nė pah, me tėrė madhėshtinė, edhe kontributi i madh qė ka dhėnė Familja e tij, paraardhėsit dhe pasardhėsit, nė dobi tė ēėshtjes kombėtare.
Mė 1867, siē shkruan edhe vetė nė «Kujtime», ndėrsa ndodhej me punė nė Rusēuk (Bullgari), atėhere pjesė e Perandorisė Osmane, Ismail Qemali u martua me Kleoniqi Surmeli, me tė cilėn, siē do shprehej edhe vetė, pati lumturinė tė kishte 10 fėmijė, gjashtė djem: Mahmud bej (1871-1920), Tahir bej (1875-1932), Et''hem bej (1884-1937), Xhevdet bej (1888-1910), Qazim bej (1893-1953), Qamil bej (1895-1950) dhe katė vajza: Mevedet (1873-1954), Alije (xx-1955), Ylvije (xx-1934), njė vajzė vdiq pak pas lindjes.
Dy djemtė e Ismail Qemalit,pėr tė cilėt nuk u fol kurrė Dy-djemte-e-Ismail-Qrmalit-4

Dy djemtė e Ismail Qemalit,pėr tė cilėt nuk u fol kurrė Dy-djemte-e-Ismail-Qrmalit-5
Et'hem Bej Vlora Et'hem bej Vlora, Luigj Gurakuqi, Ismail Qemali dhe Qazim bej Vlora (rreth vitit 1912)

Padyshim, njė njeri me njė pozitė tė lartė, me kulturė tė gjerė, reformator dhe liberal si ai, do tė tregonte njė kujdes tė veēantė pėr edukimin dhe shkollimin e fėmijėve tė tij. Tė nėntė fėmijėt e Ismail Qemalit ishin tė paisur me njė kulturė tė gjerė, njohės tė shumė gjuhėve tė huaja, tė shkolluar e, mbi tė gjitha, atdhetarė. Gjatė pėrpjekjeve tė tij nė dobi tė ēėshtjes shqiptare, Ismail Qemali gjeti njė mbėshtetje tė madhe tek familja e tij, veēanėrisht tek djemtė, dy prej tė cilėve nuk ju ndanė, qė nga viti 1900, kur ai u arratis nga Turqia dhe deri ditėn qė vdiq, mė 24 janar 1919. Jo pak, por 19 vjet, ata e shoqėruan kudo.

Dy djemtė e Ismail Qemalit,pėr tė cilėt nuk u fol kurrė Dy-djemte-e-Ismail-Qrmalit-1
Gjatč misionit diplomatik nč Konferencčn e Ambasadorčve, nč Londčr (1913)

Mė 1900 Ismail Qemali u arratis nga Turqia, duke marrė me vete vetėm tre nga djemtė e tij: Et'hem bej, Xhevdet bej dhe Qazim bej. Pjesa tjetėr e familjes (dy djemtė e mėdhenj Mahmud bej dhe Tahir bej, punonin nė administratėn shtetėrore turke dhe, mė pas, Sulltani do t'i internonte; vajzat ishin tė martuara; djali i vogėl ishte 5-vjeēar dhe gruaja) do qėndronin nė Stamboll.
Tė tre djemtė e tij, nė atė kohė, ishin akoma tė vegjėl. Siē shkruan Anslemo Lorecchio, nė gazetėn e tij «La Nazione Albanese», kur Ismail Qemali arriti nė Napoli, mė 18 maj 1900, «shoqėrohej nga tre djem tė tij, Ibrahim Edhem beg, gjashtėmbėdhjet vjeē; Ahmed Djevdet beg, dymbėdhjet vjeē dhe Kiazim beg, shtatė vjeē» (Catanzaro, Itali, 30 qershor 1900, f.1). Gjatė periudhės sė gjatė tė viteve tė emigrimit (8 vjet), ata do tė rriteshin vetėm me tė atin, duke krijuar kėshtu njė lidhje tė fortė, qė do tė vazhdonte pėrgjatė gjithė periudhės sė Lėvizjes Kombėtare, ku Ismail Qemali luajti njė rol kryesor. Xhevdet bej Vlora vdiq i ri, nga turbekulozi, aty nga viti 1910, ndėrsa Et'hem beu dhe Qazim beu do t'i qėndronin pėrkrah deri mė 24 janar 1919, kur ai do tė mbyllte sytė nė Peruxhia tė Italisė, ndėrsa pėrgatitej, me tėrė energjitė e tij, pėr tė marrė pjesė nė Konferecėn e Paqes, nė Paris.
Et'hem bej Vlora. Lindi nė Stamboll, mė 1884. Studimet fillore i mori nė vendlindje ndėrsa mė pas studioi nė qytete tė ndryshme tė Europės si Lozanė, Paris e Bruksel. Nė tetor 1912, pėrpara se Ismail Qemali tė nisej pėr Bukuresht, pėr tė filluar udhėtimin drejt Pavarėsisė, Et'hemi u nis pėr Vlorė dhe mori pjesė nė Komisionin pėrgatitor pėr Shpalljen e Pavarėsisė, duke qenė koordinator i kėtij Komisioni me Ismail Qemalin. Nė njė letėr qė Ibrahim Shyti i dėrgonte mėsuesit Musa Muho, mė 1969, lexojmė: «Sa pėr djalin e Ismail Beut, Et'hemin, ai ka qenė ushtarak dhe ato kohė erdhi nė Vlorė, me kėshillė tė Ismail Beut e tė Gurakuqit, dy muaj para se tė shpallej indipendenca. Ca kohė qėndroj nė shtėpinė e Hamza Isait e ca kohė nė atė tė Ymer Radhimės. Nė mbledhje me vlonjatėt transmetonte letrat qė i vinin nga Nica e Francės dhe me telegraf komunikonte me Ismail Ben. Et'hem Beu ishte i urtė e me plot fjalė tė mėnēura. Ai kishte pasur shokė nė Stamboll Toto Hosen nga Bolena. Po atė nuk e poqi dotė sepse autoritetet turke e kishin larguar nga ushtria. Gjithė Paria e Vloėrs, nuk bėnte gjė pa pyetur Et'hem Beun» («Nga Epistolari i Ibrahim Shytit nė Vlorė», Tiranė 2000, f.241). Mė 9 nėntor 1912, nga Vjena, Ismail Qemali dėrgoi dy telegramet e njohura historike, njėrin drejtuar Et'hemit dhe tjetrin parisė sė Vlorės: «Vij me vaporin mė tė parė. E ardhmja e Shqipėrisė ėshtė siguruar. Telegrafoni kudo tė kenė besim tė plotė pėr fatin e atdheut. Duke u rekomanduar marrėveshje vėllazėrore, bashkėpunim, ecje nė rregull tė punėravet shtetėrore, ruajtje tė rendit publik, pėrshėndetje atėrore, Qemal» («Ismail Qemali -pėrmbledhje dokumentash», Tiranė 1982, dok.183). Mė 13 nėntor 1912 Et'hemi i pėrgjigjet tė atit nga Vlora: «Falenderime tė sinqerta pėr tė ardhmen e Shqipėrisė. Kemi ftuar kudo bashkatdhetarėt tė dėrgojnė nė Vlorė delegatė pėr Asamblenė. Delegatėt e emėruar presin udhėzime pas komunikimit tė telegramit tuaj. Na udhėzoni nėse ėshtė e nevojshme tė bėhet mbledhja. Shpejtoni ardhjen nė qoftė se Durrėsi nuk ėshtė i bllokuar. Qetėsi e plotė. Presim me padurim sqarimin e gjendjes. Tė fala me respekt nė emėr tė bashkatdhetarėve, Et'hem» (po aty, dok.185). Nė krye tė trupave ushtarakė rezervistė, me gradėn e kapitenit, Et'hemi organizoi pritjen e delegatėve nė Vlorė dhe, gjatė periudhės sė Qeverisė sė Vlorės, e gjejmė sė bashku me Luigj Gurakuqin dhe Hysen Vrionin nė pėrpjekje pėr njohjen e Qeverisė sė Vlorės nė Veri tė vendit (po aty, dok.291/295). Mori pjesė nė delegacionin e Qeverisė sė Vlorės, kryesuar nga Ismail Qemali, pranė Konferencės sė Ambasadorėve, nė Londėr (1913). Mė 1914, pas dorheqjes sė Ismail Qemalit nga Qeveria, u largua nga Shqipėria, sė bashku me tė atin. Nė dhjetor 1918 Qeveria italiane e ftoi Ismail Qemalin nė Romė, pėr tė koordinuar veprimet mbi tė ardhmen e Shqipėrisė. Nga Spanja, ku ndodhej me familjen, Ismail Qemali, shoqėruar nga Et'hemi dhe Qazimi, u nis pėr Itali. Pas vdekjes sė Ismail Qemalit, Et'hem beu u zgjodh nga shqiptarėt e Amerikės, tė grumbulluar rreth «Partisė Politike», delegat nė Konferencėn e Paqes, nė Paris, midis emrave tė dėgjuar si Hasan Prishtina, Aqif Pashė Elbasani, Pandeli Cale, Mit'hat Frashėri, Ali bej Klisyra, Nuredin bej Vlora, etj., Mė pas u vendos nė Tiranė dhe nuk u mor me politikė. Mė 1932, me rastin e 20-vjetorit tė Pavarėsisė, ku u zhvillua edhe ceremonia e zhvendosjes sė eshtrave tė Ismail Qemalit, nga Kanina nė Vlorė, Et'hemi dorėzoi, gjatė ceremonisė, Flamurin dy krenar qė u ngrit nė Vlorė, Ditėn e Shpalljes sė Pavarėsisė. Pėr kėtė, gazeta «Besa», mė 29 nėntor 1932, do shkruante: «Me Flamurin qė ėshtė ngritur nė Vlorė, mė 28 nėntor 1912, janė bėrė fotografitė e rastit dhe flamuri, nga Et'hem Vlora, i dorėzohet prefektit i cili ja jep ministrit tė Arsimit Hilė Mosi, i cili do ta dorėzonte nė Muzeun Kombėtar...».
Dy djemtė e Ismail Qemalit,pėr tė cilėt nuk u fol kurrė Dy-djemte-e-Ismail-Qrmalit-3

Kapiten Et'hem bej Vlora, gjatč festimit tč pčrvjetorit tč parč tč Pavarčsisč (Vlorč, 28 nčntor 1913)


Mė 7 maj 1937, krejt papritur, Et'hem bej Vlora vdiq nė Spitalin «Zog I», nė Tiranė. Shtypi i kohės e pėrcolli me dhimbje vdekjen e tij. Gazeta «Shtypi», qė dilte nė Tiranė, shkruante: «Zhdukja e njė patrioti fisnik» (Tiranė, 10 maj 1937, f.4); Gazeta «Jeta e Re», qė dilte nė Vlorė, midis tė tjerash shkruante: «Dje na erdhi lajmi i vdekjes sė kapiten Et'hem Vlorės. I ndjeri ishte njė burrė i urtė, i matur dhe i ndershėm. Tė ndyerin e kujtojmė me mallėngjim gjithė Vlora dhe veēanėrisht shokėt e tij vlonjatė tė 1912ės» (Vlorė, 10 maj 1937, f.4). Ceremonia e varrimit u krye me nderime tė mėdha. Gazeta «Drita», nėn titullin «Njė shumicė e madhe autoritetesh civile dhe ushtarake e shoqėruan kufomėn e Et'hem Vlorės», e jep tė plotė kėtė ceremoni mortore, nė faqe tė parė tė saj, shoqėruar edhe me njė foto tė ceremonisė (Tiranė, 9 maj 1937, f.1). Et'hem bej Vlora u martua me Ismete Ohri (Toptani), me tė cilėn nuk pati fėmijė.
Qazim bej Vlora. Lindi nė Stamboll mė 1893. Qė nga viti 1900, kur Ismail Qemali u arratis nga Stambolli, qėndroi gjithmonė pranė tė atit. Ka qenė i pranishėm nė ēdo aktivitet, takim, udhėtim tė kryer nga Ismail Qemali, duke e shoqėruar kudo, gjė qė vihet re, jo vetėm nė «Kujtimet» e Ismail Qemalit, por edhe nė dokumentat dhe fotot e kohės. Gjithmonė kur e prezantonte tek miqtė Ismail Qemali shprehej: «Ky ėshtė arkiva ime e gjallė, ruan nė kokė ēdo material tė botuar ose tė folur, qė mė hyn nė punė pėr problemin e madh shqiptar. Eshtė im bir, Qazimi». Pas fitores sė Revolucionit xhonturk, mė 1908, shoqėroi tė atin nė Vlorė ku, siē dihet, Ismail Qemali u zgjodh deputet i Beratit nė Parlamentin e Perandorisė Osmane. Ishte i pranishėm nė takimet e Ismail Qemalit me Hasan Prishtinėn, pėr organizimin e kryengritjes sė pėrgjithshme, gjatė viteve 1909-12, gjė qė vėrtetohet edhe nga foto tė kohės. Gjatė viteve 1910-12 zhvilloi njė aktivitet tė gjerė pėr furnizimin e kryengritėsve shqiptarė me armė: «...akuzohet njė shoqėri gjoja klandestine, -lexojmė nė njė relacion tė konsujve nė Vlorė, -e cila gjendet nėn drejtimin suprem tė Qazim beut (djalit tė Ismail Qemalit) qė, ndėr tė tjera, pėrfshika pėrsėri edhe personat e komprometuar nė ēėshtjen shkollore, sepse mbledh tė holla pėr tu ndihmuar shqiptarve tė Veriut kundėr trupave osmane si dhe importon fshehurazi armė dhe municione pėr njė kryengritje tė mundshme...» («Ismail Qemali -Pėrmbledhje Dokumentash», Tiranė 1982, dok.114). Ishte i pranishėm nė Podgoricė, gjatė pėrgatitjeve pėr Kuvendin e Gėrēes (23 qershor 1911) dhe ėshtė autori i pėrkthimit nė shqip tė kėtij Memorandumi («Le Figaro», Paris, 8 korrik 1911, f.2). Pėr t'u shpėrndarė kryengritėsve Memorandumin, shtypur si libėr mė vete, dhe pėr tė marrė aprovimin e tyre, Ismail Qemali e dėrgoi nė Podgoricė, sė bashku me Qazim Kokoshin (Bardhosh Gaēe, «Lėvizja Kombėtare nė Vlorė, 1878-1912», Tiranė 1999, f.155). Mė 25 tetor shoqėroi tė atin pėr Bukuresht. Mori pjesė nė mbledhjet e kolonisė shqiptare tė Bukureshtit sidhe nė tė gjitha takimet qė Ismail Qemali zhvilloi pėrgjatė gjithė udhėtimit tė tij pėr Shpalljen e Pavarėsisė. Mori pjesė nė delegacionin diplomatik, drejtuar nga Ismail Qemali, nė mbrojtje tė ēėshtjes shqiptare, pranė Konferencės sė Ambasadorėve, nė Londėr (1913). Gjatė Luftės I-rė Botėrore qėndroi nė Francė, Itali e Spanjė. Sė bashku me tė vėllanė, Et'hemin, shoqėroi tė atin nė Peruxhia (Itali). Mė 1921 Qazim bej Vlora hodhi kandidaturėn pėr deputet, nė Vlorė, por nuk fitoi. Mbase nė kėtė kohė gėzonin mė shumė simpati nė popull luftėtarėt e shquar tė Luftės sė Vlorės si, Qazim Koculi, Qazim Kokoshi, etj. Nė ato pak rreshta tė prezantimit tė tij si kandidat lexojmė:
«Duke parė se gjithė Zotrinjtė kandidatė kan botuar programin e tyre e pashė tė nevojshme tė them edhe un disa fjalė: Nuk shoh asnjė nevoj pėr tė paraqitur njė program; sepse le ta lemė mėnjanė qė nuk ėshtė e mundur tė shtrėngohet ky me nja dy shtylla tė njė gazete, por edhe duhet qė tė gjithė bashkatdhetarėt e mi tė dijnė mendimin qė kam patur si udhėheqės gjithnjė e do ta kem ku ėshtė pėrpjekja me tė tėrė mjetet e mėnyrat: tė mbrojturit e Atdheut e tė drejtat e tij. E akoma unė nė ėshtė se e vura kandidaturėn time kjo nuk ėshtė nga asnjė ndjenjė e interesit tė veēantė por nga patriotizmi i thjeshtė, me qėllim qė tė jem ndėrmjetės midis popullit e Qeverisė sė tij e kėshtu tė mundem tė mbroj e tė pėrkrah interesat dhe hallet e tij, tė siguroj lumturin e fatbardhėsin e tij me mjetet qė sot qytetrimi dhe pėrparimi na shtron pėrpara.
Me kėtė rast pėrfitoj t'i paraqes falenderimet e mia shumė Zotėrinjve qė mė kanė dhėnė kurajo e veēanėrisht bashkėqytetarėt e mi tė cilėt gjithnjė mė tregojnė njė dashuri tė vėrtetė, lavdi emrit qė mbaj i cili pėrmėnt kujtimet e tė palodhurit mbrojtėsit tė tyre.
Pra, ėshtė me plot besim qė paraqitem pėrpara jush duke shpresuar se ky popull qė e kam dashur nė gjithė jetėn time, qė i kam vrapuar nė mė tė voglat rreziqe duke hyrė gjithnjė nė rrjeshtat e tij, do tė mė gjej tė meritueshėm pėr besimin e tij. Kiazim Kemal Vlora, Vlorė, 17.02.1912» («Mbrojtja Kombėtare», Vlorė, 20 shkurt 1921, f.1).

Dy djemtė e Ismail Qemalit,pėr tė cilėt nuk u fol kurrė Dy-djemte-e-Ismail-Qrmalit-2

Ismail Qemali, Qazim bej Vlora dhe Hasan Prishtina (Stamboll, rreth vitit 1910)


Rreth vitit 1936 u martua me Behije Masllafin, e veja e Inajet bej Ohrit, me tė cilėn nuk pati fėmijė. Pas «ēlirimit» tė Shqipėrisė u vendos nė Strugė dhe pas prishjes sė marrdhėnieve shqiptaro-jugosllave, mė 1949, nuk u kthye mė nė atdhe. Mė 1949 policia maqedonase i sekuestroi njė pjesė tė dokumentacionit, qė kishte me vete. Sipas historianėve struganė ai kishte njė dokumentacion tė pasur dhe njė bibliotekė shumė tė madhe, fati i tė cilave nuk dihet. Mbetur nė vetmi tė plotė, larg familjes e atdheut, Qazim bej Vlora vdiq nė dhjetor 1953. Shoqata e Historianėve Strugan, pas kėrkimeve tė shumta, mė 1997, zbuloi vendin ku preheshin eshtrat e Qazim bej Vlorės, duke i vendosur dhe njė pllak mbi varr. «Me kėtė akt, -ka theksuar Kryetari i Forumit Intelektual tė Strugės, -pastruam ndėrgjegjen tonė prej shqiptari, qė pėr shumė vjet, pėr arsye objektive, nuk e kemi ditur se nė varrezat tona tė Strugės prehen, jo vetėm eshtrat e njėrit nga djemtė mė tė mirė tė Ismail Qemalit, Qazim bej Vlora, por bashkė me to edhe njė pjesė e ndritur e historisė tonė kombėtare, pėr tė cilėn ne jemi krenarė».

28 nėntor 2008

Shtojcė
Ngacmues čshtč fakti qč, Flamuri qč u ngrit nč Vlorč, mč 28 nčntor 1912, i cili tashmč nuk gjendet mč dhe kohčt e fundit ka patur shumč diskutime rreth tij (i kujt ishte, nga erdhi, kush e qčndisi, etj), sipas gazetčs "Besa" tč vitit 1932, kur jetonin thuajse tč gjithč pjesčmarrčsit e Pavarčsisč, pra njč fakt mč se i besueshme, ruhej nga Et'hem bej Vlora i cili, gjatč ceremonisč sč 20-vjetorit tč Pavarčsisč, ia dorčzoi shtetit.

•bijteeshqipes•
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi