♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Burrat,nuk i njohin femrat qe kane ne krah.

Shko poshtė

Burrat,nuk i njohin femrat qe kane ne krah. Empty Burrat,nuk i njohin femrat qe kane ne krah.

Mesazh nga Morena Fri Mar 19, 2010 1:11 pm

Shumė prej tyre nuk dinė as ngjyrėn e syve dhe rolin profesional tė
gruas sė tyre, pėr tė mos folur pastaj pėr ushqimet. Kjo mungesė
vėmendjeje i ēon ēiftet jo rrallėherė drejt grindjeve dhe konflikteve
tė ndryshme

“Jemi tė martuar prej 40 vjetėsh dhe burri im, ēdo
mėngjes mė pyet nėse dua kafe. Sa i sjellshėm do tė mendoni ju. Sa keq
qė unė nuk e pi kafen, sepse mė dhemb stomaku”. Pavarėsisht se ēiftet
ulen ēdo ditė nė tė njėjtėn tavolinė pėr tė ngrėnė mėngjes, drekė apo
darkė, burrat duket se nuk dinė asgjė pėr gratė apo shoqet e tyre.
Sipas asaj qė tregon “Daily mail”, miliona anglezė nuk i njohin mirė
shoqet e tyre, madje shumė nuk dinė tė thonė as se ēfarė ngjyre i kanė
sytė. Por ky nuk ėshtė problem vetėm i anglezėve, tė njėjtin shqetėsim
femrat e kanė kudo. Kjo mungesė vėmendjeje, shpesh e patolerueshme,
ėshtė njė prej arsyeve qė i ēon ēiftet jo rrallėherė drejt ndarjes. Njė
sondazh i bėrė tek 2 mijė meshkuj brenda parfumerive, ka treguar se 12
pėr qind nuk e di ngjyrėn e syve tė sė dashurės, 10 pėr qind nuk e dinė
ditėn e lindjes, ndėrsa 8 pėr qind as qė e ka idenė pėr ngjyrėn
natyrale tė flokėve.

Pastaj njė nė tre nuk ėshtė nė gjendje tė
thotė se cili ėshtė parfumi i preferuar i femrės qė ka nė krah. Shumė
kanė probleme serioze me veshjet, por dhe mė i rėndė ėshtė fakti se nuk
dinė me saktėsi rolin saj profesional apo emrin e mikeshės sė ngushtė.
Kjo lloj injorance u krijon meshkujve jo pak probleme, sidomos kur
bėhet fjalė pėr tė bėrė dhurata nė ditė tė caktuara tė vitit. Kėrkuesit
thanė se tė paktėn 27 pėr qind e meshkujve ka blerė veshjen me masėn e
gabuar. Megjithatė pjesa mė e madhe e tyre ka pranuar se femrat janė mė
tė kujdesshme ndaj kėtyre detajeve. Sipas ekspertes sė marrėdhėnieve nė
ēift, Francine Kaye, ajo qė pėr dikė ėshtė njė datė e rėndėsishme, mund
tė jetė pak e konsiderueshme pėr njė mashkull: “Nėse doni qė tė
kujtohet pėr detaje tė veēanta duhet t’ia kujtoni. Me meshkujt nuk
duhen pėrdorur kurrė nėnkuptime. Thojani gjithmonė gjėrat nė mėnyrė tė
qartė. Pėr shembull, nėse doni diēka pėr Shėn Valentinin duhet t’ia
kėrkoni, sepse prej vitesh ėshtė vėrtetuar se ata qė nuk dinė tė bėjnė
dhurata ose bėjnė atė tė gabuarėn, janė meshkujt. Ata blejnė gjithmonė
tė brendshme, aksesorė qė nuk kombinohen lehtė, ēanta, parfume, rruaza,
objekte pėr shtėpinė, qė shpesh janė jashtė shijeve tė femrave”.
Dėshirat e femrave

Sipas
sondazheve, 60 pėr qind e femrave mendojnė se ėshtė tepėr romantike qė
partneri t’u propozojė pėr martesė ditėn e Shėn Valentinit, megjithėse
nė rast se e dashura jote dėshiron tė martohet me ty, do ta mirėpresė
propozimin kurdo qoftė. Njė sondazh i kryer mbi mė shumė se 8500
njerėz, zbuloi se dy tė tretat e martesave kanė nisur me propozim
zyrtar - qė vazhdon tė bėhet nė pjesėn dėrrmuese tė rasteve nga
meshkujt. Njė tjetėr sondazh i zhvilluar nė Amerikė, gjatė tė cilit u
pyetėn 50 mijė veta, njerėzit mendojnė se propozimi ėshtė i nevojshėm.


gjitha studimet arrijnė nė pėrfundimin se gjestet solemne nė tė tilla
raste luajnė rol shumė pozitiv. Njė tjetėr studim amerikan tregoi se
pjesa mė e madhe e femrave pėlqenin qė me kėtė rast partneri t’u
dhuronte njė buqetė trėndafilash tė kuq. Femrave u pėlqen gjithashtu qė
partneri atė ditė tė gatuajė dhe ta pėrgatisė vetė atmosferėn e rastit
nė shtėpinė e tij.
Ndarjet

Nėse nė hapat e parė tė dashurisė
nuk vihet re mosha apo defektet e partnerit, me kalimin e kohės bėhet
mė e vėshtirė kapėrcimi i pengesave dhe vendosja e rregullave, nė
mėnyrė qė harmonia nė ēift tė mos prishet. Njė psikolog i Universitetit
tė Uashingtonit, prej vitesh studion mekanizmat qė i bėjnė ēiftet tė
ndahen me diferencė moshe, ose tė qėndrojnė sė bashku. Nga studimet e
tij ka dalė se, njė nga pikat kyēe tė gjithė kėsaj ėshtė mėnyra se si
kėto ēifte i pėrballojnė zėnkat, nėse ata i kalojnė konfliktet me
qetėsi, apo nėse vazhdojnė tė jenė tė mbėrthyer pas kritikave tė ashpra
dhe kokėfortėsisė sė tyre. Po cilat janė sjelljet pėr t’u shmangur ato
qė mbartin njėkohėsisht edhe rrezikun e njė ndarjeje? Pa frikė mund tė
themi kritikat pėr partnerin, pėr karakterin apo zhvlerėsimi pėr
personalitetin e tij. Zakonisht, pas zėnkave funksionojnė pėr mrekulli
edhe ofertat pėr t’u pajtuar. Kjo mund tė arrihet fare lehtė, duke
kėrkuar falje, duke dhuruar njė buzėqeshje, apo duke thėnė njė batutė
tė bukur. Edhe pse diskutimi mund tė ketė qenė vėrtet i ashpėr, me
tentativat pėr tė riparuar atė qė ka ndodhur, ulet ndjeshėm tensioni
kur mendohet se partneri do ta mirėpresė vendimin tėnd. Tė gjitha kėto
ēifte, pa pėrjashtim, zihen, por e rėndėsishme ėshtė mėnyra qė pėrdorin
pėr tė riparuar “dėmet”. Zakonisht minutat e para tė njė diskutimi janė
gjithmonė ato kur njėri nga tė dy personat tregon njė problem, ndėrsa
tjetri i pėrgjigjet. Shpesh ato qė e nisin janė gratė: nėse ajo do ta
nisė me njė kritikė tė pėrgjithshme (Si ėshtė e mundur qė ti nuk mė
ndihmon pėr asgjė?), atėherė situata ėshtė vėrtet e rrezikshme. Ndoshta
do tė ishte mė mirė njė reagim mė i butė dhe njė qortim i specifikuar
(Dje nuk mė ndihmove ta bėja kėtė…). Po reagimi i tij? Nė ēiftet mė pak
tė qėndrueshme, bashkėshorti vihet menjėherė nė mbrojtje dhe bėhet
negativ shumė shpejt, ndėrsa nė ato mė tė qėndrueshme pėrpiqet tė mbajė
njė sjellje pozitive sa mė gjatė tė jetė e mundur. Pėr psikologėt, nuk
duhet tė sforcohesh me ēdo kusht pėr t’u pajtuar para se tė shkosh pėr
tė fjetur. T’i gjesh njė zgjidhje problemit kur je i irrituar ėshtė
shumė e vėshtirė, ndaj ėshtė mė mirė qė t’i rikthehesh problemit edhe
njė herė mėngjesin e ditės tjetėr.

Burimi: Gazeta Shqip
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi