♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njė bark i sheshtė arrihet kėshtu

2 posters

Shko poshtė

Njė bark i sheshtė arrihet kėshtu Empty Njė bark i sheshtė arrihet kėshtu

Mesazh nga capkenja Sun Mar 14, 2010 4:09 pm

Le ta pranojmė: kur barku ėshtė i sheshtė ėshtė i lėmuar dhe na bėn tė ndihemi sensuale dhe joshėse. Ta demonstrojmė atė atėherė, ka pėr tė qenė njė kėnaqėsi e vėrtetė: ėshtė momenti magjik kur pantallonat pėrshtaten si njė lėkurė e dytė dhe rrinė pak mbi kėrthizė pėr tė na lejuar t'ju tregojmė tė gjithėve sesa tė bukura jemi.

Por pėr tė veshur llojet e ndryshme tė veshjeve elegante duhet mė parė tė modelojmė trupin tonė. Dhe pėr tė realizuar kėtė duhen pėrdorur tė gjitha mjetet qė kemi nė dispozicion, qė nga ushqimi e deri tek gjimnastika, qė nga kurat e ėmbla e deri tek masazhet. Atėherė mos humb kohė, por fillo tė "punosh" me barkun.
Ē'duhet tė bėni? Dhurojini barkut momente tė kėndshme relaksimi, servojeni pjatėn e duhur pėr tė. Pėrkėdheleni me produktet qė ia keni vėnė syrin, por mos harroni ushtrimet qė i japin ton. Ja disa djallėzi tė vogla dhe tė mėdha pėr tė pasur barkun mė tė bukur. Zgjidh ato qė bėjnė nė rastin tėnd.

Je e dobėt, por shpesh e ke barkun e fryrė

Ndodh edhe me ato qė nuk kanė probleme me peshėn: njė pamje e thatė e kompensuar nga barku. Nuk bėhet fjalė pėr "dhjam", por pėr ajėr qė mund tė hiqet qafe me ushqime tė pasura me fibra dhe me ndonjė truk tė vogėl.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė bark i sheshtė arrihet kėshtu Empty Re: Njė bark i sheshtė arrihet kėshtu

Mesazh nga capkenja Sun Mar 14, 2010 4:10 pm

Efekti balonė?

Ke masėn trupore 40 dhe aktivizohesh lehtė nė veprimtari. Vesh gjithmonė pantallona, mini top tė modės sė fundit, pra gjithēka elegante. Por ka edhe ditė kur barku yt fryhet. Ngrihesh nga tryeza me njė ndjenjė peshe tė rėndė dhe pse ke ngrėnė duke pickuar tek-tuk. Nė raste tė tjera pėrkundrazi tė kthehet koliti, dhimbjet e barkut dhe kapsllėku ose ndihesh shumė problematike dhe vrapon vazhdimisht nė banjo. Ėshtė pėr faj tė stresit: nervozizėm, ankth, ndrydhje, inat. Nėse nuk e shfryen kėtė stres mund tė kalojė nė aktivitetin e zorrėve. Kėshtu tretja ngadalėsohet dhe ushqimet fermentohen nė stomak dhe ai mbushet me ajėr.

Ja ushqimet e duhura

Nėse je e dobėt nuk ke nevojė tė ulėsh kaloritė. Por pėr tė luftuar fryrjet e barkut duhet tė kufizosh dhjamėrat e kafshėve (mishit): janė tė rėndė pėr t'u tretur, qėndrojnė gjatė nė stomak, ngadalėsojnė zbrazjen. Jepu shije pjatave me spec tė kuq: nė doza tė vogla lehtėson tretjen. Rrit shtimin e fibrave tė cilat favorizojnė transportimin brenda zorrėve, duhet tė paktėn 25-30 gram fibra nė ditė. Ėshtė ideale ta fillosh ditėn me njė tas me drithėra. Ha njė kos nė mėngjes dhe njė nė darkė: ėshtė i pasur me fermentues laktikė, e domosdoshme pėr tė riekuilibruar formėn bakteriale tė zorrėve.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė bark i sheshtė arrihet kėshtu Empty Re: Njė bark i sheshtė arrihet kėshtu

Mesazh nga capkenja Sun Mar 14, 2010 4:10 pm

Finokėri tė vogla ditore

Ha katėr ose pesė vakte nė ditė, me intervale tė rregullta. Ha ulur nė tavolinė, pėrtypu ngadalė dhe mos fol gjatė ngrėnies pėr tė mos gėlltitur ajėr. Lufto stresin me kėtė ushtrim tė thjeshtė: ulu, ēliroje veten nga mendimet, merr frymė thellė. Pastaj shtyp me gishtin e madh vijat horizontale tė pėllėmbės sė dorės tjetėr. Masazho pėllėmbėn e majtė nga e majta nė tė djathtė. Pėrsėrite masazhin nė dorėn tjetėr nga e djathta nė tė majtė sipas principeve tė refleksologjisė, kėto lėvizje stimulojnė zorrėn e trashė.

Provo ēajrat

Kundėr fryrjeve sė stomakut, nė mėngjes dhe nė darkė, pėrgatit njė ēaj kamomili dhe portokallieje tė ėmbėl, qė mund ta ėmbėlsosh me njė lugė me mjaltė dhe lėreni tė vakėt. Nėse pasi ke ngrėnė ndihesh e fryrė pi njė lėng ananasi qė ėshtė perfekt pėr tė thithur gazrat e zorrėve ose ēaj me kopėr, sepse favorizon tretjen. Ndėrsa pėr tė mbajtur nėn kontroll stresin, optimale ėshtė bari i bletės.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė bark i sheshtė arrihet kėshtu Empty Re: Njė bark i sheshtė arrihet kėshtu

Mesazh nga capkenja Sun Mar 14, 2010 4:11 pm

10 kėshilla antibark

1. Pi mė pak duhan: nikotina rrit nivelin e kortizolit, hormonit tė stresit, qė favorizon grumbullimin e dhjamit nė bark.

2. Mos pi alkool: sjellin shumė kalori pijet alkoolike. Pėr mė tepėr qė ashtu si nikotina, shton kortizolin dhe dhjamin nė bark.

3. Qėndro drejt: kėshtu barku del mė pak. Kur je nė kėmbė imagjino se ke njė litar nė kokė qė tė tėrheq drejt ēatisė.

4. Qėndro ulur dhe pozicionuar mirė: Kur je ulur nė karrige pozicionoje shpinėn mirė. Barkun brenda dhe kėmbėt tė mbėshtetura tė dyja nė tokė. Nėse karrigia ėshtė shumė e lartė, pėrdorni njė mbėshtetėse pėr kėmbėt.

5. Forcojeni shpinėn me anė tė peshave, nė kėtė mėnyrė nuk do ta harkosh pėrpara duke e nxjerrė mė nė pah barkun e madh.

6. Provo kėrcimin e barkut: ėshtė i kėndshėm dhe tė forcon muskujt e barkut. Veē tė tjerash nuk dobėson tensionin dhe tė sjell nė humor.

7. Bėni punėt e shtėpisė: kalojeni fshesėn e rrymės para dhe parapa nė shtėpi, sepse ndihmon nė uljen e barkut. I njėjti efekt vjen dhe nga ushtrimi i kopshtarisė: tė ulesh dhe tė ngrihesh shpeshherė pėr tė pastruar barėrat p.sh. tė kontrakton dhe ē'kontrakton muskujt e barkut.

8. Vishu nė mėnyrė komode. Kur e ke barkun e fryrė ose kur je shėndoshur, evitoji pantallonat dhe fundet e ngushta qė nxjerrin nė pah defektin. Derisa tė fitosh linjat syno pėr kėmisha tė gjata qė fshehin format e trupit.

9. Ha shumė fibra vegjetalė: tė cilat i gjen nė frutat e perime: ato ngopin dhe largojnė kapsllėkun.

10. Pi shumė ujė: tė paktėn 8 gota pak e nga pak gjithė ditėn. Ndihmon zorrėt tė funksionojnė me mirė, sepse zbut jashtėqitjet. Kundėrshton shtimin e lėngjeve nė bark tė cilat sjellin fryrje.
spekter*
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė bark i sheshtė arrihet kėshtu Empty Re: Njė bark i sheshtė arrihet kėshtu

Mesazh nga capkenja Sun Mar 14, 2010 4:11 pm

Njė mėngjes tė mirė, pak darkė (ose aspak), ushqime tė thjeshta, njė dietė tė ekuilibruar dhe lamtumirė fryrjes sė barkut. Kėto janė fjalėt e njė eksperti qė pėrmes njė libri ka treguar edhe masat e barkut perfekt

A ekziston barku perfekt? “Sigurisht, madje ka formė dhe masa perfekte. Tė gjithėve na ka rastisur tė shohim njė bark jo tė sheshtė, qė nuk futet te pėrmasat 90-60-90”, shpjegon njė kirurg dhe autor i librit “Bark i sheshtė pėrgjithmonė”. “Barku ėshtė treguesi i vėrtetė i bukurisė si te femrat ashtu dhe meshkujt. Megjithatė, ai varet nga struktura trupore e njė personi, nuk varet as nga pesha dhe as nga gjinia, sepse njė person i dobėt dhe njė i shėndoshė, qoftė ai mashkull ose femėr, nėse janė tė gjatė, atėherė edhe barku i tyre ėshtė vėrtet i bukur. Nėse njė person ėshtė i gjatė njė metėr e 67 centimetra, mund tė jetė shumė krenar pėr barkun e tij nėse arrin nė 67 centimetra”. Gjithsesi, nuk ėshtė vetėm njė ēėshtje estetike. Sa herė na ka ndodhur tė themi “Ndihem e fryrė”, ose “Sa mė ėshtė rritur barku, duhet tė bie medoemos nga pesha”. Kush e ka barkun e fryrė, ndihet i lodhur, e ka tė vėshtirė tė marrė frymė, por jo pėr faj tė dhjamit. “Brenda njė barku tė sheshtė, vendin mė tė madh e zėnė zorrėt, pastaj vjen mėlēia, gazrat intestinalė, zorra e trashė dhe nė fund dhjami. Ndėrsa nė njė bark tė fryrė, rregulli ndryshon: vendin kryesor e zė gazi intestinal, mė pas vijnė tė tjerat”, shpjegon kirurgu. Pra, i gjithė faji i fryrjes sė brendshme qė ndiejmė zakonisht ėshtė i zorrėve, qendra e vėrtetė energjetike e trupit dhe e ushqimeve qė konsumojmė dhe qė shkaktojnė reaksione tė ndryshme kimike, pėr shembull fermentimi (makarona, oriz, fruta, zarzavate).

Por ē’mund tė bėjmė pėr tė pasur njė bark tė sheshtė? Mbani dieta hipokalorike, hani shumė fibra, zarzavate, bėni ushtrime pėr barkun, konsumoni sallatė, spinaq, jeshillėqe. Tė gjitha kėto do t’iu ndihmojnė tė jeni mė mirė dhe tė ndiheni mė pak tė fryrė. “Pėr ta zgjidhur pėrfundimisht kėtė problem duhet tė kėrkoni njė dietė tė pėrshtatshme dhe tė bėni shumė ushtrime fizike qė pėrmirėsojnė funksionimin intestinal pėr njė periudhė tė gjatė”, thotė kirurgu. Pėr t’u ndier mirė fizikisht dhe psikologjikisht, kirurgu kėshillon qė tė ndryshoni menjėherė mėnyrėn e tė ushqyerit dhe tė bėni sa mė shumė ushtrime fizike: “Pėr njė tretje tė mirė, edhe stomaku ka nevojė pėr pushim dhe ushqime tė lehta”.

Kėshtu, pėr tė pėr njė tretje tė mirė dhe tė shpejtė mund tė pėrdorni ushqime tė lehta, natyrore ose biologjike (ky ėshtė rregulli numėr njė); nuk duhet tė konsumoni ushqime tė konservuara, ato totalisht tė rafinuara (si sheqeri), pjesėrisht tė rafinuara (kornflekset), margarinėn, ushqimet e thata, ato tė yndryshme, kafenė, alkoolin, duhanin. Mėnyra mė e mirė pėr tė gatuar ushqimet ėshtė nė tenxhere me presion. Arsyeja? Pėr tė kompensuar humbjen e vitaminave dhe kripėrave minerale.
Rregulli i dytė ėshtė pėrtypja mirė e ushqimit dhe ngrėnia me shije. Tė hash me qetėsi dhe me kafshata tė vogla ėshtė njė mėnyrė e mirė pėr tė shmangur fryrjen e barkut.

Rregulli i tretė ėshtė tė konsumoni dy vakte nė ditė, ose mė saktė mėngjesin dhe drekėn. “Mėngjesi tipik modern ėshtė njė kafe dhe briosh. Ėshtė i lehtė, ju ngop dhe nuk keni uri derisa tė vijė dreka. Nuk ju detyroj tė hani vezė dhe proshutė me disa kokrra fasule tė ziera rreth e rrotull pjatės, siē e kanė zakon anglezėt, edhe pse nė fakt bėhet fjalė pėr njė mėngjes shumė tė shijshėm. Ajo qė ju kėshilloj ėshtė tė hani lehtė dhe nė mėnyrė tė shėndetshme!”, thotė kirurgu. Darkėn mos e hani shumė vonė (nė fakt ajo qė kėshillon doktori ėshtė tė mos e konsumoni fare) dhe tė jetė sa mė e lehtė: jo pilaf ose makarona, por fruta, zarzavate dhe pak proteina (mish, peshk, kos).
Rregulli i katėrt ėshtė tė hani lehtė dhe nė “mėnyrė precize”? Ēdo tė thotė kjo? Tė konsumoni sasinė e duhur tė fibrave (mesatarisht 15 gramė nė ditė, tė barabarta me dy porcione frutash), ushqime jo tė thata, qumėsht dhe kos.

Rregulli i pestė, pėrdorni ushqime tė thjeshta: pėr shembull dy produkte tė ndryshme nė pjatė. Mos konsumoni mė shumė se njė tė katėrtėn e pjatės. Rregulli i gjashtė ju kėshillon tė ndiqni njė dietė tė ekuilibruar: sasia e proteinave tė jetė e barabartė me gjatėsinė tuaj tė shprehur nė centimetra, por e llogaritur nė gramė, (pra jo mė shumė se 65, nė rastin e njė personi tė gjatė 1,65cm), e karbohidrateve (nga 200 deri nė 300 gramė nė ditė), yndyrna (nga 50 deri nė 80 gramė nė ditė), tė pini vetėm kur keni etje dhe jo gjatė apo menjėherė pas vakteve. Pas tabelave dhe shembujve pėr tė llogaritur njė dietė tė ekuilibruar, libri i kirurgut mbyllet me rregullin e shtatė: tė bėri rregullisht ushtrime fizike. Ēdo ditė duhet tė lėvizni tė paktėn dy orė.

•shqip•
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė bark i sheshtė arrihet kėshtu Empty Re: Njė bark i sheshtė arrihet kėshtu

Mesazh nga capkenja Sun Mar 14, 2010 4:12 pm

Bark i sheshtė


Njė histori qė pėrsėritet ēdo mėngjes duke mbajtur frymėn pėr tė mbyllur zinxhirin e pantallonave. Problemi qėndron te fryrja e barkut.
Por cilat janė shkaqet? Ndėr arsyet mė tė zakonshme janė dietat e gabuara: shpėrdorim tė yndyrės, ushqimeve tė skuqura, sodės dhe sheqerit, por edhe alkooli, si dhe mėnyra e tė ngrėnit shpejt, duke futur njė sasi tė madhe tė ajrit bashkė me ushqimin.
Toleranca me ushqimin: Nė kėtė rast ėshtė e nevojshme tė identifikohen ushqimi ose ushqimet qė janė tė vėshtira pėr ju, pėr tė absorbuar. Pyetni mjekun tuaj, do tė kėshillojė nė bazė testeve mė tė pėrshtatshme se cilat janė ushqimet qė shkaktojnė fyerjen e barkut.
Ērregullimi i zorrėve: Njė ndėr mjetet kundėr kapsllėkut ėshtė pėrfshirja nė dietė e sasive tė mėdha tė ujit dhe tė fibrave qė gjenden nė fruta dhe perime. Nė raste kritike, mjeku mund tė rekomandojė mjekimin mė tė pėrshtatshėm.
Ajri nė stomak: Marrja e ushqimeve tė caktuara mund tė pėrcaktojė praninė e gazrave nė zorrė, por nė mjekėsinė bimore janė produkte natyrore nė shitje tė ndryshme qė ndihmojnė pėrthithjen dhe eliminimin e gazrave

Mungesa e lėvizjes: muskujt e barkut duhet, si tė tjerėt, tė jenė nė njė aktivitet tė rregullt fizik qė lejon tonifikimin e tyre.
Pirja e duhanit: Nė kėtė rast, duhani prodhon enjtje tė barkut, sepse ai bėn tė mundur hyrjen e ajrit nė stomak dhe aktivizon prodhimin e lėngjeve tė stomakut pa qenė nevoja.
Ndėr shkaqet e tjera tė njė barku tė fryrė ėshtė edhe stresi, i cili nė mėnyrė tė paevitueshme prodhon ērregullimeve nė trup. Ndaj gjeni kohė pėr t’u kujdesur pėr veten dhe pėr tė evituar minutat tuaja stresante nė mėngjes kur vishnin fundet apo pantallonat.Sekrete bukurie
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė bark i sheshtė arrihet kėshtu Empty Re: Njė bark i sheshtė arrihet kėshtu

Mesazh nga Dolche Raggazza Fri Mar 02, 2012 4:56 pm

Ti besoj se duhet te jesh dietologe se ska mundesi.
Dolche Raggazza
Dolche Raggazza
Anetare i/e Perjashtuar
Anetare i/e Perjashtuar

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1207
Vendndodhja Vendndodhja : Qyteti i gangsetereve(Burreli)
Hobi Hobi : Te shoh lot,gjak ne syte e rivales.
Humor Humor : sa te vdesin
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 04/02/2012
Falenderimet Falenderimet : 4

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė bark i sheshtė arrihet kėshtu Empty Re: Njė bark i sheshtė arrihet kėshtu

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi