♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PS ulet sot ne Kuvend

Shko poshtė

PS ulet sot ne Kuvend Empty PS ulet sot ne Kuvend

Mesazh nga capkenja Thu Feb 25, 2010 8:38 pm

Deputetet e Partise Socialiste do te hyjne sot ne Kuvend per here te pare pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit.

Perveē procedures se berjes se betimit, ata do te dorezojne dy nisma ligjore dhe do te dalin serish per te vijuar bojkotin.

Kthimi i grupit parlamentar ne seance varet nga vullneti i mazhorances per te miratuar dy nismat ligjore te saj.

Menjehere pas vendimit te marre ne grup, deputetet socialiste kane nisur te firmosin nismat ligjore per t’i dorezuar sot ne sekretarine e Kuvendit.

Nisma e pare ka te beje me projektin e paralajmeruar disa muaj me pare per hapjen e kutive te votimit dhe garantimit te transparences se zgjedhjeve.

Grupi parlamentar do te kerkoje sot permes nje nisme te dyte qe ligji mbi komisionet hetimore te ndryshoje.

Aktualisht ligji parashikon qe kreun e komisioneve hetimore e ka mazhoranca, ndersa selia roze do kerkoje qe te votohet nje ndryshim ku te sanksionohet qarte se shumicen do ta kete pala kerkuese ashtu sikurse edhe drejtimin.

“Kur kerkova voten e socialisteve ne te gjithe Shqiperine per ta udhehequr kete beteje, nuk e mendoja se ne me pak se gjashte muaj do te arrinim kaq shume”, tha Rama.

Kjo kauze, tha ai, nuk eshte me vetem kauza e 93% te socialisteve qe me kuraje pane larg dhe votuan per bojkotin e per protestat, po e nje populli te tere qe kerkon transparencen e zgjedhjeve.

TCH
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi