Dyzet hadithe mbi personalitetin Islamik
2 posters
Faqja 1 e 1
Dyzet hadithe mbi personalitetin Islamik
I gjithe lavderimi dhe falenderimi i takon Allahut. Ne e lavderojme Ate dhe i shprehim falenderimin. Kerkojme ndihmen dhe faljen e Tij, dhe kerkojme strehim te Allahu nga e keqja e vetes sone dhe nga veprat tona te keqija. Ate qe Allahu e udhezon askush s'mund ta humbe, dhe ate qe Ai e humb askush s'mund ta udhezoje. Deshmoj se askush s'ka te drejte te adhurohet pervec Allahut, te Vetmit, qe nuk ka ortak, dhe deshmoj se Muhamedi eshte robi dhe i Derguari i Tij �?? me tej:
Ky eshte nje liber konciz i cili permban dyzet hadithe autentike(1) nga theniet e bukura te Pejgamberit te Zgjedhur (sallallahu �??alejhi ue selam) te cilat i permblodha si perkujtues per veten time dhe vellezerit e mi. Ato permbajne udhezim per kultivimin e shpirtit, pastrimin e zemrave dhe formesimin e karakterit. Une vete nuk kam shtuar asgje pervec disa fjaleve per te sqaruar dhe shpjeguar cfaredo te paqarte, qe te paraqes titujt e kapitujve qe tregojne lidhjen ne mes te haditheve, dhe shenimeve te shkurtera te metutjeshme.
Nuk do te jete e panjohur per asnje njeri se Dini fisnik i Islamit i ka dhene rendesi te madhe dhe i ka kushtuar vemendje te plote ne shume tekste te Librit dhe Sunetit personalitetit te Muslimanit, duke e udhehequr ate ne perputhje me mesimet esenciale te Islamit dhe fundamenteve e kerkesave te tij.
Motivi kryesor qe me shpjeu ne kompilimin dhe permbledhjen e ketij punimi ishte kur pashe se shume prej atyre qe pasojne Islamin dhe therrasin ne Allahun, ne te vertete jane larg te zhvendosur nga personaliteti Islamik ne esence, sjellje dhe ne paraqitjen e jashtme. Kerkojme prej Allahut qe te na mbroje dhe te na dhuroje siguri. Meqe keshtu qendron puna, mendova se eshte me se nevojshme te permbledhi kete ese qe te mund te jete nukleus i qendrueshem dhe i forte per muslimanin, qe ta inicoje jeten e tij Islamike, ta njeh rrugen e vertete, ta ndjek ate, dhe te therret ne te. Posacerisht pasi qe Pejgamberi (sallallahu �??alejhi ue selam) ka treguar ne kete realitet me thenien e tij: per cdo veper eshte nje periudhe e entuziazmit/aktivitetit, dhe per cdo periudhe te entuziazmit/aktivitetit eshte nje periudhe e pushimit/inaktivitetit. Keshtu qe ai, periudha e pushimit/inaktivitetit i te cilit eshte ne perputhje me Sunnetin tim, atehere ai eshte i udhezuar drejt; por atij te cilit periudha e pushimit/inaktivitetit i perputhet me tjeter pervec kesaj, ai eshte i shkaterruar(2).
Pra, e shkrova kete liber per rinine entuziaste muslimane e cila nuk gjen, derisa noton ne oqeanin e entuziazmit dhe ngallezimit, ndihmen e atij qe e njeh helmin dhe eshte i vetedijshem per sherimin, atij qe mund ta udhezoje ne rrugen e drejte dhe te menduarit e shendoshe ashtu qe kjo rini te jete me mendje dhe mendime si te Shoqeruesve te Pejgamberit (sallallahu �??alejhi ue selam) meqe edhe ata po ashtu kane qene rini, por: Ata ishin rini, megjithate rini e pjekur, syte e tyre te fresket dhe te paster nga e keqja, kembet e tyre te permbajtura nga te afruarit ndaj te pavertetes dhe kotesise. Ata e flijuan dhe shpenzuan veten e tyre ne adhurim dhe u permbajten nga te fjeturit. Ata i shiten shpirterat e tyre te perkohshem per shpirtera qe kurre s'do te vdesin. Allahu i pa ata ne pjeset e vona te nates duke i perkulur shpinat e tyre dhe duke kenduar Kur'an. Sa here qe ndonjeri prej tyre vinte deri te ndonje ajet ku permendej Parajsa, ai qante duke e deshiruar ate.Toka i perbiu gjunjet e tyre, duart e tyre dhe ballet e tyre. Ata e bashkuan rraskapitjen ne nate me rraskapitjen ne dite. Ngjyra e tyre behej e verdhe dhe trupat e tyre dobesoheshin nga te qendruarit e gjate ne namaz dhe agjerimit te shpeshte �?? derisa i konsideronin veprat e tyre si te pavlefshme para Allahut. Ata e permbushen marreveshjen me Allahun dhe e arriten premtimin e Allahut(3). Pra, te ngutemi edhe ne te behemi sikur ata dhe t'u gjasojme atyre meqe ceshtja qendron ashtu sic eshte thene: Ne nuk jemi ndryshe ne krahasim me ata qe erdhen para nesh, pervec sikur herba (bime) e vogel qe rritet prane trungut te nje druri te gjate pallme(4). Dhe sic ka thene Ibn ul Mubarek: Mos na permendni neve derisa i permendni ata, se i shendoshi dhe i shkathti kur ece nuk eshte sikur i gjymti(5).
Jam munduar qe ne zgjedhjen e ketyre haditheve t'i mbledhi ato te cilat jane me perfshirese, por personaliteti Islamik nuk do te kompletohet derisa individi te pasoje dhe zbatoje fene (Dinin) e Allahut i Cili eshte i paster nga cdo e mete, dhe i Lartesuari thote:
"O ju qe besoni! Hyni ne Islam me tere qenien."Click here to enlarge
Jam perpjekur qe te permend burimin e cdo hadithi se bashku me nje deklarate ne lidhje me autenticitetin e tij, ashtu sic kerkohet nga shkenca e hadithit, derisa u jam shmangur zgjatjeve te panevojshme apo lenies mangu te dickaje te domosdoshme; dhe jam munduar te jem i prere aq sa eshte e pershtatshme per nje liber te ketij vellimi, dhe vetem rrallehere e kam zgjatur aty ku kemi te bejme me ate qe eshte esenciale.
Pra, nese Allahu me udhezon dhe me dhuron ate qe eshte korrekte ne ate cka kam per qellim, atehere kjo eshte prej plotesimit te bekimeve te Tija, por nese rezultati del ndryshe, dhe shpresoje se ky nuk eshte rasti, atehere lus Allahun per faljen e Tij dhe meshiren e Tij. Vertet, Ai eshte qe degjon dhe pergjigjet, dhe thirrja jone e fundit eshte se i gjithe lavderimi the falenderimi i takon Allahut, Zotit te botrave.
�??Ali Hasan �??Ali-Hamid al-Halebi el-Etheri
11 Rexheb, 1408H, el-Zerka (Jordan)
28 Shkurt, 1988
- deliresia dhe sinqeriteti i qellimit -
Prej �??Umer ibn el-Khatab (radiallahu �??anhu) i cili tha se i Derguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) ka thene:
"Veprat varen prej qellimit dhe cdo personi i takon vetem ajo per cka e ka pasur qellimin. Keshtu qe ai, migrimi i te cilit ishte per Allahun dhe te Derguarin e Tij, atehere migrimi i tij ishte per Allahun dhe te Derguarin e tij; ndersa ai, migrimi i te cilit ishte per arritjen e ndonje qellimi te kesaj bote apo qe te martohet, atehere migrimi i tij ishte per ate per cka ka migruar."(7)
Shtylla e veprave eshte qellimi i delire dhe i sinqerte, dhe permes deliresise se qellimit zemrat drejtohen e qetesohen, dhe permes kesaj individi vjen deri te njohja e rruges se drejte ne fene e tij, keshtu qe ai cdo gje e ben ne menyre korrekte. Vetem permes deliresise se qellimit ai do t'i njohe detyrimet qe i ngarkohen dhe te drejtat qe i takojne atij. Permes kesaj ai do te sillet me drejtesi ne te gjitha ceshtjet dhe cdo gjeje do t'ia jape te drejten qe i takon, jo duke i tejkaluar kufijte e as duke lene dicka mangut.
Pra, ky hadith eshte nje prej haditheve te cilat jane shtyllat e te kuptuarit te sakte te fese tone te vertete dhe te drejte.Click here to enlarge
Kur robi musliman e kupton qarte ate qe parapriu, atehere atij i behet e detyrueshme, pa kurrfare ngurrimi, ta rrethoje qellimin e tij te sinqerte me nje barriere mbrojtese per personalitetin Islamik e cila eshte:
- dallueshmeria -
Prej Ibn �??Umerit (radiallahu �??anhu) i cili tha se i Derguari i Allahut (sallallahu �??alejhi ue selam) ka thene:
"Jam derguar para castit qe vetem Allahu te adhurohet pa i shoqeruar Atij ortak, dhe se furnizimi im me eshte vendosur nen hijen e shtizes sime, ndersa perulja e poshterimi eshte vendosur mbi ata te cilet i kundershtojne urdherat e mi, dhe kushdo qe e imiton nje popull, ai eshte njeri prej tyre"(9)
Muslimani ka nje personalitet te dalluar me natyren e vet te vecante dhe sjelljen e botekuptimin e posacem. Ai eshte i dallueshem ne paraqitjen e tij, natyren e tij, besimin (�??akiden) e tij, orientimin dhe kahjen e kthyer ne namaz, dhe ne te gjitha ceshtjet e tija. Duke qene te dalluar si muslimane, ne e ruajme Islamin dhe thirrjen tone ne nje forme te qarte dhe te delire, te paster nga cdo falsifikim dhe gabim.
Sidoqofte, muslimani derisa eshte i dallueshem nuk largohet nga:
- drejtesia dhe te qenit i balancuar (mesatar) -
Prej Ebu Hurejres (radiallahu �??anhu) i cili tha se i Derguari i Allahut (sallallahu �??alejhi ue selam) ka thene:
"Duajeni ate qe e doni deri ne nje shkalle te caktuar (me maturi), ndoshta nje dite ai do te jete dikush ndaj te cilit keni urrejtje, dhe urrejeni ate ndaj te cilit keni urrejtje deri ne nje shkalle te caktuar, ndoshta nje dite ky do te jete ai te cilin e doni."(10)
Muslimani eshte i balancuar ne dashurine dhe urrejtjen e tij. Ai eshte i drejte kur jep dhe kur merr, dhe eshte i matur ne tere kete. Te qenit e tij i balancuar eshte nje prej shenjave te fese dhe Sheriatit te tij. Keshtu qe ai nuk eshte i atille qe kalon kufijte e as i atille qe te deshtoje ne ate cka kerkohet prej tij. Pervec kesaj, muslimani nuk e nxjerr kete kualitet i te qenit i balancuar prej intelektit dhe deshirave e as nga mendimi i tij apo nga dicka tjeter pervec kesaj, me sakte, ai kete e merr nga Libri i Allahut, i Cili eshte i paster nga cdo e mete.
"Ne u beme juve nje popull mesatar, qe te jeni deshmitare ndaj njerezimit dhe i Derguari (Muhamedi sallallahu �??alejhi ue selam) te jete deshmitar ndaj jush."(11)
Te qenit i balancuar nuk eshte nje ceshtje e lehte, vertet, shume prej atyre te cilet deklarohen dhe therrasin ne te, deshirojne qe vetem ta qetesojne situaten dhe te bejne kompromis. Pra, qe nje individ te jete i balancuar sic urdherohet nga Allahu nuk eshte, sic kam thene, lehte, por me sakte, kjo kerkon:
- lufte kunder deshirave personale -
Prej el-�??Ala ibn Zijadit i cili tha:
Nje njeri e pyeti Abdullah ibn Amr ibn el'Asin, duke thene: "Cili prej besimtareve eshte me i miri ne Islamin e tij?" Ai u pergjigj: "Ai, prej gjuhes dhe dores se te cilit muslimanet jane te sigurt." Ai pyeti: "Atehere cili prej atyre qe migrojne (bejne hixhret) eshte me i miri?" Ai u pergjegj: "Ai i cili lufton kunder egos dhe deshires se tij per hir te Allahut." Ai pyeti: "A eshte kjo dicka qe ti ke thene, O Abdullah ibn �??Amr, apo i Derguari i Allahut (sallallahu �??alejhi ue selam) e ka thene kete?" Ai tha: "I Derguari i Allahut (sallallahu �??alejhi ue selam) e ka thene kete."(12)
Pra, te luftosh kunder egos eshte njera prej menyrave me te larta dhe me te cmueshme per rritjen e imanit dhe afrimin e robit me afer Zotit te tij, i Cili eshte i paster nga cdo e mete. Ne lidhje me kete Ai, i Bekuari dhe me i Larti, thote:
"Sa u perket atyre qe perpiqen ne Neve (Qellimin Tone), Ne me siguri do t'i udhezojme ne Rruget Tona (d.m.th. ne fene e Allahut)"(13)
Pra, muslimani duke luftuar kunder egos dhe deshirave te tija e ngrite moralin me lart, e rrite imanin e tij dhe e pastron shpirtin. Pervec kesaj, kjo perpjekje e kurorezon muslimanin me nje kurore madheshtore ne jeten e tij, qe eshte:
- butesia -

"Vertet, Allahu eshte i bute dhe e do butesine, dhe ka bere qe me butesi te arrihet ajo qe s'mund te arrihet me ashpersi."(14)
Permes butesise zemrat bashkohen ne miqesi dhe dashuri, dhe e mira perhapet. Perderisa permes te kundertes se saj mbizoterojne ndjenjat e keqija dhe dyshimi, dhe njerezit largohen prej njeri-tjetrit. Por butesia e lehteson:
- kthimin ne te verteten -
Prej Ibn �??Abasit (radiallahu �??anhu) i cili tha se i Derguari i Allahut (sallallahu �??alejhi ue selam) ka thene:
"Nuk ka rob besimtar pervec se te kete nje mekat te cilin e ben here pas here, apo nje mekat ne te cilin ngulmon dhe nuk e le ate derisa ta leshoje kete bote. Vertet, Besimtari eshte krijuar si nje i cili vazhdimisht sprovohet, i cili shpesh pendohet (pastaj) harron. Kur ai keshillohet, e pranon keshillen."(15)
Keshtu qe thuhet se: Kthimi ne te verteten eshte virtyt, ndersa te vazhduarit ne te paverteten eshte e perbuzur. Kthimi ne te verteten e larteson individin dhe ia ngrite graden, si te Allahu ashtu edhe tek njerezit. Vertet, Shejtani eshte ai qe ua ben njerezve te duket se kthimi ne te verteten eshte nje e mete dhe mosperfillje e nderit te njeriut. Kjo eshte nje prej mashtrimeve dhe truqeve qe i perdore Iblisi. Individi i cili kthehet ne te verteten, duke mos qene teper krenar qe mos ta pranoje ate, vendoset ne nje pozite ideale qe ta cmoje:
- pergjegjesine -
Prej �??Umerit (radiallahu �??anhu) i cili tha se i Derguari i Allahut (sallallahu �??alejhi ue selam) ka thene:
"Secili prej jush eshte kujdestar dhe pergjegjes per ata mbi te cilet ka pushtet. Keshtu qe sundimtari eshte kujdestar dhe pergjegjes per te nenshtruarit e tij; Burri eshte kujdestar i familjes se tij dhe pergjegjes per ata qe jane nen kujdesin e tij; Gruaja eshte kujdestare per shtepine e burrit te saj dhe eshte pergjegjese per ata qe jane nen kujdesin e saj; robi eshte kujdestar i pasurise se zoteriut te tij dhe eshte pergjegjes per ate qe i eshte besuar; dhe njeriu eshte kujdestar i pasurise se babait te tij dhe eshte pergjegjes per ate qe eshte nen kujdesin e tij. Pra, secili nga ju eshte kujdestar dhe pergjegjes per ate cka i eshte besuar atij."(16)
Pra, sikur secili nga ky Umet ta dinte poziten dhe vleren e vet, dhe ta realizonte pergjegjesine qe i eshte ngarkuar dhe te mos kerkonte ta kaloje ate e te merr pergjegjesite e te tjereve, dhe te zbatonte detyrimet te cilat i jane ngarkuar, atehere kjo do te ishte nje e mire perfshirese e universale dhe nje thesar i madh permes te cilit do te vendoseshin siguria dhe rehatia. Krahas kesaj, dicka qe eshte nje vecori e personalitetit Islamik eshte se:
- muslimani mundohet qe t'i arsyetoje muslimanet tjere -
Prej Sa'd ibn �??Ubades (radiallahu �??anhu) i cili tha se i Derguari i Allahut (sallallahu �??alejhi ue selam) ka thene:
�?�dhe askush nuk ka deshire me shume se Allahu qe te pranoje nje arsyetim, dhe per shkak te kesaj ai dergoi pruresit e lajmeve te mira dhe paralajmeruesit�?�(17)
Keshtu qe nje musliman i cili mundohet ta arsyetoje vellane e tij dhe ata te cilet i do, do te perhape vullnetin e mire ne vend te antagonizmave, dhe do te vendose lidhje miqesore ne vend te pecarjes. Meqe Allahu, i Cili eshte i paster nga cdo e mete, jep arsyetime, dhe Ai eshte Krijuesi dhe me Madheshtori, atehere si mundesh ti, O rob i Allahut, nje krijese e dobet e Tij, te mos mundohesh t'i arsyetosh te tjeret? Por me sakte, sic eshte thene: Mundohu te gjesh arsyetim per vellane tend.(18) E ngjashme me kete eshte thenia: Besimtaret mundohen te gjejne arsyetime per te tjeret, derisa hipokritet shpresojne ne renien e te tjereve. Keshtu qe fakti se muslimani mundohet te gjeje arsyetim per vellezerit e tij e thekson ate se:
- muslimani nuk e ushqen zemren e tij me inat -
Prej Ibn Mes'udit (radiallahu �??anhu) i cili tha se i Derguari i Allahut ka thene:
"Nuk ben te kete inat pervec ne dy raste(19): Njeriut te cilit Allahu i ka dhene pasuri te cilen e shpenzon ne menyre te duhur, dhe njeriut te cilit Allahu i ka dhene Urtesi (d.m.th. Kur'anin) dhe vepron sipas saj dhe ua meson ate te tjereve."(20)
Sikur te kishte inat ndaj njerezve, ai do te shpresonte ne renien e tyre me qellim qe te kenaq krenarine qe e ka ne veten e tij, si dhe kotesine e fodullekun e mendjes se tij. Pra, ai (Muslimani) e di se inati eshte nje semundje e veshtire dhe nje e keqe demtuese dhe per kete largohet nga ai (inati).
Sa i perket inatit, i cili eshte i pranueshem nga ajo cka eshte mekat, atehere ky eshte inat i cili nuk e ben individin qe te vuan prej semundjes se te deshiruarit qe bekimi te largohet prej nje individi. Me sakte, ai i lutet Zotit te tij, i Cili eshte i paster nga te gjitha te metat, per vellane e tij, qe Allahu ta mbroje ate, dhe per vetveten; dhe qe Allahu ta beje ate, qe ta do ate. Sa i perket asaj qe s'eshte ne perputhje me kete, atehere ajo eshte e denuar.(21) Pra, kjo ve ne pah faktin se muslimani eshte ai i cili ben:
- pasimin dhe zbatimin e udhezimit hyjnor -
Prej Um ud-Derdas (radiallahu �??anha) e cila tha: I thashe Ebu Derdas (radiallahu �??anhu): "A nuk do te kerkosh gjera qe te argetosh mysafiret ashtu sic kerkojne te tjeret gjera per argetimin e mysafireve te tyre?" Ai u pergjigj: "E kam degjuar te Derguarin e Allahut (sallallahu �??alejhi ue selam) duke thene:
"Perballe jush eshte nje mal i thiket, i cili nuk do te kapercehet nga ata te cilet jane te mbingarkuar." Keshtu qe une deshiroj ta lehtesoj ngarkesen time per ate hipje!"(22)
Pra, muslimani ndjek dhe zbaton udhezimin hyjnor ne te gjitha ceshtjet e tija. Kjo bote per te eshte thjesht nje kalim per ne Jeten Tjeter dhe nuk eshte i dhene pas saj, pervec asaj e cila eshte esenciale me qellim qe t'i permbush nevojat e tija dhe ta ruaj veten.
Por, sa i perket asaj qe kjo bote te jete preokupimi me i madh, dhe te jete objektivi qe synon ta arrije, duke menduar se ajo cka eshte duke bere eshte mire, atehere kjo nuk eshte prej karakterit apo karakteristikave te muslimanit. Pra, sa i cuditshem eshte rasti i njerezve te cilet e harxhojne ajken e jetes se tyre dhe e shpenzojne rinine e tyre te zhytur ne angazhime te kesaj bote duke menduar se jane duke bere mire. Vertet, kjo eshte dicka prej Shejtanit, cka ai e ka bere terheqese. Pra, si jane ne gjendje njerezit ta bejne kete kur rasti eshte se:
- muslimani nuk ka kohe te lire -
Prej Ibn �??Abasit (radiallahu �??anhu) i cili tha se i derguari i Allahut (sallallahu �??alejhi ue selam) ka thene:
"Jane dy bekime te cilat shume njerez i humbin: shendeti dhe koha e lire."(23)
E, si mundet ai qe s'ka kohe te lire te preokupohet me kete bote? Si mundet ai, koha e te cilit eshte e mbushur, te perjetoje kohe te lire?
Vini re, Allahu ju meshirofte, se cfare ka thene njeri prej dijetareve ne lidhje me njerin nga Imamet. "Isha fqiu i tij ne shkollen e Kairos, dhe shtepia ime ishte siper shtepise se tij. Per dymbedhjete vite, nuk jam zgjuar ne asnje nate, ne cilendo ore te nates, e te mos e kem verejtur driten e qiririt ne shtepine e tij derisa ai ishte i angazhuar ne mesim. Madje, edhe derisa ishte duke ngrene, librat e tija ishin me te dhe ai ishte i preokupuar me to."(24) Prej atyre gjerave mbi te cilat ndertohet personaliteti i Muslimanit eshte:
- devotshmeria e muslimanit dhe vetepermbajtja -
Prej en-Nu'man ibn Beshirit (radiallahu �??anhu) i cili tha se e kam degjuar te Derguarin e Allahut (sallallahu �??alejhi ue selam) duke thene:
"Ajo cka eshte e lejuar eshte e qarte, dhe ajo cka eshte e ndaluar eshte e qarte. Ne mes te ketyre jane ceshtjet e dyshimta per te cilat shumica e njerezve nuk kane njohuri. Kushdo qe u shmanget ceshtjeve te dyshimta, e ruan fene dhe nderin e tij, ndersa kushdo qe bie ne ceshtje te dyshimta, bie ne ate qe eshte e ndaluar. Ashtu sikurse nje bari i cili i kullote delet e tija afer kulloses private (te tjeterkujt), ai pa vonuar do te humbe ne te. Vertet, per cdo mbret ka nje rezervat privat. Rezervati i Allahut jane ato gjera te cilat Ai i ka ndaluar. Ne trup eshte nje cope mishi, e cila nese eshte e mire, atehere i tere trupi eshte i mire, por nese eshte e prishur, atehere i tere trupi eshte i prishur. Vertet, kjo cope eshte Zemra."(25)
Pra, muslimani ne lidhje me cfaredo situate qe mund te perballet ne jeten e tij do te duhet te ballafaqohet me secilen prej tyre me njeren nga tri pozitat vijuese:
1. T'i shmanget plotesisht asaj: Kjo ka te beje me ate cka eshte e dyshimte
2. Ta pranoje ate pa detyrim: Kjo ka te beje me ate qe eshte qarte e lejuar
3. Te permbahet nga ajo: Kjo ka te beje me gjerat te cilat s'jane plotesisht te lejuara dhe qarte te ndaluara.
Nese pozita e mbrame tregon dicka, ajo eshte nje indikacion i devotshmerise se muslimanit dhe frikes nga renia ne ate qe eshte e ndaluar dhe nga hyrja ne dicka te keqe.
Prandaj, muslimani permbahet nga ajo dhe distancohet nga ajo me qellim qe te kenaq Allahun, dhe te siguroje se urdherat e Tija respektohen. Nuk duhet te thuhet ashtu sic thone disa njerez: "Kjo s'eshte e ndaluar, pra beje ate. Jo, meqe nuk eshte e lejuar te behet cdo gje tjeter pervec asaj qe eshte ndaluar. Pra, ato gjera te cilat jane ceshtje te dyshimta jane me afer asaj qe eshte e ndaluar, sic na paraqitet ne vete hadithin: "Kushdo qe bie ne ceshtje te dyshimta, bie ne ate qe eshte e ndaluar." Pra, kjo frike dhe devotshmeri konfirmojne se:
- muslimani eshte i ndershem dhe i sinqerte ne te gjitha ceshtjet e tija -

"Tri gjera e dallojne hipokritin: kur ai flet, e thote te paverteten; kur premton, e then ate, dhe kur i besohet, ai deshmohet te jete mashtrues."(26)
Keshtu qe ai eshte i sinqerte kur flet, besnik ndaj premtimit te tij, i besueshem ne permbushjen e asaj cka i eshte lene ne dorezim. Ai nuk mashtron apo genjen, dhe nuk eshte hipokrit. Pra, besnikeria dhe ndershmeria jane njera nga cilesite me te mira, ndersa genjeshtra eshte koka e coroditjes dhe e se keqes. Nderi i tij e mban ate larg prej se keqes, veprave te ndyta dhe semundjes se zemres. Prandaj, cfaredo vepre qe ai ben, e ben per Allahun, i Cili eshte i paster nga cdo e mete, e jo per ate qe te arrije ndonje pozite ne kete bote, fame apo reputacion. Keshtu qe motoja e tij eshte:
- dituri per dituri -
Prej Xhabirit (radiallahu �??anhu) i cili tha se i Derguari i Allahut (sallallahu �??alejhi ue selam) ka thene:
"Mos e mesoni diturine me qellim qe te garoni me dijetare, as te polemizoni me injorantin, e as te mbizoteroni ne vendtubime. Meqe kushdo qe e ben kete, atehere: Zjarri! Zjarri!"(27)
Shqyrtojeni, Allahu ju meshirofte, keshillen dhe leksionin qe permban ajo cka Ibn Hatim er-Razi tregon, ai tha: "Hyra ne Damask tek studentet e hadithit dhe kalova prane qarkut (vendtubimit) te Kasim el-Xhu'it. E gjeta nje grup te ulur rreth tij e ai fliste. Paraqitja e tyre me mahniti, dhe e degjova ate duke thene: "Grabitni dobine e pese gjerave nga bashkekohaniket tuaj: kur jeni te pranishem, jeni te panjohur; kur mungoni nuk verehet mungesa juaj; kur paraqiteni, keshilla juaj nuk kerkohet; kur thoni dicka, thenia juaj nuk pranohet; dhe kur posedoni dituri, nuk u jepet gje per te. Po ashtu ju keshilloj ne pese gjera: kur trajtoheni me padrejtesi, mos u sillni me padrejtesi; kur ju lavderojne, mos u gezoni; kur kritikoheni, mos u shqetesoni; kur nuk ju besojne mos u hidheroni; dhe nese ju mashtrojne, mos i mashtroni ju ata." Ibn Ebi Hatim tha: "Keshtu qe e mora kete si dobi nga Damasku."
Shiqoni, Allahu ju meshirofte, sesi deshira e sinqerte per dituri dhe dobi e coi ate qe ta degjoje ate i cili sigurisht posedonte me pak dituri se vete ai, me qellim qe te kete dobi prej te kuptuarit e tij dhe te mesoje pak dituri. Nje ceshtje tjeter qe duhet te permendet ketu eshte ajo se:
- besimtari eshte pasqyre per vellane e tij -
Prej Ebu Hurejres (radiallahu �??anhu) i cili tha se i Derguari i Allahut (sallallahu 'alejhi ue selam) ka thene:
"Besimtari eshte pasqyre per besimtarin, dhe besimtari eshte vella per besimtarin. Ai e ruan pronen e tij per te dhe e mbron ate nga prapa."(28)
Pershkrimi i tij si nje �??pasqyre' eshte mjaft preciz dhe kuptimthelle, qe tregon kulminacionin e vellazerise dhe solidaritetit. Pra, vellai yt, O rob i Allahut, eshte nje shembellim i vetes tende. Nese ai sillet keq, kjo eshte sikurse ti te jesh ai qe eshte sillur keq, dhe nese ai ben nje gabim, eshte sikurse ta besh ti ate gabim. Pra, ai eshte pasqyre per ty, pastaj nje shembellim i vetes tende! Keshtu qe mos u sillni me te ndryshe, pervec me butesi dhe kujdes. Nese nuk silleni me vellane tuaj ne kete menyre, atehere kjo do te jete dicka qe e dobeson:
- luften e muslimanit dhe djallit te tij -
Prej Ijad ibn Himar al Muxhashi'it (radiallahu �??anhu) i cili tha se i Derguari i Allahut (sallallahu �??alejhi ue selam) ka thene:
"Vertet Zoti im me ka urdheruar qe t'ju mesoje ate per te cilen nuk keni njohuri. Prej asaj cka Ai me mesoi sot, (duke me udhezuar): "Pasuria te cilen ia dhuroj nje robi eshte krejtesisht e lejuar per te, dhe Une i kam krijuar te gjithe roberit e Mi te pajisur me prirje natyrore ndaj rruges se vertete, por djajt u erdhen atyre dhe i shmangen prej fese (te vertete) dhe ua ndaluan ate te cilen Une ua kam bere te lejuar, dhe i urdheruan qe te shoqerojne ne adhurimin ndaj Meje ate, per te cilen nuk kam zbritur kurrfare autoriteti. "Allahu shikoi ne njerezit e tokes dhe i urrejti ata, Arabet dhe jo-Arabet, pervec nje pjese te mbetur prej Njerezve te Librit, dhe Ai tha: "Une te dergova vetem qe te sprovoj ty dhe t'i sprovoj te tjeret permes teje, dhe ua kam zbritur Librin i cili s'mund te rrembehet nga uji, te cilin ju do ta ruani (mbani ne mend) dhe ta kendoni derisa jeni te fjetur dhe derisa jeni te zgjuar." Allahu me urdheroi qe t'i shkaterroje Kurejshitet andaj une i thashe: "O Zoti im, ata do te ma thyejne koken ashtu sic thehet buka." Ai tha: "Deboni ju ata ashtu sic ata u debuan juve dhe luftoji ata dhe Ne do te te ndihmojme, dhe shpenzo se Ne do te te furnizojme. Dergo nje ushtri dhe Ne do te dergojme pese te tjera sikur ajo. Luftoji ata qe nuk te binden. Njerezit e Parajses jane tre: Sunduesi i cili eshte i drejte, i cili shpenzon ne bamiresi dhe eshte i udhezuar te beje mire; njeriu i cili eshte i meshirshem dhe -bute ndaj cdo muslimani dhe te afermi; dhe i deliri i cili nuk lyp perkunder asaj qe ka familje te cilen duhet ta mbaje. Njerezit e zjarrit jane kater: I dobeti i cili nuk ka vullnet qe t'i shmanget te keqes, ata nga mesi juaj te cilet thjesht jane pasues (te tjereve), ata nuk kujdesen per familje apo pasuri; dhe i pandershmi, lakmia e te cilit s'mund te fshihet as ne rastet e gjerave te vogla; dhe njeriu i cili do te te tradhtoje mengjes e mbremje ne lidhje me familjen dhe pasurine tende (Ai po ashtu permendi koprracine apo te genjyerit) si dhe personi me sjellje te keqe dhe te folur te ndyte."(29)
Pra, ky eshte nje konflikt mjaft i lashte, duke filluar prej kohes kur Allahu, i Cili eshte i paster nga te gjitha te metat, e krijoi Ademin, �??alejhis-selam, dhe cka ndodhi ne mes tij e Shejtanit eshte mire e njohur. Ky konflikt do te intensifikohet apo dobesohet varesisht nga afersia apo largimi nga Zoti i tij. Shqyrtojeni po ashtu kete thenie te tij (sallallahu �??alejhi ue selam): "Shejtani ka humbur cdo shprese se ata qe falin namaz do ta adhurojne ate, por ai mundohet qe te provokoje armiqesi mes tyre."(30)
Pra, le te jete kjo nje paralajmerim per ne, ndersa e kunderta e kesaj le te jete sihariq. Ne s'duhet ta leme asnje rruge per Shejtanin qe te hyje ne zemrat tona permes veprave tona, duke mos i dhene atij as qasje te plote as te pjeseshme. Vertet, mashtrimet dhe kurthat e tija jane te shumta.(29) Keshtu qe ruaju nga kjo, O rob i Allahut, dhe mos e le Shejtanin qe te te kurthoje me grackat dhe truqet e tija, dhe fortesa e juaj e pathyeshme kunder tij eshte:
- perkujtimi i Allahut -
Prej Nu'man ibn Beshir (radiallahu �??anhu) i cili tha se i Derguari i Allahut ka thene:
"Lutja (ed-Du'a) eshte adhurim, Zoti juaj, i Madherishmi, ka thene: "Me thirrni Mua �?? Une do t'ju pergjigjem lutjeve tuaja."(32,33)
Lutja eshte koka e te perkujtuarit te Allahut. Vertet, ai (sallallahu �??alejhi ue selam) ka thene: "...dhe ju urdheroj qe ta permendni Allahun shume. Kjo i pergjigjet shembullit te njeriut i cili duke qene i ndjekur nga armiku, te cilet nguten per ta zene ate, arrin ne nje fortese te mbrojtur dhe keshtu e mbron veten aty. I ketill eshte robi, se ai nuk e mbron veten prej Shejtanit pervec permes perkujtimit te Allahut te Madherishem."(34)
Pra, Muslimani duke e perkujtuar Allahun, i Cili eshte i paster nga cdo e mete, arrin ne nje pozite te sigurise dhe mbrojtjes, te cilen Shejtani s'mund ta mbizoteroje. Keshtu qe kjo e parandalon ate prej shume mekateve dhe vetive te shumta negative qe i perkasin gjuhes, gjymtyreve dhe zemres. Prandaj:
- muslimani nuk pergojon -

"Kushdo qe ndermjeteson dhe e parandalon nje prej denimeve te urdheruara nga Allahu i Madherishem, ai e ka kundershtuar Allahun ne lidhje me urdherat e Tij. Kushdo qe vdes duke i pasur borxh dikujt, nuk do t'i kompensohet me dinare dhe dirhem, por me vepra te mira dhe te keqija. Kushdo qe polemizon per dicka qe e di se eshte e pavertete, ai mbetet ne hidherimin e Allahut perderisa te ndalet. Kushdo qe e akuzon nje besimtar per dicka qe s'eshte e vertete, Allahu do ta beje ate banor te qelbit qe rrjedh nga banoret e Zjarrit, dhe ai nuk do te del prej aty derisa te terhiqet nga ajo cka ka thene."(35)
Pra, semundja vdekjeprurese e pergojimit i shkaterron veprat e njeriut, e shkaterron vellazerine dhe shkaterron shperblimin e individit. Muslimani i vertete nuk pergojon e as nuk lejon qe pergojimi te ndodhe ne pranine e tij. Pra, le t'i frikohen Allahut ata njerez, trupat e te cileve nuk zhvillohen dhe shpirti i te cileve nuk ushqehet me tjeter pervec me shperndarjen e thashethemeve dhe shpikjen e genjeshtrave kunder roberve te Allahut, duke pohuar se kjo eshte ne dobi te da'ves (thirrjes)!
Sa cudi! cfare dobie do te kete per da'vetin permes ofendimeve, pergojimeve dhe permendjes se vetive te keqija te te tjereve? A mendoni, O ju qe pergojoni njerez, se jeni larg te metave? O ju te cilet i shihni vetem mangesite e te tjereve, a mendoni se jeni te pagabueshem? Ju jeni perplot mangesi dhe njerezit kane gjuhe! Po ashtu prej atyre gjerave qe duhet te dihen eshte se:
- muslimani nuk eshte kurreshtar per gjerat qe nuk jane ne interes te tij -
Prej Ebu Hurejres (radiallahu �??anhu) i cili tha se i Derguari i Allahut ka thene:
"Prej persosurise se Islamit te individit, eshte ajo se ai e le ate cka nuk eshte ne interes te tij."(36)
Pra, ai ndalet ne kufijte e tij dhe nuk i tejkalon ata. Ai e di se te qenit kurreshtar per ate qe nuk ieshte ne interes te tij dhe te pyeturit per ate, nuk i takon atij. Me sakte, kjo eshte e ndaluar per te dhe dicka qe duhet t'i shmanget. Keshtu qe ai u pershtatet urdherave te Allahut dhe largohet nga ajo qe Ai ka ndaluar, meqe:
- te gjitha veprat e tija jane per Allahun -

"Kushdo qe do per Allahun dhe urren per Allahun, jep per Allahun dhe mban (nuk jep) per Allahun, atehere ai e ka plotesuar imanin."(37,38) Ky hadith qarte paraqet menyren me te cilen besimtari i udheheq te gjitha ceshtjet e tija dhe sillet ne te gjitha ballafaqimet e tija; te gjitha veprat i ka per Allahun dhe nuk i ben per ndokend tjeter pervec Tij, i Cili eshte i paster nga te gjitha te metat. Ne te gjitha ceshtjet e tija ai largohet nga perfitimet personale dhe kenaqesite. Kur do dhe urren, jep dhe mban, ai e kerkon vetem kenaqesine e Allahut dhe Parajsen e Tij. Ai nuk kerkon te fitoje pozite ne kete bote, pasuri apo reputacion! E, nese bie ne keso gjera, ai pendohet dhe i kthehet Zotit, pra:
- muslimani pendohet dhe i kthehet Allahut -
Prej Ebu Se'id el-Hudriut (radiallahu �??anhu) i cili tha se i Derguari i Allahut ka thene:
"Shembulli i besimtarit ne lidhje me imanin eshte sikurse shembulli i kalit ne raport me hurin lidhes - sillet perreth, pastaj kthehet tek huri lidhes i tij. Edhe besimtari eshte neglizhent, pastaj i kthehet imanit te tij. Pra, ushqeni te devotshmit me ushqimin tuaj dhe trajtoni mire besimtaret."(39)
Ai nuk ngulmon ne mekat dhe nuk e trajton ate me mendjelehtesi. Ashtu sikurse edhe femijet e tjere te Ademit alejhi selam, ai ben mjaft mekate. Mirepo, ai vazhdimisht i kthehet Zoti te tij me pendim.
Ajo qe parapriu na tregon qarte:
- karakteristikat esenciale te personalitetit te tij -
Prej Ebu Hurejres (radiallahu �??anhu) i cili tha se i Derguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) ka thene:
"Nuk gjinden dy karakteristika se bashku ne nje hipokrit: sjellja e mire dhe te kuptuarit e fese."(40)
Pra, sjellja e tij eshte sjellje e njerezve te drejte dhe sjellje e robeve te Zotit te Botrave. Ai matet me te devotshmit dhe ndjek hapat e te sinqerteve. Zemra dhe sjellja e tij dakordohen. Ai nuk eshte sikur te dobetit, te cilet e mundojne veten e tyre qe te bejne nje paraqitje sa me te mire derisa zemrat e tyre jane te zbrazeta! Dituria e tij dhe te kuptuarit e fese eshte e thelle dhe buron nga nje e mire sensitive dhe kujtese precize. Mirepo, sjellja e mire, dituria dhe te kuptuarit e fese nuk e parandalojne ate prej:
- te tallurit e ndershem -
Prej Ebu Hurejres (radiallahu �??anhu) i cili tha: Ne thame: "O i Derguar i Allahut! Po tallesh me ne?" Ai (sallallahu �??alejhi ue selam) tha:
"Po, por une nuk flas tjeter pervec asaj cka eshte e vertete."(41)
Keshtu qe e paverteta nuk ben pjese ne kete, dhe genjeshtrat nuk mund t'i afrohen kesaj. Pra, te tallurit e tij eshte me fjale qe jane te verteta. Por kjo nuk do te thote se ai do ta shpenzoje tere kohen e tij ne shkujdesje dhe tallje. Me sakte, ne kete dhe ne te gjitha ceshtjet tjera, ai ndjek hapat e Sahabeve, Allahu qofte i kenaqur me te gjithe prej tyre, dhe menyra e tyre lidhur me kete ceshtje ishte:
- kohe per kete dhe kohe per ate -
Prej Handhale el-Usejjidit i cili tha:Ebu Bekri me takoi dhe me pyeti: "Si je, O Handhale?" Une iu pergjigja: "Handhale ka bere hipokrizi!" Ai tha: "I paster eshte Allahu nga cdo e mete! cfare je duke thene?" Une i thashe: "Kur jemi me te Derguarin e Allahut (sallallahu �??alejhi ue selam) ai na e perkujton Zjarrin dhe Parajsen sikur ta kishim pare me syte tane. Pastaj ne ndahemi prej te Derguarit te Allahut (sallallahu �??alejhi ue selam) dhe preokupohemi me grate tona, femijet dhe tregtine, dhe shume nga ajo harrojme." Ebu Bekri tha: "Pasha Allahun, edhe mua ne ndodh e njejta gje." Keshtu qe shkuam me Ebu Bekrin te i Derguari i Allahut (sallallahu �??alejhi ue selam). Une thashe: "Handhale ka bere hipokrizi, O i Derguar i Allahut." I Derguari i Allahut (sallallahu �??alejhi ue selam) tha: "Si ashtu?" Une i thashe: "Kur jemi me ty, ti na e perkujton Zjarrin dhe Parajsen sikur ta kishim pare me syte tane. Pastaj kur ndahemi prej teje preokupohemi me grate tona, femijet dhe tregtine e pastaj shumicen e kesaj e harrojme." I Derguari i Allahut tha: "Pasha Ate, ne doren e te cilit eshte shpirti im, sikur te mbeteshit vazhdimisht ashtu sikur kur jeni me mua ne perkujtimin e Allahut, atehere engjejt do t'ju kishin mbajtur per dore ne shtratet tuaja dhe ne rruge. Por, O Handhale, (eshte) nje kohe per kete dhe nje kohe per ate, nje kohe per kete dhe nje kohe per ate, nje kohe per kete dhe nje kohe per ate.""(42)
Pra, te dyja keto kohe jane te rregulluara me rregullat e Allahut, ashtu sic parapriu. Koha e tij per ceshtje serioze eshte e rregulluar sipas Librit dhe Sunnetit, dhe te tallurit e tij eshte te paster nga cfaredoqofte e ndaluar dhe eshte e shoqeruar me ate ne cka Allahu ka urdheruar.
Pra, ai nuk lejon qe permes neglizhences, te tallurit e tij te behet nje rruge ne te cilen bie ne mekat. Si do ta bente kete kur:
- ai nuk i konsideron mekatet me mendjelehtesi -
Prej Sehl ibn Sa'dit (radiallahu �??anhu) i cili tha se i Derguari i Allahur (sallallahu �??alejhi ue selam) ka thene:
"Ruajuni nga mekatet qe trajtohen si te vogla (te parendesishme), mu ashtu sikurse nje popull i cili fushohet (ngre kampin) ne mes te nje lugine, ashtu qe dikush e sjell nje shkop per ndezje zjarri dhe tjetri e sjell nje shkop tjeter, derisa te jene ne gjendje ta pjekun buken e tyre. Ngjashem me kete, mekatet te cilat trajtohen si te vogla, dhe per te cilat individi mirret ne pergjegjesi, do ta shkaterrojne ate."(43)
Pra, eshte mu ashtu sic ka thene Sahabiu (shoqeruesi) bujar �??Abdullah ibn Mes'ud: "Besimtari i sheh mekatet e veta sikur te ishte ulur nen nje mal nga i cili frikesohet se mund te bie mbi te ne cdo moment, derisa i keqi i sheh mekatet e veta sikurse njeriu i cili e ka nje mize ne hunde, keshtu qe ia ben keshtu (njeri prej kumtuesve tha: Ai e fshin ate nga hunda)."(44)
Muslimani duhet ta kuptoje madheshtine e Zoti te tij, i Cili eshte i paster nga cdo e mete, dhe Fuqine e Mundesine e hatashme te Tij, dhe nuk duhet te mendoje ne ate se a eshte mekati i madh apo i vogel! Por ai duhet te mendoje per Ate, te Cilin eshte duke e kundershtuar. Keto mekate te cilat injorohen nga ata me zemra te dobeta, shkaktojne shkaterrimin e tyre duke e zhvendosur imanin dhe friken ndaj Allahut prej zemrave te tyre. Kur nje individ i shperfille mekatet dhe aktet e mosbindjes, ai i cili i ben padrejtesi shpirtit te vet, dhe kjo kurre nuk duhet te ndodhe, meqe:
- muslimani nuk eshte mizor -
Prej Xhabir ibn �??Abdullahut (radiallahu �??anhu) i cili tha se i Derguari i Allahut (sallallahu �??alejhi ue selam) ka thene:
"Kini kujdes te mos beni padrejtesi, se ne Diten e Ringjalljes padrejtesia eshte erresire. Dhe ruajuni koprracise, se koprracia i shkaterroi ata qe erdhen para jush. Ajo i shpjeu ata deri ne derdhjen e gjakut dhe te berit te lejuar ate cka ishte e ndaluar per ta."(45)
Padrejtesia eshte dy llojesh: (i) Individi i cili i ben padrejtesi shpirtit te vet dhe (ii) i ben padrejtesi te tjereve. Te dyja keto kane qene ndaluar nga Allahu, i Cili eshte i paster nga te metat. Pra, individi i cili i ben padrejtesi shpirtit te vet e ndjen veten te lire ndaj mekateve dhe i ben ato, dhe kjo behet shkak qe ai t'i le aktet e nenshtrimit ndaj Allahut.
Muslimani i vertete eshte larg nga te gjitha keto dhe pervec kesaj:
- ai nuk eshte bartes i thenieve keqdashese -
Prej Enes ibn Malikut (radiallahu �??anhu) i cili tha se i Derguari i Allahut (sallallahu �??alejhi ue selam) ka thene:
"A e dini se c'eshte perflasje (shpifje) (el-�??Adh)? Ata thane: "Allahu dhe i Derguari i Tij e dine me se miri." Ai tha: "Bartja e fjaleve te disa njerezve te disa te tjere me qellim te berjes se crregullimeve ne mes tyre."(46)
Bartja e thenieve eshte nje semundje e ndyte; kur ajo hyn ne e prish ate, dhe kur zemra prishet, prishet edhe pjesa tjeter e trupit dhe veprat e njeriut shkaterrohen.
Semundja e bartjes se fjaleve gjen vend vetem ne zemrat qe jane te mbushura me dashuri ndaj kesaj bote, ne zemrat e atyre te cilet e shfrytezojne fene per perfundime te uleta dhe te neveritura; Kerkojme ndihmen e Allahut nga kjo! Sidoqofte, sa i perket muslimanit te sinqerte, i cili perpiqet ta ndjek dhe ta zbatoje udhezimin e derguar prej Zotit te tij, atehere:
- ai nuk eshte i perkushtuar ndaj kesaj bote -
Prej Sehl ibn A'dit (radiallahu �??anhu) i cili tha se i Derguari i Allahut (sallallahu �??alejhi ue selam) ka thene:
"Me erdhi Xhibrili e me tha: "O Muhamed! Jeto si te duash se me siguri do te vdesesh; duaje ke te duash se me siguri do ta lesh ate; vepro si te duash meqe me siguri do te shperblehesh me shperblimin qe te takon per te. Dije se shkelqesia e besimtarit eshte qendrimi i tij ne namaz gjate nates, dhe nderi i tij eshte ne te pasurit e mjaftueshem pa qene i varur prej njerezve."(47)
Individi i cili jeton duke qene i preokupuar me kete bote, eshte i varfer ne lidhje me fene dhe intelektin e tij. Ai nuk e kupton se kjo bote, per ate qe nuk ka fe eshte rruge drejt degradimit, rruge drejt coroditjes dhe celes per veprat e keqija e te ndyta. Derisa muslimani i cili eshte i sinqerte ndaj Zotit te tij dhe shpirtit te vet, ai me vellezerit e tij duhet te jete nje shembull i shkelqyeshem per ata te cilet jane te etshem per kete bote dhe disa dirhem e dinare.
Ai duhet te jete nje mesim per ta se nuk ka te mire ne ate, dhe se e mira qendron vetem ne marrjen e kesaj bote si nje mjet per shtimin e gradave ne lidhje me fene dhe ne kerkimin per pastrimin e Zemres se njeriut. Sidoqofte, keto te dyja nuk do te arrihen pervec permes:
- distancimi nga kjo bote -
Prej Ebu Umame Ijas ibn Tha'lebes i cili tha:
"Sahabet (shoqeruesit) e te Derguarit te Allahut (sallallahu �??alejhi ue selam) e permenden nje dite kete bote ne pranine e tij, keshtu qe i Derguari i Allahut tha: "A s'do te degjoni, a s'do te degjoni! Veshja e teshave te vjetra eshte pjese e imanit, veshja e teshave te vjetra eshte pjese e imanit!"(48)
Zuhdi (abstenimi) eshte qe te kesh pak konsiderate per kete bote, te shfaqet varferia dhe nevoja e njeriut para Allahut, te trajtohen roberit e Allahut me butesi dhe kujdes, shmangia nga shpenzimet e tepruara ne tesha, ushqim dhe pije, dhe t'i iket fames.
Zuhd nuk eshte refuzimi i favorizimeve te Allahut - dhurimeve ndaj disa roberve te Tij, por me sakte, eshte sic ka thene shejhul-Islam Ibn Tejmije, rahimehullah: "Largohu nga ajo qe nuk sjell dobi, ose nga qe ajo nuk permban fare dobi, ose dicka tjeter pervec saj eshte me e dobishme, keshtu qe duke bere te paren, ai do te humbase dobi me te madhe, ose do te prodhoje dicka, demi i te cilit do ta mbipeshoje dobine e tij. Por, sa u perket gjerave te cilat jane ne pjesen me te madhe apo te tera te dobishme, atehere shmangia prej tyre eshte marrezi."(49) Andaj, s'duhet te kete abstenime ne lidhje me:
- veprat e mira -

"Lemosha (sadaka) i takon cdo nyjes se njeriut per cdo dite ne te cilen lind dielli. Kontributi ne ndarjen e drejtesise ne mes dy vetave eshte lemoshe; fjala e mire eshte lemoshe; dhe cdo hap qe e beni per t'u falur eshte lemoshe."(50)
Pra, nese robi ka mundesi qe t'i kaloje te gjitha ditet dhe netet e tija ne nenshtrim ndaj Allahut, dhe ne berjen e veprave qe jane te deshiruara per Te, atehere le te veproje kesisoj!
Edhepse abstenimit duhet t'i jepet vemendje e posacme nga ata qe kane shume, per shkak te mundesise se tyre qe te shpenzojne dhe pasurise se tyre, cka s'eshte rasti me te varferit, kjo s'do ta parandaloje muslimanin, te pasur a te varfer, qe te kete nje shpirt te pasur dhe te kenaqur, meqe:
- Muslimani eshte i kenaqur -

"Pasuria s'do te thote te kesh shume gjera personale, por pasuri eshte pasuria e shpirtit (te qenit i kenaqur)."(51)
Pra, pasuria me e madhe qe mund ta arrihet, O rob i Allahut, eshte kenaqesia e shpirtit dhe te pasurit e nje zemre te kenaqur, e kjo nuk do te arrihet pervec permes te qenit i pervuajtur para Allahut, i Cili eshte i paster nga cdo e mete, dhe te berit lutje Atij dhe ne te mbeshteturit Atij. Pra, ai, shpirti i te cilit eshte i kenaqur dhe i pasur do ta shtoje:
- devotshmerine ne fene Islame -
Prej Ka'b ibn Malik el-Ensarit (radiallahu �??anhu) i cili tha se i Derguari i Allahut (sallallahu �??alejhi ue selam) ka thene:
"Dy ujqi te uritur qe leshohen ne mesin e deleve, s'do t'u bejne me shume dem atyre sesa qe i ben dem fese se vet deshira e individit, i cili deshiron pasuri dhe pozite."(52,53)
Pra ikni, Allahu ju meshirofte, nga kjo deshire e cmendur pas kesaj bote dhe stolive te saja, dhe se nuk ka shpetim nga ajo cka eshte paracaktuar per nje individ.
Pra, ai qe e deshiron shpetimin, atehere le te jete rasti qe deshira e tij per fe te jete baza e tij dhe parimet udhezuese, dhe nese kjo eshte keshtu, atehere Allahu do ta mbroje ate dhe fene e tij. Prej gjerave perfshirese qe duhet te dihen eshte se
- si ballafaqohet muslimani me njerez -
Prej A'ishes (radiallahu �??anha) e cila tha se nje njeri kerkoi leje te hyje te Pejgamberi (sallallahu �??alejhi ue selam), e ai tha:
"Lere le te hyje, sa bir i keq i popullit te tij (apo: sa njeri i keq i popullit te tij)." Dhe pasi hyri, ai u soll mire me te. A'isha tha: "O i Derguar i Allahut, ti the per te ate qe the, pastaj i fole fjale te mira atij?" Ai tha: "Oj A'ishe, njerezit me te keqinj ne vendin para Allahut ne Diten e Ringjalljes jane ata, prej te cileve njerezit ikun, apo i lene, me qellim qe ta shpetojne veten prej te folurit e tyre te keq."(54) Po ashtu nuk eshte per t'u fshehur se nje prej menyrave me te mira per forcimin e lidhjeve dhe permiresimin e marredhenieve eshte:
- vizitimi i vellait -
Prej Ebu Hurejres (radiallahu �??anhu) i cili tha se i Derguari i Allahut (sallallhu �??alejhi ue selam) ka thene:
"Nje njeri doli qe ta vizitoje vellain e tij ne nje fshat tjeter, keshtu qe Allahu i Lartesuar e vendoje nje engjell per te ne rruge. Kur engjelli i erdhi atij, i tha: "Ku je duke shkuar?" Ai tha: "Po shkoj ta vizitoj nje vella ne kete fshat." Ai tha: "A po shkon te ai per ate se te ka borxh dicka?" Ai tha: "Jo, por e dua ate per hir te Allahut." Ai tha: "Atehere une jam derguar nga Allahu te ti (qe te informoj) se Allahu i Madherishem te do ty mu ashtu sic ke dashur ti per hir te Tij."(55)
(Parajsa) nuk mund te arrihet nese nxitje per te nuk eshte:
- karakteri i muslimanit -
Prej Ebu Derdas (radiallahu �??anhu) i cili tha se i Derguari i Allahut (sallallahu �??alejhi ue selam) ka thene:
"Nuk ka gje qe rendon me shume ne peshoje sesa karakteri i mire."(56)
Pra, muslimani me karakterin e tij, armiqte e tij i kthen ne shoke, kundershtaret ne shoqerues, dhe njerezit e ashper ne ata qe jane te bute. Karakteri eshte nje komoditet, i cili eshte dicka e rralle ne mesin e njerezve sot, pervec ne mesin e atyre te cilet sinqerisht e adhurojne vetem Allahun, te cilet jane te ndershem dhe te vertete ne adhurimin e Zotit te Botrave. Pra, karakteri i mire e rafinon shpirtin dhe mundeson qe:
- muslimani e di vleren e vet -

"Do t'ju vijne njerezve vite te mashtrimit ne te cilat genjeshtarit do t'i besohet, i sinqerti do te pergenjeshtrohet, tradhtarit do t'i besohet ndersa besniku do te konsiderohet tradhtar, dhe te neveritshmit (er-Ruvejbide) do te flasin. U tha: "Kush jane te neveritshmit?" Ai tha: "Te ultit. Njeriu i poshter i cili flet per ceshtjet publike."(57,58)
Pra, eshte e detyrueshme per robin e bindur qe:
- ai shpreson per te miren e vetvetes dhe vellait te tij -
Prej Xhundubit (radiallahu �??anhu) i cili tha se i Derguari i Allahut ka treguar:
"Se nje njeri ka thene: "Pasha Allahun, Allahu s'do ta fale filanin." Derisa Allahu i Madherishem tha: "Kush eshte ai qe betohet ne mua se Une s'do ta fali filanin. Une e kam falur filanin dhe i kam bere veprat tua te pavlefshme."(59,60,61,62)
Frika dhe shpresa qe Muslimani ka per vellane e tij nuk e parandalon ate qe te zbatoje ate cka Allahu ka vendosur ne lidhje me:
- urdherimin ne te mire dhe ndalimit nga e keqja -
Prej Ebu Se'id el-Hudriut (radiallahu �??anhu) i cili tha:
"I Derguari i Allahut (sallallahu �??alejhi ue selam) qendroi ne mesin tone qe te na mbaje nje fjalim, dhe prej fjalimit te tij qe ajo se tha: "Vertet, gati sa s'ka ndodhur qe une do te thirrem dhe te pergjigjem. Pas meje do te pasojne sundues mbi ju, te cilet thone ate te cilen e dine, dhe do te veprojne sipas asaj cka dine. Bindja ndaj tyre eshte bindje ndaj meje, dhe do te mbeteni te tille per nje kohe. Pastaj do te pasojne sundues mbi ju pas tyre, te cilet flasin ate per cka s'kane njohuri dhe do te veprojne sipas asaj per cka s'kane njohuri. Kushdo qe eshte i sinqerte ndaj tyre dhe i ndihmon apo i forcon ata, atehere ata jane te shkaterruar dhe kane bere shkaterrim. Shoqeroni ata me trupat e juaj ndersa dallohuni prej tyre me veprat tuaja, dhe deshmoni per bamiresit prej tyre se eshte beres i se mires, dhe per keqberesin se eshte beres i se keqes."(63,64)
Ne urdherimin e te mires dhe ndalimin nga e keqja, muslimani eshte syqele ne:
- te qenit i kujdeshem qe t'i shmanget armiqesise dhe percarjes -
Prej Xhabir ibn �??Abdullahut (radiallahu �??anhu) i cili tha se i Derguari i Allahut ka thene:
"Vertet, Shejtani ka humbur shpresen se ata qe falin namaz ne gadishullin Arabik do ta adhurojne ate. Mirepo, ai mundohet qe te provokoje armiqesi ndermjet tyre."(65)
Keshtu qe ndoshta nje fjale te cilen njeriu nuk e kupton, lejon qe t'i ike nga gjuha e tij dhe te bie mbi njerin prej robeve te Allahut, apo gabimin qe ai e ben ndoshta do te shkatoje flakerimin e nje zjarri te madh ne zemrat e vellezerve.
Kete Shejtani e deshiron me se shumti dhe kjo e ben ate te gezuar dhe te lumtur. Pra, kete cka treguam, sigurisht ndodh dhe eshte gati qe te ndodhe, dhe kjo con ne perhapjen e se keqes dhe rrezikut te madh. Pra, meqe ky eshte rasti, atehere cilat jane:

engjelli_i_dashurise- Perparues
- Gjinia :
Numri i postimeve : 402
Data e rregjistrimit : 20/01/2010
Falenderimet : 3
Re: Dyzet hadithe mbi personalitetin Islamik
me vjen mir e nedrura si je fetare dhe shum mir si ti po shifet lexon shum libra fetare.
Kushtrimi1- Anetare i/e Perjashtuar
- Gjinia :
Numri i postimeve : 437
Vendndodhja : Austri
Data e rregjistrimit : 24/01/2010
Falenderimet : 1
Similar topics
» -Mbi Personalitetin-
» Rrobat zbulojne personalitetin
» Zbulo personalitetin tend
» Pozicionet e fjetjes tregojne personalitetin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Fri Jul 27, 2018 12:20 am nga XHEMI
» SHtepia e marinos ju mirepret !!!
Sat Mar 24, 2018 6:05 pm nga ēim ēaku
» Perandoria ,,,e Shkodra Channel And NAQES SHKODRANEe...
Sat Mar 24, 2018 6:05 pm nga ēim ēaku
» U rihap shpella luksoze e Ylli-t
Sat Mar 24, 2018 6:04 pm nga ēim ēaku
» shtepia EDA 82..eshte e hapur me miqt
Sat Mar 24, 2018 6:03 pm nga ēim ēaku
» ViLa E <<Goces Tironse>>
Sat Mar 24, 2018 6:02 pm nga ēim ēaku
» welcome in my castel xhoooooooooniiiii
Sat Mar 24, 2018 6:00 pm nga ēim ēaku
» Capital Club<>Tzio
Sat Mar 24, 2018 5:55 pm nga ēim ēaku
» Pershendetje nga Adea
Sat Mar 24, 2018 5:54 pm nga ēim ēaku
» Pallati i Tironcit
Sat Mar 24, 2018 5:53 pm nga ēim ēaku
» Keshtjella e MORENES...
Sat Mar 24, 2018 5:52 pm nga ēim ēaku
» Kasollja e Mona&Takut !!!
Sat Mar 24, 2018 5:50 pm nga ēim ēaku
» Vjen nje moment dhe..!..
Sat Mar 24, 2018 5:31 pm nga ēim ēaku
» Tė flasim pėr festėn e tė dashuruarve,dhuratat dhe mendimet pėr kėtė ditė !
Sat Mar 24, 2018 5:29 pm nga ēim ēaku
» A JENI ZESHKAN/E APO BJOND/E/?
Sat Mar 24, 2018 5:26 pm nga ēim ēaku